{"id":41523,"date":"2025-09-19T16:44:45","date_gmt":"2025-09-19T16:44:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/19\/pushimet-ne-makth-holandezi-rrefen-shqiperine-6-dite-ne-burg-dhe-12-mije-e-ryshfet\/"},"modified":"2025-09-19T16:44:45","modified_gmt":"2025-09-19T16:44:45","slug":"pushimet-ne-makth-holandezi-rrefen-shqiperine-6-dite-ne-burg-dhe-12-mije-e-ryshfet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/19\/pushimet-ne-makth-holandezi-rrefen-shqiperine-6-dite-ne-burg-dhe-12-mije-e-ryshfet\/","title":{"rendered":"Pushimet n\u00eb makth, holandezi rr\u00ebfen Shqip\u00ebrin\u00eb: 6 dit\u00eb n\u00eb burg dhe 12 mij\u00eb \u20ac ryshfet"},"content":{"rendered":"<p>Pushimet e nj\u00eb cifti holandez ne Shqiperi nuk shkuan ashtu sic ata i kishin enderruar. Nj\u00eb aksident ndryshoi t\u00ebr\u00ebsisht planet dhe i p\u00ebrballi me nj\u00eb keqtrajtim n\u00eb institucionet e shtetit shqiptar. P\u00ebr mediat holandeze Perry Beenen rr\u00ebfen se si e mbajt\u00ebn n\u00eb burg p\u00ebr 6 dit\u00eb pas aksidentit dhe vet\u00ebm duke paguar 12 mij\u00eb euro e liruan. Ndon\u00ebse nuk e p\u00ebrmend qytetin ku ndodhi ngjarja, mendohet se \u00ebsht\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb nisur nga rr\u00ebfimi i tij n\u00eb media. M\u00eb posht\u00eb pjes\u00eb nga shkrimi i botuar n\u00eb gazet\u00ebn holandeze me titullin <a href=\"https:\/\/www.omroepbrabant.nl\/nieuws\/4751511\/droomvakantie-naar-albanie-eindigt-voor-perry-53-in-gevangenis\">\u201cPushimet e \u00ebndrrave n\u00eb Shqip\u00ebri u kthyen n\u00eb makth \u2013 Perry (53) p\u00ebrfundon n\u00eb burg \u201c<\/a><\/p>\n<p><em>Perry Beenen dhe familja e tij mezi prisnin pushimet n\u00eb Shqip\u00ebri. Muajin e kaluar erdhi momenti p\u00ebr familjen nga Veldhoveni. Ata mor\u00ebn me qira nj\u00eb makin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn donin t\u00eb eksploronin vendin q\u00eb po ngrihej si destinacion turistik. Por pas nj\u00eb aksidenti, pushimet e tyre u shnd\u00ebrruan n\u00eb makth. Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe vende t\u00eb tjera evropiane kan\u00eb marr\u00eb muajt e fundit njoftime p\u00ebr arrestime pas aksidenteve rrugore n\u00eb Shqip\u00ebri. Koh\u00ebt e fundit, Ministria e Jashtme ka nisur t\u2019i paralajm\u00ebroj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite shtetasit holandez\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Po ashtu, rrug\u00ebt n\u00eb vend jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb keqe dhe ka sjellje agresive n\u00eb drejtim.<\/em><\/p>\n<p><em>Perry Beenen nga Veldhoveni mund t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Muajin e kaluar ai ishte me familjen e tij dhe nj\u00eb familje tjet\u00ebr p\u00ebr pushime n\u00eb vendin e Evrop\u00ebs Juglindore. Java e par\u00eb e udh\u00ebtimit t\u00eb tyre ishte e mbushur me diell, plazh dhe kultur\u00eb. Me makin\u00ebn me qira ata p\u00ebrshkuan vendin. M\u00eb 6 gusht udh\u00ebtuan drejt nj\u00eb qyteti me rreth 30.000 banor\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku kishin rezervuar nj\u00eb hotel. Sapo mb\u00ebrrit\u00ebn, gjith\u00e7ka shkoi keq. Perry po largohej me makin\u00eb nga hoteli drejt nj\u00eb parkimi, kur papritur u godit fuqish\u00ebm nga ana an\u00ebsore. Airbag\u00ebt dol\u00ebn dhe xhamat shp\u00ebrthyen nga goditja e fort\u00eb. I tronditur dhe i mbushur me adrenalin\u00eb, Perry zbriti nga makina. Shum\u00eb shpejt n\u00eb vendngjarje mb\u00ebrrit\u00ebn polic\u00ebt. Por p\u00ebrfundimi i aksidentit ishte shum\u00eb ndryshe nga \u00e7\u2019jemi m\u00ebsuar n\u00eb Holand\u00eb, sipas Perry-t. \u201cN\u00eb Holand\u00eb mbush nj\u00eb formular d\u00ebmi. Por un\u00eb nuk e pash\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Policia b\u00ebnte vazhdimisht t\u00eb nj\u00ebjtat pyetje dhe un\u00eb u detyrova t\u2019i tregoja tre her\u00eb dokumentet e makin\u00ebs. Gjith\u00e7ka ishte shum\u00eb kaotike.