{"id":41607,"date":"2025-09-20T10:48:14","date_gmt":"2025-09-20T10:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/20\/karteli-copja-cela-e-siguronte-drogen-direkt-nga-prodhuesit-deri-ne-350-ton-ne-vit\/"},"modified":"2025-09-20T10:48:14","modified_gmt":"2025-09-20T10:48:14","slug":"karteli-copja-cela-e-siguronte-drogen-direkt-nga-prodhuesit-deri-ne-350-ton-ne-vit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/20\/karteli-copja-cela-e-siguronte-drogen-direkt-nga-prodhuesit-deri-ne-350-ton-ne-vit\/","title":{"rendered":"Karteli \u201c\u00c7opja-\u00c7ela\u201d e siguronte drog\u00ebn direkt nga prodhuesit, deri n\u00eb 350 ton n\u00eb vit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Simon Lopez Ortega \u2013\u00a0<a href=\"https:\/\/www.carasycaretas.com.uy\/sociedad\/la-caida-del-poderoso-clan-albanes-que-tenia-una-pata-paraguay-y-vinculos-marset-n88219\">Caras&amp;Caretas<\/a><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga klanet shqiptare m\u00eb me ndikim n\u00eb trafikun n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kokain\u00ebs nga Amerika e Jugut drejt Europ\u00ebs u rr\u00ebzua muajin e kaluar pas arrestimit t\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb tij mes Shqip\u00ebris\u00eb, Belgjik\u00ebs dhe Republik\u00ebs Dominikane.<\/p>\n<p>Goditja kryesore u b\u00eb n\u00eb gusht, n\u00eb Shqip\u00ebri, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb hetimi nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), e cila k\u00ebrkoi nga Gjykata e Posa\u00e7me e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb l\u00ebshonte 16 urdh\u00ebr-arreste. Nga kontrolle t\u00eb ndryshme n\u00eb Elbasan (qendra e operacioneve t\u00eb organizat\u00ebs) dhe qytete t\u00eb tjera shqiptare u arrestuan dhjet\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb klanit, mes tyre nj\u00eb nga drejtuesit, Ervis \u00c7ela dhe v\u00ebllai i tij, Ardian \u00c7ela.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejtuesi kryesor i organizat\u00ebs, Franc \u00c7opja, ishte arrestuar n\u00eb vitin 2023 n\u00eb Dubai (nga ku kishte vepruar vitet e fundit) dhe m\u00eb pas ishte ekstraduar n\u00eb Belgjik\u00eb, ku ndodhet i burgosur p\u00ebr vrasje dhe vepra t\u00eb tjera penale.<\/p>\n<p>I fundit q\u00eb ra n\u00eb pranga, m\u00eb 3 shtator n\u00eb Punta Cana (Republika Dominikane), ishte Soni Pepa, nj\u00eb shqiptar 40-vje\u00e7ar (pothuajse t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb grupmosh\u00eb). Ai kishte luajtur nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb organizimin e transportit t\u00eb mbi nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb ton\u00ebve kokain\u00eb, q\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Antuerp gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb n\u00ebntorit 2020. Pepa u ekstradua me shpejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri, i akuzuar \u2014 si edhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb \u2014 p\u00ebr disa vepra t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, organizat\u00eb kriminale t\u00eb strukturuar, si dhe pastrim parash t\u00eb p\u00ebrfituara nga nj\u00eb vep\u00ebr penale ose aktivitet kriminal.<\/p>\n<h4><strong>Lidhjet n\u00eb Paraguaj: ish-menaxheri sportiv i Olimpia-s dhe klani Marset-Insfr\u00e1n<\/strong><\/h4>\n<p>R\u00ebnia e k\u00ebtyre shqiptar\u00ebve nxori n\u00eb pah nj\u00eb nga strukturat kriminale m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Europ\u00ebs t\u00eb dedikuara p\u00ebr trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs, si dhe lidhjet e tyre n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Bolivi dhe Paraguaj. Sipas prokuror\u00ebve q\u00eb po e hetojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen, klani \u00c7opja-\u00c7ela ndikonte drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb \u00e7mimin e kokain\u00ebs n\u00eb tregjet europiane, pasi ata