{"id":4115,"date":"2024-12-12T06:59:36","date_gmt":"2024-12-12T06:59:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/12\/gjykata-e-larte-nis-procedurat-per-zevendesimin-e-holta-zacajt-ne-krye-te-kushtetueses\/"},"modified":"2024-12-12T06:59:36","modified_gmt":"2024-12-12T06:59:36","slug":"gjykata-e-larte-nis-procedurat-per-zevendesimin-e-holta-zacajt-ne-krye-te-kushtetueses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/12\/gjykata-e-larte-nis-procedurat-per-zevendesimin-e-holta-zacajt-ne-krye-te-kushtetueses\/","title":{"rendered":"Gjykata e Lart\u00eb nis procedurat p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e Holta Za\u00e7ajt n\u00eb krye t\u00eb Kushtetueses"},"content":{"rendered":"<p>Pasi kryetarja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Holta Za\u00e7aj i k\u00ebrkoi<strong><a href=\"https:\/\/gijotina.com\/i-perfundoi-mandati-si-gjyqtare-e-kushtetueses-zacaj-do-ti-drejtohem-komisionit-te-venecias\/\" target=\"_blank\"> interpretim Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr vijimin e mandatit t\u00eb saj <\/a><\/strong>n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij institucioni, Gjykata e Lart\u00eb ka nisur procedurat p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e saj.<\/p>\n<p>Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi ka shpallur hapjen e procedur\u00ebs s\u00eb aplikimit p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e drejtuesit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Duke iu referuar Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e cila parashikon se Gjykata Kushtetuese p\u00ebrt\u00ebrihet \u00e7do 3 vjet me nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e saj, Gjykata e Lart\u00eb njofton se \u201c<em>p\u00ebrt\u00ebritja e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces kushtetues, ku p\u00ebrfshihen tre organe em\u00ebrtese, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lart\u00eb, q\u00eb zgjedhin \u00e7do tre vjet, p\u00ebrkat\u00ebsisht, nga nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb k\u00ebsaj gjykate. P\u00ebr t\u00eb garantuar p\u00ebrt\u00ebritjen e rregullt t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ky proces \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u kryer n\u00eb koh\u00eb nga tre organet e em\u00ebrtes\u00ebs, me q\u00ebllim shmangien e \u00e7do krize a tensioni, q\u00eb mund t\u00eb cenoj\u00eb legjitimitetin dhe funksionimin normal t\u00eb vet\u00eb Gjykat\u00ebs, si autoriteti m\u00eb i lart\u00eb, q\u00eb interpreton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare Kushtetut\u00ebn<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Holta Za\u00e7aj ka k\u00ebrkuar vijimin e mandatit p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen e tij n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>\u201c<em>Mandati i gjyqtares Holta Za\u00e7aj rregullohet nga neni 179, pika 3, i Kushtetut\u00ebs, i cili parashikon se, me q\u00ebllim p\u00ebrt\u00ebritjen e rregullt t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, gjyqtari q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb gjyqtarin t\u00eb cilit i mbaron mandati n\u00eb vitin vitin 2017, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb vitin 2025. <\/em><em>Mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj dispozite kushtetuese edhe Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb vendimin e saj nr. 2, dat\u00eb 16.01.2023 ka deklaruar: \u201cZgjedhjen e Znj. Holta Za\u00e7aj si an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs Kushtetuese me mandat t\u00eb pjessh\u00ebm deri n\u00eb kryerjen e rip\u00ebrt\u00ebritjes n\u00eb vitin 2025<\/em>\u201d, u shpreh dje Za\u00e7aj n\u00eb nj\u00eb reagim.<\/p>\n<h4><strong>Njoftimi i plot\u00eb i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>NJOFTIM p\u00ebr hapjen e procedur\u00ebs s\u00eb aplikimit p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb nenin 125, pika 1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb p\u00ebrcakton kompetenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb nenin 7\/\u00e7, pika 1 t\u00eb ligjit nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, ndryshuar me ligjin nr. 99\/2016, q\u00eb parashikon procedur\u00ebn e zgjedhjes nga Gjykata e Lart\u00eb, si dhe n\u00eb nenin 26, pika 2 t\u00eb ligjit nr. 98\/2018 \u201cP\u00ebr organizimin e pushtetit gjyq\u00ebsor n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, pas njoftimit t\u00eb vendit vakant nga kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ka detyrimin t\u00eb shpall\u00eb hapjen e procedur\u00ebs