{"id":41130,"date":"2025-09-18T05:31:07","date_gmt":"2025-09-18T05:31:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/18\/beogradi-i-mbeshtet-akuzat-e-rusise-per-nderhyrjen-e-brukselit-ne-protesta-ne-serbi\/"},"modified":"2025-09-18T05:31:07","modified_gmt":"2025-09-18T05:31:07","slug":"beogradi-i-mbeshtet-akuzat-e-rusise-per-nderhyrjen-e-brukselit-ne-protesta-ne-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/18\/beogradi-i-mbeshtet-akuzat-e-rusise-per-nderhyrjen-e-brukselit-ne-protesta-ne-serbi\/","title":{"rendered":"Beogradi i mb\u00ebshtet akuzat e Rusis\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e Brukselit n\u00eb protesta n\u00eb Serbi"},"content":{"rendered":"<p>Akuza nga Kremlini kund\u00ebr Bashkimit Evropian (BE), por pa asnj\u00eb prov\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i mesazhit t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete ruse, t\u00eb cilat i akuzojn\u00eb BE-n\u00eb dhe vendet e saj an\u00ebtare se q\u00ebndrojn\u00eb prapa protestave antiqeveritare n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Teksa m\u00eb 1 n\u00ebntor sh\u00ebnohet p\u00ebrvjetori i vdekjes s\u00eb 16 njer\u00ebzve n\u00eb aksidentin q\u00eb nxiti protestat masive, Kremlini i p\u00ebrshkruan si \u201ctrushp\u00eblar\u00eb\u201d mij\u00ebra qytetar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogaridh\u00ebnie nga pushteti.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm Informativ t\u00eb Rusis\u00eb (SVR) m\u00eb 15 shtator, thuhet \u201cveprimtaria subversive\u201d e Brukselit \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb veprim.<\/p>\n<p>Student\u00ebt q\u00eb kan\u00eb bllokuar fakultetet dhe q\u00eb udh\u00ebheqin protestat, p\u00ebrshkruhen si \u201ct\u00eb rinj t\u00eb radikalizuar\u201d q\u00eb po kalojn\u00eb nga protestat paq\u00ebsore drejt metodave \u201crevolucionare\u201d t\u00eb p\u00ebrleshjes dhe dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSfondi i liberalizmit evropian synon ta sjell\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Ballkanit nj\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb bindur dhe besnike ndaj Brukselit\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e SVR-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ivana Strander, bashk\u00ebpun\u00ebtore e Fondacionit p\u00ebr Mbrojtjen e Demokracis\u00eb n\u00eb Uashington, vler\u00ebson se Kremlini vazhdon ta mb\u00ebshtes\u00eb regjimin e presidentit Aleksandar Vu\u00e7iq, i cili vazhdimisht refuzon t\u00eb vendos\u00eb sanksione ndaj Rusis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs q\u00eb nga viti 2022.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti rus Vladimir Putin po e shfryt\u00ebzon Ballkanin p\u00ebr t\u00eb anashkaluar sanksionet dhe p\u00ebr t\u00eb financuar makinerin\u00eb e luft\u00ebs. Po ashtu, Putinit i p\u00ebrshtatet kaosi n\u00eb Ballkan dhe Vu\u00e7iq e ndihmon n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Brukseli i ka hedhur posht\u00eb akuzat e Kremlinit.<\/p>\n<p>\u201cAkuzat se BE-ja apo vendet an\u00ebtare nxisin protestat thjesht nuk q\u00ebndrojn\u00eb\u201d, tha Komisioni Evropian p\u00ebr televizionin N1.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje tjet\u00ebr e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur dezinformata dhe retorik\u00eb armiq\u00ebsore politike kund\u00ebr BE-s\u00eb, vendeve t\u00eb saj an\u00ebtare dhe shteteve kandidate. Na vjen keq q\u00eb kjo narrativ\u00eb po amplifikohet fuqish\u00ebm n\u00eb shum\u00eb media serbe\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen me shkrim.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i protestave masive kund\u00ebr Qeveris\u00eb n\u00eb Serbi, Brukseli ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb rezervuar.