{"id":41215,"date":"2025-09-18T11:52:58","date_gmt":"2025-09-18T11:52:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/18\/deshmia-ne-hage-williams-thaci-dhe-gjithe-anetaret-e-delegacionit-kerkonin-pavaresi\/"},"modified":"2025-09-18T11:52:58","modified_gmt":"2025-09-18T11:52:58","slug":"deshmia-ne-hage-williams-thaci-dhe-gjithe-anetaret-e-delegacionit-kerkonin-pavaresi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/18\/deshmia-ne-hage-williams-thaci-dhe-gjithe-anetaret-e-delegacionit-kerkonin-pavaresi\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia n\u00eb Hag\u00eb\/ Williams: Tha\u00e7i dhe gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e delegacionit k\u00ebrkonin pavar\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb po vazhdon d\u00ebshmia e Paul Williams, i cili ka qen\u00eb k\u00ebshilltar ligjor i delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb negociatave n\u00eb Rambuje n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme kan\u00eb vazhduar pyetjet e trupit gjykues, ku Williams tregoi se pse ishte zgjedhur Hashim Tha\u00e7i kryesues i delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Rambuje. Paul Williams, d\u00ebshmia e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb ish-presidentit, Hashim Tha\u00e7i, tha se p\u00ebr t\u00eb nuk ishte befasi q\u00eb Ibrahim Rugova nuk ishte kryesues i delegacionit, meq\u00eb si\u00e7 tha \u201cnuk ishte negociator\u201d.<\/p>\n<p>Ai tha se Tha\u00e7i dhe gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb nga Kosova k\u00ebrkonin pavar\u00ebsi.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari i mbrojtjes, Paul Williams tha se delegacioni i Kosov\u00ebs n\u00eb Rambuje p\u00ebrb\u00ebhej nga 16 an\u00ebtar\u00eb, por q\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb deklaroi se nuk i kujtohet q\u00eb Kadri Veseli t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e delegacionit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pyetjeve t\u00eb gjyqtarit Barthe, Williams tregoi se si u zgjedh Hashim Tha\u00e7i kryetar i delegacionit n\u00eb Rambuje.<\/p>\n<p>Barthe: A e dini se pse \u00ebsht\u00eb zgjedhur zot\u00ebri Tha\u00e7i si kryetar, ju keni th\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara q\u00eb nuk keni qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb procedur\u00ebn e zgjedhjes apo p\u00ebrzgjedhjes. Zot\u00ebri Tha\u00e7i n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1999 a ka qen\u00eb nj\u00eb personalitet i spikatur n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Williams: Pyetja juaj p\u00ebrb\u00ebhet prej dy pjes\u00ebve t\u00eb ndryshme, ose ka dy pyetje n\u00eb nj\u00eb pyetje, me aq sa di un\u00eb dhe n\u00eb fakt m\u00eb sugjerua nga kryegjykat\u00ebsi q\u00eb t\u00eb them at\u00eb \u00e7far\u00eb di, mbi baz\u00ebn e njohurive t\u00eb mia t\u00eb shprehem, me aq sa di un\u00eb tre prej tyre ishin p\u00ebrzgjedhur me konsensus dhe kjo vjen nga proces-verbali i takimit t\u00eb 7 shkurtit q\u00eb m\u00eb ka treguar Edita Tahiri. Gjithashtu m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb dokumenti q\u00eb m\u00eb lejonte mua t\u00eb futesha n\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb, proces-verbali i takimit ishte dokumenti q\u00eb m\u00eb b\u00ebnte mua t\u00eb mundur t\u00eb futesha. Ibrahim Rugova ishte LDK-ja, ishte Rexhep Qosja ishte LBD-ja dhe Tha\u00e7i nga U\u00c7K. Vendimi u morr 2-1, Qosja votoi p\u00ebr Tha\u00e7in, Tha\u00e7i votoi p\u00ebr vet\u00ebn dhe kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra pse u zgjodh zot\u00ebri Tha\u00e7i. K\u00ebto ishin votat dy pro Tha\u00e7it dhe nj\u00eb kund\u00ebr tij\u201d, u p\u00ebrgjigj Williams.<\/p>\n<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb, Williams tha se Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs shihej si nj\u00eb dimension i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i p\u00ebrb\u00ebrjes politike t\u00eb Kosov\u00ebs, teksa u pyet se \u201ca ishte befasi q\u00eb Ibrahim Rugova si president nuk ishte kryetar i delegacionit nga Kosova\u201d.