{"id":41261,"date":"2025-09-18T14:48:36","date_gmt":"2025-09-18T14:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/18\/linda-karcanaj-bankomati-i-elton-jorgjisit-dhe-gerond-meces-ja-cfsheh-anulimi-i-tenderit-6-2-miliarde-leke-i-sigurise-ne-burgje\/"},"modified":"2025-09-18T14:48:36","modified_gmt":"2025-09-18T14:48:36","slug":"linda-karcanaj-bankomati-i-elton-jorgjisit-dhe-gerond-meces-ja-cfsheh-anulimi-i-tenderit-6-2-miliarde-leke-i-sigurise-ne-burgje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/18\/linda-karcanaj-bankomati-i-elton-jorgjisit-dhe-gerond-meces-ja-cfsheh-anulimi-i-tenderit-6-2-miliarde-leke-i-sigurise-ne-burgje\/","title":{"rendered":"Linda Kar\u00e7anaj, bankomati i Elton Jorgjisit dhe Gerond Me\u00e7es, ja \u00e7\u2019fsheh anulimi i tenderit 6.2 miliard\u00eb lek\u00eb i siguris\u00eb n\u00eb burgje"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 28 korrik dhe 18 gusht 2025, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka marr\u00eb dy vendime p\u00ebr tenderin e kamerave dhe skaner\u00ebve t\u00eb burgjeve q\u00eb organizohet nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI). Nj\u00ebri k\u00ebrkonte ndarjen n\u00eb lote t\u00eb prokurimit, tjetri miratonte anulimin e tij. T\u00eb dy k\u00ebto akte jan\u00eb shp\u00ebrfillur nga shefja e AKSHI-t, Mirlinda Kar\u00e7anaj. Sipas ligjit, duhej q\u00eb brenda 5 dit\u00ebve t\u00eb zbatohej vendimi. M\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb dat\u00ebn 15 shtator, AKSHI ka nxjerr\u00eb njoftimin e anulimit t\u00eb procedur\u00ebs.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt : \u201cMir\u00ebmbajtje e Sistemit t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb IEVP p\u00ebr Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve\u201d me Fondin Limit: 619,796,658 Lek\u00eb pa TVSH ose 6,278,329 Euro pa TVSH.<\/p>\n<p><strong>Pazari i vjet\u00ebr q\u00eb mban peng tenderin<\/strong><\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb njoftuar m\u00eb 10 prill 2025, nd\u00ebrsa afati i fundit p\u00ebr paraqitjen e ofert\u00ebs ishte m\u00eb 12 maj 2025.\u00a0Por, deri tenderi tani ka q\u00ebndruar pezull. \u00c7far\u00eb fsheh kjo zvarritje?<\/p>\n<p>Shkaku \u00ebsht\u00eb kontrata Nr. 80, dat\u00eb 6 dhjetor 2023, \u201cMir\u00ebmbajtje e pajisjeve t\u00eb siguris\u00eb skanera dhe ura p\u00ebr<\/p>\n<p>Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve\u201d. Kjo kontrat\u00eb \u00a0p\u00ebrfundon n\u00eb Dhjetor 2025 dhe me ecurin\u00eb tep\u00ebr t\u00eb<\/p>\n<p>ngadalt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj procedure, asgj\u00eb nuk e pengon AKSHI-n q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb abuzimet e deritanishme, duke e p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mir\u00ebmbajt\u00ebn e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi n\u00eb kontrat\u00ebn e ardhshme t\u00eb mir\u00ebmbajtjes p\u00ebr t\u00eb gjitha IEVP-t\u00eb.<\/p>\n<p>AlbaScan, me pronar Elton Jorgjis ka kontrat\u00ebn me AKSHI-n. Konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me REF-81347-09-26-2023 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshja me koh\u00ebzgjatje prej 24 muajsh.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do IEVP n\u00eb Shqip\u00ebri, pa p\u00ebrjashtim, ka sisteme skanimi dhe sisteme detektor\u00ebsh me q\u00ebllim parandalimin e futjes s\u00eb mallrave dhe sendeve t\u00eb paligjshme n\u00eb k\u00ebto institucione. K\u00ebto sisteme jan\u00eb objekt mir\u00ebmbajtjeje t\u00eb vazhdueshme me q\u00ebllim funksionimin e tyre 24\/7.