{"id":41298,"date":"2025-09-18T17:52:03","date_gmt":"2025-09-18T17:52:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/18\/pd-ska-ide-e-as-nerva-pse-berisha-trembet-e-terbohet-nga-diella\/"},"modified":"2025-09-18T17:52:03","modified_gmt":"2025-09-18T17:52:03","slug":"pd-ska-ide-e-as-nerva-pse-berisha-trembet-e-terbohet-nga-diella","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/18\/pd-ska-ide-e-as-nerva-pse-berisha-trembet-e-terbohet-nga-diella\/","title":{"rendered":"PD s\u2019ka ide e as nerva, pse Berisha trembet e t\u00ebrbohet nga Diella?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Mazhoranca socialiste ka miratuar me nj\u00eb procedur\u00eb \u2018rrufe\u2019 programin qeveris\u00ebs p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt rresht si dhe ka votuar kabinetin e ri qeveritar \u201cRama 4\u201d.<br \/>\nThemi u miratua n\u00eb koh\u00eb rekord programi dhe p\u00ebrb\u00ebrja e qeveris\u00eb s\u00eb re, sepse kjo seanc\u00eb zgjati si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, vet\u00ebm 25 minuta, nga dy dit\u00eb me radh\u00eb minimumi, sipas planifikimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn e kryetar\u00ebve nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb!<br \/>\nNuk pati asnj\u00eb lloj debati, asnj\u00eb lloj zgjatjeje n\u00eb limitet normale kohore p\u00ebr nj\u00eb debat parlamentar q\u00eb sh\u00ebnon programin qeveris\u00ebs, i thon\u00eb 4 vite planifikim, si dhe pr miratimin e dekretit t\u00eb presidentit Bajram Begaj p\u00ebr ministrat e rinj t\u00eb PS!<br \/>\nNj\u00eb \u2018g\u00ebzim\u2019 t\u00eb till\u00eb p\u00ebr shmangjen e debateve maraton\u00eb n\u00eb Kuvend p\u00ebr dy dit\u00eb me radh\u00eb si dhe lirimin e programeve televizive nga pesha e k\u00ebtyre debateve, e solli si gjithnj\u00eb opozita shqiptare e kryesuar nga Berisha, n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. I cili nuk doli nga skenari i p\u00ebrhersh\u00ebm i bllokimit t\u00eb k\u00ebtyre punimeve, i ngritjes s\u00eb tensioneve dhe p\u00ebrplasjes n\u00eb seanc\u00eb, duke mos na \u2018zhg\u00ebnjyer\u2019 si gjithnj\u00eb me pandryshueshm\u00ebrin\u00eb e tij proverbiale!<br \/>\nK\u00ebtu \u2018ndihmoi\u2019 dhe Rama, i cili, duke q\u00ebn\u00eb se ia ka marr\u00eb \u2018dor\u00ebn\u2019 r\u00ebndsh\u00ebm k\u00ebsaj opozite, i nxori asaj \u2018bezen e kuqe\u2019, q\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn dhe PD tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb ministrja Diella e Inteligjenc\u00ebs Artificiale, e ka t\u00ebrbuar fare k\u00ebt\u00eb opozit\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb mos shfaq\u00eb si gjithnj\u00eb asnj\u00eb ide se si mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb k\u00ebt\u00eb mazhoranc\u00eb me 83 mandate deputeti, por t\u00eb l\u00ebshohet dhe nga nervat e t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb veprime t\u00eb palogjikshme e t\u00eb pakontrolluara n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit!<br \/>\nN\u00eb vend t\u00eb fjal\u00ebve dhe debateve, deputet\u00ebt e PD me n\u00eb krye kryetarin e grupit Gazmend Bardhi, l\u00ebshuan letra, stilolapsa si dhe librin e Kushtetut\u00ebs n\u00eb drejtim t\u00eb podiumit ku ishte kryeministri Edi Rama. N\u00eb fund bllokuan foltoren! Duke treguar qart\u00eb se deputet\u00ebt e opozit\u00ebs nuk jan\u00eb p\u00ebr debat me PS-n\u00eb p\u00ebr programin qeveris\u00ebs, pa\u00e7ka se socialist\u00ebt jan\u00eb n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt rresht n\u00eb qeverisje t\u00eb vendit, se opozita nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur se si mund t\u2019i p\u00ebrgjigjet k\u00ebtij programin me alternativ\u00ebn e tyre. E n\u00eb vend t\u00eb fjal\u00ebs dhe arsyetimit, \u2018komand\u00ebn\u2019 e kan\u00eb marr\u00eb duart, k\u00ebmb\u00ebt e \u2018rryli\u2019 i fytit n\u00eb at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb quhet sforcim marramend\u00ebs deri n\u00eb ul\u00ebrim\u00eb i k\u00ebsaj opozite, e cila nuk shkon p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e saj n\u00eb Kuvend por thjesht\u00eb e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar sherre! Fundja \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb e till\u00eb e rr\u00ebnuar, me at\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje, me at\u00eb lider q\u00eb ka. Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb gj\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb! E ka treguar me koh\u00eb e vakt k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, ndaj \u2018korr\u2019 rezultate vet\u00ebm n\u00eb ulje!<br \/>\nP\u00ebrgjigjia e mazhoranc\u00ebs ishte e shpejt\u00eb e \u2018rrufe, mbyll debatin pa filluar, dhe kalon n\u00eb votim programin qeveris\u00ebs dhe kabinetin e ri qeveritar, duke mbyllur n\u00eb fund dhe seanc\u00ebn e dit\u00ebs s\u00eb enjte, pa mbushur ende 25 minuta t\u00eb plota, pa\u00e7ka se ishte vendosur nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe me mb\u00ebshtetjen e opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb zgjaste plot 48 or\u00eb! Vet\u00ebm pse doli \u201cDiella\u2019 n\u00eb monitor e mbi t\u00eb gjitha iu dha fjala, p\u00ebr t\u00eb shprehur p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave, edhe \u2018ankes\u00ebn\u2019 e saj se ndjehej e l\u00ebnduar pasi ishte quajtur anti-kushtetuese nga opozita!<br \/>\nN\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs duhet t\u00eb theksojm\u00eb se kjo opozit\u00eb, pavar\u00ebsisht se ka 50 deputet\u00eb n\u00eb grupin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb drejtuar nga Berisha, s\u2019ka asnj\u00eb shqet\u00ebsim apo \u2018tendosje\u2019 p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00eb q\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet! Q\u00ebndrimin larg pushtetit opozita e ka vendosur me koh\u00eb e vakt, q\u00eb n\u00eb momentin kur riktheu Berish\u00ebn nga \u2018pensionimi\u2019 politik 8 vje\u00e7ar n\u00eb krye t\u00eb PD, duke d\u00ebbuar Bash\u00ebn dhe ata q\u00eb e mb\u00ebshtesnin nga PD! Jo ata q\u00eb tundin \u2018belin\u2019 t\u00eb kuptohemi, ata jan\u00eb rikthyer s\u00ebrish aty, pa u skuqur apo zverdhur as kur gazetar\u00ebt ua kujtojn\u00eb kalimin e \u2018ylberit\u2019 politik! Madje tani thon\u00eb n\u00ebp\u00ebr panelet televizive se kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb emocionuar at\u00ebher\u00eb kur kan\u00eb deklaruar \u201cBabi i Zenit\u201d dhe kur jan\u00eb \u2018zotuar\u2019 se \u2018nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb n\u00eb politik\u00eb n\u00ebse rikthehet Berisha n\u00eb krye t\u00eb PD\u2019! Pra kapitullin e pushtetit e kan\u00eb mbyllur sa koh\u00eb q\u00eb Berisha do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PD, me mision!