<\/p>\n<p>Barthe: Ajo q\u00eb mund t\u00eb shihet si befasi ishte fakti q\u00eb zot\u00ebri Rugova nuk u p\u00ebrzgjodh si kryetari, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zot\u00ebri Rugova ishte nj\u00eb figur\u00eb shum\u00eb e spikatur dhe ishte ende presidenti i zgjedhur i Kosov\u00ebs apo jo?<\/p>\n<p>Williams: Po, \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb, ai ishte ende president i zgjedhur i Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrgjigja p\u00ebr pyetjen tuaj n\u00ebse ishte befasi, mund t\u00eb them q\u00eb jo nuk ishte befasi. Presidenti Rugova q\u00eb ishte personi i par\u00eb q\u00eb un\u00eb kam ofruar sh\u00ebrbimet mia, q\u00eb kam k\u00ebshilluar p\u00ebrmes Bujar Bukoshit e respektonte shum\u00eb, e admironte shum\u00eb \u00e7do bised\u00eb q\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar b\u00ebnte me Ibrahim Rugov\u00ebn dhe gjithmon\u00eb ai p\u00ebrfundonte me dy fjali dhe ato dy fjali ishin \u2018pavar\u00ebsia dhe mos p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs\u2019 dhe pastaj le t\u00eb diskutojm\u00eb e tjer\u00eb e tjer\u00eb. Dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs k\u00ebt\u00eb e kishte kryefjal\u00eb kryesore, pavar\u00ebsin\u00eb dhe mos p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs. Presidenti Rugova ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Rambuje p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb i shqet\u00ebsuar n\u00eb qoft\u00eb se komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar do i duhej t\u00eb negocionte me t\u00eb si negociatori kryesor. Sa i takon rolit t\u00eb tij, roli i tij ishte shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, idet\u00eb e tij pacifiste e gjithashtu edhe aspiratat e tij p\u00ebr pavar\u00ebsi, por nuk ishte negociator, nuk negocionte\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb Speciale, Williams e tregoi edhe nj\u00eb rast q\u00eb sipas tij \u201cnj\u00eb fotograf gati prishi negociatat e Rambujes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam perceptimin e stresit dhe k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs, kur isha ty. Francez\u00ebt d\u00ebrguan nj\u00eb protokoll tipik, nj\u00eb fotograf p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fotografi tipike klasike t\u00eb protokollit. Ky fotograf gati prishi negociatat e Rambujes\u00eb. Ai u fut n\u00eb dhom\u00ebn ku ishte delegacioni i Kosov\u00ebs dhe b\u00ebri fotografi t\u00eb Hashimit dheRugov\u00ebs dhe t\u00eb tjer\u00ebve. Hashimi u nervozua shum\u00eb, totalisht. Hashimi u b\u00eb shum\u00eb i nervozuar dhe i stresuar sepse fotografit\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn ku b\u00ebheshin negociatat do t\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre nga Serbia\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr rolin e Adem Dema\u00e7it n\u00eb Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, Williams tha se \u201cpas koh\u00ebs n\u00eb Rambuje ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkime n\u00eb google dhe sipas internetit ishte z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb\u201d.<br \/>\nAi ka folur edhe p\u00ebr udh\u00ebtimin e Hashim Tha\u00e7it n\u00eb Slloveni gjat\u00eb koh\u00ebs sa delegacioni kosovar po q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb, p\u00ebr tu takuar me Adem Dema\u00e7in.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruante marr\u00ebveshjen ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme, ishte e domosdoshme do t\u00eb thoja p\u00ebr t\u00eb, pra p\u00ebr Tha\u00e7in q\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb bised\u00eb, pra t\u00eb shkonte t\u00eb takonte Adem Dema\u00e7in dhe t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Mua nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebrshtypja konkretisht q\u00eb atij i duhej q\u00eb t\u00eb merrte miratim, pra ose q\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb lloj konsultimi t\u00eb mir\u00eb. Po mundohem q\u00eb t\u00eb jem sa m\u00eb specifik, po mundohem q\u00eb t\u00eb jem i zgjedhur n\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb p\u00ebrdor, sepse p\u00ebr Tha\u00e7in ishte e nevojshme mb\u00ebshtetja dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u largua Hashim Tha\u00e7i nga k\u00ebshtjella\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Paul Williams, i cili ka qen\u00eb k\u00ebshilltar ligjor i delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb negociatave n\u00eb Rambuje n\u00eb vitin 1999, tha se i ka marr\u00eb shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u2019iu tregoj\u00eb atyre se si mund t\u00eb arrihej pavar\u00ebsia pa qen\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>\u201cHashim Tha\u00e7i dhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e delegacionit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ekspert\u00ebt e tyre kosovar-shqiptar k\u00ebrkonin pavar\u00ebsi, pavar\u00ebsia ishte e domosdoshme. Kam kaluar shum\u00eb koh\u00eb duke ju shpjeguar atyre m\u00ebnyr\u00ebn, rrug\u00ebn se si mund t\u00eb arrinin pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se fjala pavar\u00ebsi nuk gjendej n\u00eb marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb. Kjo m\u00eb ka k\u00ebrkuar shum\u00eb energji, shum\u00eb biseda, shum\u00eb mendime, reflektime por ju kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se vini dhe thoni un\u00eb jam nga Kosova, pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb fjalia e radh\u00ebs q\u00eb dilte na goja e tyre. Hashim Tha\u00e7i ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb pra ku si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, Williams tha se Hashim Tha\u00e7i \u201cnuk ishte fshatar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAi ishte i larguar nga Kosova dhe po p\u00ebrpiqem t\u00eb zgjedh fjal\u00ebt me kujdes kur p\u00ebrshkruaj, nuk ishte fshatar, nuk ishte zonat e thella rurale apo malore, kishte studiuar n\u00eb Zvic\u00ebr, dinte se si t\u00eb sillej me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare sepse kishte gjendje stresi, ankth\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Paraprakisht, gjyqtari Barthe e ka pyetur d\u00ebshmitarin e mbrojtjes n\u00ebse Dino Asanaj ka qen\u00eb an\u00ebtar i U\u00c7K-s\u00eb, p\u00ebr \u00e7ka tha se sipas ligjit ndalohet q\u00eb shtetasi amerikan t\u2019i bashkohet l\u00ebvizjeve t\u00eb armatosura jo-shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ai tha se m\u00eb pas Dino Asanaj \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar p\u00ebrfaq\u00ebsues i qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cQeveria e p\u00ebrkohshme ishte e gatshme q\u00eb t\u00eb kishte p\u00ebrfaq\u00ebsim politik n\u00eb Uashington DC n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shtetet e panjohura ose qeverit\u00eb e panjohura t\u00eb kishin njohje politike. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ata i kan\u00eb k\u00ebrkuar Dinos me sa di un\u00eb p\u00ebrderisa ai ishte shqiptaro-amerikan n\u00eb Amerik\u00eb dhe nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr viza dhe kishte ca leht\u00ebsira t\u00eb tjera n\u00eb qoft\u00eb se ai do t\u00eb sh\u00ebrbente ose ishte i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente si p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Uashington dhe p\u00ebr komunitetin shqiptar atje\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Po ashtu, Williams u pyet nga gjyqtari Barthe n\u00ebse ishte n\u00eb dijeni se Dino Asanaj kishte probleme si p\u00ebrfaq\u00ebsues i qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ShBA.<\/p>\n<p>\u201cPo, tensionet mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhura me faktin q\u00eb NATO-ja sapo kishte filluar fushat\u00ebn ajrore, bombardimet, ato po k\u00ebrkonin q\u00eb t\u00eb gjenin nj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr administrimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrmes rezolut\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara 2024 dhe mekanizmave t\u00eb tjer\u00eb. Dhe kosovar\u00ebt duket q\u00eb ishin shum\u00eb aktiv\u00eb, pra kishin caktuar tanim\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Uashington DC. K\u00ebshtu q\u00eb pjes\u00eb e reagimit politik prej qeveris\u00eb amerikane ishte \u2018prisni nj\u00eb \u00e7ast, \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt, ende nuk i kemi sqaruar gj\u00ebrat\u2019.