<\/p>\n<p>Po \u00e7ka ndodhur n\u00eb terren? Rezulton se numri i sistemeve t\u00eb skanimit dhe detektimit q\u00eb duhet t\u00eb mir\u00ebmbahen \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr 5 IEVP nga 19 IEVP n\u00eb total, \u00e7ka shtron pyetjen \u201cSi mir\u00ebmbahen k\u00ebto sisteme n\u00eb 14 IEVP-t\u00eb e tjera?\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje gjendet n\u00eb tabel\u00ebn m\u00eb posht\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga portali i Ministris\u00eb i Financave, ku tregohen pagesat nga sistemi i Thesarit t\u00eb Shtetit gjat\u00eb vitit 2025, \u00a0\u00a0ku rezulton se AlbaScan vazhdon t\u00eb t\u00ebrheq para si n\u00eb bankomatin e vet.<\/p>\n\n<p>K\u00ebto pagesa vazhdojn\u00eb \u00e7do muaj pavar\u00ebsisht se skanerat shpesh her\u00eb nuk kan\u00eb punuar dhe disa vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb jasht\u00eb funksionit.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumentit m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb dat\u00ebn 14 dhjetor 2023 Thesari i Shtetit ekzekutoi nj\u00eb pages\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 28 milion\u00eb e 431 mij\u00eb lek\u00eb ose rreth 278 mij\u00eb euro p\u00ebr kompanin\u00eb AlbaScan. Kjo ishte pagesa e muajit e kontrat\u00ebs p\u00ebr \u201cMir\u00ebmbajtjen e sistemit t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Institucionet e Ekzekutimit t\u00eb Vendimeve Penale\u201d p\u00ebr Drejtorin\u00eb e Burgjeve.<\/p>\n<p>Ky veprim p\u00ebrs\u00ebritet me p\u00ebrpikm\u00ebri \u00e7do muaj.<\/p>\n<p><strong>Skanerat i h\u00ebngr\u00ebn \u201ckok\u00ebn\u201d drejtorit t\u00eb Burgjeve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2023, Sokol Mjacaj, i d\u00ebnuar p\u00ebrjet\u00eb p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda, q\u00eblloi me nj\u00eb pistolet\u00eb me mulli dy t\u00eb burgosur t\u00eb tjer\u00eb \u00a0n\u00eb ambientet e burgut t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Peqin. Nj\u00eb i vdekur dhe nj\u00eb i plagosur. Arben Lleshi, objektivi i Mjacajt, ka humbur jet\u00ebn menj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa Indrit Shaqja mbetet i plagosur, duke qen\u00eb edhe d\u00ebshmitari kryesor i asaj \u00e7far\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Arma, e futur mbi dy jav\u00eb p\u00ebrpara ngjarjes n\u00eb qelin\u00eb e Mjacajt, kthehet n\u00eb strumbullarin q\u00eb futi n\u00eb qeli t\u00eb gjith\u00eb ekipin drejtues t\u00eb Burgut t\u00eb Peqinit, t\u00eb cil\u00ebt deri at\u00eb dit\u00eb kishin detyr\u00eb ta mbik\u00ebqyrnin Mjacajn dhe shok\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Nga hetimi i par\u00eb rezulton se kamerat nuk punonin. As skaneri nga ku kalon gjith\u00e7ka drejt qelive nuk funksionon, duke ngritur mjaft pyetje p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb burgje.<\/p>\n<p>Ende pa u shuar jehona e vrasjes n\u00eb burgun e Peqinit, viti 2024 nisi me nj\u00eb tentativ\u00eb arratisje n\u00eb burgun e Fierit. Koka e organizimit t\u00eb arratisjes u tha se ishte Dan Hutra, vras\u00ebsi i 3 grave, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb tentativ\u00eb kishte me vete edhe 3 t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb tjer\u00eb, Martin Kapllanin, Geraldo Veizin dhe Feti Kova\u00e7in. Mjetet prer\u00ebse me t\u00eb cilat jan\u00eb sharruar hekurat e burgut ishin futur s\u00ebrish brenda qelive duke rikthyer pik\u00ebpyetjet rreth nivelit t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb burgje dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb pajisjeve q\u00eb ishin bler\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb siguri.