{"id":41771,"date":"2025-09-21T11:25:16","date_gmt":"2025-09-21T11:25:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/21\/emigracion-krim-dhe-familje-te-shkaterruara-shqiperia-tjeter-ne-mediat-e-huaja\/"},"modified":"2025-09-21T11:25:16","modified_gmt":"2025-09-21T11:25:16","slug":"emigracion-krim-dhe-familje-te-shkaterruara-shqiperia-tjeter-ne-mediat-e-huaja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/21\/emigracion-krim-dhe-familje-te-shkaterruara-shqiperia-tjeter-ne-mediat-e-huaja\/","title":{"rendered":"\u201cEmigracion, krim dhe familje t\u00eb shkat\u00ebrruara\u2026\u201d Shqip\u00ebria tjet\u00ebr n\u00eb mediat e huaja"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mediat tona prej vitesh dominojn\u00eb pamjet e bukura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb turistike: plazhe t\u00eb virgj\u00ebr, male madh\u00ebshtore, natyr\u00eb e paprekur dhe vendi q\u00eb po b\u00ebhet \u201cperl\u00eb e Mesdheut\u201d. Por mediat britanike kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb realitet krejt tjet\u00ebr n\u00eb faqet e The Sun, Shqip\u00ebrin\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nuk e gjen shpesh n\u00eb ekranet tona; t\u00eb boshatisur nga emigracioni, t\u00eb fshatrave ku jeta \u00ebsht\u00eb e varf\u00ebr, t\u00eb krimit q\u00eb pastron para n\u00eb vila t\u00eb braktisura, dhe t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb moshuar q\u00eb shtyjn\u00eb dit\u00ebt, t\u00eb shkat\u00ebrruar nga largimi i t\u00eb rinjve n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, nj\u00eb panoram\u00eb e dhimbshme prej plag\u00ebs q\u00eb vazhdon t\u00eb g\u00ebrryej\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb shkosh n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Hasit p\u00ebr ta kuptuar. Shkrimi i plot\u00eb m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Nga <a href=\"https:\/\/www.thesun.co.uk\/news\/36780303\/golaj-albanian-village-deserted-crime-uk\/\">Grace Macaskill<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pronari i nj\u00eb dyqani, Sulejman Brati, nuk ka pasur asnj\u00eb klient prej or\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se vet\u00ebm pak banor\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb dyqan \u00e7do dit\u00eb, nd\u00ebrsa ai mundohet t\u00eb siguroj\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb mbijetuar.<\/p>\n<p>Banor\u00eb t\u00eb fshatit Golaj, n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ankohen se shum\u00eb prej bashk\u00ebfshatar\u00ebve kan\u00eb emigruar drejt Britanis\u00eb s\u00eb Madhe<br \/>\nEmigracioni \u00ebsht\u00eb kaq i p\u00ebrhapur sa shkolla humb \u00e7do vit 10 apo 12 nx\u00ebn\u00ebs<br \/>\nSulejman Brati ka nj\u00eb dyqan n\u00eb fshat dhe pranon se klient\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb dhe ai vet\u00ebm mbijeton me biznesin e tij<br \/>\nIsuf Dauti akuzohet si nj\u00eb nd\u00ebr personazhet kryesor\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar<\/p>\n<p>67-vje\u00e7ari \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb mb\u00ebshtetet tek ndihmat q\u00eb i d\u00ebrgojn\u00eb dy djemt\u00eb e tij, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt pranon se jetojn\u00eb n\u00eb Britani ilegalisht, nj\u00ebri hyri fshehurazi n\u00eb nj\u00eb kamion dhe tjetri pagoi kontrabandist\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar Kanalin me gomone.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria dikur njihej p\u00ebr prodhimin e mineraleve, tani njihet p\u00ebr emigracionin,\u201d thot\u00eb ai me trishtim.<\/p>\n<p>Mir\u00eb se vini n\u00eb fshatin Golaj, ku banor\u00ebt pranojn\u00eb se gjasht\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb t\u00eb rinj kan\u00eb emigruar tashm\u00eb n\u00eb Britani. Migrimi \u00ebsht\u00eb aq i p\u00ebrhapur sa shkolla e fshatit humbet t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb duzin\u00eb nx\u00ebn\u00ebsish \u00e7do vit dhe bizneset apo fermer\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb gjejn\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, nd\u00ebrsa gjenerata e re ndjek \u00ebndrr\u00ebn britanike.<\/p>\n<p>Shumica shkojn\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar ilegalisht dhe, sapo mb\u00ebrrijn\u00eb, shum\u00eb prej tyre joshen t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr bandat shqiptare, pasi nuk mund t\u00eb gjejn\u00eb pun\u00eb pa dokumente. Nj\u00eb banor i tha The Sun: \u201cK\u00ebtu nuk ka mbetur m\u00eb asnj\u00eb gangster, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb Britani.