{"id":41622,"date":"2025-09-20T11:49:41","date_gmt":"2025-09-20T11:49:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/20\/opozita-fake-news-dhe-galileo-galilei\/"},"modified":"2025-09-20T11:49:41","modified_gmt":"2025-09-20T11:49:41","slug":"opozita-fake-news-dhe-galileo-galilei","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/20\/opozita-fake-news-dhe-galileo-galilei\/","title":{"rendered":"Opozita \u2018fake news\u2019 dhe Galileo Galilei"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ilir Yzeiri\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb librin e tij \u00ab Nexus \u00bb Juval Harari thot\u00eb se informacioni ndikon te njer\u00ebzit jo sepse ai paraqet realitetin, por sepse ai krijon rrjete njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt lidhen mes tyre me an\u00eb t\u00eb besimit q\u00eb iu ushqen nj\u00eb informacion i caktuar. Me lindjen e shtypshkronj\u00ebs u b\u00eb e mundur q\u00eb idet\u00eb e tyre mund t\u2019i p\u00ebrhapnin jo vet\u00ebm shkenc\u00ebtar\u00ebt, por edhe heretik\u00ebt, konspiracionist\u00ebt, protoshkenc\u00ebtar\u00ebt, revolucionar\u00ebt e t\u00eb tjer\u00eb. Nd\u00ebrsa krijimi i internetit ka mund\u00ebsuar q\u00eb \u00e7do opinion t\u00eb qarkulloj\u00eb si t\u00eb ishte lajm i nj\u00eb agjencie t\u00eb specializuar.<\/p>\n<p>Harari, po ashtu, v\u00eb n\u00eb dukje se \u00ab nexus-i \u00bb, pra bashk\u00eblidhja e njer\u00ebzve n\u00eb informacion ose ekzistenca e tij n\u00eb form\u00ebn e rrjetit q\u00eb e p\u00ebrcjell nga nj\u00ebri te tjetri, ka favorizuar m\u00eb shum\u00eb konspiracionist\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb an\u00eb e njeriut q\u00eb joshet m\u00eb shum\u00eb me magjin\u00eb, me konspiracionin. Si shembull p\u00ebr k\u00ebt\u00eb merret histora e gjuetis\u00eb s\u00eb shtrigave n\u00eb Europ\u00eb. Krijimi i k\u00ebtij miti, pra i disa qenieve q\u00eb udh\u00ebhiqeshin nga Djalli dhe q\u00eb futeshin edhe n\u00eb shpirtin e njeriut, \u00e7oi n\u00eb masakrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi t\u00eb pafajshmit n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb emblematik fakti q\u00eb idet\u00eb e autorit t\u00eb librit mbi shtrigat, Kramerit, gjenden edhe sot t\u00eb l\u00ebvizja QAnon e cila p\u00ebrhap dhe mb\u00ebshtetet mbi konspiracionin satanik universal. Por, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, libri i Galileut dhe Kopernikut u shtyp vet\u00ebm n\u00eb disa qindra kopje nd\u00ebrsa libri i Kramer p\u00ebr shtrigat, n\u00eb mij\u00ebra e mij\u00ebra kopje. Ky besim te \u00ab fake news\u00bb-i nuk \u00ebsht\u00eb i ri.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga vala e debateve ideologjike q\u00eb kan\u00eb tronditur sot Amerik\u00ebn, por edhe Europ\u00ebn. Vrasja e Charly Kirk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb ndar\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb hedh\u00eb posht\u00eb institucionet e vjetra t\u00eb besimit dhe t\u00eb krijoj\u00eb ide dhe kuptim t\u00eb ri p\u00ebr njeriun, jet\u00ebn, rac\u00ebn, ngjyr\u00ebn, atdheun e familjen. Lajmet q\u00eb vijn\u00eb sidomos nga SHBA-t\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb njohur e showmen\u00eb q\u00eb p\u00ebrjashtohen nga puna, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb MAGA-s q\u00eb i kan\u00eb mbushur faqet e rrjeteve sociale me nj\u00eb klim\u00eb toksike dhe leftis\u00ebt, si\u00e7 i quajn\u00eb ata, q\u00eb p\u00ebrplasen me policin\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb kohe q\u00eb po v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje gjith\u00e7ka. Shqip\u00ebria, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, tregon se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri tolerante, sepse, mesa duket, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb ngjizur.<\/p>\n<p>Ajo ka refuzuar \u00e7do lloj besimi dhe ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb tipologji t\u00eb menduari q\u00eb nuk e p\u00ebrdor edhe si arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar mendimin ndryshe t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb kuptim tjet\u00ebr p\u00ebr gjinin\u00eb, familjen, rac\u00ebn apo ngjyr\u00ebn e l\u00ebkur\u00ebs. I vetmi debat q\u00eb mban ndezur rrjetet sociale \u00ebsht\u00eb ai politik. Dhe k\u00ebtu, p\u00ebr \u00e7udi apo p\u00ebr paradoks, vihet re po ajo shenj\u00eb e antropologjis\u00eb s\u00eb t\u00eb menduarit t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb \u00ebsht\u00eb indiferenca dhe k\u00ebnaq\u00ebsia e showt. Le t\u2019i marrim gj\u00ebrat me radh\u00eb. Vitrina ku shfaqet realiteti politik, shoq\u00ebror, ideologjik e kulturor i \u00e7do vendi, jan\u00eb mediat e, sidomos tani, mediat digjitale, portalet, tv-t\u00eb, blogjet, shkurt, \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb virtuale q\u00eb mbushet me informacion.