kontrollonin zinxhirin e trafikut nga fillimi deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Ngarkesat gjigante t\u00eb kokain\u00ebs bliheshin drejtp\u00ebrdrejt nga prodhuesit bolivian\u00eb nga Ervis \u00c7ela, i cili jetonte bashk\u00eb me v\u00ebllan\u00eb e tij, Ardianin, n\u00eb Paraguaj p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur magazinimin dhe p\u00ebrgatitjen e d\u00ebrgesave q\u00eb shkonin p\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb. N\u00eb kontinentin e vjet\u00ebr, grupi siguronte nxjerrjen e ngarkes\u00ebs dhe shp\u00ebrndarjen n\u00eb porte, si dhe pastrimin e parave n\u00eb Shqip\u00ebri, Bolivi dhe Paraguaj.<\/p>\n<p>Kokaina fshihej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sofistikuar n\u00eb eksportime legale t\u00eb kutive t\u00eb sapunit dhe materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit. Kryesisht, banda e maskonte n\u00eb kano\u00e7e boje t\u00eb mark\u00ebs FOX, duke p\u00ebrdorur shenja t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr bler\u00ebsin: \u201cPuma\u201d ose \u201cSyt\u00eb e vet\u00ebtim\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ngarkesat transportoheshin nga porti lumor i Villet\u00ebs (Asunci\u00f3n), e m\u00eb pas me rrug\u00eb detare nga portet atlantike drejt porteve t\u00eb m\u00ebdha europiane, si Antuerp (Belgjik\u00eb), Roterdam (Holand\u00eb) dhe Hamburg (Gjermani), dhe n\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl drejt porteve t\u00eb Valencias dhe Algeciras (Spanj\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen 282-faq\u00ebshe t\u00eb hetimit t\u00eb SPAK-ut del emri i biznesmenit paraguaian Diego Ben\u00edtez, si njeriu kryesor i besuar i shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb vend p\u00ebr organizimin e d\u00ebrgesave t\u00eb kokain\u00ebs drejt Europ\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00ebkoh\u00ebsisht pastronte para t\u00eb p\u00ebrfituara nga fitimet e paligjshme p\u00ebrmes disa prej kompanive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ben\u00edtez, ish-menaxher sportiv i klubit t\u00eb futbollit Olimpia \u2014 aktualisht i arratisur nga drejt\u00ebsia paraguaiane dhe i vendosur n\u00eb Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe) \u2014 p\u00ebrdorte kompanin\u00eb e tij Tupa SA p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar kokain\u00eb n\u00eb portet europiane, t\u00eb fshehur n\u00eb kana\u00e7e boje FOX, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Miguel \u00c1ngel Serv\u00edn Palacios, i njohur si \u201cMiguel Celular\u201d, gjithashtu i lidhur me struktur\u00ebn e narkotrafikut t\u00eb drejtuar nga Marset dhe Miguel \u00c1ngel \u201cT\u00edo Rico\u201d Insfr\u00e1n.<\/p>\n<p>Dyshohet se klani Marset-Insfr\u00e1n i leht\u00ebsonte grupit shqiptar blerjen e kokain\u00ebs boliviane me \u00e7mime t\u00eb ul\u00ebta, ishin ortak\u00eb n\u00eb d\u00ebrgesa me ngarkesa t\u00eb m\u00ebdha dhe merrnin pagesa p\u00ebr sh\u00ebrbimet e transportit t\u00eb drog\u00ebs nga Bolivia n\u00eb Paraguaj.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, sipas SPAK, vet\u00eb drejtuesi \u00c7opja takohej me Marsetin dhe klanin e tij n\u00eb pron\u00ebn \u201c23 de abril\u201d n\u00eb San Roque Gonz\u00e1lez, departamenti Paraguar\u00ed (Paraguaj).<\/p>\n<h4><strong>Dy ngarkesa t\u00eb m\u00ebdha dhe 600 kilogram\u00ebt q\u00eb \u201chumb\u00ebn\u201d n\u00eb Roterdam<\/strong><\/h4>\n<p>Hetimi arriti t\u00eb identifikoj\u00eb se dy ngarkesa t\u00eb m\u00ebdha kokain\u00eb u transportuan nga grupi nga Amerika e Jugut drejt Europ\u00ebs mes n\u00ebntorit 2020 dhe shkurtit 2021. SPAK zbuloi se organizata trafikoi 28 ton kokain\u00eb vet\u00ebm n\u00eb dy episode, nga t\u00eb cilat 17 ton u sekuestruan.