\u201d Pasi autoambulanca mori makin\u00ebn, Perry dhe gruaja e tij Annelies u shoq\u00ebruan me makin\u00eb policie n\u00eb komisariat. \u201cNa u tha se ishte thjesht nj\u00eb formalitet.\u201d Por nuk doli t\u00eb ishte k\u00ebshtu. Perry u akuzua, dhe tashm\u00eb e di p\u00ebrmend\u00ebsh edhe numrin e nenit n\u00eb Kodin Penal, p\u00ebr shkak se kishte shkaktuar nj\u00eb aksident ku ishte plagosur nj\u00eb person.<\/em><\/p>\n<p><em>Jo shum\u00eb m\u00eb von\u00eb, banori i Veldhovenit u d\u00ebrgua n\u00eb burg. \u201cPak para se t\u00eb m\u00eb fusnin n\u00eb furgonin e t\u00eb arrestuarve, munda ta shihja edhe nj\u00eb her\u00eb gruan time. Pastaj p\u00ebrfundon n\u00eb nj\u00eb qeli q\u00eb t\u00eb duket sikur \u00ebsht\u00eb nga vitet \u201960. T\u00eb jepnin ato batanijet me qime q\u00eb p\u00ebrdornim kur ishim f\u00ebmij\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kishte vet\u00ebm nj\u00eb tualet t\u00eb vog\u00ebl dhe nj\u00eb lavaman. Madje kishte edhe mbetje jasht\u00ebqitjesh miu.\u201d Perry nuk q\u00ebndroi i ndaluar p\u00ebr or\u00eb, por p\u00ebr gjasht\u00eb dit\u00eb. Ai kishte vet\u00ebm kontakt me avokatin e tij. N\u00eb fund u vendos q\u00eb ai t\u00eb lirohej me kusht. Gruaja e tij Annelies shkonte nga nj\u00eb bankomat tek tjetri dhe ecte rrug\u00ebve me pako parash n\u00eb dor\u00eb. N\u00eb total u desh\u00ebn 12.000 euro p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Perry-n nga burgu. \u201cPastaj del jasht\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb aty. Qam\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb para hyrjes s\u00eb burgut.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Perry d\u00ebshiron q\u00eb me historin\u00eb e tij t\u00eb paralajm\u00ebroj\u00eb turist\u00ebt e tjer\u00eb holandez\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. \u201cMendohuni mir\u00eb para se t\u00eb shkoni atje. Nuk \u00ebsht\u00eb Bashkimi Evropian. Ligjet dhe rregullat jan\u00eb ndryshe dhe ata mezi flasin anglisht. Un\u00eb nuk do t\u00eb shkoj m\u00eb kurr\u00eb atje.\u201d<\/em>\n<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/19\/pushimet-ne-makth-holandezi-rrefen-shqiperine-6-dite-ne-burg-dhe-12-mije-e-ryshfet\/\">Pushimet n\u00eb makth, holandezi rr\u00ebfen Shqip\u00ebrin\u00eb: 6 dit\u00eb n\u00eb burg dhe 12 mij\u00eb \u20ac ryshfet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pushimet e nj\u00eb cifti holandez ne Shqiperi nuk shkuan ashtu sic ata i kishin enderruar. Nj\u00eb aksident ndryshoi t\u00ebr\u00ebsisht planet dhe i p\u00ebrballi me nj\u00eb keqtrajtim n\u00eb institucionet e shtetit shqiptar. P\u00ebr mediat holandeze Perry Beenen rr\u00ebfen se si e mbajt\u00ebn n\u00eb burg p\u00ebr 6 dit\u00eb pas aksidentit dhe vet\u00ebm duke paguar 12 mij\u00eb euro [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41523","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41523","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41523"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41523\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41523"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41523"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41523"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}