{"id":41722,"date":"2025-09-21T07:48:20","date_gmt":"2025-09-21T07:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/21\/marreveshjet-e-fshehta-mes-dy-shteteve-qeveria-hap-dyert-per-investitoret-izraelite\/"},"modified":"2025-09-21T07:48:20","modified_gmt":"2025-09-21T07:48:20","slug":"marreveshjet-e-fshehta-mes-dy-shteteve-qeveria-hap-dyert-per-investitoret-izraelite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/21\/marreveshjet-e-fshehta-mes-dy-shteteve-qeveria-hap-dyert-per-investitoret-izraelite\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshjet e fshehta mes dy shteteve! Qeveria hap dyert p\u00ebr investitor\u00ebt izraelit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dekad\u00ebn e fundit, ka nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb rritjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit shtet\u00ebror mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Izraelit. Afrimi mes dy vendeve po shoq\u00ebrohet edhe me nj\u00eb interes t\u00eb shtuar t\u00eb sektorit privat izraelit p\u00ebr investime n\u00eb Shqip\u00ebri. Prej vitesh mund t\u00eb perceptohet qart\u00eb nj\u00eb rritje e bashk\u00ebpunimit shtet\u00ebror mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Izraelit. Rritja e bashk\u00ebpunimit d\u00ebshmohet nga kontaktet m\u00eb t\u00eb shpeshta n\u00eb nivel shtet\u00ebror, t\u00eb shoq\u00ebruara me disa marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi dhe me projekte konkrete t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, interesi izraelit po b\u00ebhet m\u00eb i preksh\u00ebm edhe n\u00eb sektorin privat, me nisma investimi n\u00eb sektorin financiar, n\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme apo n\u00eb sektorin e industris\u00eb s\u00eb lidhur me sigurin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMonitor\u201d iu drejtua me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Izraelit n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb lidhur me ecurin\u00eb dhe perspektivat e marr\u00ebdh\u00ebnieve ekonomike mes dy vendeve dhe me potencialet e rritjes s\u00eb investimeve izraelite n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk mori p\u00ebrgjigje nga ambasadorja izraelite n\u00eb Shqip\u00ebri, Galit Peleg.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, informacionet q\u00eb vijn\u00eb nga tregu tregojn\u00eb sinjale t\u00eb tendenc\u00ebs p\u00ebr rritje t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb kapitalit izraelit n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Izraelit\u00ebt duan t\u00eb ngren\u00eb bank\u00eb dixhitale<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, investitor\u00eb nga Izraeli kan\u00eb shfaqur zyrtarisht interesin p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sektorin bankar shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur zyrtarisht aplikimi nga nj\u00eb subjekt izraelit i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Gal Bar Dea, q\u00eb deri para pak muajsh mbante detyr\u00ebn e drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb One Zero Digital Bank.<\/p>\n<p>T\u00eb kontaktuar nga \u201cMonitor\u201d, drejtuesit e p\u00ebrzgjedhur lokal\u00eb u shpreh\u00ebn se n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb japin asnj\u00eb koment rreth detajeve apo objektivave t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsohet se modeli q\u00eb investitor\u00ebt izraelit\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me bank\u00ebn dixhitale One Zero Digital Bank.<\/p>\n<p>One Zero \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bank\u00eb relativisht e re, e themeluar n\u00eb vitin 2019, si e para bank\u00eb dixhitale n\u00eb Izrael, por shum\u00eb shpejt ka shfaqur plane ambicioze zgjerimi edhe n\u00eb tregje t\u00eb tjera, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb projekt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb banke dixhitale n\u00eb Itali, n\u00eb bashk\u00ebpunim me bank\u00ebn italiane, Banca Generali.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mjedisi i pafavorsh\u00ebm gjeopolitik dhe tensionet e larta n\u00eb Lindjen e Mesme, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebr momentin, banka izraelite t\u2019i pezulloj\u00eb planet e zgjerimit n\u00eb tregjet e huaja.<\/p>\n<p>Ish-drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, Gal Bar Dea, u largua pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb One Zero nga strategjia e zgjerimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe duket se interesi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb model t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb bankingut dixhital n\u00eb vende t\u00eb tjera, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga One Zero.