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme, Williams ka th\u00ebn\u00eb para trupit gjykues se Hashim Tha\u00e7i u raportonte komandant\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs dhe se ai kontrollohej nga jasht\u00eb. Ai n\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb tha se gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb fshatin Rambuje t\u00eb delegacionit nga Kosova, Hashim Tha\u00e7i kishte \u201ctrysni dhe presion ideologjik\u201d.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitari i dyt\u00eb i mbrojtjes n\u00eb rastin e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr krime t\u00eb pretenduara t\u00eb luft\u00ebs. Mbrojtja e Tha\u00e7it tha se d\u00ebshmia e Williams do t\u00eb tregoj\u00eb q\u00eb \u201cTha\u00e7i nuk e kishte autoritetin p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme ka p\u00ebrfunduar d\u00ebshmia e James Rubin, i cili gjat\u00eb luft\u00ebs ka qen\u00eb ndihm\u00ebs-sekretar amerikan i Shtetit. D\u00ebshmia e tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb ish-presidentit, Hashim Tha\u00e7i zgjati tri dit\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, procesi gjyq\u00ebsor do t\u00eb vazhdoj\u00eb me d\u00ebshmitar\u00ebt e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Jakup Krasniqi.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me Tha\u00e7in dhe Krasniqin, po gjykohen edhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Avokat\u00ebt e tyre nuk synojn\u00eb t\u00eb paraqesin d\u00ebshmi mbrojt\u00ebse. Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar i ngarkon ata me krime t\u00eb pretenduara t\u00eb luft\u00ebs. ZPS-ja ka th\u00ebn\u00eb se ata ishin pjes\u00eb e \u201cnj\u00eb nd\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Tha\u00e7i, Veseli, Krasniqi e Selimi jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha pikat e aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Paraqitja e provave t\u00eb mbrojtjes vjen kat\u00ebr muaj pasi Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar p\u00ebrfundoi me d\u00ebshmitar\u00ebt e saj dhe e mbylli \u00e7\u00ebshtjen. Prokuroria solli 125 d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb mbi 130 d\u00ebshmi ne shkrim.<\/p>\n<p>Mbrojtja e kat\u00ebrshes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb i mohon akuzat dhe ka argumentuar se U\u00c7K-ja nuk ka pasur struktur\u00eb t\u00eb organizuar komanduese. Aktakuza ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, ishte b\u00ebr\u00eb publike vjesht\u00ebn e vitit 2020. Prej at\u00ebher\u00eb, ata q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit n\u00eb Sheveningen t\u00eb Hag\u00ebs. Gjykimi ndaj tyre ka nisur n\u00eb prill t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt n\u00eb Speciale presin q\u00eb mbrojtja e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb shkresat p\u00ebrfundimtare deri m\u00eb 22 dhjetor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/deshmia-ne-hage-williams-thaci-dhe-gjithe-anetaret-e-delegacionit-kerkonin-pavaresi\/\">D\u00ebshmia n\u00eb Hag\u00eb\/ Williams: Tha\u00e7i dhe gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e delegacionit k\u00ebrkonin pavar\u00ebsi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb po vazhdon d\u00ebshmia e Paul Williams, i cili ka qen\u00eb k\u00ebshilltar ligjor i delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb negociatave n\u00eb Rambuje n\u00eb vitin 1999. Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme kan\u00eb vazhduar pyetjet e trupit gjykues, ku Williams tregoi se pse ishte zgjedhur Hashim Tha\u00e7i kryesues i delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Rambuje. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41215","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41215"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41215\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}