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2020, klani shqiptar, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb shtetas brazilian, organizoi d\u00ebrgimin e 11,6 ton\u00ebve kokain\u00eb, t\u00eb fshehura n\u00eb kuti sapuni dhe kano\u00e7e boje t\u00eb mark\u00ebs FOX, n\u00eb dy kontejner\u00eb q\u00eb u nis\u00ebn nga porti i Villet\u00ebs dhe mb\u00ebrrit\u00ebn me sukses n\u00eb portin e Antuerpit m\u00eb 4 n\u00ebntor 2020. Sipas aktakuz\u00ebs kund\u00ebr \u201cT\u00edo Rico\u201d Insfr\u00e1n, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mega-procesit A Ultranza Py n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb paraguaiane, nga bisedat e p\u00ebrgjuara n\u00eb platform\u00ebn e mesazheve Sky ECC, rezulton nj\u00eb bised\u00eb e 5 n\u00ebntorit 2020, ku Marset i komunikon Insfr\u00e1n-it: \u201cSingapori e kuror\u00ebzoi (term i p\u00ebrdorur n\u00eb zhargonin e narkotrafikut p\u00ebr t\u00eb konfirmuar mb\u00ebrritjen e drog\u00ebs n\u00eb destinacion) dy raundet q\u00eb kemi gj\u00ebra me t\u00eb\u201d. Singapori ishte nofka e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb klanit shqiptar n\u00eb biznes.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb ata do t\u00eb merrnin vesh se 600 kilogram\u00eb kokain\u00eb nga kjo ngarkes\u00eb ishin vjedhur gjat\u00eb nj\u00eb ndalese t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb anijes n\u00eb portin e Roterdamit. L\u00ebnda narkotike u gjet nga policia n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb atij qyteti dhe u arrestuan dy shqiptar\u00eb. Gjithashtu, u sekuestruan 2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 n\u00ebntor 2020, Marset komunikoi s\u00ebrish me Insfr\u00e1n-in p\u00ebr ta pyetur rreth nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje kirurgjikale q\u00eb kishte kryer partneri i tij. Ai gjithashtu shfryt\u00ebzoi rastin p\u00ebr t\u00eb koordinuar l\u00ebvizjen e kokain\u00ebs nga Bolivia drejt Chaco-s paraguaiane (ku operonte nj\u00eb pjes\u00eb e organizat\u00ebs) dhe m\u00eb pas drejt zonave t\u00eb tjera t\u00eb vendit, ku droga grumbullohej p\u00ebr t\u2019u eksportuar.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se do t\u2019i zbresim t\u00eb gjitha ato q\u00eb jan\u00eb lart, ndoshta k\u00ebto dit\u00eb do t\u00eb vij\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb, n\u00ebse ke mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i zbritur\u2026 le t\u2019i zbresim t\u00eb gjitha,\u201d i sugjeronte Marset.<\/p>\n<p>\u201c2010, 472, 1260. Kaq kemi v\u00eblla. Po ti more 550 p\u00ebr biznesin t\u00ebnd t\u00eb fush\u00ebs? 3222 gjithsej pra,\u201d llogariste Marset p\u00ebr sasin\u00eb e kilogram\u00ebve t\u00eb kokain\u00ebs t\u00eb grumbulluar.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Marset i d\u00ebrgoi Insfr\u00e1n-it nj\u00eb \u201cscreenshot\u201d t\u00eb nj\u00eb bisede q\u00eb kishte pasur me dik\u00eb dhe e informoi: \u201cHumbi 600 n\u00eb Roterdam\u201d.<\/p>\n<h4><strong>Marset ndaj Insfr\u00e1n: \u201cI njeh ato kano\u00e7et?\u201d<\/strong><\/h4>\n<p>Ngarkesa tjet\u00ebr q\u00eb b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb hetimin e SPAK-ut \u2014 dhe q\u00eb p\u00ebrfshin s\u00ebrish Ben\u00edtez-in si p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb eksportuese \u2014 u nis nga Paraguaji (po ashtu nga Villeta) n\u00eb dhjetor 2020 me 16,4 ton kokain\u00eb t\u00eb maskuar n\u00eb kano\u00e7e boje FOX dhe n\u00eb shurup p\u00ebr koll\u00eb. Paketat ishin t\u00eb stampuara me logot \u201cSy t\u00eb kuq me rreze\u201d, \u201cPuma\u201d dhe \u201cSimboli i pafund\u00ebsis\u00eb\u201d (ky i fundit i lidhur me ngarkesa t\u00eb gjetura n\u00eb Uruguaj n\u00eb ato vite dhe n\u00eb vitin 2019 n\u00eb sekuestrimin e 4,5 ton\u00ebve kokain\u00eb n\u00eb Hamburg, rast ku u akuzua vet\u00ebm Mart\u00edn Mutio).