{"id":41730,"date":"2025-09-21T07:48:25","date_gmt":"2025-09-21T07:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/21\/von-der-leyen-jetojme-ne-kohe-te-rrezikshme-be-ja-duhet-te-jete-e-gatshme-te-mbrohet\/"},"modified":"2025-09-21T07:48:25","modified_gmt":"2025-09-21T07:48:25","slug":"von-der-leyen-jetojme-ne-kohe-te-rrezikshme-be-ja-duhet-te-jete-e-gatshme-te-mbrohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/21\/von-der-leyen-jetojme-ne-kohe-te-rrezikshme-be-ja-duhet-te-jete-e-gatshme-te-mbrohet\/","title":{"rendered":"Von der Leyen: Jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb rrezikshme, BE-ja duhet t\u00eb jet\u00eb e gatshme t\u00eb mbrohet"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shprehet se Evropa po \u201cjeton\u201d n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrezikshme, por p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb Lufte t\u00eb Tret\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, ajo theksoi nevoj\u00ebn p\u00ebr forcimin e kapaciteteve mbrojt\u00ebse t\u00eb Bashkimit Evropian, nd\u00ebrsa shtoi se, ndon\u00ebse NATO mbetet shtylla kryesore e mbrojtjes, Europa duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e pavarur n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIncidentet, n\u00eb ve\u00e7anti ai q\u00eb ndodhi n\u00eb Poloni, jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht dometh\u00ebn\u00ebs. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se NATO duhet t\u00eb mbetet shtylla kurrizore e mbrojtjes son\u00eb kolektive, \u00ebsht\u00eb gjithashtu e v\u00ebrtet\u00eb se kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtyll\u00eb europiane shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Europa duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e vet\u00eb-mjaftueshme dhe e pavarur p\u00ebr sa i p\u00ebrket siguris\u00eb.\u201d, deklaroi Von der Leyen.<\/p>\n<p>Von der Leyen p\u00ebrmendi programin \u201cGatishm\u00ebria p\u00ebr 2030\u201d dhe investimet n\u00eb industrin\u00eb e mbrojtjes si hapa konkret\u00eb. Ajo paralajm\u00ebroi p\u00ebr rreziqet q\u00eb vijn\u00eb nga sulmet hibride dhe nd\u00ebrhyrjet ruse n\u00eb sistemet GPS, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rajonet p\u00ebrreth Detit t\u00eb Zi dhe Baltikut. N\u00eb fush\u00ebn energjetike, ajo u shpreh se BE po redukton var\u00ebsin\u00eb nga Rusia, duke investuar n\u00eb burime t\u00eb rinovueshme, por nuk synon shk\u00ebputje t\u00eb plot\u00eb nga tregjet globale, duke e konsideruar SHBA nj\u00eb partner t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cPor siguria energjetike nuk do t\u00eb thot\u00eb pavar\u00ebsi totale: perspektiva e nj\u00eb autonomie t\u00eb plot\u00eb nga tregjet globale nuk \u00ebsht\u00eb as realiste dhe as e d\u00ebshirueshme. BE mbetet e nd\u00ebrthurur dhe importet e naft\u00ebs, GNL-s\u00eb dhe, eventualisht, hidrogjenit do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrzierjes energjetike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt SHBA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner i besuesh\u00ebm dhe nj\u00eb element thelb\u00ebsor i strategjis\u00eb son\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb diversifikimit. Kjo vizion \u00ebsht\u00eb konkretizuar n\u00eb marr\u00ebveshjen tregtare BE-SHBA.\u201d, shtoi ajo. <\/p>\n<p>P\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare me SHBA-n\u00eb dhe tarifat doganore t\u00eb vendosura nga Donald Trump, ajo tha se shmangia e nj\u00eb lufte tregtare ishte n\u00eb interesin e Europ\u00ebs dhe vendeve t\u00eb pun\u00ebs. N\u00eb fund, Von der Leyen mohoi z\u00ebrat p\u00ebr kandidatur\u00ebn e saj p\u00ebr presidente t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe konfirmoi angazhimin e saj p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar mandatin n\u00eb Komisionin Europian. <\/p>\n<p>Duke u ndalur te lufta n\u00eb Gaza, ajo k\u00ebrkoi arm\u00ebpushim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe theksoi se zgjidhja me dy shtete \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb e publikuar nga La Repubblica<\/p>\n<p>Lena (The Leading European Newspaper Alliance), aleanca e gazetave e formuar nga La Repubblica, Le Soir, Le Figaro, El Pa\u00eds, Welt, Tages Anzeiger, Tribune de Gen\u00e8ve dhe Gazeta Wyborcza, i ka paraqitur k\u00ebto pyetje presidenteve t\u00eb Komisionit Europian Ursula Von der Leyen me rastin e dhjet\u00ebvjetorit t\u00eb krijimit t\u00eb shoqat\u00ebs.