<\/p>\n<p><strong>Big Shopping Centers do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>Grupi i biznesit nga Izraeli, Big Shopping Centers, do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb tregun shqiptar, n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me grupin shqiptar t\u00eb biznesit BALFIN.<\/p>\n<p>Izraelit\u00ebt do t\u00eb b\u00ebhen aksioner\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga sip\u00ebrmarrjet m\u00eb t\u00eb reja t\u00eb BALFIN, kompanin\u00eb Retail Park Shkodra.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin qershor, pal\u00ebt njoftuan n\u00eb Autoritetin e Konkurrenc\u00ebs p\u00ebr krijimin e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt CEE \u2013 BIG \u2013 BALFIN Holding Development, nj\u00eb shoq\u00ebri investuese, e themeluar sipas legjislacionit t\u00eb Hungaris\u00eb dhe q\u00eb zot\u00ebrohet bashk\u00ebrisht nga BALFIN dhe CEE \u2013 BIG, me q\u00ebllim zhvillimin, pron\u00ebsin\u00eb dhe administrimin e investimeve n\u00eb parqe tregtare n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>CEE \u2013 BIG B.V. \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e regjistruar n\u00eb Holand\u00eb, e themeluar sipas legjislacionit t\u00eb Holand\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebson deg\u00ebn europiane t\u00eb grupit izraelit BIG Shopping Centers.<\/p>\n<p>BIG Shopping Centers \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani e listuar n\u00eb burs\u00ebn e Tel Avivit, me vler\u00eb neto prej af\u00ebrsisht 3 miliard\u00eb eurosh. Grupi \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet BIG Europe dhe filialeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sipas informacionit n\u00eb faqen e internetit t\u00eb kompanis\u00eb, deg\u00ebt e BIG Europe dhe kompanit\u00eb simotra (kryesisht CEE-BIG dhe AFI Properties) zot\u00ebrojn\u00eb dhe menaxhojn\u00eb nj\u00eb portofol prej af\u00ebr 50 projektesh aktive n\u00eb Europ\u00ebn Qendrore \u2013 Lindore (parqe shitjeje me pakic\u00eb, qendra tregtare dhe parqe zyrash) dhe 10 nd\u00ebrtesa t\u00eb industris\u00eb s\u00eb leht\u00eb n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, portofoli i CEE p\u00ebrfshin 20 projekte shitjeje me pakic\u00eb dhe zyrash n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr, dhe toka shtes\u00eb n\u00eb fazat e hershme t\u00eb zhvillimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb energjin\u00eb e rinovueshme.<\/p>\n<p>BIG Europe themeloi selin\u00eb e saj t\u00eb re europiane n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2023, me q\u00ebllimin e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar kapital dhe p\u00ebr t\u00eb rritur kompanin\u00eb. Fokusi i saj kryesor do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb tregjet e Europ\u00ebs Lindore.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria objekt i k\u00ebtij transaksioni, Retail Park Shkodra, ka si objekt aktiviteti par\u00ebsor zhvillimin dhe dh\u00ebnien me qira t\u00eb hap\u00ebsirave p\u00ebr shitje me pakic\u00eb dhe sh\u00ebrbime komerciale n\u00eb nj\u00eb format t\u00eb konceptuar si \u201cretail park\u201d.<\/p>\n<p>Parqet do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhen nga nj\u00ebsi komerciale, t\u00eb cilat do t\u2019u jepen me qira operator\u00ebve t\u00eb pavarur t\u00eb shitjes me pakic\u00eb, me marr\u00ebveshje t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb qiras\u00eb.<\/p>\n<p>Retail Park Shkodra u themelua n\u00eb muajin prill t\u00eb k\u00ebtij viti dhe aktualisht ka si aksioner t\u00eb vet\u00ebm grupin BALFIN, deri n\u00eb finalizimin e transaksionit p\u00ebr kontrollin e p\u00ebrbashk\u00ebt me CEE \u2013 BIG.<\/p>\n<p>Retail Park Shkodra \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb kontrollohet nga CEE \u2013 BIG \u2013 BALFIN Holding Development Ltd. dhe p\u00ebrfaq\u00ebson projektin e par\u00eb konkret t\u00eb zbatuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet BALFIN dhe BIG.<\/p>\n<p><strong>Aksioner nga Izraeli n\u00eb Timak<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga emrat e pakt\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb sip\u00ebrmarrjes izraelite i njohur p\u00ebr aktivitetin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb biznesmeni Ron Yeffet.