{"id":41417,"date":"2025-09-19T10:48:23","date_gmt":"2025-09-19T10:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/19\/aksione-radikale-deri-ne-greve-urie-cfare-diskutuan-deputetet-e-pd-ne-mbledhjen-e-grupit\/"},"modified":"2025-09-19T10:48:23","modified_gmt":"2025-09-19T10:48:23","slug":"aksione-radikale-deri-ne-greve-urie-cfare-diskutuan-deputetet-e-pd-ne-mbledhjen-e-grupit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/19\/aksione-radikale-deri-ne-greve-urie-cfare-diskutuan-deputetet-e-pd-ne-mbledhjen-e-grupit\/","title":{"rendered":"Aksione radikale deri n\u00eb grev\u00eb urie, \u00e7far\u00eb diskutuan deputet\u00ebt e PD n\u00eb mbledhjen e Grupit"},"content":{"rendered":"<p>Jan\u00eb zbardhur detaje nga diskutimet e deputet\u00ebve demokrat\u00eb n\u00eb mbledhjen e Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb selin\u00eb blu. Ligjv\u00ebn\u00ebsit diskutuan masa radikale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar situat\u00ebn e krijuar n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Aksioni p\u00ebr radikalizimin e veprimeve, p\u00ebrfshir\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb dhe ngujimin n\u00eb Kuvend, u mb\u00ebshtet nga shum\u00eb deputet\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkuan reagime t\u00eb forta si brenda ashtu edhe jasht\u00eb Parlamentit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, pati kritika ndaj presidentit Bajram Begaj, p\u00ebr rolin e tij n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb veprimeve t\u00eb Ram\u00ebs, si dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr shkarkimin e disa funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Niko Peleshin.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt theksuan nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb aksion t\u00eb koordinuar politik dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe diaspor\u00ebn n\u00eb protesta. Kreu i PD Sali Berisha mb\u00ebshteti k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritjen e seanc\u00ebs dhe intensifikimin e protestave.<\/p>\n<p><strong>Diskutimet me dyer t\u00eb mbyllura n\u00eb Grupin Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Klevis Balliu:<\/strong>\u00a0Rama nuk e do debatin se humb dhe si\u00e7 b\u00ebri sot do t\u00eb b\u00ebj gjith\u00eb koh\u00ebs. Ne duhet ta p\u00ebrshkall\u00ebzojm\u00eb aksionin. K\u00ebtu po vdes paralamentarizmi. Ai po shkel kushtetut\u00ebn, dhe ne na mbetet vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: t\u00eb b\u00ebhemi gati p\u00ebr radikalizim. Duhet t\u00eb kemi reagime t\u00eb forta br\u00ebnda parlamentit, reagime t\u00eb forta edhe jasht\u00eb parlamentit. Nuk duhet t\u00eb p\u00ebrjashtojm\u00eb asnj\u00eb lloj forme p\u00ebrballjeje. Rama ka p\u00ebr q\u00ebllim ta shkat\u00ebrroj parlamentin, parlamentin se do m\u00eb, se parlamenti \u00ebsht\u00eb i bezdissh\u00ebm dhe ky kryeminist\u00ebr i ka problem denoncimet n\u00eb parlament se aty e d\u00ebgjojn\u00eb shqiptar\u00ebt. Ky do ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb ngjarjen e sotme n\u00eb nj\u00eb form\u00eb ose tjet\u00ebr. Ky nuk i sjell deputet\u00ebt as n\u00eb televizione, dhe tani nuk do t\u2019i sjell\u00eb edhe n\u00eb parlament. Ky do robotin atje. Dhe vet\u00eb nuk do t\u00eb vi m\u00eb. Duhet t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb form\u00eb p\u00ebr t\u00eb reaguar brenda parlamentit dhe nuj duhet t\u00eb p\u00ebrjashtojm\u00eb reagime t\u00eb forta pa kufizime, qoft\u00eb jasht\u00eb qoft\u00eb brenda.<\/p>\n<p><strong>Fatmir Mediu:<\/strong>\u00a0Ne duhet ta nd\u00ebrtojm\u00eb reagimin n\u00ebp\u00ebrmjet diskutimit dhe debatit me njer\u00ebzit, dhe kjo k\u00ebrkon nj\u00eb organizim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i takon marr\u00ebdh\u00ebnieve me partner\u00ebt, duhet t\u00eb flasim me ta duhet t\u00eb jemi partner\u00ebt. Me ta duhet t\u00eb diskurojm\u00eb dhe p\u00ebr ngjarjet e sotme, un\u00eb mendoj se duhet t\u2019u k\u00ebrkojm\u00eb takim, e t\u2019u shpjegojm\u00eb gj\u00ebrat. Se nuk mjafton q\u00eb ata t\u00eb na shohin nga ballkoni (i parlamentit teksa shihnin seanc\u00ebn t\u00eb enjten).