\u201d<\/p>\n<h4><strong>Makinat e shtrenjta<\/strong><\/h4>\n<p>Dy \u201ceksportet\u201d e Golajt jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Isuf dhe Fation Dauti, t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebbuan nga Britania pasi Agjencia Komb\u00ebtare e Krimit, versioni britanik i FBI-s\u00eb, i akuzoi si lojtar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rrjet t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse supozohej se kishin pun\u00eb modeste n\u00eb nd\u00ebrtim dhe pastrim, ata jetonin jet\u00eb luksoze, shpenzonin para n\u00eb dyqanet e Harrods, drejtonin makina luksoze si Bentley dhe merrnin me qira nj\u00eb apartament n\u00eb Chelsea p\u00ebr 2,700 \u00a3 n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqen drejt krimit, kur familjet e d\u00ebshp\u00ebruara krenohen me \u201csuksesin\u201d e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Britani, pa b\u00ebr\u00eb pyetje se nga vjen ky para.<\/p>\n<p>N\u00eb zonat rurale, \u00ebsht\u00eb e zakonshme t\u00eb shoh\u00ebsh t\u00eb rinj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebzetat e tridhjetat duke l\u00ebvizur me makina t\u00eb shtrenjta me targa britanike, kryesisht Audi dhe Mercedes. Vila luksoze gjenden n\u00ebp\u00ebr kodra, por shumica jan\u00eb bosh. Burime i than\u00eb The Sun se shum\u00eb prej tyre nd\u00ebrtohen p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb e fituara nga aktivitetet kriminale n\u00eb Britani.<\/p>\n<p>Golaj \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dhjet\u00eb minuta larg nga Has, nj\u00eb qytet q\u00eb tashm\u00eb njihet si \u201cLondra e Vog\u00ebl\u201d sepse ka aq shum\u00eb banor\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Sipas ish-kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Hasit, Liman Morina, \u00e7do familje n\u00eb qytet, q\u00eb ndodhet tre or\u00eb nga Tirana, ka nga nj\u00eb deri n\u00eb tre t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb Britani.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebrit Brati jetojn\u00eb n\u00eb Britani dhe thon\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka t\u00eb ardhme<br \/>\nVilat e reja t\u00eb nd\u00ebrtuara me parat\u00eb e emigracionit n\u00eb Britani<br \/>\nQyteti i Hasit, i njohur ndryshe si Londra e Vog\u00ebl<\/p>\n<p>N\u00eb Golaj, me nj\u00eb popullsi rreth 4,000 banor\u00eb, shifra arrin n\u00eb 60% pasi pun\u00ebt e vetme t\u00eb disponueshme jan\u00eb ato me pages\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb bujq\u00ebsi ose kafenet\u00eb buz\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb mbijetojn\u00eb me turist\u00ebt e rast\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Mungesa e pun\u00ebs ka shkaktuar nj\u00eb eksod masiv nga Shqip\u00ebria, i cili kulmoi n\u00eb vitin 2022, kur rreth 12,000 shqiptar\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Britani me gomone, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb n\u00eb tre hyrje.<\/p>\n<h4><strong>Familjet e ndara<\/strong><\/h4>\n<p>Banori vendas, Avoli Brati, 34 vje\u00e7 (pa lidhje me Sulejmanin), thot\u00eb se gjasht\u00eb nga 12 an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb tij jetojn\u00eb n\u00eb Britani pasi emigruan ilegalisht. Ai thot\u00eb se tradita familjare \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mbetet n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb kujdesur p\u00ebr prind\u00ebrit e moshuar, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr zakonisht largohet nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>\u201cAta shkojn\u00eb n\u00eb Britani p\u00ebr t\u00eb fituar para dhe p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar tek familja,\u201d thot\u00eb ai. \u201cT\u00eb gjith\u00eb shkuan ilegalisht, n\u00ebp\u00ebrmjet kamion\u00ebve nga Dunkerku dhe Kalai, por tani jan\u00eb legalizuar dhe punojn\u00eb. M\u00eb i vogli ishte tre vje\u00e7 kur iku dhe tani \u00ebsht\u00eb 13. Nuk ka mund\u00ebsi k\u00ebtu sepse nuk ka pun\u00eb t\u00eb paguara mir\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Ai shton me ironi: \u201cNuk ka m\u00eb gangster\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri sepse t\u00eb gjith\u00eb po b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00eb Britani.