<\/p>\n<p>Po shkojm\u00eb drejt Luft\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb Bot\u00ebrore?<\/p>\n<p>\u201cJo, por po jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrezikshme. Do t\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb time p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen dhe lirin\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb po i forcojm\u00eb kapacitetet tona mbrojt\u00ebse me kaq shum\u00eb vendosm\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb armiq\u00ebsore, duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur demokracin\u00eb, begatin\u00eb dhe paqen\u201d.<\/p>\n<p>BE d\u00ebshiron t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb vendimtar n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, por praktikisht t\u00eb gjitha kompetencat n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor i takojn\u00eb shteteve an\u00ebtare (dhe NATO-s): sipas jush cili do t\u00eb jet\u00eb roli i BE-s\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen? A do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb Bashkim i v\u00ebrtet\u00eb i mbrojtjes?<\/p>\n<p>\u201cBashkimi Europian \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr tregun e vet\u00ebm p\u00ebr industrit\u00eb e tij, p\u00ebr k\u00ebrkimin dhe inovacionin dhe p\u00ebr NVM-t\u00eb, ku p\u00ebrfshihet edhe baza industriale e mbrojtjes. Ne marrim p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Unionin. Duhet t\u00eb p\u00ebrballemi me realitetin: bota ka ndryshuar thell\u00ebsisht dhe duhet t\u00eb p\u00ebrgatitemi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat q\u00eb do t\u00eb na vijn\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u2019i tregojm\u00eb vetes, aleat\u00ebve dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve tan\u00eb se Europa ka nd\u00ebrmend t\u00eb mbrohet dhe \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Dhe duke menduar p\u00ebr iniciativat e shumta q\u00eb kemi marr\u00eb \u2014 p\u00ebr sigurin\u00eb ton\u00eb energjetike, p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb n\u00eb mbrojtje \u2014 pas pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia n\u00eb vitin 2022, jemi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur\u201d.<\/p>\n<p>Kemi par\u00eb nj\u00eb munges\u00eb angazhimi t\u00eb ushtris\u00eb amerikane n\u00eb p\u00ebrgjigjen e NATO-s ndaj sulmit me dron\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Polonis\u00eb. A \u00ebsht\u00eb kjo prova e radh\u00ebs se n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00ebse paraqiten kriza t\u00eb k\u00ebtij lloji, mund t\u00eb mb\u00ebshtetemi vet\u00ebm n\u00eb forcat europiane brenda NATO-s? Apo edhe jasht\u00eb strukturave t\u00eb NATO-s?<\/p>\n<p>\u201cIncidentet, n\u00eb ve\u00e7anti ai q\u00eb ndodhi n\u00eb Poloni, jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht dometh\u00ebn\u00ebs. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se NATO duhet t\u00eb mbetet shtylla kurrizore e mbrojtjes son\u00eb kolektive, \u00ebsht\u00eb gjithashtu e v\u00ebrtet\u00eb se kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtyll\u00eb europiane shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Europa duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e vet\u00eb-mjaftueshme dhe e pavarur p\u00ebr sa i p\u00ebrket siguris\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi nisur programin \u201cGatishm\u00ebria p\u00ebr 2030\u201d, me t\u00eb cilin synojm\u00eb t\u00eb plot\u00ebsojm\u00eb mang\u00ebsit\u00eb e kapaciteteve, t\u00eb p\u00ebrshpejtojm\u00eb procedurat dhe t\u00eb mobilizojm\u00eb deri n\u00eb 800 miliard\u00eb euro p\u00ebr industrin\u00eb e mbrojtjes. Do t\u00eb mbrojm\u00eb \u00e7do centimet\u00ebr t\u00eb Bashkimit Europian\u201d.