<\/p>\n<p><strong>Bledjon Nallbati:<\/strong>\u00a0Si fillim un\u00eb mendoj se duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur seanc\u00ebn e sotme. S\u00eb dyti, n\u00ebse qeveria nuk pranon p\u00ebrs\u00ebritjen e seanc\u00ebs, duhet q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve t\u2019ua b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb, se ne do t\u00eb kusht\u00ebzojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien ton\u00eb me Parlamentin. Ne nuk mund t\u00eb rrim\u00eb si manekin\u00eb n\u00eb Kuvend, teksa Rama na thot\u00eb sesi duhet t\u00eb sillemi, s\u2019jemi aty p\u00ebr sho\u00ebn e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Gjin Gjoni:<\/strong>\u00a0Un\u00eb jam p\u00ebr radikalizim t\u00eb aksionit. Duhet t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb disa drejtime. Nj\u00eb ide mund t\u00eb jet\u00eb ngujimi n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, ose greva e uris\u00eb. Po ashtu, duhet t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr protesta t\u00eb forta. T\u00eb rrethojm\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, ashtu edhe Kryesin\u00eb e Kuvendit. Diaspora duhet t\u00eb protestoj\u00eb gjithashtu p\u00ebrpara ambasadave. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb normalitet me k\u00ebt\u00eb qeveri.<\/p>\n<p><strong>Saimir Korreshi:<\/strong>\u00a0Une jam per radikalizim te aksionit tone. Jam per ngujim ne Kuvendin e Shqiperise.<\/p>\n<p>Jam i mendimit p\u00ebr aksion edhe n\u00eb Kryesin\u00eb e Kuvendit. N\u00ebse Peleshi nuk e kthehen vendimin, at\u00ebher\u00eb ngujohemi. Njer\u00ebzit presin nga ne, nuk dalin m\u00eb p\u00ebr ne.<\/p>\n<p><strong>Ina Zhupa:<\/strong>\u00a0Para nj\u00eb jave kryesia e partise dhe grupi kemi marr vendim per te mos lene asnje hapesire institucionale te pashfrytezuar ne perballjen me Ramen. Do duhet edhe ne kete rast t\u2019i qendrojme vendimit te marr dhe te shfrytezojme hapesirat institucionale. Ne nuk kishim asnje skenar per ta prishur seancen, ne ishim aty per te fol per interesin publik, te gjithe ishin pergatitur, por u reagua ne mbrojtje te dinjitetit te parlamentit. Por nese i meshojme idese qe po degjoj ketu se meqenese Rama na pamundesoi seancen me te rendesishme, ne tani te vazhdojme me skenarin qe pamundesojme seancat, apo te pershkallezojme situaten, do te duket sikur nisim te njejten rruge qe kemi bere me pare, edhe njerezit mund te mendojne qe edhe kjo sot ishte pjese e skenarit tone per ate rruge, dhe jo arroganca e pushtetit. Ndaj sugjeroj te niset me kerkesen per ta kthyer parlamentin ne ligjshmeri, duke anulluar kete seance te jashteligjshme dhe riberjen e saj sipas rregullave. Te cojme sa me shpejt dy kerkese padite ne kushtetuese per dekretin e begajt dhe ate per ndryshimin e rregullores. Edhe seancen e ardhshme duhet te jemi te pergatitur per te kerkuar fjalen sipas rregullores dhe per te bere demaskim te plote te shkeljeve dhe per te pasur mundesi me pas te mbrojme interesin e qytetareve.<\/p>\n<p><strong>Ramadan Lika:<\/strong>\u00a0Doktor, Rama na ka bere favor dit\u00ebn e sotme. Ju doktor keni 3 muaj q\u00eb flisni p\u00ebr fars\u00ebn elektorale, megjithat\u00eb Kryesia u mblodh dhe vendosi q\u00eb ne t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb Kuvend. \u00cbsht\u00eb non sens, edhe nuk i njohim zgjedhjet, edhe shkojm\u00eb n\u00eb parlament. Media dhe elektorati na u v\u00ebrsul\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Por sot Rama na ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb favor t\u00eb madh. Tani ne duhet t\u2019i drejtohemi elektoratit, ose t\u00eb dor\u00ebzojm\u00eb mandatet, ose t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, ne dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb, t\u2019i hyjm\u00eb nj\u00eb rruge t\u00eb pakthim, deri n\u00eb ikjen e Edi Ram\u00ebs. Un\u00eb k\u00ebtu nuk jam p\u00ebr rrog\u00ebn e deputetit. Un\u00eb jam i mendimit q\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb vendos\u00eb elektoratit.