<\/p>\n<p>Aty ti do t\u00eb v\u00ebresh se ka dy pal\u00eb ose, m\u00eb sakt\u00eb, nj\u00eb njeri q\u00eb t\u00ebrheq pas vetes ose q\u00eb sh\u00ebrben si nexus dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtari politik i qeveris\u00eb e, m\u00eb sakt\u00eb, i Edi Ram\u00ebs dhe, nga ana tjet\u00ebr, Rama, i cili tashm\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson shtetin, qeverin\u00eb, mazhoranc\u00ebn dhe gjith\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me qeverisjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Kjo betej\u00eb mes k\u00ebtyre dy pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb epok\u00ebn mesjetare dhe Berisha, i cili nuk p\u00ebrfaq\u00ebson m\u00eb nj\u00eb koncept, apo nj\u00eb ide, apo nj\u00eb frym\u00eb opozitare, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb agjent digjital q\u00eb gatuan dhe p\u00ebrhap fake news.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb demokraci normale opinioni do t\u00eb merrte vesh se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebrmes dialogut t\u00eb pal\u00ebve i cili mund t\u00eb ishte edhe i ashp\u00ebr. Mir\u00ebpo Berisha dhe ata q\u00eb e ndjekin at\u00eb, e kan\u00eb asgj\u00ebsuar dialogun dhe n\u00eb vend t\u00eb tij shp\u00ebrndajn\u00eb receta magjish dhe halucinacione q\u00eb flasin p\u00ebr nj\u00eb Djall e p\u00ebr shtriga q\u00eb po i marrin frym\u00ebn k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Rama, i indoktrinuar nga fanatazit\u00eb e agjentit digjital, ka shpikur t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e Djallit- Diell\u00ebn dhe ia paraqet Satanait, i cili nuk e duron drit\u00ebn dhe ndizet e hidhet n\u00eb sulm. E bukura \u00ebsht\u00eb se kjo ndeshje mes agjent\u00ebve digjital\u00eb dhe kjo fantazi e s\u00ebmur\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb zaptuar nga nj\u00eb banak televiziv dhe aty, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb injorohet kjo betej\u00eb e pakuptim, vijon akoma zmadhimi i fantazis\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs me konspiracione t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kulmin e arriti Agim Nesho, t\u00eb cilit ke frik\u00eb t\u2019i v\u00ebsh ndonj\u00eb epitet sepse \u00ebsht\u00eb aq i men\u00e7ur sa t\u00eb merr t\u00eb qar\u00ebt, q\u00eb propozoi burgun p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do ta hiqte qafe Ram\u00ebn. Paralelisht me k\u00ebt\u00eb, Mero Baze m\u00eb duket botoi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb mediave q\u00eb drejtohen ose kan\u00eb n\u00eb krye PD-ist\u00eb t\u00eb noterizuar dhe aty dilte, por t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb, se vet\u00ebm dy media nuk diabolizojn\u00eb Ram\u00ebn e ato jan\u00eb Tema dhe Shqiptarja.com. Mir\u00ebpo, si ka mund\u00ebsi q\u00eb disa v\u00ebn\u00eb alarmin se Rama ka mediat n\u00ebn kontroll? \u00cbsht\u00eb fare e thjesht\u00eb. N\u00ebse marrim n\u00eb v\u00ebshtrim historin\u00eb se si u krijua narrativa e shtrigave dhe Galileut, do t\u00eb kuptojm\u00eb se sot p\u00ebrhapja e \u00ab fake news \u00bb dhe e narrativ\u00ebs s\u00eb shtrigave dhe djallit \u00ebsht\u00eb zbavit\u00ebse dhe t\u00ebrheq m\u00eb shum\u00eb shikues.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta nuk \u00ebsht\u00eb spektakolare. Disa specialist\u00eb t\u00eb komunikimit thon\u00eb k\u00ebshtu. N\u00ebse jeni n\u00eb sht\u00ebpi dhe d\u00ebgjoni nj\u00eb burr\u00eb e nj\u00eb grua q\u00eb zihen jasht\u00eb, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnit ? Do t\u00eb dilnit t\u00eb zbaviteshit. Po n\u00ebse ju vjen n\u00eb der\u00eb postieri dhe ju tregon zarfin me taksat q\u00eb duhet t\u00eb paguani? Natyrisht, mezi do t\u00eb prisnit q\u00eb ai t\u00eb largohej. Ndaj n\u00eb nj\u00eb vend folklorik si ky yni ku joshja nga spektakli i rrug\u00ebs dhe apatia kronike jan\u00eb tiparet themelore, spektaklet e opozit\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs q\u00eb rimerren n\u00ebp\u00ebr banaqe televizive, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk frym\u00ebzojn\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb heq\u00eb Ram\u00ebn, por i b\u00ebjn\u00eb edhe m\u00eb indiferent\u00eb. Dhe nj\u00eb si Agim Nesho, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk tremb njeri, por edhe ai t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ik\u00ebsh nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb me pushime.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/opozita-fake-news-dhe-galileo-galilei\/\">Opozita \u2018fake news\u2019 dhe Galileo Galilei<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Yzeiri\/ N\u00eb librin e tij \u00ab Nexus \u00bb Juval Harari thot\u00eb se informacioni ndikon te njer\u00ebzit jo sepse ai paraqet realitetin, por sepse ai krijon rrjete njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt lidhen mes tyre me an\u00eb t\u00eb besimit q\u00eb iu ushqen nj\u00eb informacion i caktuar. Me lindjen e shtypshkronj\u00ebs u b\u00eb e mundur q\u00eb idet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41622","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41622\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}