<\/p>\n<p>BE-ja s\u00eb fundmi ka k\u00ebrkuar ndalimin e val\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb dhun\u00ebs, e cila u pasqyrua n\u00eb p\u00ebrplasjet mes policis\u00eb dhe protestuesve, si dhe n\u00eb p\u00ebrplasjet mes mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb pushtetit dhe opozit\u00ebs n\u00eb disa qytete t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Hulumtuesi nga Qendra p\u00ebr Politika t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb Beograd, Vuk Vuksanoviq, vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb akuzohet BE-ja, kur shum\u00eb protestues shprehin \u201czem\u00ebrim dhe frustrim ndaj heshtjes q\u00eb vjen nga Brukseli \u2013 p\u00ebrjashtuar deklaratat e komisares Marte Kos dhe debatin n\u00eb Parlamentin Evropian\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRusia do ta shfryt\u00ebzoj\u00eb \u00e7do rast p\u00ebr ta \u2018sulmuar\u2019 BE-n\u00eb, e cila p\u00ebr ta, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e urryer e Per\u00ebndimit, madje m\u00eb shum\u00eb se Shtetet e Bashkuara n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Trumpit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ivana Stradner thekson se, nd\u00ebrsa Kremlini akuzon Brukselin p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar pushtetin n\u00eb Serbi, ekzistojn\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb Rusis\u00eb dhe p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e saj me regjime autoritare anemban\u00eb globit.<\/p>\n<p>\u201cRusia ka ndihmuar regjime autoritare si Bjellorusia, Venezuela, apo satelit\u00ebt e saj n\u00eb Gjeorgji\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e par\u00eb zyrtar t\u00eb Beogradit, Aleksandar Vu\u00e7iq i quajti sh\u00ebrbimet sekrete ruse \u201cpartner\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVu\u00e7iq n\u00eb publik mb\u00ebshtetet te Rusia dhe e akuzon Per\u00ebndimin p\u00ebr \u2018revolucion me ngjyra\u2019, nd\u00ebrsa pas dyerve t\u00eb mbyllura do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb qeverit\u00eb per\u00ebndimore t\u00eb mos ia kthejn\u00eb shpin\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb kriz\u00ebs politike n\u00eb Serbi\u201d, vler\u00ebson Vuk Vuksanoviq.<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, q\u00eb nga fillimi i protestave, ka p\u00ebrs\u00ebritur narrativen ruse p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur \u201crevolucion me ngjyra\u201d.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb term, zyrtar\u00ebt rus\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrshkruar kryengritjet n\u00eb ish-republikat sovjetike kund\u00ebr regjimeve autoritare, duke akuzuar Per\u00ebndimin p\u00ebr nd\u00ebrhyrje.<\/p>\n<p>Paralelisht, Beogradi po forcon marr\u00ebdh\u00ebniet me Mosk\u00ebn, e cila p\u00ebrballet me izolimin nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq ka paralajm\u00ebruar se sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb do t\u00eb ken\u00eb \u201ckontakte shtes\u00eb\u201d me sh\u00ebrbimet sekrete ruse pas deklarat\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb serioze p\u00ebr Evrop\u00ebn. N\u00ebse Evropa nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje ta disiplinoj\u00eb nj\u00eb lider si Vu\u00e7iqi, si do ta disiplinoj\u00eb Putinin?\u201d, pyet Ivana Stradner.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb \u201cp\u00ebrpjekje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr revolucion me ngjyra\u201d, pa ofruar prova, sh\u00ebrbimi rus ka p\u00ebrmendur dat\u00ebn 1 n\u00ebntor \u2013 p\u00ebrvjetorin e aksidentit q\u00eb ndezi protestat.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq deklaron se autoritetet serbe \u201cjan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura\u201d dhe se \u201cgj\u00ebrat jan\u00eb ndryshe\u201d krahasuar me fillimin e demonstratave.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga mosreagimi fillestar i policis\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, muajt e fundit \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs.<\/p>\n<p>Protestuesit e akuzojn\u00eb policin\u00eb p\u00ebr dhun\u00eb dhe shtypje, nd\u00ebrsa shteti k\u00ebmb\u00ebngul se po vepron \u201cn\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShtypja nga Vu\u00e7iqi n\u00eb Serbi duket sikur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga \u2018manuali\u2019 i sh\u00ebrbimit rus, ve\u00e7an\u00ebrisht pasi Vu\u00e7iq synon t\u00eb kontrolloj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht hap\u00ebsir\u00ebn informative dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb forc\u00ebn kund\u00ebr qytetar\u00ebve\u201d, tha Stradner.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, Qeveria e Serbis\u00eb dhe Ministria e Jashtme nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb lidhur me pretendimet e sh\u00ebrbimit rus.<\/p>\n<p>Nga llogaria zyrtare e student\u00ebve n\u00eb bllokad\u00eb, p\u00ebr momentin nuk ka reagim ndaj akuzave t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete ruse.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb kan\u00eb folur student\u00ebt e Fakultetit t\u00eb Elektroteknik\u00ebs n\u00eb Beograd, t\u00eb cil\u00ebt ndodhen n\u00eb bllokad\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thon\u00eb ata, tashm\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr diskreditimin e l\u00ebvizjes studentore.<\/p>\n<p>\u201cSepse regjimi ka muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqet n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb ta diskreditoj\u00eb l\u00ebvizjen ton\u00eb\u201d, shtojn\u00eb ata.<\/p>\n<p>Duke hedhur posht\u00eb akuzat ruse, student\u00ebt i p\u00ebrshkruajn\u00eb ato si nj\u00eb \u201cskenar\u201d t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb skenar q\u00eb ata e luajn\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb vetmit partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb pranojn\u00eb loj\u00ebra t\u00eb tilla \u2013 e k\u00ebta jan\u00eb pik\u00ebrisht partner\u00ebt nga vende po aq diktatoriale\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen me shkrim.<\/p>\n<p>\u201cFaktin q\u00eb \u2018informacionet\u2019 e supozuara t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb publikisht, e shohim si d\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, theksojn\u00eb student\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb fakultet i ka d\u00ebrguar presidentit Vu\u00e7iq nj\u00eb mesazh n\u00eb gjuh\u00ebn ruse:<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesat tona jan\u00eb t\u00eb qarta: shpall zgjedhje, mos p\u00ebrdor sh\u00ebrbimet e huaja p\u00ebr t\u00eb ngritur popullaritetin t\u00ebnd \u2013 kjo do t\u2019i kushtoj\u00eb shtrenjt\u00eb Serbis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e student\u00ebve t\u00eb Fakultetit Juridik n\u00eb Nish, t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu ndodhen n\u00eb bllokad\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy fakultete ishin mes dhjet\u00ebra institucioneve t\u00eb bllokuara nga student\u00ebt n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 \u2013 me k\u00ebrkes\u00ebn kryesore p\u00ebr nd\u00ebshkimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsve p\u00ebr vdekjen e 16 personave gjat\u00eb shembjes s\u00eb \u00e7atis\u00eb s\u00eb Stacionit Hekurudhor n\u00eb Novi Sad.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa m\u00eb e fundit e drejtuar autoriteteve \u00ebsht\u00eb shpallja e zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Duke mohuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr tragjedin\u00eb, Vu\u00e7iq dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pushtetit refuzojn\u00eb t\u00eb shpallin zgjedhje.<\/p>\n<p>Akuzat e autoriteteve ruse kan\u00eb nxitur reagime t\u00eb forta nga nj\u00eb pjes\u00eb e opozit\u00ebs proevropiane n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Partia Demokratike i cil\u00ebsoi ato si \u201cfyerje p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe g\u00ebnjesht\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu nuk ka asnj\u00eb plan t\u00eb jasht\u00ebm, asnj\u00eb \u2018majdan\u2019 dhe asnj\u00eb komplot. Ekziston vet\u00ebm vullneti i qytetar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund korrupsionit, vjedhjes dhe diktatur\u00ebs\u201d, theksoi DS-ja.