\u201d<\/p>\n<p>V\u00ebllai i tij, Festimi, 42 vje\u00e7, pagoi 6,000 \u00a3 p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Britani 11 vite m\u00eb par\u00eb, duke u fshehur n\u00ebn sediljen e nj\u00eb kamioni, nd\u00ebrsa nj\u00eb v\u00eblla tjet\u00ebr u fsheh n\u00ebn nj\u00eb tend\u00eb n\u00eb tavan. Kur e takuam n\u00eb Golaj, piktori dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht dekorues, ishte kthyer p\u00ebr pushime n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb shmangur grevat e metros\u00eb n\u00eb Londr\u00ebn Veriore.<\/p>\n<p>Babai i tre f\u00ebmij\u00ebve pranoi: \u201cFamilja dhe miqt\u00eb mblodh\u00ebn para dhe shit\u00ebn \u00e7far\u00eb kishin p\u00ebr t\u00eb paguar kontrabandist\u00ebt q\u00eb na \u00e7uan n\u00eb Britani. Tani un\u00eb d\u00ebrgoj para n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u2019i ndihmuar. Nuk ka t\u00eb ardhme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebtu? Nuk ka pun\u00eb dhe nuk ka para. E dua vendin tim dhe sikur t\u00eb kisha pun\u00eb me pages\u00eb t\u00eb mir\u00eb, do t\u00eb q\u00ebndroja. Por nuk mundem. F\u00ebmij\u00ebt e mi tani marrin arsim t\u00eb mir\u00eb dhe e shohin veten si anglez\u00eb. Jam pun\u00ebtor dhe nuk jetoj me ndihma. As q\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb varem nga to.\u201d<\/p>\n<h4><strong>Krimi dhe diaspora<\/strong><\/h4>\n<p>Shum\u00eb shqiptar\u00eb krenohen p\u00ebr etik\u00ebn e tyre t\u00eb pun\u00ebs, por lidhjet me bandat e drog\u00ebs dhe krimit jan\u00eb fam\u00ebkeqe. Sipas shifrave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Britani p\u00ebr vitin e kaluar, nj\u00eb n\u00eb 50 shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebri ndodhej n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse mb\u00ebrrit\u00ebn ilegalisht, Isuf dhe Fation Dauti u lejuan fillimisht t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pasi u martuan me gra nga vende t\u00eb BE-s\u00eb, nj\u00ebra nga Letonia dhe tjetra nga Bullgaria.<\/p>\n<h4><strong>Nj\u00eb jet\u00eb familjare e shkat\u00ebrruar<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb vitin 2021, inteligjenca e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Krimit n\u00eb Britani zbuloi se Fationi, 40 vje\u00e7, ishte pjes\u00eb e nj\u00eb bande shqiptare t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb drog\u00eb, trafikim njer\u00ebzish dhe pastrim parash, duke e cil\u00ebsuar si \u201crrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare.\u201d V\u00ebllai i tij, Isufi, 33 vje\u00e7, thuhej se kishte marr\u00eb rol m\u00eb aktiv n\u00eb grup pas largimit t\u00eb Fationit nga Britania. T\u00eb dy jan\u00eb d\u00ebbuar tashm\u00eb.<\/p>\n<p>The Sun zbulon se k\u00ebt\u00eb jav\u00eb prokuror\u00ebt shqiptar\u00eb sekuestruan prona dhe biznese t\u00eb lidhura me Fation Dautin: dy dyqane, nj\u00eb bar n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, tok\u00eb dhe makina luksoze si BMW e Audi.<\/p>\n<p>Dy kush\u00ebrinjt\u00eb e tyre nga Golaj drejtonin nj\u00eb band\u00eb q\u00eb kontrabandonte qindra emigrant\u00eb ilegal\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb Britani me kamion\u00eb. Ata tarifonin 13,000 \u00a3 p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb kabin\u00eb dhe 8,000 \u00a3 p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb pjes\u00ebn e pasme. Migrant\u00ebt mb\u00ebshtilleshin me qese plastike n\u00eb duar e k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur gjurm\u00ebt e ADN-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-banori i Golajt, Alket Dauti, i d\u00ebnuar me burg p\u00ebr trafik q\u00ebniesh njer\u00ebzore<br \/>\nKujdesi Dauti, i d\u00ebnuar p\u00ebr lidhjet me trafikun n\u00eb disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs<\/p>\n<p>Alket Dauti, 38 vje\u00e7, e kund\u00ebrshtoi ekstradimin p\u00ebr dy vite p\u00ebrpara se t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb Belgjik\u00eb, ku u d\u00ebnua me dhjet\u00eb vjet burg p\u00ebr trafikim njer\u00ebzish. Ai vuajti vet\u00ebm gjysm\u00ebn e d\u00ebnimit p\u00ebrpara se t\u00eb d\u00ebbohej n\u00eb Shqip\u00ebri. Por Alketi, q\u00eb kishte jetuar n\u00eb Bromley, Kent, u kthye s\u00ebrish ilegalisht n\u00eb Britani dhe n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti u d\u00ebnua me tet\u00eb muaj burg pasi pranoi se hyri pa leje n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kush\u00ebriri i tij, Kujdesi Dauti, 41 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb munges\u00eb nga nj\u00eb gjykat\u00eb belge p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rrjet kontrabande, por ka shtat\u00eb vjet q\u00eb kund\u00ebrshton ekstradimin n\u00eb gjykat\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai pret d\u00ebnimin p\u00ebr nj\u00eb akuz\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Britani, p\u00ebr marrje t\u00eb paligjshme t\u00eb nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p>N\u00eb janar, The Sun publikoi foto t\u00eb Kujdesit duke shijuar nj\u00eb loj\u00eb golfi, nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja e tij zvarritej n\u00ebp\u00ebr sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, gjenerata e vjet\u00ebr ka frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit, q\u00eb ishte shteti i fundit i Ballkanit q\u00eb doli nga komunizmi n\u00eb prill 1990. Vendi ishte aq i izoluar, sa shum\u00eb qytetar\u00eb nuk e dinin se muri i Berlinit kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb 1989.<\/p>\n<p>Regjimi komunist d\u00ebshtoi t\u00eb investonte n\u00eb infrastruktur\u00eb baz\u00eb si rrug\u00ebt, energjia elektrike dhe uji i pijsh\u00ebm. Kalimi n\u00eb demokraci dhe ekonomi tregu t\u00eb lir\u00eb ishte i v\u00ebshtir\u00eb dhe solli papun\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, duke i detyruar shqiptar\u00ebt t\u00eb emigrojn\u00eb, nj\u00eb tradit\u00eb q\u00eb vazhdon ende sot, sidomos n\u00eb zonat rurale si Golaj, ku njer\u00ebzit mbijetojn\u00eb me fermat e tyre t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pronar kafeneje a tha: \u201cShikoni p\u00ebrreth, k\u00ebtu nuk ka t\u00eb m\u00eb rinj. F\u00ebmij\u00ebt largohen nga shkolla sepse prind\u00ebrit i marrin n\u00eb Britani rreth 12 vet\u00eb \u00e7do vit. Dhe nuk gjej dot ask\u00ebnd p\u00ebr pun\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pronari i dyqanit, Suleman Brati, baba i pes\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, mendon se 60% e t\u00eb rinjve kan\u00eb ikur nga fshati. \u201cJan\u00eb larguar,\u201d thot\u00eb ai. \u201cPor po t\u00eb mos m\u00eb d\u00ebrgonin djemt\u00eb para, un\u00eb nuk do t\u00eb kisha asgj\u00eb. Nuk i kam par\u00eb q\u00eb kur u larguan n\u00eb 2011 dhe nuk mund t\u00eb kthehen, sepse nuk kan\u00eb dokumente p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb Britani. Flas me ta n\u00eb telefon, por nuk i kam par\u00eb prej vitesh. Nuk e di \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me Golajn. E vetmja gj\u00eb q\u00eb di \u00ebsht\u00eb se zemra ime \u00ebsht\u00eb thyer dhe emigracioni m\u00eb ka shkat\u00ebrruar jet\u00ebn familjare. N\u00ebn komuniz\u00ebm kishim fabrika mineralesh, tani kemi emigracion.\u201d\/ The Sun, p\u00ebrshtati Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/21\/emigracion-krim-dhe-familje-te-shkaterruara-shqiperia-tjeter-ne-mediat-e-huaja\/\">\u201cEmigracion, krim dhe familje t\u00eb shkat\u00ebrruara\u2026\u201d Shqip\u00ebria tjet\u00ebr n\u00eb mediat e huaja<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mediat tona prej vitesh dominojn\u00eb pamjet e bukura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb turistike: plazhe t\u00eb virgj\u00ebr, male madh\u00ebshtore, natyr\u00eb e paprekur dhe vendi q\u00eb po b\u00ebhet \u201cperl\u00eb e Mesdheut\u201d. Por mediat britanike kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb realitet krejt tjet\u00ebr n\u00eb faqet e The Sun, Shqip\u00ebrin\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nuk e gjen shpesh n\u00eb ekranet tona; t\u00eb boshatisur nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":41772,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41771","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41771","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41771"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41771\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41772"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41771"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41771"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41771"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}