s\u00eb aplikimit p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Neni 125, pika 6 i Kushtetut\u00ebs parashikon se Gjykata Kushtetuese p\u00ebrt\u00ebrihet \u00e7do 3 vjet me nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e saj. P\u00ebrt\u00ebritja e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces kushtetues, ku p\u00ebrfshihen tre organe em\u00ebrtese, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lart\u00eb, q\u00eb zgjedhin \u00e7do tre vjet, p\u00ebrkat\u00ebsisht, nga nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb k\u00ebsaj gjykate. P\u00ebr t\u00eb garantuar p\u00ebrt\u00ebritjen e rregullt t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ky proces \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u kryer n\u00eb koh\u00eb nga tre organet e em\u00ebrtes\u00ebs, me q\u00ebllim shmangien e \u00e7do krize a tensioni, q\u00eb mund t\u00eb cenoj\u00eb legjitimitetin dhe funksionimin normal t\u00eb vet\u00eb Gjykat\u00ebs, si autoriteti m\u00eb i lart\u00eb, q\u00eb interpreton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrt\u00ebritja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt e t\u00eb vazhd\u00faeshme e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2016 ligjv\u00ebn\u00ebsi kushtetues i kushtoi nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb realizimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb procesit, duke parashikuar q\u00eb disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb mos zgjidheshin me mandat t\u00eb plot\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb nenin 179 t\u00eb Kushtetut\u00ebs u sanksionua nj\u00eb skem\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrt\u00ebritjen kalimtare, sipas t\u00eb cil\u00ebs kufizohej mandati 9 vje\u00e7ar i gjyqtar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonin dy gjyqtar\u00eb, mandati i t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb vitin 2017 dhe 2020, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mandati i shtat\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb kushtetues p\u00ebrfundonte rregullisht n\u00eb vitet e p\u00ebrt\u00ebritjes, sipas radh\u00ebs, dy gjyqtar\u00eb n\u00eb vitin 2016, dy gjyqtar\u00eb n\u00eb vitin 2019 dhe tre gjyqtar\u00eb n\u00eb vitin 2022. N\u00ebp\u00ebrmjet vendosjes s\u00eb mekanizmit t\u00eb kufizimit t\u00eb mandatit t\u00eb dy gjyqtar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb pasonin ata q\u00eb nuk ishin zgjedhur n\u00eb vitin e rregullt t\u00eb kryerjes s\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb gjyqtar\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebrcaktohej viti i p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit 9 vje\u00e7ar, realizohej rregullisht p\u00ebrt\u00ebritja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb \u00e7do tri vjet e nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj. Nj\u00eb zgjidhje e till\u00eb konfirmoi p\u00ebrt\u00ebritjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese si nj\u00eb detyrim kushtetues q\u00eb prevalon ndaj koh\u00ebzgjatjes 9 vje\u00e7are t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtarit. Ky standard kushtetues \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsuar edhe n\u00eb nenin 86, pika 4 t\u00eb ligjit nr. 8577\/2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, ndryshuar me ligjin nr. 99\/2016, ku p\u00ebrcaktohet kryerja e p\u00ebrt\u00ebritjes p\u00ebr faz\u00ebn kalimtare (deri n\u00eb vitin 2022), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pas k\u00ebsaj periudhe, \u00e7do tri vjet (viti 2025, 2028, 2031 e n\u00eb vijim) p\u00ebrt\u00ebritja kthehet n\u00eb normalitet.<\/p>\n<p>N\u00eb respekt t\u00eb k\u00ebtij urdh\u00ebrimi kushtetues dhe ligjor, Mbledhja e Posa\u00e7me e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 16.01.2023, zgjodhi znj. Holta Za\u00e7aj si an\u00ebtare t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb vendin vakant, q\u00eb ishte krijuar p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfundimit n\u00eb dat\u00ebn 10.03.2017, t\u00eb mandatit t\u00eb znj. Vitore Tusha, e cila, si gjyqtare n\u00eb detyr\u00eb, vijonte t\u00eb ushtronte mandatin deri n\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e saj. Pra, bazuar n\u00eb nenin 179, pika 3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, znj. Holta Za\u00e7aj, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoi znj. Vitore Tusha, do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb mars 2025.