{"id":41750,"date":"2025-09-21T09:48:22","date_gmt":"2025-09-21T09:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/21\/nga-kirgistani-te-nepali-misteret-e-gjeografise-se-revolucioneve-te-shtatorit\/"},"modified":"2025-09-21T09:48:22","modified_gmt":"2025-09-21T09:48:22","slug":"nga-kirgistani-te-nepali-misteret-e-gjeografise-se-revolucioneve-te-shtatorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/21\/nga-kirgistani-te-nepali-misteret-e-gjeografise-se-revolucioneve-te-shtatorit\/","title":{"rendered":"Nga Kirgistani te Nepali, misteret e gjeografis\u00eb s\u00eb \u2018revolucioneve\u2019 t\u00eb shtatorit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata\/<\/p>\n<p>Rikthimi i Jozefina Topallit n\u00eb PD, duket se ndryshoi pak orientimin gjeopolitik t\u00eb vizionit opozitar. Atmosfera verbuese e Basilica Santa Maria in Aracoeli, q\u00eb ndodhet n\u00eb kodr\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Capitolit n\u00eb Rom\u00eb, sikur solli pak magji hirusheje, princesha e princ\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mjedis ku patric\u00ebt hiqeshin si plebej, edhe pse rreshtojn\u00eb vilat nga Gjiri i Lalzit n\u00eb Ksamil, ku kontrollojn\u00eb e paguajn\u00eb televizion\u00eb, por edhe figura televizive m\u00eb shum\u00eb se i ndjeri Silvio Berlusconi.<\/p>\n<p>I cili, edhe pse ishte nj\u00eb nga miliarder\u00ebt e listuar n\u00eb t\u00eb famshmen Forbes, n\u00eb vitet 80 hezitoi shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb futur lajmet n\u00eb televizionet e tij private. Sepse sipas tij kushtonin shum\u00eb, rroga, taksa, gazetar\u00eb, reporter\u00eb, kameraman\u00eb, montazhier\u00eb, regjizor\u00eb,  e me radh\u00eb. Imagjino Italin\u00eb e at\u00ebhershme me 60 milion\u00eb banor\u00eb e me GDP-n\u00eb q\u00eb ja kishte kaluar edhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar.<\/p>\n<p>Por nuk zgjati shum\u00eb jehona e p\u00ebrrall\u00ebs q\u00eb na solli Topalli n\u00eb g\u00ebzimin e familjes s\u00eb saj, e n\u00eb referenc\u00ebn prej katolike Shkodre p\u00ebr \u00ebndrrat n\u00eb \u201cQytetin e P\u00ebrjetsh\u00ebm\u201d. Pas dasm\u00ebs, nj\u00ebsoj kur Medici-t e Firences gjykoheshin se po shpenzonin para p\u00ebr \u201cca lakuriq\u00eb sodomit\u00eb\u201d si Davidi i Donatellos, edhe Jozefin\u00ebn tentuan ta kryq\u00ebzojn\u00eb, duke i sjell\u00eb si shembull rezervat dim\u00ebrore me fasule q\u00eb demokrat\u00ebt kan\u00eb si simbol t\u00eb vuajtjes s\u00eb gjat\u00eb n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi ja vendos\u00ebn fasulet n\u00ebn dyshekun e princesh\u00ebs, \u00ebndrra u pre nj\u00ebsoj si Hurushes n\u00eb or\u00ebn 12 t\u00eb nat\u00ebs. Menj\u00ebher\u00eb v\u00ebmendja e bombardimit virtual n\u00eb betejat para laptopit apo telefonit u zhvendos n\u00eb Nepal. Rr\u00ebz\u00eb Himalajeve ku nj\u00eb djal\u00eb 16 vje\u00e7ar, nj\u00eb aladin i koh\u00ebs digjitale, pasi qeveria u kishte ndalur Facebbok-un, kishte ngritur stuhin\u00eb me tapetin e tij fluturues.<\/p>\n<p>Ku njer\u00ebzit i kishin z\u00ebn\u00eb ministrat e qeveris\u00eb dhe n\u00eb live reel-s i zhvesh\u00ebn, rrah\u00ebn dhe lyer me boj\u00eb, duke kthyer videot e tyre n\u00eb tiktok m\u00eb virale se ato t\u00eb \u201c\u00e7unave\u201d nga burgjet e Anglis\u00eb.<\/p>\n<p>Po pse Nepali duhet t\u00eb merret shembull p\u00ebr nj\u00eb revolucion vjeshte, q\u00eb si\u00e7 tha \u201cambasadori i njohur\u201d, ai q\u00eb ta marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr duhet t\u00eb llogaris\u00eb dhe burgun? N\u00eb rrjet nuk reshtet t\u00eb gjendet edhe n\u00eb Shqip\u00ebri 16 vje\u00e7ari hero me kollare q\u00eb flet shqip m\u00eb mir\u00eb se Diella me an\u00eb t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale.<\/p>\n<p>Para ca vitesh u zgjodh Kirgistani, si nj\u00eb model revolucioni, ku \u201cpopulli 2 marsit\u201d ja mbylli goj\u00ebn Donald Lu-s\u00eb, e pastaj edhe n\u00eb Pakistan pas ca vitesh , ku kryeministri i atij vendi ja kishte nxir\u00eb jet\u00ebn Donald Lu-s\u00eb, q\u00eb p\u00ebr dreq kishte shkuar atje nga Kirgistani.<\/p>\n<p>Duket se ka nj\u00eb insistim nga \u201cregjizori\u201d i madh p\u00ebr t\u00eb gjetur modele q\u00eb vijn\u00eb nga subkontinenti Indian. Ka shum\u00eb gjasa q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ngjitje t\u00eb madhe me rr\u00ebfenjat mahnit\u00ebse q\u00eb kan\u00eb ardhur nga andej. Q\u00eb prej Nj\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb net\u00ebve apo \u00ebndrrat e mrekullueshme q\u00eb b\u00ebhen realitet n\u00eb Shllafarin\u00eb magjike.<\/p>\n<p>Apo t\u00eb jet\u00eb arsye tjet\u00ebr? Si ka mund\u00ebsi nuk p\u00ebrzgjidhen modele nga Franca, Italia, Suedia, Kroacia a Sllovenia. Edhe atje b\u00ebjn\u00eb protesta, madje edhe t\u00eb forta, ndryshojn\u00eb qeverit\u00eb, b\u00ebhen zgjedhje shpesh; zgjedhje lokle, zgjedhje europiane, zgjedhje parlamentare, e madje edhe referendume?<\/p>\n<p>Po Britania e Madhe p\u00ebr shembull, e cila nxori 1 milion\u00eb vet\u00eb n\u00eb shesh para nj\u00eb jave duke e mbushur plot qendr\u00ebn e Londr\u00ebs? Kush e di, ndoshta m\u00ebria se anglez\u00ebt kan\u00eb m\u00ebrzitur doktorin, qoft\u00eb se per\u00ebndimr\u00ebt me ambasador\u00ebt e tyre po mb\u00ebshtesin regjimin e Ram\u00ebs. Nd\u00ebrsa nga Nepali, Kirgistani, Pakistani e t\u00eb tjer\u00eb, ka njer\u00ebz t\u00eb irrituar q\u00eb ngrihen dhe i marrin para mbretin dhe ministrat e tij. P\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb krye mbretin q\u00eb pret p\u00ebr vite e vite t\u00eb prishet magjia e \u201cshtrig\u00ebs\u201d s\u00eb keqe e cila i b\u00ebri opozit\u00ebs, m\u00eb keq se Circja me ushtar\u00ebt e Odiseut.<\/p>\n<p>Por sot, magjia u prish se \u201cShtriga\u201d doli n\u00eb pension, duket k\u00ebsaj radhe p\u00ebr fare e jo p\u00ebr gjasme apo alarm fals si\u00e7 ka ndodhur her\u00ebt e tjera. T\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb? Po po, e dhan\u00eb me buj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb: Juri iku dhe magjia u prish. Tani duket se do plas\u00eb si n\u00eb Nepal.\/Tema<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/nga-kirgistani-te-nepali-misteret-e-gjeografise-se-revolucioneve-te-shtatorit\/\">Nga Kirgistani te Nepali, misteret e gjeografis\u00eb s\u00eb \u2018revolucioneve\u2019 t\u00eb shtatorit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata\/ Rikthimi i Jozefina Topallit n\u00eb PD, duket se ndryshoi pak orientimin gjeopolitik t\u00eb vizionit opozitar. Atmosfera verbuese e Basilica Santa Maria in Aracoeli, q\u00eb ndodhet n\u00eb kodr\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Capitolit n\u00eb Rom\u00eb, sikur solli pak magji hirusheje, princesha e princ\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mjedis ku patric\u00ebt hiqeshin si plebej, edhe pse rreshtojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41750","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41750","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41750"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41750\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}