<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb dhe t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Dragan Gjilas, vler\u00ebsoi se sh\u00ebrbimi rus, \u201cme shpikjen e \u2018majdanit serb\u2019, edhe nj\u00eb her\u00eb e ka mb\u00ebshtetur me forc\u00eb regjimin e Vu\u00e7iqit\u201d.<\/p>\n<p>Ai kujtoi se autoritetet ruse kishin l\u00ebshuar nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ngjashme edhe gjat\u00eb protestave antiqeveritare n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, t\u00eb cilat shp\u00ebrthyen pas akuzave se pushteti, i udh\u00ebhequr nga Partia P\u00ebrparimtare Serbe, kishte manipuluar zgjedhjet.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i jasht\u00ebm rus ka p\u00ebrpiluar gjithashtu nj\u00eb list\u00eb t\u00eb mediave t\u00eb pavarura n\u00eb Serbi, duke i akuzuar ato p\u00ebr \u201cindoktrinimin e t\u00eb rinjve serb\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pa ofruar burime, pretendon se ato financohen nga Brukseli.<\/p>\n<p>Pavol Salaj, nga organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare Reporter\u00ebt pa Kufij, vler\u00ebson se sh\u00ebrbimi rus po akuzon padrejt\u00ebsisht mediat e pavarura n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u201cMeq\u00eb sh\u00ebrbimi sekret rus po merret me represion transnacional n\u00eb nj\u00eb vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, institucionet dhe shtetet an\u00ebtare nuk duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb heshtura\u201d, tha Salaj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e mediave t\u00eb p\u00ebrmendura jan\u00eb agjencia FoNet, javori Vreme dhe disa media lokale, si RAM, Ju\u017ene vesti, Slobodna re\u010d, Boom93, Podrinske, FreeMedia e Novi Pazarit, SOinfo, FAR, Storyteller, si dhe organizata joqeveritare Link.<\/p>\n<p>\u201cMbulimi i gazetar\u00ebve si \u2018vegla t\u00eb ndikimit t\u00eb huaj\u2019, pa asnj\u00eb prov\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i pabaz\u00eb, por paraqet edhe k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb e tyre dhe p\u00ebr lirin\u00eb e ushtrimit t\u00eb profesionit\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Maja Sever, kryetare e Federat\u00ebs Evropiane t\u00eb Gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do sulm ndaj tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe sulm ndaj t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u informuar sakt\u00eb dhe paansh\u00ebm\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 reagimeve nga Brukseli, edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoqatave t\u00eb gazetar\u00ebve kan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje nga autoritetet serbe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tabloidet pran\u00eb pushtetit n\u00eb Serbi, pas deklarat\u00ebs ruse, kan\u00eb filluar t\u00eb targetojn\u00eb mediat e pavarura lokale.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/18\/beogradi-i-mbeshtet-akuzat-e-rusise-per-nderhyrjen-e-brukselit-ne-protesta-ne-serbi\/\">Beogradi i mb\u00ebshtet akuzat e Rusis\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e Brukselit n\u00eb protesta n\u00eb Serbi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akuza nga Kremlini kund\u00ebr Bashkimit Evropian (BE), por pa asnj\u00eb prov\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i mesazhit t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete ruse, t\u00eb cilat i akuzojn\u00eb BE-n\u00eb dhe vendet e saj an\u00ebtare se q\u00ebndrojn\u00eb prapa protestave antiqeveritare n\u00eb Serbi. Teksa m\u00eb 1 n\u00ebntor sh\u00ebnohet p\u00ebrvjetori i vdekjes s\u00eb 16 njer\u00ebzve n\u00eb aksidentin q\u00eb nxiti protestat masive, Kremlini [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41130","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41130","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41130"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41130\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41130"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41130"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41130"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}