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e k\u00ebtij viti, ai n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshje p\u00ebr blerjen e 49% t\u00eb aksioneve n\u00eb kompanit\u00eb Timak dhe Timak Special Vehicles, nga biznesmenia shqiptare Arjeta Puca.<\/p>\n<p>Objekti kryesor i aktivitetit t\u00eb k\u00ebtyre shoq\u00ebrive \u00ebsht\u00eb prodhimi, konvertimi dhe montimi i konstruksioneve metalike dhe plastike p\u00ebr t\u00eb gjitha llojet e makinerive dhe automjeteve, me q\u00ebllim p\u00ebrshtatjen e tyre p\u00ebr p\u00ebrdorime t\u00eb ve\u00e7anta, si ato ushtarake, ambulancat, kamion\u00ebt e zjarrfik\u00ebsve, automjetet e pastrimit, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb struktur\u00ebn e eksporteve shqiptare drejt Izraelit bie n\u00eb sy nj\u00eb pesh\u00eb e konsiderueshme e mjeteve t\u00eb transportit, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb tregues i marr\u00ebdh\u00ebnieve ekzistuese t\u00eb Timak me subjekte n\u00eb tregun izraelit.<\/p>\n<p>Riaktivizimi i industris\u00eb s\u00eb produkteve t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb sjell\u00eb perspektiva t\u00eb reja bashk\u00ebpunimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Timak \u00ebsht\u00eb drejt ngritjes s\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me kompanin\u00eb e sapokrijuar shtet\u00ebrore t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes, KAYO.<\/p>\n<p><strong>Investitor\u00eb nga Izraeli po interesohen p\u00ebr tregun e pronave<\/strong><\/p>\n<p>Interesi i investitor\u00ebve izraelit\u00eb po shtrihet edhe n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Shqip\u00ebri. Burime nga Shoqata Shqiptare e Pasurive t\u00eb Paluajtshme (NAREA) shprehen p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se subjekte nga Izraeli po eksplorojn\u00eb tregun shqiptar, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb tregun e nd\u00ebrtimit dhe zhvillimit t\u00eb pronave.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, subjektet n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb interesuar p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e projekteve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme q\u00eb po zhvillon Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC).<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare i ka transferuar AIC disa troje dhe prona shtet\u00ebrore ekzistuese, me q\u00ebllim zhvillimin n\u00eb sip\u00ebrfaqen e tyre t\u00eb projekteve t\u00eb reja t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, ku shteti do t\u00eb jet\u00eb aksioner, pik\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet AIC.<\/p>\n<p>Burimet shprehen se investitor\u00ebt nga Izraeli kan\u00eb shfaqur interes p\u00ebr zhvillimin e pronave me q\u00ebllim qiradh\u00ebnien, sidomos me objekt zyrat dhe akomodimin ekonomik, p\u00ebr shembull p\u00ebr student\u00ebt apo p\u00ebr nomad\u00ebt dixhital\u00eb.<\/p>\n<p>Nga tregu ekzistojn\u00eb edhe sinjalizime p\u00ebr investime t\u00eb shtetasve izraelit\u00eb edhe n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme rezidenciale n\u00eb zon\u00ebn e Bregdetit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, NAREA dhe agjencit\u00eb imobiliare an\u00ebtare nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb konfirmojn\u00eb n\u00ebse ekziston nj\u00eb tendenc\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb e investimit t\u00eb shtetasve izraelit\u00eb n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ekspert\u00ebt: Investitor\u00ebt izraelit\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb diversifikim n\u00eb rajone t\u00eb reja<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacion rreth bashk\u00ebpunimit ekonomik dhe investimeve izraelite n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cMonitor\u201d iu drejtua me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr intervist\u00eb drejtores s\u00eb Agjencis\u00eb Shqiptare t\u00eb Zhvillimi t\u00eb Investimeve (AIDA), Laura Plaku. K\u00ebrkesa nuk mori p\u00ebrgjigje prej saj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Genti Beqiri, ish-drejtor i AIDA-s, thot\u00eb se n\u00eb dekad\u00ebn e fundit \u00ebsht\u00eb par\u00eb nj\u00eb afrimitet m\u00eb i madh mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Izraelit, jo vet\u00ebm n\u00eb nivel politik, por edhe ekonomik.<\/p>\n<p>\u201cKujtoj k\u00ebtu vizit\u00ebn e Kryeministrit Rama n\u00eb dhjetor 2015 n\u00eb Tel Aviv, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn isha pjes\u00eb e delegacionit.