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre ngjarjeve, m\u00eb 14 shkurt t\u00eb vitit 2024, drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Burgjeve, Admir Braja jep dor\u00ebheqjen, nd\u00ebrsa n\u00eb vend t\u00eb tij u em\u00ebrua Klevis Qose. Drejtori iku, kontrata mbeti, parat\u00eb i merr Albascan. N\u00eb dhjetor 2023, Sokol Mjacaj, i d\u00ebnuar p\u00ebrjet\u00eb p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda, q\u00eblloi me nj\u00eb pistolet\u00eb me mulli dy t\u00eb burgosur t\u00eb tjer\u00eb \u00a0n\u00eb ambientet e burgut t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Peqin. Nj\u00eb i vdekur dhe nj\u00eb i plagosur. Arben Lleshi, objektivi i Mjacajt, ka humbur jet\u00ebn menj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa Indrit Shaqja mbetet i plagosur, duke qen\u00eb edhe d\u00ebshmitari kryesor i asaj \u00e7far\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Arma, e futur mbi dy jav\u00eb p\u00ebrpara ngjarjes n\u00eb qelin\u00eb e Mjacajt, kthehet n\u00eb strumbullarin q\u00eb futi n\u00eb qeli t\u00eb gjith\u00eb ekipin drejtues t\u00eb Burgut t\u00eb Peqinit, t\u00eb cil\u00ebt deri at\u00eb dit\u00eb kishin detyr\u00eb ta mbik\u00ebqyrnin Mjacajn dhe shok\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Nga hetimi i par\u00eb rezulton se kamerat nuk punonin. As skaneri nga ku kalon gjith\u00e7ka drejt qelive nuk funksionon, duke ngritur mjaft pyetje p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb burgje.<\/p>\n<p>Ende pa u shuar jehona e vrasjes n\u00eb burgun e Peqinit, viti 2024 nisi me nj\u00eb tentativ\u00eb arratisje n\u00eb burgun e Fierit. Koka e organizimit t\u00eb arratisjes u tha se ishte Dan Hutra, vras\u00ebsi i 3 grave, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb tentativ\u00eb kishte me vete edhe 3 t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb tjer\u00eb, Martin Kapllanin, Geraldo Veizin dhe Feti Kova\u00e7in. Mjetet prer\u00ebse me t\u00eb cilat jan\u00eb sharruar hekurat e burgut ishin futur s\u00ebrish brenda qelive duke rikthyer pik\u00ebpyetjet rreth nivelit t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb burgje dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb pajisjeve q\u00eb ishin bler\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb siguri.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre ngjarjeve, m\u00eb 14 shkurt t\u00eb vitit 2024, drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Burgjeve, Admir Braja jep dor\u00ebheqjen, nd\u00ebrsa n\u00eb vend t\u00eb tij u em\u00ebrua Klevis Qose. Drejtori iku, kontrata mbeti<\/p>\n<p><strong>Kle\u00e7ka e tenderit t\u00eb ri q\u00eb favorizon nj\u00ebr\u00ebn kompani<\/strong><\/p>\n<p>Sipas shpjegimeve t\u00eb b\u00ebra nga nj\u00eb specialist i AKSHI-it n\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur n\u00eb KPP p\u00ebr tenderin, modelet dhe sisteme e instaluara n\u00eb IEVP gjat\u00eb periudh\u00ebs 2022-2024 jan\u00eb HI-SCAN6040C dhe HI_SCAN6040i. Nga k\u00ebrkimi n\u00eb rrjet, \u201cHI SCAN 6040C Shqip\u00ebri\u201d del vet\u00ebm nj\u00eb kompani q\u00eb ka ekskluzivitetin e