<\/p>\n<p>Kur do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ushtri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb europiane?<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do keqkuptim: shtetet an\u00ebtare do t\u00eb ken\u00eb gjithmon\u00eb kompetenc\u00ebn mbi trupat e tyre, nga doktrina tek dislokimi, p\u00ebr shembull, dhe mbi p\u00ebrcaktimin e nevojave t\u00eb forcave t\u00eb tyre t\u00eb armatosura. Nuk duhet harruar q\u00eb 30 nga 32 vendet e NATO-s jan\u00eb europiane. Prandaj, duke forcuar shtyll\u00ebn europiane t\u00eb NATO-s, ne gjithashtu fuqizojm\u00eb kapacitetet ushtarake t\u00eb Europ\u00ebs dhe aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u2019u mbrojtur\u201d.<\/p>\n<p>Duket se avioni juaj ka qen\u00eb viktim\u00eb e luft\u00ebs elektronike t\u00eb Mosk\u00ebs. \u00c7far\u00eb rreziqesh kemi?<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrhyrja me sistemet GPS \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb problem i p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb shum\u00eb rajone q\u00eb kufizohen me Rusin\u00eb. Trafiku detar n\u00eb Detin Baltik \u00ebsht\u00eb vazhdimisht i prekur nga nd\u00ebrprerje, me rritje t\u00eb rrezikut p\u00ebr p\u00ebrplasje. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen p\u00ebr trafikun ajror mbi Detin e Zi. Rusia duket e gatshme t\u00eb pranoj\u00eb se her\u00ebt a von\u00eb do t\u00eb ket\u00eb incidente fatale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb e marrim shum\u00eb seriozisht, ashtu si edhe t\u00eb gjitha sulmet hibride dhe kibernetike t\u00eb Rusis\u00eb ndaj Unionit, sepse k\u00ebto sulme tregojn\u00eb qart\u00eb se ambiciet e Rusis\u00eb nuk ndalen n\u00eb Ukrain\u00eb. Rruga e vetme e Europ\u00ebs drejt siguris\u00eb dhe stabilitetit kalon p\u00ebrmes nj\u00eb parandalimi t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb besuesh\u00ebm\u201d.<br \/>\nkonsumator\u00ebt amerikan\u00eb. P\u00ebrpar\u00ebsia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb sigurojm\u00eb q\u00eb kompanit\u00eb europiane t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. \u00c7do vit Bashkimi eksporton n\u00eb SHBA mallra me vler\u00eb mbi 500 miliard\u00eb euro.<br \/>\nB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbime tregtare nga t\u00eb cilat varen miliona vende pune. Fal\u00eb nj\u00eb tarife gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me nj\u00eb kufi maksimal prej 15%, kompanit\u00eb tona do t\u00eb gjenden n\u00eb nj\u00eb pozicion force ndaj konkurrent\u00ebve bot\u00ebror\u00eb. Siguruam marr\u00ebveshjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nd\u00ebr t\u00eb gjitha ato t\u00eb arritura deri m\u00eb tani me SHBA. Dhe t\u00eb mos harrojm\u00eb: alternativa do t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb luft\u00eb tregtare me partnerin ton\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm tregtar, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Europa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga tronditje ekonomike dhe duhet t\u00eb p\u00ebrballet me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb kufijt\u00eb e saj. Nuk do t\u00eb rrezikoj kurr\u00eb vendet e pun\u00ebs apo jetes\u00ebn e njer\u00ebzve\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb premten e kaluar, me rastin e nj\u00eb samiti t\u00eb Komisionit Europian mbi industrin\u00eb e automobilave, ju i d\u00ebrguat sektorit nj\u00eb mesazh qet\u00ebsues: \u201cDo t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb pajtojm\u00eb dekarbonizimin dhe neutralitetin teknologjik\u201d. Duke e p\u00ebrkthyer, mund t\u00eb themi se do t\u00eb rishikohet \u2014 ose t\u00eb pakt\u00ebn zbutet \u2014 ndalimi i shitjes n\u00eb BE t\u00eb automjeteve t\u00eb reja me motor\u00eb me djegie t\u00eb brendshme q\u00eb nga 1 janari 2035, q\u00eb ju deri m\u00eb tani e keni mb\u00ebshtetur kaq fuqish\u00ebm?