<\/p>\n<p>T\u00eb 16,4 ton\u00ebt e kokain\u00ebs u sekuestruan n\u00eb Hamburg m\u00eb 12 shkurt 2021 dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoi nj\u00eb rekord t\u00eb ri, jo vet\u00ebm n\u00eb Gjermani (duke kaluar rastin e m\u00ebparsh\u00ebm q\u00eb kishte ardhur nga porti i Montevideos, sipas prokurores M\u00f3nica Ferrero), por \u00ebsht\u00eb edhe kapja m\u00eb e madhe e kokain\u00ebs n\u00eb historin\u00eb e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb super-sekuestrim, m\u00eb 24 shkurt 2021, Marset i d\u00ebrgon Insfr\u00e1n-it nj\u00eb publikim gazetaresk mbi arrestimin e nj\u00eb burri 28-vje\u00e7ar t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb me ngarkes\u00ebn e kokain\u00ebs s\u00eb sekuestruar, me imazhe t\u00eb kano\u00e7eve t\u00eb boj\u00ebs s\u00eb mark\u00ebs FOX.<\/p>\n<p>\u201cI njeh ato kano\u00e7et?\u201d \u2013 e pyet uruguaiani n\u00ebnkryetarin e tij.<\/p>\n<p>M\u00eb pas e paralajm\u00ebron: \u201cDo rrim\u00eb urt\u00eb p\u00ebr pak, v\u00eblla.\u201d<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb presim t\u00eb vij\u00eb ajo e Barba-s (nj\u00eb tjet\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebs i organizatave t\u00eb m\u00ebdha europiane) dhe pastaj kthehemi prap\u00eb me t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb tjerat i l\u00ebm\u00eb qet\u00eb, p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb shum\u00eb nxeht\u00eb,\u201d e v\u00eb n\u00eb dijeni.<\/p>\n<p>\u201cPo flas me njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt \u00e7uam 5 ton, v\u00eblla, q\u00eb na paguajn\u00eb 25. Je dakord? Po t\u00eb vazhdonte hyrja e mallit, do t\u00eb ishte n\u00eb 23, 22,\u201d shtoi Marset, duke iu referuar \u00e7mimit n\u00eb euro p\u00ebr kilogram kokain\u00eb q\u00eb shitej te grupi i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga \u201cBarba\u201d. Ky i fundit, sipas nj\u00eb bisede t\u00eb p\u00ebrgjuar mes T\u00edo Rico-s dhe Rodrigo Montalva-s (t\u00eb dy t\u00eb arrestuar dhe t\u00eb burgosur), i kishte besuar klanit Marset-Insfr\u00e1n nj\u00eb biznes p\u00ebr transportimin e 360 ton\u00ebve kokain\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<h4><strong>Aleancat e narkotrafikut dhe agjencit\u00eb q\u00eb sh\u00ebnjestrojn\u00eb Uruguajin<\/strong><\/h4>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Paraguaj, edhe pse operacioni A Ultranza Py arriti t\u00eb arrestoj\u00eb dhe d\u00ebnoj\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb struktur\u00ebs t\u00eb lidhur me Insfr\u00e1n dhe disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb klanit Marset, autoritetet rajonale vler\u00ebsojn\u00eb se organizata e uruguaianit mbetet aktive, pavar\u00ebsisht pengesave, duke mbajtur linja furnizimi me Bolivin\u00eb, disa aeroplan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm, nj\u00eb skuad\u00ebr pilot\u00ebsh (nj\u00ebri prej tyre ra disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Paraguajit) dhe mbrojtjen territoriale t\u00eb grupit kriminal brazilian shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, Primer Comando de la Capital (PCC), protagonist i aleancave kryesore t\u00eb narkotrafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2014 nga t\u00eb cilat ka p\u00ebrfituar biznesi i Marset dhe banda t\u00eb tjera lokale \u2014 me \u2018Ndranghetan italiane dhe mafiet e tjera europiane si Mocro Maffia dhe Kompania Bello, emri i p\u00ebrdorur p\u00ebr nj\u00eb grup prej 14 klanesh shqiptare mes t\u00eb cilave ishte \u00c7opja-\u00c7ela.<\/p>\n<p>Prania e PCC-s\u00eb dhe e \u2018Ndranghetas n\u00eb Uruguaj \u00ebsht\u00eb dokumentuar mjaft q\u00eb nga dekada e kaluar, sidomos p\u00ebrmes hetimeve t\u00eb huaja, por jo aq e klaneve ballkanike. Flamuri i par\u00eb i kuq q\u00eb autoritetet uruguaiane vun\u00eb re mbi mafiet e Ballkanit q\u00eb vepronin n\u00eb Uruguaj ishte n\u00eb 2009 me Operativo Guerrero de los Balcanes, i cili mund\u00ebsoi sekuestrimin e mbi 2 ton\u00ebve kokain\u00eb dhe rr\u00ebzimin e grupit t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb serbit Darko Saric. Ngarkesat e fundit t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb gjetura n\u00eb Uruguaj, t\u00eb cilat do t\u00eb d\u00ebrgoheshin n\u00eb Europ\u00eb me metod\u00ebn \u201cdrop off\u201d (transportuar me varka dhe ngarkuar n\u00eb anije n\u00eb det t\u00eb hapur), besohet se kan\u00eb pasur pjes\u00ebmarrjen e shqiptar\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PCC-s\u00eb, sipas hetimeve t\u00eb fundit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta mes agjencive kryesore antidrog\u00eb europiane.