{"id":41600,"date":"2025-09-20T09:48:31","date_gmt":"2025-09-20T09:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/20\/tmerri-kot-i-opozites-nga-diella-nje-dobesi-qe-shumica-nuk-ishte-e-detyruar-ta-shfrytezonte\/"},"modified":"2025-09-20T09:48:31","modified_gmt":"2025-09-20T09:48:31","slug":"tmerri-kot-i-opozites-nga-diella-nje-dobesi-qe-shumica-nuk-ishte-e-detyruar-ta-shfrytezonte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/20\/tmerri-kot-i-opozites-nga-diella-nje-dobesi-qe-shumica-nuk-ishte-e-detyruar-ta-shfrytezonte\/","title":{"rendered":"Tmerri kot i opozit\u00ebs nga \u2018Diella\u2019, nj\u00eb dob\u00ebsi q\u00eb shumica nuk ishte e detyruar ta shfryt\u00ebzonte"},"content":{"rendered":"<p>Nga Carlo Bollino<\/p>\n<p>Dje qeveria b\u00ebri betimin para Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe, si\u00e7 pritej, \u201cDiella\u201d nuk ishte e pranishme. Pra, formalisht, si ministre nuk ekziston. Duhet t\u00eb mjaftoj\u00eb kjo p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar ankthin e opozit\u00ebs dhe panikun e analist\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb besuan se gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb organizuar n\u00eb sallonin e Presidenc\u00ebs do t\u00eb materializohej nj\u00eb avatar digjital n\u00eb gjendje t\u00eb trondiste planet revolucionare t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe \u00e7et\u00ebs s\u00eb tij parlamentare.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb provokator, dhe nuk ka dyshim q\u00eb t\u2019i jap\u00ebsh fjal\u00ebn \u201cDiell\u00ebs\u201d n\u00eb parlament para ministrave dhe deputet\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ishte nj\u00eb provokim ekstrem, ndoshta me synime spektakolare, por q\u00eb opozita mund ta trajtonte pik\u00ebrisht si t\u00eb till\u00eb. Ashtu si\u00e7 vepruan 47 krer\u00ebt e shteteve dhe qeverive t\u00eb mbledhur n\u00eb Tiran\u00eb me rastin e samitit t\u00eb Komunitetit Politik Europian, kur Edi Rama i habiti duke i p\u00ebrsh\u00ebndetur me avatar\u00ebt e tyre f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb krijuar si \u201cDiella\u201d nga inteligjenca artificiale. T\u00eb gjith\u00eb qesh\u00ebn dhe madje duartrokit\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ide origjinale. Nuk shp\u00ebrtheu asnj\u00eb sherr, asnj\u00eb nuk u ofendua.<\/p>\n<p>\u201cMinistrja Diella\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide dhe deri m\u00eb tani asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb edhe pse publikohet nga mediat bot\u00ebrore pik\u00ebrisht p\u00ebr origjinalitetin e saj. Rama e ka imagjinuar me shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb automatizuar sistemet e tenderimeve duke ia besuar ato inteligjenc\u00ebs artificiale, p\u00ebr t\u2019i larguar nga diskrecioni njer\u00ebzor dhe rrjedhimisht nga korrupsioni. Po t\u00eb funksiononte, do t\u00eb ishte nj\u00eb l\u00ebvizje gjeniale dhe opozita duhej t\u00eb g\u00ebzohej, sepse lufta kund\u00ebr korrupsionit qeveritar ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb nga misionet e saj politike t\u00eb shpallura n\u00eb \u00e7do gjuh\u00eb. Por at\u00ebher\u00eb, pse e kund\u00ebrshton? N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u201cDiella\u201d, si \u00e7do form\u00eb e inteligjenc\u00ebs artificiale, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb vet\u00ebm informacionet e dh\u00ebna nga \u201ctrajner\u00ebt\u201d e saj njer\u00ebzor\u00eb, dhe prandaj n\u00ebse ata trajner\u00eb jan\u00eb t\u00eb korruptuar, t\u00eb korruptuara do t\u00eb jen\u00eb edhe vendimet e \u201cDiell\u00ebs\u201d. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, inteligjenca artificiale nuk ka arritur ende autonomin\u00eb nga njeriu. Nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, pra, do t\u00eb ndryshoj\u00eb pak n\u00eb krahasim me situat\u00ebn aktuale. Por, n\u00ebse ska ndryshime, p\u00ebrse ministrja virtuale i tremb kaq shum\u00eb Berish\u00ebn dhe milic\u00ebt e tij?<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb Rama, Berisha e kund\u00ebrshton pa u ndalur as p\u00ebr t\u00eb kuptuar se p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb. Rama e di mir\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe luan me t\u00eb si macja me miun: e manipulon, e p\u00ebrul, e l\u00eb t\u00eb flas\u00eb me vete. N\u00ebse kjo tregon nivelin shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ku ka r\u00ebn\u00eb opozita \u2013 e d\u00ebnuar t\u00eb mbetet pakic\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb Berisha do t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb e delegjitimon \u2013 kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Rama dhe shumica e tij duhet t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb. P\u00ebrkundrazi, forca e kartonave, q\u00eb gjithmon\u00eb ka