<\/p>\n<p>\u201cRishikimi i rregullave mbi CO2, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb integrale e aktit t\u00eb miratuar nga ligjv\u00ebn\u00ebsit europian\u00eb, do t\u00eb marr\u00eb parasysh objektivin e neutralitetit teknologjik. Rishikimi ka filluar para pushimeve verore dhe, pas konsultimit publik aktual, do t\u00eb kryhet nj\u00eb vler\u00ebsim i ndikimit. Jam e vendosur ta p\u00ebrfundoj rishikimin deri n\u00eb fund t\u00eb vitit. Dhe n\u00eb at\u00eb moment, aktor\u00ebt e par\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb diskutojm\u00eb do t\u00eb jen\u00eb ata t\u00eb sektorit automobilistik. Jam e bindur se deri at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb garantojm\u00eb parashikueshm\u00ebri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb vendosnit nj\u00eb rend strikt p\u00ebrpar\u00ebsie mes Green Deal, mbrojtjes s\u00eb Europ\u00ebs, pavar\u00ebsis\u00eb energjetike dhe konvergjenc\u00ebs buxhetore mes vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, cila do t\u00eb ishte zgjedhja juaj personale n\u00eb vitin 2025?<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb zgjedhje t\u00eb prer\u00eb, pasi k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb shum\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb nd\u00ebrlidhura. P\u00ebr shembull: n\u00ebse neglizhojm\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb dhe marrjen e masave ekonomike t\u00eb nevojshme, do t\u00eb humbasim mjetet p\u00ebr t\u00eb financuar kalimin drejt neutralitetit t\u00eb emetimeve t\u00eb karbonit. N\u00ebse nuk i japim r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e duhur kalimit drejt energjis\u00eb s\u00eb past\u00ebr, duke u mb\u00ebshtetur, p\u00ebr shembull, tek energjit\u00eb e rinovueshme dhe b\u00ebrthamorja, nuk do t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb eliminojm\u00eb var\u00ebsin\u00eb ton\u00eb t\u00eb tepruar nga paq\u00ebndrueshm\u00ebria e tregut bot\u00ebror t\u00eb karburanteve fosile. N\u00ebse neglizhojm\u00eb klim\u00ebn, rrezikojm\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrojm\u00eb themelet e stabilitetit ton\u00eb ekonomik \u2014 si tani ashtu edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Mjafton t\u00eb shikojm\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi k\u00ebt\u00eb ver\u00eb. Nj\u00eb e kat\u00ebrta e rajoneve t\u00eb BE-s\u00eb u godit nga that\u00ebsira, p\u00ebrmbytje dhe fenomene t\u00eb tjera ekstreme atmosferike. N\u00eb k\u00ebto rajone, vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit, PBB-ja do t\u00eb bjer\u00eb me rreth 43 miliard\u00eb euro. BQE parashikon se, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb menj\u00ebhershme, humbjet vjetore do t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb 126 miliard\u00eb euro deri n\u00eb vitin 2029. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: nj\u00eb ekonomi e sh\u00ebndosh\u00eb varet nga nj\u00eb mjedis i sh\u00ebndosh\u00eb. Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se sukseset tona mund t\u00eb ken\u00eb ndikime pozitive n\u00eb sektor\u00ebt e p\u00ebrmendur. Investimet n\u00eb teknologjit\u00eb e pastra jan\u00eb pozitive p\u00ebr klim\u00ebn dhe industrin\u00eb. Pavar\u00ebsia energjetike forcon mbrojtjen europiane, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb tona p\u00ebrfundojn\u00eb duke e forcuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Parlamenti Europian \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i pak\u00ebnaqur me ju: si do ta p\u00ebrballoni \u00e7do dy muaj vot\u00ebn e mundshme t\u00eb mosbesimit nga e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme (pa p\u00ebrmendur pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e shumta brenda koalicionit tuaj t\u00eb qendr\u00ebs)? Mendoni se pozita juaj \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar nga mocionet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb censur\u00ebs n\u00eb Parlamentin Europian?