k\u00ebtyre produkteve n\u00eb Shqip\u00ebri. AKSHI ka pranuar faktin se gjat\u00eb periudh\u00ebs 2023-2024, AlbaScan ka instaluar disa skanera, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar pajisjet e d\u00ebmtuara. Mbi k\u00ebt\u00eb realitet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesat e tenderit t\u00eb ri q\u00eb favorizojn\u00eb kompanin\u00eb q\u00eb ka realizuar instalimin e skanerave. Kjo situat\u00eb ka pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta. P\u00ebr shembull, sipas kushteve t\u00eb vendosura, mungesa e stafit t\u00eb certifikuar nga prodhuesi i pajisjeve \u201cSmith Detection\u201d p\u00ebrjashton automatikisht \u00e7do kompani tjet\u00ebr nga mund\u00ebsia e p\u00ebrmbushjes s\u00eb kritereve kualifikuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender.<\/p>\n<p><strong>K\u00eb po favorizon Kar\u00e7anaj? <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2022, u shpall tenderi me objekt \u201cMir\u00ebmbajtja e sistemit t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb 18 Institucione t\u00eb Ekzekutimeve t\u00eb Vendimeve Penale\u201d, n\u00eb interes t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve. Vlera e tenderit ishte 611 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Tenderi u zhvillua me vet\u00ebm nj\u00eb operator ekonomik, bashkimin e shoq\u00ebrive Advanced Business Solutions- Albascan- Real Com dhe CSP SHPK. Ky operator e fitoi tenderin pa gar\u00eb duke ofruar 568.6 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Kontrata e k\u00ebtij tenderi e firmosur zyrtarisht n\u00eb 19 dhjetor t\u00eb vitit 2023 parashikonte mir\u00ebmbajtjen e siguris\u00eb n\u00eb burgje, p\u00ebrfshir\u00eb v\u00ebzhgimin me kamera, nd\u00ebrrimin e kamerave t\u00eb vjetra q\u00eb mund t\u00eb ishin t\u00eb d\u00ebmtuara ose amortizuara. Ky projekt i paralajm\u00ebruar nga Edi Rama qysh m\u00eb 2018 d\u00ebshtoi p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>ADVANCED BUSINESS SOLUTIONS \u2013ABS sh.p.k\u201d, ka si pronar kryesor Gerond Me\u00e7en. Deri n\u00eb dhjetor 2024, m\u00eb shum\u00eb se 53 milion\u00eb euro tendera t\u00eb AKSHI-t, jan\u00eb p\u00ebrfituar nga kompanit\u00eb e shtetasit Gerond Me\u00e7e. Ky i fundit, pasi ka p\u00ebrfituar tenderat, nga AKSHI, ia ka kaluar punimet kompanive t\u00eb Armand Frangut, i cili \u00ebsht\u00eb gjithashtu ortak i Gerond Me\u00e7es n\u00eb dy kompani.<\/p>\n<p>Me\u00e7e \u00ebsht\u00eb ortak biznesi i Armand Frangut, i njohur si baxhanaku i Kryeministrit Edi Rama. Kompania ABS, e p\u00ebrdorur nga Me\u00e7e p\u00ebr t\u00eb fituar tenderat e AKSHI-t, ka nj\u00eb rritje galopante t\u00eb xhiros nga viti 2012, kur deklaronte xhiro 131 milion\u00eb lek\u00eb e deri n\u00eb vitin 2024 kur xhiro ka arritur n\u00eb mbi 18 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Baxhanaku i kryeministri Edi Rama, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga QKB, rezulton aksioner n\u00eb 2 kompani, B360 e bashk\u00ebthemeluar me Gerond Me\u00e7e dhe SIRMA e themeluar n\u00eb vitin 2017 me ortak kompanin\u00eb SIRMA inc ku Armand Frangu ka n\u00eb zot\u00ebrim 45% t\u00eb aksioneve. T\u00eb dyja k\u00ebto firma kan\u00eb si objekt sh\u00ebrbimet IT.