karakterizuar \u00e7do demokraci liberale dhe nuk duhet t\u00eb skandalizoj\u00eb kur e p\u00ebrdor edhe Partia Socialiste, duhet t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb forcuar europianizmin e vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb shfaqjes s\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb servirur edhe nj\u00eb her\u00eb nga Berisha dhe madje nga \u201ci moderuari\u201d Gazmend Bardhi, kund\u00ebr fjalimit t\u00eb regjistruar t\u00eb \u201cDiell\u00ebs\u201d dhe q\u00eb me dhun\u00eb n\u00eb sall\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb meritoj\u00eb em\u00ebrimin si kryetar grupi, Partia Socialiste duhej t\u00eb reagonte me qet\u00ebsin\u00eb q\u00eb karakterizon t\u00eb fort\u00ebt, dhe jo me impulsivitetin q\u00eb zbulon t\u00eb dob\u00ebtit. Maratona parlamentare p\u00ebr programin qeveritar do t\u00eb p\u00ebrfundonte matematikisht me miratimin e tij nga 83 deputet\u00ebt socialist\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye anulimi i saj n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb protestave t\u00eb PD-s\u00eb nuk ishte nj\u00eb avantazh q\u00eb Edi Rama kishte nevoj\u00eb ta p\u00ebrfitonte. Dhe mjafton kjo p\u00ebr ta konsideruar nj\u00eb gabim.<\/p>\n<p>Edi Rama duhej n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj t\u2019u urdh\u00ebronte t\u00eb vet\u00ebve t\u00eb merrnin fjal\u00ebn, secili p\u00ebr 10 minuta si\u00e7 e parashikon rregullorja, dhe t\u00eb vazhdonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legjitime seanc\u00ebn p\u00ebr insedimin e shumic\u00ebs s\u00eb re, duke injoruar britmat e kund\u00ebrshtar\u00ebve. Do t\u00eb ishte nj\u00eb rast edhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar z\u00ebrin e deputet\u00ebve t\u00eb rinj, t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga vet\u00eb Rama p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb politik\u00ebs nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb re, por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht debutuan n\u00eb parlament n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Forca e qeveris\u00eb s\u00eb kat\u00ebrt Rama mund t\u00eb shfaqet ose duke imponuar vet\u00ebm ligjin e kartonat, ose duke treguar nj\u00ebfar\u00eb tolerance diplomatike, si ajo me t\u00eb cil\u00ebn demokristian\u00ebt italian\u00eb qeveris\u00ebn p\u00ebr 40 vjet: do t\u2019i takoj\u00eb kryeministrit t\u00eb vendos\u00eb. Por e ka gabim opozita n\u00ebse e konsideron \u201cDiell\u00ebn\u201d nj\u00eb akt arrogance. P\u00ebrkundrazi, ministrja virtuale \u00ebsht\u00eb e brisht\u00eb sepse, ndryshe nga ministrat real\u00eb, mund t\u00eb klonohet nga cilido, pik\u00ebrisht fal\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale, e cila nuk \u00ebsht\u00eb monopol i askujt.<\/p>\n<p>N\u00ebse Berisha dhe \u00e7eta e tij rebele do t\u00eb p\u00ebrdornin trurin dhe kultur\u00ebn n\u00eb vend t\u00eb dhun\u00ebs dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve, do t\u00eb kishin paraqitur n\u00eb sall\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cDiell\u00eb\u201d opozitare, e aft\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin imazh dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn z\u00eb si ajo socialiste, t\u00eb kund\u00ebrshtonte qeverin\u00eb dhe avatarin e saj. Nj\u00eb p\u00ebrballje virtuale, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs, do t\u2019i kishte kthyer dinjitetin Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t\u00eb kishte treguar m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb re t\u00eb k\u00ebsaj opozite q\u00eb ka shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ide dhe metoda moderne sesa qeveria dhe udh\u00ebheq\u00ebsi i saj mjesht\u00ebror.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/tmerri-kot-i-opozites-nga-diella-nje-dobesi-qe-shumica-nuk-ishte-e-detyruar-ta-shfrytezonte\/\">Tmerri kot i opozit\u00ebs nga \u2018Diella\u2019, nj\u00eb dob\u00ebsi q\u00eb shumica nuk ishte e detyruar ta shfryt\u00ebzonte<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Carlo Bollino Dje qeveria b\u00ebri betimin para Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe, si\u00e7 pritej, \u201cDiella\u201d nuk ishte e pranishme. Pra, formalisht, si ministre nuk ekziston. Duhet t\u00eb mjaftoj\u00eb kjo p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar ankthin e opozit\u00ebs dhe panikun e analist\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb besuan se gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb organizuar n\u00eb sallonin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41600","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41600","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41600"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41600\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}