<br \/>\nDuke q\u00ebn\u00eb t\u00eb leht\u00ebsuar nga k\u00ebto kasavetet e dh\u00ebnies llogari para votuesve dhe demokrat\u00ebve p\u00ebr humbjen rr\u00ebnuese n\u00eb zgjedhje, ku statuti p\u00ebrcakton largimin automatik t\u00eb kryetarit si dhe t\u00ebr\u00eb lidershipit humb\u00ebs, duke q\u00ebn\u00eb se kan\u00eb v\u00ebn\u00eb \u2018stek\u00ebn\u2019 tep\u00ebr t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb p\u00ebrballjen me mazhoranc\u00ebn dhe pa asnj\u00eb pretendim apo shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Ram\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, opozita e udh\u00ebhequr nga Berisha, i \u00ebsht\u00eb \u2018dor\u00ebzuar\u2019 vet\u00ebm nj\u00eb detyre, p\u00ebr ta kryer me sukses t\u00eb plot\u00eb: asaj t\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb zhurm\u00ebs n\u00eb Parlament e n\u00eb rrug\u00eb, at\u00eb t\u00eb ul\u00ebrimave, thyerjes s\u00eb karrikeve, shkuljes s\u00eb mikrofon\u00ebve dhe p\u00ebrplasjeve fizike me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat me kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb shprehjen e famshme \u2018e para ishte fjal\u00eb\u2019 n\u00eb \u2018t\u00eb parat jan\u00eb duart e k\u00ebmb\u00ebt\u2019, nd\u00ebrsa fjala p\u00ebrjashtohet nga \u2018m\u00ebnyja\u2019 p\u00ebr opozit\u00ebn aktuale!<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb opozita e sotme e drejtuar nga Sali Berisha! Tezja e Tik Lapaj nuk foli sot, nuk do t\u00eb flas\u00eb shum\u00eb, ajo ka p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb dhe dor\u00ebzoj\u00eb n\u00eb Kuvend vet\u00ebm ato q\u00eb mendon e shkruan Tiku! E tha vet\u00eb ai, n\u00eb nj\u00eb emision televiziv, s\u2019po ia shpikim ne! Tre deputet\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs po mundohen n\u00eb orientohen n\u00eb kaosin e zhurmsh\u00ebm t\u00eb PD, por ata jo k\u00ebsaj mazhorance nuk kan\u00eb \u00e7far\u00eb i b\u00ebjn\u00eb, por nuk mund t\u00eb dalin dot as mbi zhurm\u00ebn e opozit\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs!<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb lind pyetja: Po pse Berisha b\u00ebn k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb n\u00eb Kuvend e jasht\u00eb tij dhe pse t\u00ebrbohet nga ministrja \u201cDiella\u201d! Mbi t\u00eb gjitha, pse e mori \u2018ters\u2019 q\u00eb n\u00eb fillim ministren e Inteligjenc\u00ebs Artificiale, t\u00eb prezantuar nga kryeministri Rama q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, i shpjeguar prej tij, si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr prokurimet publike dhe si mjeti efikas p\u00ebr shmangien e k\u00ebsaj vatre korrupsioni?!<br \/>\nN\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, ajo q\u00eb mund t\u00eb themi \u00ebhst\u00eb se prezantimi nga Edi Rama i ministres \u201cDiella\u201d ka krijuar nj\u00eb impakt t\u00eb madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke marr\u00eb v\u00ebmendjen maksimale t\u00eb mediave rajonale, evropiane e bot\u00ebrore! Esht\u00eb b\u00ebr\u00eb lajm i par\u00eb n\u00eb edicionet e lajmeve dhe kryetem\u00eb dhe n\u00eb takimet n\u00eb institucionet e organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs! Pra e ka kthyer dhe nj\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes bot\u00ebrore, pas prezantimit me sukses edhe sivjet t\u00eb \u2018bumit\u2019 turistik!