<\/p>\n<p><strong>Xhelal Mziu:<\/strong>\u00a0Duhet t\u00eb reagojm\u00eb si grup parlamentar, i koordinuar m\u00eb p\u00ebrpara. Nuk duhet t\u00eb biem pre e loj\u00ebs s\u00eb maxhoranc\u00ebs. Duhet t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb \u00e7do mund\u00ebsi denoncimi e reagimi n\u00eb Parlament dhe n\u00eb komisione, p\u00ebr t\u00eb ngritur frym\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb mardh\u00ebnie partneriteti me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ngritjen e shpres\u00ebs n\u00eb terren.<\/p>\n<p><strong>Ivi Kaso:<\/strong>\u00a0Seanc\u00ebn e sotme Rama e kishte t\u00eb paramenduar. Mesazhet e shkurtra t\u00eb tij n\u00eb 3 min e para, ishin mesazhe q\u00eb paralajm\u00ebronin \u00e7far\u00eb do ndodhte. Pastaj nxorri Diell\u00ebn p\u00ebr provokim. Ishte me skenar e gjitha. Mesazhi ishte i qart\u00eb i Ram\u00ebs: Un\u00eb nuk pyes p\u00ebr parlamentin dhe p\u00ebr asnjeri. K\u00ebsaj situate sigurisht q\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjemi me nj\u00eb reagim, por reagimi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb emocional. Nj\u00eb protest\u00eb e vog\u00ebl dhe e organizuar shpejt, nj\u00eb protest\u00eb pa fuqi m\u00eb shum\u00eb na d\u00ebmton sesa na jep nj\u00ebfar\u00eb avantazhi n\u00eb raport me at\u00eb \u00e7far\u00eb presin njer\u00ebzit dhe n\u00eb raport me gravitetin e situat\u00ebs. Nj\u00eb protest\u00eb e vog\u00ebl do p\u00ebrdorej nga Rama dhe do demoralizonte njer\u00ebz. Mir\u00eb do ishte q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthureshin nj\u00eb s\u00ebr gjestesh, edhe gjeste politike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritjen e seanc\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe mocioni i shkarkimit t\u00eb Peleshit. Nj\u00eb ide tjet\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb edhe nisja e pro\u00e7edur\u00ebs p\u00ebr shkarkim e Presidentit, pasi Rama duke p\u00ebrdorur at\u00eb ka prishur balacat e pushtetit. Strumbullari i senac\u00ebs s\u00eb sotme \u00ebsht\u00eb Bajram Begaj, me dekretimin q\u00eb i b\u00ebri Diell\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn ia la n\u00ebn p\u00ebrgjegjegj\u00ebsi Ram\u00ebs. Prandaj ne duhet t\u2019i japim nj\u00eb mesazh atij se nuk do e tolerojm\u00eb m\u00eb. Roli i Presidentit sot nuk \u00ebsht\u00eb respektim i Kushtetut\u00ebs, por zgjatim i Kryeministrit. Ta nisim procedur\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e Presidentit, si\u00e7 e parashikon edhe Kushtetuta, dhe ne i kemi numrat prej 35 deputet\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Belind K\u00eblli\u00e7i:<\/strong>\u00a0Sigurisht q\u00eb jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb momenti t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt i paprecedent\u00eb q\u00eb Rama sot i hoqi t\u00eb drejt\u00ebn qytetar\u00ebve shqiptar t\u00eb njihen me programin dhe mbi t\u00eb gjitha me aferat korruptive dhe denoncimet e opozit\u00ebs. Ky ishte nj\u00eb kurth i ngritur nga Rama, n\u00eb t\u00eb cilin ra opinioni publik, si edhe qytetar\u00ebt. Ne duhet t\u00eb nisim nj\u00eb aksion t\u00eb fort\u00eb politik p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar, p\u00ebr qeverisjen aktuale, p\u00ebr faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb Rama ai q\u00eb pengon debatin, pengon parlamentarizmin, pengon jet\u00ebn normale n\u00eb parlament. Arsyeja se pse ne kemi pranuar mandatet \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht q\u00eb ne t\u00eb p\u00ebrdorim sall\u00ebn e parlamentit p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr hallet e tyre. Do duhet q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb radikalizim t\u00eb aksionit politik brenda parlamentit dhe jasht\u00eb pa p\u00ebrjashtuar k\u00ebtu qoft\u00eb edhe grev\u00ebn e uris\u00eb, apo ngujimin e deputet\u00ebve n\u00eb parlament.