<\/p>\n<p>\u201cSecila nga institucionet ka p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta. Personalisht veproj n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb europian\u00ebve. Eksponent\u00ebt e s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme dhe t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs ekstreme kan\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb gj\u00ebrat ndryshe dhe t\u00eb ushtrojn\u00eb prerogativat e tyre parlamentare. Nuk m\u00eb takon mua t\u00eb b\u00ebj komente n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Jam thell\u00ebsisht e bindur se Europa mund t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb t\u00eb gjitha sfidat n\u00ebse tregon unitet \u2014 mes partive, shteteve an\u00ebtare dhe institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb. Bashk\u00ebpunoj me forcat demokratike proeuropiane t\u00eb Parlamentit Europian p\u00ebr t\u00eb arritur rezultate n\u00eb dobi t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas shtypit gjerman ju mund t\u00eb kandidoni p\u00ebr presidenten e Republik\u00ebs gjermane. A \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu? Mund t\u00eb garantoni se do ta p\u00ebrfundoni mandatin tuaj n\u00eb Komision?<\/p>\n<p>\u201cSigurisht! Jam plot\u00ebsisht e angazhuar p\u00ebr t\u00eb kryer detyrat e presidentes s\u00eb Komisionit dhe nuk jam e disponueshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb detyra t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn Komisioni propozoi nj\u00eb paket\u00eb sanksionesh kund\u00ebr Izraelit. Opozita e disa qeverive ndoshta do t\u2019i pengoj\u00eb k\u00ebto masa. \u00c7far\u00eb parashikoni se do t\u00eb ndodh\u00eb? \u00c7far\u00eb tjet\u00ebr mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb Komisioni p\u00ebrball\u00eb asaj q\u00eb po ndodh n\u00eb Gaza?<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb garantojm\u00eb nj\u00eb siguri reale p\u00ebr Izraelin dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, nj\u00eb t\u00eb tashme dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb palestinez\u00ebt. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pengjet duhet t\u00eb lirohen. Q\u00eb duhet t\u00eb garantohet qasje pa kufizime p\u00ebr t\u00eb gjitha ndihmat humanitare dhe duhet t\u00eb vendoset nj\u00eb arm\u00ebpushim i menj\u00ebhersh\u00ebm. P\u00ebr sa i p\u00ebrket afatit t\u00eb gjat\u00eb, megjithat\u00eb, pozicioni im \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb: zgjidhja e bazuar n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebn e dy shteteve \u00ebsht\u00eb e vetmja perspektiv\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb garantoj\u00eb n\u00eb rajon nj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme afatgjat\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/von-der-leyen-jetojme-ne-kohe-te-rrezikshme-be-ja-duhet-te-jete-e-gatshme-te-mbrohet\/\">Von der Leyen: Jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb rrezikshme, BE-ja duhet t\u00eb jet\u00eb e gatshme t\u00eb mbrohet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shprehet se Evropa po \u201cjeton\u201d n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrezikshme, por p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb Lufte t\u00eb Tret\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, ajo theksoi nevoj\u00ebn p\u00ebr forcimin e kapaciteteve mbrojt\u00ebse t\u00eb Bashkimit Evropian, nd\u00ebrsa shtoi se, ndon\u00ebse NATO mbetet shtylla kryesore e mbrojtjes, Europa duhet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41730","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41730","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41730"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41730\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41730"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}