<\/p>\n<p>Koha e p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtarit z\u00ebvend\u00ebsues n\u00eb mars 2025 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb njoftimet e kryera nga Gjykata e Lart\u00eb p\u00ebr hapjen e procedur\u00ebs s\u00eb aplikimit p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Bazuar n\u00eb k\u00ebto njoftime, t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt q\u00eb kan\u00eb aplikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend vakant jan\u00eb informuar p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e mandatit. K\u00ebshtu, n\u00eb njoftimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 3.06.2021 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se shpallja e vendeve vakante p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese b\u00ebhet si m\u00eb posht\u00eb: \u201c7. N\u00eb vendin vakant q\u00eb krijohet pas largimit t\u00eb znj. Vitore Tusha (mandati i plot\u00eb 9 vje\u00e7ar ka mbaruar n\u00eb vitin 2017), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili q\u00ebndron n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb mars t\u00eb vitit 2025\u201d. P\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb kufizuar t\u00eb aplikant\u00ebve, edhe n\u00eb njoftimin e dat\u00ebs 31.01.2022 t\u00eb rib\u00ebr\u00eb nga Gjykata e Lart\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e vendit vakant pas largimit t\u00eb znj. Vitore Tusha, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar shprehimisht: \u201c\u2026 Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb rishpall thirrjen p\u00ebr plot\u00ebsimin e vendit vakant t\u00eb krijuar nga mbarimi i mandatit t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb mandatit 9 vje\u00e7ar, q\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb muajin mars 2025\u201d,<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi ka realizuar procedur\u00ebn p\u00ebr verifikimin e kritereve ligjore dhe renditjen e kandidat\u00ebve dhe Gjykata e Lart\u00eb, me vendimin nr. 2, dat\u00eb 16.01.2023 ka zgjedhur znj. Holta Za\u00e7aj si gjyqtare e Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u201cme mandat t\u00eb pjessh\u00ebm, deri n\u00eb kryerjen e rip\u00ebrt\u00ebritjes n\u00eb vitin 2025\u201d. Pra, p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb si organ em\u00ebrtese q\u00eb zgjedh gjyqtarin kushtetues, p\u00ebr K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi q\u00eb zhvillon procedur\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse, ashtu si edhe p\u00ebr vet\u00eb kandidat\u00ebt q\u00eb aplikuan p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebtij vendi vakant, n\u00eb t\u00eb cilin u zgjodh znj. Holta Za\u00e7aj, ka qen\u00eb qart\u00ebsisht e p\u00ebrcaktuar koh\u00ebzgjatja e k\u00ebtij mandati t\u00eb pjessh\u00ebm dhe koha e p\u00ebrfundimit t\u00eb tij, q\u00eb lidhet me muajin mars 2025 dhe konkretisht m\u00eb dat\u00ebn 10 mars. Vet\u00eb znj. Holta Za\u00e7aj, n\u00eb dy k\u00ebrkesat p\u00ebr shqyrtim aplikimi, q\u00eb i ka drejtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, n\u00eb datat 25.02.2022 dhe 30.11.2022, ka shprehur vullnetin e saj p\u00ebr zgjedhjen n\u00eb \u201cmandatin e mbetur t\u00eb mandatit 9 (n\u00ebnt\u00eb) vje\u00e7ar, q\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb muajin mars 2025 t\u00eb znj. Vitore Tusha\u201d.<\/p>\n<p>Sipas nenit 9 t\u00eb ligjit nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, ndryshuar me ligjin nr. 99\/2016, \u201cKryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, jo m\u00eb von\u00eb se 3 muaj p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb nj\u00eb gjyqtari t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u2026 njofton organin e em\u00ebrtes\u00ebs p\u00ebr vendin vakant.\u201d. Rregullimi kushtetues q\u00eb p\u00ebrcakton m\u00ebnyr\u00ebn e mbarimit t\u00eb mandatit (neni 127, pika 2), si edhe dispozita ligjore e sip\u00ebrcituar q\u00eb parashikon detyrimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr deklarimin e mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtarit, imponojn\u00eb gjithashtu kryerjen e procedur\u00ebs p\u00ebr em\u00ebrimin e gjyqtarit t\u00eb ri, jo m\u00eb von\u00eb se 60 dit\u00eb nga vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb ka deklaruar mbarimin e mandatit. K\u00ebto afate kushtetuese dhe ligjore nuk mund t\u00eb shmangen nga asnj\u00eb organ kushtetues, aq m\u00eb pak nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u2013 Duke iu referuar k\u00ebsaj baze kushtetuese e ligjore, si dhe faktit se deri sot, dat\u00eb 11.12.2024 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur nga Gjykata Kushtetuese as detyrimi p\u00ebr deklarimin e mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb znj. Holta Za\u00e7aj, as njoftimi nga Kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb gjyqtarit, me q\u00ebllim kryerjen nga Gjykata e Lart\u00eb, brenda afatit ligjor, t\u00eb hapjes s\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb aplikimit p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese;<\/p>\n<p>Ndodhur n\u00eb kushtet kur:<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb, si organ em\u00ebrtese \u00ebsht\u00eb ngarkuar nga neni 125, pika 1 i Kushtetut\u00ebs t\u00eb ushtroj\u00eb kompetenc\u00ebn e saj ekskluzive p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pa u penguar nga asnj\u00eb organ tjet\u00ebr kushtetues,<br \/>\nneni 7\/\u00e7, pika 1 i ligjit nr. 8577\/2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, ndryshuar me ligjin nr. 99\/2016, detyron kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyr\u00ebn e tij funksionale p\u00ebr t\u00eb hapur procedurat p\u00ebr pranimin, brenda 30 dit\u00ebve, e aplikimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese,<br \/>\nkoha e p\u00ebrfundimit n\u00eb mars 2025, t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtarit z\u00ebvend\u00ebsues, znj. Holta Za\u00e7aj, \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb nenin 179, pika 3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebn ligjore q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur, nga njoftimet p\u00ebr hapjen e procedur\u00ebs s\u00eb aplikimit p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb vendimin e zgjedhjes s\u00eb saj nga Gjykata e Lart\u00eb, ashtu si edhe n\u00eb dy k\u00ebrkesat p\u00ebr shqyrtim aplikimi, t\u00eb n\u00ebnshkruara nga vet\u00eb znj. Holta Za\u00e7aj, drejtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, n\u00eb datat 25.02.2022 dhe 30.11.2022, n\u00eb t\u00eb cilat ka k\u00ebrkuar me vullnetin e saj t\u00eb lir\u00eb zgjedhjen n\u00eb \u201cmandatin e mbetur t\u00eb mandatit 9 (n\u00ebnt\u00eb) vje\u00e7ar, q\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb muajin mars 2025 t\u00eb znj. Vitore Tusha\u201d,<br \/>\nmosv\u00ebnia n\u00eb l\u00ebvizje e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga kryetari i saj p\u00ebr t\u00eb shpallur, jo m\u00eb von\u00eb se data 10.12.2024, mbarimin e mandatit t\u00eb znj. Holta Za\u00e7aj, nuk mund t\u00eb pengoj\u00eb\u00a0 dhe as t\u00eb shmang\u00eb ushtrimin nga Gjykata e Lart\u00eb dhe K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi t\u00eb kompetenc\u00ebs kushtetuese p\u00ebr zgjedhjes e an\u00ebtarit t\u00eb ri t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese,<br \/>\nnjoftimi i mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga kryetari i saj si nj\u00eb akt formal, sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb shpallur nj\u00eb vakanc\u00eb, t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebn e ndjekur nga Gjykata e Lart\u00eb, si organ em\u00ebrtese dhe nuk sjell asnj\u00eb pasoj\u00eb n\u00eb vlefshm\u00ebrin\u00eb e procedur\u00ebs q\u00eb zhvillohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim,<br \/>\nmosp\u00ebrmbushja e detyrimit ligjor nga kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur procedurat p\u00ebr pranimin e aplikimit p\u00ebr kandidaturat p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese do t\u00eb pengonte K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi p\u00ebr fillimin e procedur\u00ebs s\u00eb verifikimit dhe renditjes s\u00eb kandidat\u00ebve, si dhe n\u00eb ve\u00e7anti Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb p\u00ebr ushtrimin e pushtetit t\u00eb saj kushtetues p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar vakanc\u00ebn e radh\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese,<\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, n\u00eb respekt t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb ligjit nr. 8577\/2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, ndryshuar me ligjin nr. 99\/2016, t\u00eb vendimit nr. 2, dat\u00eb 16.01.2023 t\u00eb Mbledhjes s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur funksionin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb ngarkuar, hap procedur\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen nga Gjykata e Lart\u00eb t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb ri t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese me mandat t\u00eb plot\u00eb 9 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Afati i pranimit t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb kandidat\u00ebve \u00ebsht\u00eb 30 dit\u00eb nga data e publikimit t\u00eb njoftimit. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebtij afati, Gjykata e Lart\u00eb i p\u00ebrcjell K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi dokumentacionin e paraqitur nga kandidat\u00ebt p\u00ebr vler\u00ebsimin e kushteve dhe kritereve t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb tyre n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Kandidat\u00ebt q\u00eb konkurrojn\u00eb p\u00ebr mandatin e gjyqtarit kushtetues t\u00eb zgjedhur nga Gjykata e Lart\u00eb, duhet t\u00eb paraqesin dokumentacionin e nevojsh\u00ebm, q\u00eb v\u00ebrteton plot\u00ebsimin e kushteve dhe kritereve q\u00eb parashikon neni 7\/a i ligjit nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000, i ndryshuar, si vijon:<\/p>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtuese mund t\u00eb zgjidhet shtetasi shqiptar q\u00eb p\u00ebrmbush k\u00ebto kushte:<\/p>\n<p>a) t\u00eb ket\u00eb zot\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar:<\/p>\n<p>b) t\u00eb ket\u00eb mbaruar arsimin e lart\u00eb juridik, Diplom\u00eb e Nivelit t\u00eb Dyt\u00eb;<\/p>\n<p>c) t\u00eb mos ket\u00eb ushtruar funksione politike n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe t\u00eb mos ket\u00eb mbajtur pozicione drejtuese n\u00eb parti politike gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit nga data e kandidimit;<\/p>\n<p>\u00e7) t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb procedim penal dhe t\u00eb mos jet\u00eb d\u00ebnuar me burgim p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vepre penale:<\/p>\n<p>d) t\u00eb mos jet\u00eb larguar nga detyra p\u00ebr shkaqe disiplinore dhe t\u00eb mos ket\u00eb mas\u00eb disiplinore n\u00eb fuqi<\/p>\n<p>dh) t\u00eb ket\u00eb kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij personale dhe t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij, sipas ligjit.<\/p>\n<p>Kandidati q\u00eb p\u00ebrmbush kushtet e parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb k\u00ebtij neni, duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb edhe k\u00ebto kritere:<\/p>\n<p>a) t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb pune jo m\u00eb pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i s\u00eb drejt\u00ebs, jurist i nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike;<\/p>\n<p>b) t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb njohur n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ose sfera t\u00eb tjera t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs;<\/p>\n<p>c) t\u00eb jet\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale dhe integritetin etik e moral.<\/p>\n<p>Plot\u00ebsimi i kritereve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme vler\u00ebsohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb:<\/p>\n<p>a) vjet\u00ebrsis\u00eb n\u00eb profesion;<\/p>\n<p>b) p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb kandidatit n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, ose k\u00ebshilltar ligjor i Gjykat\u00ebs Kushtetuese a Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb;<\/p>\n<p>c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ose n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs;<\/p>\n<p>\u00e7) treguesve shkencor\u00eb, ku p\u00ebrfshihen botimet dhe artikujt shkencor\u00eb n\u00eb fush\u00ebn juridike;<\/p>\n<p>d) ecuris\u00eb gjat\u00eb kryerjes s\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb juridik, me nj\u00eb mesatare notash jo m\u00eb pak se 8 ose t\u00eb barasvlershme me t\u00eb, n\u00ebse arsimi i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar jasht\u00eb vendit ose vler\u00ebsimit p\u00ebrfundimtar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs;<\/p>\n<p>dh) informacioneve t\u00eb marra nga institucione t\u00eb tjera publike.<\/p>\n<p>Lista e kandidat\u00ebve do t\u00eb b\u00ebhet publike n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb institucioneve publike, organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile me veprimtari n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, ose t\u00eb krijuara p\u00ebr mbrojtjen e interesave t\u00eb p\u00ebrdoruesve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u2019u jepet mund\u00ebsia t\u00eb paraqesin pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi opinionet e tyre n\u00eb lidhje me kandidaturat.