<\/p>\n<p><strong>Agron Gjekmarkaj:<\/strong>\u00a0Ne duhet t\u00eb ndjekim rrug\u00ebn institucionale, politike, edhe t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr sensibilizimin e ambasador\u00ebve. E mb\u00ebshtes k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rip\u00ebrs\u00ebritjen e seanc\u00ebs s\u00eb sotme. Por dua t\u00eb shtoj po ashtu se ne duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb mocion p\u00ebr shkarkimin e Niko Peleshit, pasi ai ka shkelur hapur Kushtetut\u00ebn. E dim\u00eb q\u00eb si kemi numrat, por t\u00eb lem\u00eb shenj\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr duhet t\u00eb forcojm\u00eb komunikimin me qytetar\u00ebt dhe me median.<\/p>\n<p><strong>Tomor Alizoti:<\/strong>\u00a0Shqip\u00ebria sot ka hyr\u00eb sot n\u00eb faz\u00ebn e diktatur\u00ebs. Ai ka kapur mediat sot, dhe e jep mesazhin e tij si\u00e7 d\u00ebshiron, ne si kemi mediat, prandaj ne duhet t\u00eb komunikojm\u00eb n\u00eb terren. Nj\u00eb mikrofon dhe t\u00eb dalim n\u00eb rrug\u00eb, t\u00eb ftojm\u00eb formumet rinore dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb bised\u00eb t\u00eb hapur me njer\u00ebzit n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Diktaturat nuk jan\u00eb p\u00ebrmbysur as me nd\u00earkomb\u00ebtar\u00ebt as me ambasadat.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb marrim vendim afatgjat\u00eb politik. T\u00eb ngrem\u00eb njer\u00ebzit, t\u2019i bindim, t\u2019u japim shpres\u00eb, e pastaj t\u2019i th\u00ebrrasim n\u00eb protesta masive.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Shum\u00eb ide t\u00eb vyera.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se duhet ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritjen e seanc\u00ebs, dhe po ashtu edhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb mocion p\u00ebr shkarkim p\u00ebr Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur kushtetut\u00ebn. Nd\u00ebrsa e dim\u00eb q\u00eb Begaj s\u2019do veproj\u00eb, por ama ne kemi detyr\u00eb t\u2019i themi atij q\u00eb mos t\u2019i th\u00ebrras\u00eb p\u00ebr betim. Kryetar\u00ebt e grupeve parlamentare t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00ebp\u00ebr ambasada e t\u00eb shpjegojn\u00eb situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb rivitalizojm\u00eb edhe deg\u00ebt tona n\u00eb diaspor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar protesta p\u00ebrpara Ambasadave, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb protestuar p\u00ebrpara Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb kur Kryeminist\u00ebr ishte Fatos Nano.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/aksione-radikale-deri-ne-greve-urie-cfare-diskutuan-deputetet-e-pd-ne-mbledhjen-e-grupit\/\">Aksione radikale deri n\u00eb grev\u00eb urie, \u00e7far\u00eb diskutuan deputet\u00ebt e PD n\u00eb mbledhjen e Grupit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jan\u00eb zbardhur detaje nga diskutimet e deputet\u00ebve demokrat\u00eb n\u00eb mbledhjen e Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb selin\u00eb blu. Ligjv\u00ebn\u00ebsit diskutuan masa radikale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar situat\u00ebn e krijuar n\u00eb Parlament. Aksioni p\u00ebr radikalizimin e veprimeve, p\u00ebrfshir\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb dhe ngujimin n\u00eb Kuvend, u mb\u00ebshtet nga shum\u00eb deputet\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkuan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41417","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41417","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41417"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41417\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41417"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41417"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41417"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}