<\/p>\n<p>E dyta kompani, AlbaScan, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb firm\u00eb tjet\u00ebr e cila bashk\u00ebpunon me Me\u00e7en dhe n\u00eb brenda pak vitesh ka xhiruar miliona euro. T\u00eb dy kompanit\u00eb, ve\u00e7 tenderit p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb burgje, fituan edhe at\u00eb 16 milion\u00eb euro p\u00ebr implementimin e Laborator\u00ebve SMART n\u00eb shkolla si dhe disa kontrata t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>KPP i jep koh\u00eb Kar\u00e7anajt<\/strong><\/p>\n<p>Pra duke par\u00eb se kush jan\u00eb p\u00ebrfituesit e k\u00ebtyre fondeve, b\u00ebhet e qart\u00eb se Kar\u00e7anaj do t\u2019i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund porosis\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb. Po ashtu, Drejtoria e Burgjeve do ta kaloj\u00eb n\u00eb heshtje \u00e7do anomali. Nd\u00ebrsa KPP i jep koh\u00eb Kar\u00e7anajt t\u00eb zgjidh\u00eb l\u00ebmshin e krijuar prej saj.<\/p>\n<p>Denoncimet n\u00eb KPP jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje nga kompania \u201cA E S S\u201d me pronar Lefter Klemon. Q\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tort\u00ebs duke k\u00ebrkuar ndarjen e tenderit n\u00eb tre lote (pjes\u00eb) kamerat, skanerat, telefonia.<\/p>\n<p>Pas marrjes t\u00eb pandehur dhe shkarkimit t\u00eb kryetarit t\u00eb KPP, Jonaid Myzyri, komisioni u detyrua t\u00eb struket. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr humbi terren edhe Gerond Me\u00e7e i ABS.<\/p>\n<p>Pas shum\u00eb zvarritjeve, m\u00eb 28 korrik 2025, KPP vendosi q\u00eb t\u00eb pranonte ankesat e operatorit ankimues dhe urdh\u00ebroi AKSHI-n nd\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb ta ndaj\u00eb procedur\u00ebn n\u00eb lote.<\/p>\n\n<p>\u201cNisur nga fakti se autoriteti kontraktor nuk ka argumentuar teknikisht dhe ligj\u00ebrisht mosndarjen n\u00eb lote t\u00eb procedur\u00ebs, KPP gjykon, se autoriteti kontraktor duhet t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit n\u00eb lote\u201d, theksohet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb vendim. Por AKSHI, as nuk e anuloi procedur\u00ebn e shpallur, as nuk i rishikoi termat e referenc\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Vendimi tjet\u00ebr i KPP q\u00eb pasoi n\u00eb dat\u00ebn 18 gusht 2025, pas korrespondencave mes institucioneve, i hap rrug\u00ebn anulimit t\u00eb procedur\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjendemi para nj\u00eb korrupsioni q\u00eb ka mb\u00ebrthyer tre institucione dhe si \u00e7mim ka sigurin\u00eb n\u00eb burgje.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/linda-karcanaj-bankomati-i-elton-jorgjisit-dhe-gerond-meces-ja-cfsheh-anulimi-i-tenderit-6-2-miliarde-leke-i-sigurise-ne-burgje\/\">Linda Kar\u00e7anaj, bankomati i Elton Jorgjisit dhe Gerond Me\u00e7es, ja \u00e7\u2019fsheh anulimi i tenderit 6.2 miliard\u00eb lek\u00eb i siguris\u00eb n\u00eb burgje<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 28 korrik dhe 18 gusht 2025, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka marr\u00eb dy vendime p\u00ebr tenderin e kamerave dhe skaner\u00ebve t\u00eb burgjeve q\u00eb organizohet nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI). Nj\u00ebri k\u00ebrkonte ndarjen n\u00eb lote t\u00eb prokurimit, tjetri miratonte anulimin e tij. T\u00eb dy k\u00ebto akte jan\u00eb shp\u00ebrfillur nga shefja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41261","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41261","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41261"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41261\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}