<\/p>\n<h4><strong>Pyetjet drejtuar \u201cVenecias\u201d<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb faqen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb publikuar dhe k\u00ebrkesa q\u00eb Za\u00e7aj i ka d\u00ebrguar \u201cVenecias\u201d, duke i drejtuar edhe 4 pyetje.<\/p>\n<p><em>\u201cKam konsideruar t\u2019i drejtohem menj\u00ebher\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, si organ k\u00ebshillimor, p\u00ebr marrjen e nj\u00eb opinioni amicus curiae n\u00eb lidhje me interpretimin e afatit kushtetues t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe, n\u00eb ve\u00e7anti, sipas parashikimeve t\u00eb nenit 179, pika 3, t\u00eb Kushtetut\u00ebs.\u00a0 P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, vler\u00ebsoj t\u00eb parashtroj pyetjet si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/em><\/p>\n<p><em>Pyetja nr. 1\/ Cila do t\u00eb jet\u00eb data e mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb atyre gjyqtar\u00ebve kushtetues p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt dispozitat kalimtare kushtetuese, neni 179, pika 3. i Kushtetut\u00ebs, ka p\u00ebrcaktuar vet\u00ebm vitin e fundit t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb detyr\u00eb (n\u00eb rastin e znj. Holta Za\u00e7aj viti 2025 dhe n\u00eb rastin e z. Sand\u00ebr Beci viti 2028)?<\/em><\/p>\n<p><em>Pyetja nr. 2\/ A mund t\u00eb p\u00ebrdoret data e mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjyqtarit paraardh\u00ebs si dat\u00eb p\u00ebr llogaritjen e mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtarit pasues, n\u00eb skenar\u00ebt e m\u00ebposht\u00ebm: N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt kushtetues, duke pasur parasysh p\u00ebrmbajtjen Kushtetut\u00ebs? nenit 125, pika 3, dhe nenit 129. N\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebr gjyqtar\u00ebt mandat\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve mbarojn\u00eb n\u00eb vite t\u00eb p\u00ebrcaktuara, sipas nenit 179, pika 3, t\u00eb Kushtetut\u00ebs (2025 dhe 2028)?<\/em><\/p>\n<p><em>Pyetja nr. 3\/ N\u00ebse nj\u00eb gjyqtar \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb n\u00eb referenc\u00eb t\u00eb shpalljes s\u00eb vakanc\u00ebs dhe vendimit t\u00eb organit t\u00eb em\u00ebrtes\u00ebs p\u00ebr em\u00ebrimin\/zgjedhjen e tij, a mundet q\u00eb ky mandat t\u00eb kufizohet m\u00eb pas p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb respektimit t\u00eb rregullit t\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb rregullt \u00e7do tre vjet me nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e trup\u00ebs? Cili parim duhet t\u00eb prevaloj\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste, ai i q\u00ebndrimit n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr 9 vjet (mandati i plot\u00eb kushtetues) apo ai i p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb Gjykat\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><em>Pyetja nr. 4\/ N\u00ebse nj\u00eb gjyqtar em\u00ebrohet\/zgjidhet p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb me vones\u00eb pas \u00e7eljes s\u00eb vakanc\u00ebs (nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjyqtari paraardh\u00ebs ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb em\u00ebrimin e pasardh\u00ebsit) a do t\u00eb ndikoj\u00eb kjo vones\u00eb n\u00eb koh\u00ebzgjatjen e mandatit t\u00eb tij kushtetues n\u00eb kuptimin e shkurtimit t\u00eb tij m\u00eb koh\u00ebn e vones\u00ebs nga shpallja e vakanc\u00ebs? N\u00ebse ky mandat nuk shkurtohet, si zbatohet rregulli i rotacionit n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb? A mund t\u00eb zbatohet rregulli i p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb Gjykat\u00ebs \u00e7do tre vjet p\u00ebr m\u00eb pak se tre gjyqtar\u00eb?\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb dokument.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi kryetarja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Holta Za\u00e7aj i k\u00ebrkoi interpretim Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr vijimin e mandatit t\u00eb saj n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij institucioni, Gjykata e Lart\u00eb ka nisur procedurat p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e saj. Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi ka shpallur hapjen e procedur\u00ebs s\u00eb aplikimit p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e drejtuesit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4115","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4115","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4115"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4115\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}