{"id":41749,"date":"2025-09-21T09:48:21","date_gmt":"2025-09-21T09:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/21\/evis-sala-duhet-mbrojtur-nga-semundjet-e-deritanishme-te-shendetesise-shqiptare\/"},"modified":"2025-09-21T09:48:21","modified_gmt":"2025-09-21T09:48:21","slug":"evis-sala-duhet-mbrojtur-nga-semundjet-e-deritanishme-te-shendetesise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/21\/evis-sala-duhet-mbrojtur-nga-semundjet-e-deritanishme-te-shendetesise-shqiptare\/","title":{"rendered":"Evis Sala duhet mbrojtur nga s\u00ebmundjet e deritanishme t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>Mero Baze<br \/>\nVendimi i Ministres s\u00eb re t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Evis Sala, p\u00ebr t\u00eb pranuar postin e ofruar nga Kryeministri Edi Rama mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb nga betejat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj,e cila mund t\u00eb tejkaloj\u00eb edhe p\u00ebrgatitjen akademike dhe suksesin e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb provuar.<\/p>\n<p>Arsyeja nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me aft\u00ebsit\u00eb e saj, por me problemet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Edhe pse ting\u00ebllon pak cinike, ministri i vet\u00ebm m\u00eb reformator i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet Ilir Beqja. Ai guxoi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa reforma transformuese p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb shqiptare p\u00ebrmes koncesioneve, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb vetmet reforma q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb qeveria Rama n\u00eb tre mandatet e saj, por q\u00eb ai i realizoi n\u00eb tre vitet e para t\u00eb tij si minist\u00ebr. P\u00ebr nj\u00ebrin prej tyre po vuan burgun si \u201cgrup kriminal\u201d, edhe pse koncesioni i sterilizimit i ka kursyer para buxhetit t\u00eb shtetit dhe jet\u00eb njer\u00ebzish shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb e gjat\u00eb, e helmuar nga balta politike dhe vendimet ekstreme t\u00eb prokuroris\u00eb, e cila gjykon dhe politikat e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Pas goditjes s\u00eb tij, mjek\u00ebsia shqiptare u rikthye si k\u00ebrmilli n\u00eb guask\u00ebn e saj dhe sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje hibride: as e reformuar, as e vjet\u00ebr, as e aft\u00eb, as e strukturuar, as  falas, as me lek, ku privat\u00ebt sillen si spitale shtet\u00ebrore dhe spitalet shtet\u00ebrore si private; dhe ku njeriu mund t\u00eb sh\u00ebrohet fare leht\u00eb n\u00ebse gjen lidhjen e duhur \u2013 dhe mund t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arsye banale.<\/p>\n<p>E di q\u00eb gjith\u00eb bota ka halle t\u00eb tilla, por jo me kaq ngjyra sa i kemi ne.<\/p>\n<p>D\u00ebgjova disa premtime t\u00eb saj dhe objektiva t\u00eb Kryeministrit q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me problemet e fundit q\u00eb i kan\u00eb dal\u00eb sistemit ton\u00eb, sidomos spitalit onkologjik. Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb nj\u00eb ministre me nj\u00eb biografi kaq serioze si mjeke dhe me sukses nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr objektiva t\u00eb ve\u00e7anta. Ato padiskutim duhen b\u00ebr\u00eb, me shtytjen e saj, por nuk duhet tue jen\u00eb objektiv poltik i saj.<\/p>\n<p>Zonja Sala mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb si ministrja q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb reforma t\u00eb dhimbshme n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, por q\u00eb t\u00eb mbeten afatgjata, ne duhet t\u2019i japim asaj besim dhe koh\u00eb p\u00ebr t\u2019i realizuar ato \u2013 pa e zhytur n\u00eb detyra ekzekutive q\u00eb i takojn\u00eb shefave t\u00eb spitaleve.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka urgjente reform\u00ebn e sigurimit sh\u00ebndet\u00ebsor, e cila shtyhet puerjet\u00ebsisht per shkak te kostove sociale. Tarifa e sigurimit ton\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb qesharake dhe e padobishme.<br \/>\nShqip\u00ebria duhet urgjentisht t\u00eb ngrej\u00eb detyrimin e qytetarit p\u00ebr t\u00eb paguar sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb shkall\u00ebzuar n\u00eb 3 apo 4 nivele, duke filluar nga ai baz\u00eb q\u00eb garanton sh\u00ebrbime bazike falas, e deri tek m\u00eb i shtrenjti q\u00eb t\u00eb garanton \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodh.<\/p>\n<p>Rritja e t\u00eb ardhurave duhet t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb investime inteligjente n\u00eb spitalet shqiptare, n\u00eb futjen e teknologjis\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuar dhe n\u00eb pagesat e personelit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore bazike, t\u00eb prekura nga korrupsioni, mund t\u00eb privatizohen si n\u00eb Per\u00ebndim, kundrejt nj\u00eb fondi q\u00eb sot qeveria e shp\u00ebrdoron pa marr\u00eb sh\u00ebrbim efikas. I till\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb sh\u00ebrbimi i mjekut t\u00eb familjes, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb disa vende t\u00eb Per\u00ebndimit, apo sh\u00ebrbimi p\u00ebr t\u00eb moshuarit e vetmuar apo t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Ka dhjet\u00ebra skema efikase n\u00eb sistemet sh\u00ebndet\u00ebsore per\u00ebndimore q\u00eb ia mbulojn\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime duke i ofruar ato me koncesion.<\/p>\n<p>Nuk di t\u00eb jap receta se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb af\u00ebr qytetar\u00ebve, por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb nj\u00eb ministre e till\u00eb q\u00eb vjen nga sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor per\u00ebndimor, t\u00eb mos zhytet n\u00eb llumin e administrimit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi nuk do t\u00eb ket\u00eb koh\u00eb as p\u00ebr politika dhe vendime t\u00eb guximshme, as p\u00ebr t\u00eb ndryshuar n\u00eb koh\u00eb rekord ato gj\u00ebra q\u00eb ka nevoj\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsia shqiptare.<\/p>\n<p>Do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kemi n\u00eb krye t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nj\u00eb personalitet t\u00eb till\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, n\u00ebse vendimin e saj p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb atdhe nuk e p\u00ebrdorim si duhet. Dhe e vetmja gj\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb urgjent mjek\u00ebsia shqiptare jan\u00eb reformat. Ato duhen b\u00ebr\u00eb shpejt, duhen b\u00ebr\u00eb me guxim dhe duhen mbrojtur si nj\u00eb e mir\u00eb publike, duke injoruar balt\u00ebn politike dhe gjyqet popullore ndaj nj\u00eb sektori jetik p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i s\u00ebmur\u00eb se pacient\u00ebt e vet.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/evis-sala-duhet-mbrojtur-nga-semundjet-e-deritanishme-te-shendetesise-shqiptare\/\">Evis Sala duhet mbrojtur nga s\u00ebmundjet e deritanishme t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb shqiptare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Mero Baze Vendimi i Ministres s\u00eb re t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Evis Sala, p\u00ebr t\u00eb pranuar postin e ofruar nga Kryeministri Edi Rama mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb nga betejat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj,e cila mund t\u00eb tejkaloj\u00eb edhe p\u00ebrgatitjen akademike dhe suksesin e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb provuar. Arsyeja nuk ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41749","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41749","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41749"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41749\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}