<\/p>\n<p>Ky interes i shtuar lidhet me faktin q\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb aspektin politik e kupton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe pesh\u00ebn e Izraelit, ekspertiz\u00ebn e tyre n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb, por edhe ata e shohin vendin ton\u00eb si nj\u00eb treg me potencial t\u00eb pazhvilluar plot\u00ebsisht, i cili ofron mund\u00ebsi t\u00eb reja n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur investitor\u00ebt izraelit\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb diversifikim dhe siguri n\u00eb rajone t\u00eb reja.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, marr\u00ebdh\u00ebniet historike dhe miq\u00ebsore mes dy vendeve krijojn\u00eb nj\u00eb klim\u00eb besimi, e cila \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb nxitur investime afatgjata e gjithashtu ata k\u00ebrkojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje shum\u00ebdimensionale n\u00eb Ballkan e Europ\u00eb\u201d, thot\u00eb z. Beqiri.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00e7do rritje e pranis\u00eb ekonomike shoq\u00ebrohet edhe me faktor\u00ebt gjeopolitik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr Izraelin, rajoni i Ballkanit p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb pik\u00eb strategjike p\u00ebr zgjerimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ky bashk\u00ebpunim ofron jo vet\u00ebm investime t\u00eb reja, por edhe nj\u00eb lloj sigurie shtes\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet forcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me nj\u00eb vend me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb menaxhimin e sfidave ekonomike dhe sigurimit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Efektet mund t\u00eb jen\u00eb pozitive n\u00eb shum\u00eb drejtime: rritje e standardeve teknologjike, hapje e tregjeve t\u00eb reja, por edhe nj\u00eb shtim i ndikimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet partneriteteve t\u00eb reja strategjike\u201d, \u2013 shprehet ai.<\/p>\n<p>Sipas z. Beqiri, ekzistojn\u00eb disa sektor\u00eb ku ekspertiza dhe p\u00ebrvoja izraelite mund t\u00eb p\u00ebrputhen mir\u00eb me nevojat dhe potencialet e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb bujq\u00ebsi dhe teknologjit\u00eb e sh\u00ebrbimit uj\u00ebsjell\u00ebs apo rrjeteve vadit\u00ebs, Izraeli \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr inovacionin dhe efikasitetin, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb sillte p\u00ebrfitime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr modernizimin e sektorit agroushqimor t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Teknologjia e informacionit dhe energjia e rinovueshme jan\u00eb fusha t\u00eb tjera ku investitor\u00ebt izraelit\u00eb mund t\u00eb sjellin vlera t\u00eb shtuara, si n\u00ebp\u00ebrmjet inovacionit dixhital, ashtu edhe n\u00ebp\u00ebrmjet zgjidhjeve t\u00eb q\u00ebndrueshme energjetike.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sektori i telekomunikacionit, siguris\u00eb kibernetike jan\u00eb padyshim nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb avancuarit n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat kemi shum\u00eb nevoj\u00eb sot. S\u00eb fundmi, edhe sektori i turizmit dhe i sh\u00ebrbimeve mb\u00ebshtet\u00ebse ka hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr investime, duke pasur parasysh rritjen e interesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si destinacion\u201d, \u2013 thot\u00eb ai.<\/p>\n<p><strong>Investimet izraelite, ende shifra modeste<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht interesit n\u00eb rritje, po t\u00eb shohim statistikat zyrtare, vlera e investimeve direkte nga Izraeli n\u00eb Shqip\u00ebri ngelet n\u00eb vlera modeste. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, stoku i investimeve izraelite kishte vler\u00ebn e 6 milion\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb shifra ende modeste, vlera e investimeve izraelite ka ardhur n\u00eb rritje gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit dhe ka arritur nj\u00eb shif\u00ebr q\u00eb deri m\u00eb sot p\u00ebrfaq\u00ebson nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb historik.<\/p>\n<p>Statistikat zyrtare p\u00ebr Investimet e Huaja Direkte, megjithat\u00eb, jo gjithmon\u00eb japin nj\u00eb ide t\u00eb sakt\u00eb lidhur me origjin\u00ebn e investimeve t\u00eb huaja. Kriteri sipas t\u00eb cilit Banka e Shqip\u00ebris\u00eb e p\u00ebrcakton origjin\u00ebn e investimit \u00ebsht\u00eb shteti ku \u00ebsht\u00eb e regjistruar kompania aksionere.