<br \/>\nKjo v\u00ebmendje e madhe ndaj Ram\u00ebs dhe mazhoranc\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb vjen pas nj\u00eb rezultati tep\u00ebr t\u00eb lart\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt qeveris\u00ebs radhazi, e ka t\u00ebrbuar Berish\u00ebn. I cili u \u2018shqye\u2019 t\u00ebr\u00eb ver\u00ebn e tashm\u00eb n\u00eb vjesht\u00eb, dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb me shkop n\u00eb dor\u00eb p\u00ebrball\u00eb hartave elektorale, duke \u2018denoncuar\u2019 tjet\u00ebrsimin e vot\u00ebs sipas tij! Denoncime t\u00eb cilat jo vet\u00ebm q\u00eb nuk po \u2018d\u00ebgjohen\u2019 fare nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, kan\u00eb arritur ta njohin tashm\u00eb Berish\u00ebn q\u00eb nuk i p\u00eblqen asnj\u00eb lloj procesi zgjedhor ku vet\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb fitues, por s\u2019po d\u00ebgjohen m\u00eb as nga shqiptar\u00ebt, madje as nga demokrat\u00ebt, \u00e7ka tregon se asnj\u00eb akuz\u00eb e Berish\u00ebs nuk besohet m\u00eb, ndaj kan\u00eb k\u00ebt\u00eb  impakt tep\u00ebr t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb publik deklaratat denoncuese t\u00eb tij. Nuk p\u00ebrb\u00ebn lajm me nj\u00eb fjal\u00eb, as p\u00ebr mediat af\u00ebr tij!<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb hapja n\u00eb koh\u00eb rekord e negociatave me BE, pritja q\u00eb i rezervojn\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb Bruksel, po tregojn\u00eb qart\u00eb se fitorja e thell\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 11 majit e PS jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar dhe mb\u00ebshtetur nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, por po cil\u00ebsohet dhe si nj\u00eb arritje e madhe e kryeministrit shqiptar n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, brenda vitit 2030!<br \/>\nT\u00ebrbimi i Berish\u00ebs dhe i mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij me ministren \u201cDiella\u201d duke filluar nga momenti kur Rama e ka prezantuar p\u00ebrkrah mistrave t\u00eb kabinetit t\u00eb ri qeveritar, me sa duket ka dhe nj\u00eb shkak tjet\u00ebr! Berisha po tregon \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se beson shum\u00eb n\u00eb efikasitetin e inteligjenc\u00ebs artificiale t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga \u2018Diella\u2019 n\u00eb  minimizimin e korrupsionit n\u00eb Prokurimet Publike n\u00eb Shqip\u00ebri! E beson me sa duket, prandaj s\u2019mund ta duroj\u00eb k\u00ebt\u00eb sukses t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb socialist\u00ebve n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt qeveris\u00ebs radhazi, t\u00eb cil\u00ebt me nj\u00eb pajisje i heqin nga \u2018duart\u2019 atij mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb para mediave, n\u00eb at\u00eb q\u00eb e ai e quan \u2018denoncimi i korrupsionit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs\u201d.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018goditje\u2019 e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb, pavar\u00ebsisht se askush nuk e beson p\u00ebr k\u00ebto akuza ndaj Ram\u00ebs, p\u00ebr shkak se Berisha vet\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr korrupsion n\u00eb favor t\u00eb dh\u00ebnd\u00ebrit t\u00eb tij, n\u00eb afer\u00ebn \u201cPartizani\u2019 apo jan\u00eb n\u00ebn hetim pasurit\u00eb si dhe lobimet e tij! Por, Berisha nuk pyet, p\u00ebr t\u00eb problemi \u00ebsht\u00eb \u201cDiella\u2019 q\u00eb ia hoqi me sa duket ende pa filluar pun\u00eb, mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb akuzuar kund\u00ebrshtarin politik p\u00ebr korrupsion! Pavar\u00ebsisht se nuk rresht n\u00eb akuzat ndaj Ram\u00ebs, se me \u201cDiell\u00ebn\u2019 u ka hequr mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar ministrave t\u00eb tij, p\u00ebr ta marr\u00eb vet\u00eb sipas kreut t\u00eb PD \u2018komand\u00ebn\u2019 e korrupsionit, Berisha n\u00eb sulmin e tij ndaj \u2018Diell\u00ebs\u2019 po tregon gjithnj\u00eb e m\u00eb fort se beson se p\u00ebrmes ministres s\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale, Rama ka gjetur \u2018\u00e7el\u00ebsin\u2019 p\u00ebr t\u00eb minimizuar korrupsionin e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore n\u00eb prokurimet publike! K\u00ebt\u00eb se duron Berisha!<br \/>\nMe sa duket Berisha \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar dhe p\u00ebr vete e familjen e tij, q\u00eb merret me biznes. Pasi ka akuza se ai ka v\u00ebn\u00eb shum\u00eb pasuri dhe n\u00eb k\u00ebto vite opozit\u00eb, p\u00ebrmes pun\u00ebve publike q\u00eb familja e tij ka marr\u00eb, indirekt ose direkt, duke u akuzuar dhe nga t\u00eb vet\u00ebt brenda PD deri n\u00eb atiketime t\u00eb tilla si \u201cSali Kulla\u201d. Por q\u00eb tani e tutje \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb rrezik potencial, pasi pritet t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht \u201cDiella\u201d ajo q\u00eb do t\u2019ua pres\u00eb mund\u00ebsin\u00eb jo vet\u00ebm abuzuesve \u2018kronik\u00eb\u2019 por dhe familjes s\u00eb Berish\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u2018njomin sqepin\u2019 me parat\u00eb publike! Hamend\u00ebsim yni \u00ebsht\u00eb ky i fundit, por meq\u00eb jemi tek t\u00ebrbimi i Berish\u00ebs p\u00ebr \u201cDiell\u00ebn\u201d. Pasi Berisha acarohet shum\u00eb dhe nis \u2018sag\u00ebn\u2019 e akuzave vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur i preket interesi personal dhe aty ku preket ky interes! Esht\u00eb standard q\u00eb e ka v\u00ebn\u00eb vet\u00eb Berisha nd\u00ebr vite ky, dhe nuk kemi pse t\u00eb mos hamend\u00ebsojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe ne!<br \/>\nMegjithat\u00eb do t\u00eb presim, por jemi t\u00eb sigurt\u00eb se Berisha jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka asnj\u00eb ide, por nuk ka as nerva p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb tamam! Thjesht\u00eb b\u00ebn zhurm\u00eb, k\u00ebrkon tension dhe kaos, sikurse ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha her\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mbetur po pas t\u00eb gjitha p\u00ebrballjeve elektorale, n\u00eb t\u00eb gjitha her\u00ebt n\u00eb opozit\u00eb! T\u00eb pakt\u00ebn sa t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb Berisha, t\u00eb cilit i urojm\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/pd-ska-ide-e-as-nerva-pse-berisha-trembet-e-terbohet-nga-diella\/\">PD s\u2019ka ide e as nerva, pse Berisha trembet e t\u00ebrbohet nga Diella?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Mazhoranca socialiste ka miratuar me nj\u00eb procedur\u00eb \u2018rrufe\u2019 programin qeveris\u00ebs p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt rresht si dhe ka votuar kabinetin e ri qeveritar \u201cRama 4\u201d. Themi u miratua n\u00eb koh\u00eb rekord programi dhe p\u00ebrb\u00ebrja e qeveris\u00eb s\u00eb re, sepse kjo seanc\u00eb zgjati si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, vet\u00ebm 25 minuta, nga dy dit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41298","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41298"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41298\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}