{"id":41145,"date":"2025-09-18T06:48:36","date_gmt":"2025-09-18T06:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/18\/vajza-e-diktatorit-te-fundit-shqiptar-kush-eshte-zana-aliaj-vajza-e-ramiz-aliajt\/"},"modified":"2025-09-18T06:48:36","modified_gmt":"2025-09-18T06:48:36","slug":"vajza-e-diktatorit-te-fundit-shqiptar-kush-eshte-zana-aliaj-vajza-e-ramiz-aliajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/18\/vajza-e-diktatorit-te-fundit-shqiptar-kush-eshte-zana-aliaj-vajza-e-ramiz-aliajt\/","title":{"rendered":"Vajza e diktatorit t\u00eb fundit shqiptar, kush \u00ebsht\u00eb Zana Aliaj vajza e Ramiz Aliajt"},"content":{"rendered":"<p>Ishte dit\u00eb me shi dhe vet\u00ebtima. Nj\u00eb grua e vuajtur, e thjesht\u00eb, kok\u00eb ulur po ecte ngadal\u00eb e b\u00ebr\u00eb qull nga shiu. Ishte lagur nga kok\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me gjith\u00eb rrobat e saj. Hidhte hapat ngadal\u00eb, prej pesh\u00ebs s\u00eb ushqimeve q\u00eb mbante n\u00eb dy duart. Kishte dy qese me zarzavate dhe perime q\u00eb kishte bler\u00eb tek tezgat e fshatarve.<\/p>\n<p>Ajo po kalonte p\u00ebrgjat\u00eb lokalit t\u00eb lagjes sime, e d\u00ebrmuar nga nj\u00eb dit\u00eb e lodhshme dhe e lagur nga shiu q\u00eb binte me rrebesh mbi trupin e saj, pa \u00e7ad\u00ebr sepse duart i kishte t\u00eb z\u00ebna nga peshat me patate, domate, lakra dhe qep\u00ebt e stin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb lokalin ku po pija kafe ishte b\u00ebr\u00eb si miting militant\u00ebsh. K\u00ebshtu ndodh sa her\u00eb kthehem me pushime n\u00eb Shqip\u00ebri. Mblidhen \u00e7unat e lagjes dhe debatojm\u00eb me mua p\u00ebr politik\u00eb. Kuptohet m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb jan\u00eb demokrat\u00ebt sepse ata i ka l\u00ebn\u00eb partia rrugve 8 vjet dhe i sheh nj\u00eb dit\u00eb han\u00eb fara kungulli, dhe dit\u00ebn tjet\u00ebr fara lule dielli, si dhe num\u00ebrojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb mbrapsht duke pritur t\u00eb bjer\u00eb qeveria dhe t\u00eb kapin ndonj\u00eb pun\u00eb n\u00eb dogana, tatime, polici apo n\u00ebp\u00ebr ministrira.<\/p>\n<p>Mes debatit plot pasion dhe tone t\u00eb larta se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb hajdut Rama, Meta, Berisha apo Basha, un\u00eb nd\u00ebrhyra dhe ja u nd\u00ebrpreva debatin.<\/p>\n<p>Nxora portofolin dhe ju thash\u00eb: \u201cI shikoni k\u00ebto 200 euro, jan\u00eb bast nga un\u00eb. Kush nga ju e gjen emrin e k\u00ebsaj gruas s\u00eb varf\u00ebr q\u00eb po kalon para lokalit\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb hesht\u00ebn dhe than\u00eb: E kemi komshije por s\u2019ja dim\u00eb emrin.<\/p>\n<p>Gersi, Lorenci, Ardiani dhe Arjani u \u00e7uan n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe ju afruan asaj. E shikonin majtas dhe djathtas. E shoq\u00ebruan afro 50 metra.<\/p>\n<p>Menduan dhe menduan por nuk mund\u00ebn ta gjenin.<\/p>\n<p>M\u00eb than\u00eb: Na jep nj\u00eb indicie \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb, artiste, gazetare, mjeke?<\/p>\n<p>Jo jo u thash: Ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb nga personat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga viti 1985-1992.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ngrit\u00ebn supet dhe e humb\u00ebn bastin.<\/p>\n<p>Qesha dhe u p\u00ebrpoqa ta mbyll debatin politik:<\/p>\n<p>Ajo quhet Zana Aliaj dhe \u00ebsht\u00eb vajza e ish-presidentit fundit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri Ramiz Alia. Ju e shihni \u00e7do dit\u00eb se e kemi komshije por nuk keni faj q\u00eb nuo e njihni, sepse ajo b\u00ebn diferenc\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt miliarder t\u00eb liderve t\u00eb sot\u0113m. Emrat e f\u00ebmijve t\u00eb tyre ju dalin n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe i njeh mbar Shqip\u00ebria, jo p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e tyre, as p\u00ebr profesionin por p\u00ebr vjedhjet, luksin, abuzimet dhe ndikimin e tyre n\u00eb familje.<\/p>\n<p>Zana Alia kalonte \u00e7do dit\u00eb n\u00eb syt\u00eb e \u00e7unave t\u00eb lagjes, por ata e shikonin si nj\u00eb grua t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, pa makin\u00eb, pa shofer dhe q\u00eb jeton n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb dhe kuzhin\u00eb tek pallatet e lan\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse do kishte Range Rover dhe vil\u00eb n\u00eb Gjirin e Lalzit apo n\u00eb Fark\u00eb me pishin\u00eb, ndoshta do ju shkonte mendja q\u00eb babin e kishte President.<\/p>\n<p>Sot me u njohim vajzat, djemt, v\u00ebllezrit, kunatat, tezet, dajat, madje atij q\u00eb do t\u00eb na qeverisi i njohim edhe vjehrrin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Zana vazhdoi ecte e lagur nga shiu dhe larg syve t\u00eb \u00e7unave t\u00eb lagjes sime q\u00eb po shpresionin se qeveria do ndryshoj dhe Shqip\u00ebria do Fitoj.<\/p>\n<p>Shkrim i rikthyer, autor Kreshnik Spahiu <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/vajza-e-diktatorit-te-fundit-shqiptar-kush-eshte-zana-aliaj-vajza-e-ramiz-aliajt\/\">Vajza e diktatorit t\u00eb fundit shqiptar, kush \u00ebsht\u00eb Zana Aliaj vajza e Ramiz Aliajt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ishte dit\u00eb me shi dhe vet\u00ebtima. Nj\u00eb grua e vuajtur, e thjesht\u00eb, kok\u00eb ulur po ecte ngadal\u00eb e b\u00ebr\u00eb qull nga shiu. Ishte lagur nga kok\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me gjith\u00eb rrobat e saj. Hidhte hapat ngadal\u00eb, prej pesh\u00ebs s\u00eb ushqimeve q\u00eb mbante n\u00eb dy duart. Kishte dy qese me zarzavate dhe perime q\u00eb kishte bler\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41145","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41145","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41145"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41145\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41145"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41145"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41145"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}