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb investimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ekziston nj\u00eb praktik\u00eb gjer\u00ebsisht e p\u00ebrhapur p\u00ebr t\u2019i regjistruar kompanit\u00eb kontrolluese t\u00eb k\u00ebtyre investimeve\u00a0<em>offshore<\/em>\u00a0(n\u00eb shtete t\u00eb tjera). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, preferohen shtete q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb juridiksion t\u00eb favorsh\u00ebm n\u00eb aspekte t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Shembuj t\u00eb till\u00eb jan\u00eb leht\u00ebsit\u00eb fiskale, marr\u00ebveshjet p\u00ebr shmangien e tatimit t\u00eb dyfisht\u00eb apo rregullat e konfidencialitetit lidhur me origjin\u00ebn dhe kontrollin e kapitalit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 vendeve t\u00eb vogla (t\u00eb ashtuquajturat parajsa fiskale), lista e shteteve q\u00eb preferohen p\u00ebr regjistrimin e kompanive\u00a0<em>holding<\/em>\u00a0q\u00eb kontrollojn\u00eb investimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrfshin edhe shtete europiane si Holanda, Zvicra apo n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl edhe Qipro.<\/p>\n<p>Nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja kryesore pse Holanda rezulton si nj\u00eb nga investitor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb huaj n\u00eb Shqip\u00ebri, me nj\u00eb stok total investimesh prej m\u00eb shum\u00eb se 2.5 miliard\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb vlera e investimeve t\u00eb kapitalit izraelit n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lart\u00eb nga sa tregojn\u00eb shifrat zyrtare.<\/p>\n<p><strong>39 biznese me aksioner\u00eb nga Izraeli<\/strong><\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Institutit t\u00eb Statistikave (INSTAT), n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, n\u00eb Shqip\u00ebri vepronin 39 nd\u00ebrmarrje me kapital nga Izraeli. Prej tyre, 31 nd\u00ebrmarrje veprojn\u00eb n\u00eb sektor\u00ebt e sh\u00ebrbimeve, nd\u00ebrsa 8 prej tyre n\u00eb aktivitete prodhuese.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, numri i bizneseve aktive me kapital nga Izraeli kishte qen\u00eb 41.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i takon madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb bizneseve, t\u00eb matur sipas numrit t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve, n\u00eb mas\u00ebn d\u00ebrrmuese, subjektet izraelite jan\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb vogla, me nj\u00eb deri n\u00eb kat\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar. Vet\u00ebm tre prej tyre jan\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb m\u00ebdha, me m\u00eb shum\u00eb se 50 t\u00eb pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p><strong>Tregtia e jashtme: dominojn\u00eb importet nga Izraeli<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga INSTAT, vitin e kaluar, k\u00ebmbimet tregtare mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Izraelit arrit\u00ebn vler\u00ebn 5.24 miliard\u00eb lek\u00eb, n\u00eb rritje me 12% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebmbimet tregtare historikisht kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dominuara nga importet nga Izraeli drejt Shqip\u00ebris\u00eb. Vitin e kaluar, ato arrit\u00ebn vler\u00ebn e 4.85 miliard\u00eb lek\u00ebve, n\u00eb rritje me 12.2% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Importet nga Izraeli kan\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb rritje pas vitit pandemik 2020, por pa arritur nivelet m\u00eb t\u00eb larta historike, t\u00eb periudh\u00ebs 2018 \u2013 2019.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, eksportet shqiptare drejt Izraelit p\u00ebr vitin 2024 kishin vler\u00ebn e 386 milion\u00eb lek\u00ebve, n\u00eb rritje me 10% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Megjith\u00ebse ende kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb raport me importet, eksportet drejt Izraelit vitin e kaluar arrit\u00ebn shifr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb historike.