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Policia uruguaiane u paralajm\u00ebrua n\u00eb 2024 nga Ministria e Brendshme e Holand\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar koordinimin mbi kontejner\u00ebt detar\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb nga porti i Montevideos dhe p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb portin e Roterdamit, me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga holandez\u00ebt p\u00ebr trafikun e ngarkesave q\u00eb zbresin pa kontroll nga hidrovia Paran\u00e1-Paraguay.<\/p>\n<p>Informacion i zbuluar n\u00eb korrik nga Europol, si pjes\u00eb e nj\u00eb operacioni t\u00eb madh kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb \u2018Ndranghetas, p\u00ebrfshin mes vendeve edhe Uruguajin, duke konfirmuar lidhje me mafien kalabreze dhe me organizata kriminale nga vendet e Ballkanit, kryesisht trafikant\u00eb origjin\u00eb shqiptare. Operacioni policor kund\u00ebr \u2018Ndranghetas p\u00ebrmend se an\u00ebtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb rrjetit koordinonin nxjerrjen e ngarkesave t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb disa porte t\u00eb Spanj\u00ebs dhe Holand\u00ebs p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar m\u00eb pas n\u00eb tregun italian.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Europol 2023, \u2018Ndrangheta kanalizon fitimet e saj t\u00eb paligjshme n\u00eb Uruguaj (mes vendeve t\u00eb tjera) p\u00ebrmes investimeve n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, fusha, restorante, hotele, lavanderi makinash, supermarkete dhe aktivitete t\u00eb tjera, k\u00ebshtu q\u00eb Uruguaji mbetet n\u00ebn v\u00ebzhgimin e agjencive nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jo vet\u00ebm p\u00ebr rolin e tij n\u00eb grumbullimin dhe d\u00ebrgimin e kokain\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb, ku po rritet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb prezenca e PCC-s\u00eb dhe e klaneve shqiptare (t\u00eb cil\u00ebt u zgjeruan t\u00eb lidhur me mafien kalabreze), por edhe p\u00ebr rolin e tij historik n\u00eb skemat e m\u00ebdha t\u00eb pastrimit t\u00eb parave t\u00eb narkotrafikut.<\/p>\n<p><strong>Burimi:\u00a0<a href=\"https:\/\/www.carasycaretas.com.uy\/sociedad\/la-caida-del-poderoso-clan-albanes-que-tenia-una-pata-paraguay-y-vinculos-marset-n88219\">Caras&amp;Caretas<\/a><\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/karteli-copja-cela-e-siguronte-drogen-direkt-nga-prodhuesit-deri-ne-350-ton-ne-vit\/\">Karteli \u201c\u00c7opja-\u00c7ela\u201d e siguronte drog\u00ebn direkt nga prodhuesit, deri n\u00eb 350 ton n\u00eb vit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Simon Lopez Ortega \u2013\u00a0Caras&amp;Caretas Nj\u00eb nga klanet shqiptare m\u00eb me ndikim n\u00eb trafikun n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kokain\u00ebs nga Amerika e Jugut drejt Europ\u00ebs u rr\u00ebzua muajin e kaluar pas arrestimit t\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb tij mes Shqip\u00ebris\u00eb, Belgjik\u00ebs dhe Republik\u00ebs Dominikane. Goditja kryesore u b\u00eb n\u00eb gusht, n\u00eb Shqip\u00ebri, mbi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41607","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41607","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41607"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41607\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}