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT tregojn\u00eb se importet e Shqip\u00ebris\u00eb prej Izraelit konsistojn\u00eb kryesisht n\u00eb produkte t\u00eb grupit \u201cmakineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d, me 41% t\u00eb totalit, \u201cminerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji\u201d, me 31% t\u00eb totalit dhe \u201cmateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d, me 20% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p>N\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb detajuar, sipas kapitujve kryesor\u00eb statistikor\u00eb, importet nga Izraeli dominohen nga tre grupe kryesore produktesh, q\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb af\u00ebrsisht 90% t\u00eb totalit: makineri dhe pajisjet elektrike dhe pjes\u00ebt e tyre, me 39% t\u00eb vler\u00ebs totale, l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse minerale, me 31% t\u00eb totalit dhe giza e \u00e7eliku, me 20%.<\/p>\n<p>Edhe struktura e eksporteve nga Shqip\u00ebria drejt Izraelit kryesohet nga grupi \u201cmakineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d, me 34%, i ndjekur nga \u201cushqime, pije, duhan\u201d, me 26%, \u201cmateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d, me 12%, \u201cprodukte kimike dhe plastike\u201d, me 14% dhe \u201cminerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji\u201d, me 10%.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, struktura e eksporteve shqiptare drejt Izraelit paraqitet m\u00eb e diversifikuar.<\/p>\n<p>Pesh\u00ebn kryesore n\u00eb eksporte gjat\u00eb vitit 2024 e zinte grupi \u201cp\u00ebrgatitjet prej drith\u00ebrave, miellit, niseshtes\u00eb apo qum\u00ebshtit\u201d, me 23% t\u00eb totalit, i ndjekur nga \u201cmjetet e transportit\u201d, me 17% t\u00eb totalit, \u201cmakineri dhe pajisjet elektrike dhe pjes\u00ebt e tyre\u201d, me 16%, \u201cartikujt prej gize dhe \u00e7eliku\u201d dhe \u201ckimikatet inorganike, p\u00ebrb\u00ebrje organike\u201d, secila me 11% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p><strong>Turizmi nga Izraeli ngelet n\u00eb nivele modeste<\/strong><\/p>\n<p>Sidomos pas vitit 2020, Shqip\u00ebria ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb turist\u00ebve t\u00eb huaj. Rritja e turizmit ka qen\u00eb nd\u00ebr sektor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i nismave t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ambasad\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Izrael, n\u00ebn sloganin \u201cAlbania All Senses\u201d, organizuan edhe nj\u00eb takim promovues n\u00eb Izrael me operator\u00eb turistik\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, deri tani, duket se turizmi nga Izraeli n\u00eb vendin ton\u00eb ngelet n\u00eb shifra modeste.<\/p>\n<p>I vetmi informacion statistikor p\u00ebr turizmin, i detajuar sipas shtetit t\u00eb origjin\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ai p\u00ebr hyrjet e shtetasve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, vitin e kaluar u regjistruan 10504 hyrje t\u00eb shtetasve nga Izraeli n\u00eb Shqip\u00ebri. Numri i tyre p\u00ebsoi r\u00ebnie me 22% krahasuar me vitin 2023.<\/p>\n<p>Niveli m\u00eb i lart\u00eb i hyrjeve t\u00eb shtetasve izraelit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri u regjistrua n\u00eb vitin 2019, me pothuajse 20 mij\u00eb t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Pas pandemis\u00eb, numri i vizitave t\u00eb shtetasve nga Izraeli \u00ebsht\u00eb rritur gradualisht dhe ka arritur nivele pes\u00ebshifrore n\u00eb periudh\u00ebn 2023-2024, por mbetet ende larg shifr\u00ebs s\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb vitin 2019.\/Monitor.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/marreveshjet-e-fshehta-mes-dy-shteteve-qeveria-hap-dyert-per-investitoret-izraelite\/\">Marr\u00ebveshjet e fshehta mes dy shteteve! Qeveria hap dyert p\u00ebr investitor\u00ebt izraelit\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dekad\u00ebn e fundit, ka nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb rritjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit shtet\u00ebror mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Izraelit. Afrimi mes dy vendeve po shoq\u00ebrohet edhe me nj\u00eb interes t\u00eb shtuar t\u00eb sektorit privat izraelit p\u00ebr investime n\u00eb Shqip\u00ebri. Prej vitesh mund t\u00eb perceptohet qart\u00eb nj\u00eb rritje e bashk\u00ebpunimit shtet\u00ebror mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Izraelit. Rritja e bashk\u00ebpunimit d\u00ebshmohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41722","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41722","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41722"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41722\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41722"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41722"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41722"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}