{"id":41042,"date":"2025-09-17T14:49:00","date_gmt":"2025-09-17T14:49:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/17\/desdhmia-ne-hage-williams-thaci-nuk-kishte-kontroll-te-plote-mbi-negociatat-ne-rambuje\/"},"modified":"2025-09-17T14:49:00","modified_gmt":"2025-09-17T14:49:00","slug":"desdhmia-ne-hage-williams-thaci-nuk-kishte-kontroll-te-plote-mbi-negociatat-ne-rambuje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/17\/desdhmia-ne-hage-williams-thaci-nuk-kishte-kontroll-te-plote-mbi-negociatat-ne-rambuje\/","title":{"rendered":"D\u00ebsdhmia n\u00eb Hag\u00eb\/ Williams: Tha\u00e7i nuk kishte kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi negociatat n\u00eb Rambuje"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb ka nisur d\u00ebshmia e Paul Williams, i cili ka qen\u00eb k\u00ebshilltar i delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Rambuje. Ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitari i dyt\u00eb i mbrojtjes n\u00eb rastin e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr krime t\u00eb pretenduara t\u00eb luft\u00ebs. Mbrojtja e Tha\u00e7it tha se d\u00ebshmia e Williams do t\u00eb tregoj\u00eb q\u00eb \u201cTha\u00e7i nuk e kishte autoritetin p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e tij pritet t\u00eb zgjas nj\u00eb dit\u00eb e gjysm\u00eb, mbrojtja e Tha\u00e7it ka parashikuar dy or\u00eb, ekipet tjera t\u00eb mbrojtjes s\u00eb bashku kan\u00eb k\u00ebrkuar dy or\u00eb e gjysm\u00eb dhe ZPS dy or\u00eb e gjysm\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati i Tha\u00e7it, Luka Miseti\u00e7 tha se d\u00ebshmitari Paul Williams ka qen\u00eb k\u00ebshilltar falas p\u00ebr delegacionin kosovar n\u00eb Rambuje<\/p>\n<p>\u201cAmerikani Paul Williams ka qen\u00eb k\u00ebshilltar falas p\u00ebr delegacionin kosovar n\u00eb Rambuje n\u00eb shkurt dhe mars t\u00eb 1999, ai ka ndihmuar delegacionin p\u00ebr hartimin e propozimit t\u00eb tyre dhe negociatat n\u00eb marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb. Ai po ashtu ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takime me delegacionin kosovar dhe me figura nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe diaspor\u00ebn e Kosov\u00ebs. Williams do t\u00eb jap d\u00ebshmi p\u00ebr procesin e vendimmarrjes t\u00eb delegacionit si dhe diskutimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nevoj\u00ebn p\u00ebr demilitarizim dhe transformim t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari i mbrojtjes, Paul Williams deklaroi se Hashim Tha\u00e7i u raportonte komandant\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs dhe se ai kontrollohej nga jasht\u00eb. Ai n\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb tha se gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb fshatin Rambuje t\u00eb delegacionit nga Kosova, Hashim Tha\u00e7i kishte \u201ctrysni dhe presion ideologjik\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBaza p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim (se Tha\u00e7i kontrollohej nga jasht\u00eb\u2026sh\u00ebnim i redaktorit), jan\u00eb disa faktor\u00eb, biseda t\u00eb shumta p\u00ebrmes thirrjeve telefonike q\u00eb realizonte Hashim Tha\u00e7i me persona t\u00eb ndrysh\u00ebm nga jasht\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs. Telefoni i tij binte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, q\u00eb shpesh n\u00ebnkuptonte q\u00eb atij i duhej ose t\u00eb dilte jasht\u00eb ose t\u00eb shkonte n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb dhom\u00ebs. Delegacioni i Kosov\u00ebs ishte n\u00eb katin p\u00ebrdhese, k\u00ebshtu q\u00eb mund t\u00eb dilje leht\u00ebsisht n\u00eb oborrin e k\u00ebshtjell\u00ebs\u2026Ti mund ta lexoje pak edhe nga gjestikulacioni ose nga paraqitja. Ndonj\u00ebher\u00eb ke nj\u00eb koklavitje ose nj\u00eb p\u00ebrzierje t\u00eb aktor\u00ebve edhe ka shum\u00eb aktor\u00eb apo pal\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb cil\u00ebt mua m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb shkoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim. Pra, krijohej p\u00ebrshtypja q\u00eb dikush ishte n\u00eb kontroll t\u00eb negociatave ose n\u00eb kontroll t\u00eb pjessh\u00ebm t\u00eb negociatave\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai tha se p\u00ebrshtypja e tij ishte q\u00eb \u201cTha\u00e7i nuk kishte kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi negociatat dhe se ai \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsonte interesat nga jasht\u00eb\u201d. Williams tha se e kishte t\u00eb qart\u00eb se Hashim Tha\u00e7i ishte \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsues dhe z\u00ebri i U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb at\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><em><strong>Pjes\u00eb nga d\u00ebshmia n\u00eb Hag\u00eb:<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Williams: Tha\u00e7i u raportonte komandant\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs<\/p>\n<p>Miseti\u00e7: A ju kujtohet q\u00eb ju keni v\u00ebn\u00eb re zot\u00ebri Tha\u00e7i u raportonte n\u00eb mos u n\u00ebnshtrohej komandant\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs?<\/p>\n<p>Williams: Po, k\u00ebshtu m\u00eb kujtohet dhe mua.<\/p>\n<p>Miseti\u00e7: Si dol\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion q\u00eb ai ju raportonte n\u00eb mos u n\u00ebnshtrohej komandant\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs?<\/p>\n<p>Williams: Ata e telefonin, ai e hapte telefonin, bisedonin n\u00eb telefon p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar kohore edhe m\u00eb pas ai komentonte p\u00ebr procesin, jepte feedback p\u00ebr procesin, prandaj thash q\u00eb ai u raportonte atyre. Prandaj erdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim.<\/p>\n<p>Miseti\u00e7: Ju flisnit shqip.<\/p>\n<p>Williams: Jo.<\/p>\n<p>Miseti\u00e7: Por nga e dinit ju me k\u00eb po fliste ai dhe \u00e7far\u00eb po thoshte?<\/p>\n<p>Williams: Shpesh, meq\u00eb isha n\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb, shpesh ju k\u00ebrkoja koleg\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, ju thosha \u2018me k\u00eb po flet Hashimi, t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn me k\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb telefon\u2019, m\u00eb thonin \u2018me ekipin e tij, me shqiptar\u00ebt, kosovar\u00ebt\u2019 dhe ata vet m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb po flet me komandant\u00ebt lokal.<\/p>\n<p>Miseti\u00e7: Ju kujtohet ndonj\u00eb person konkret nga delegacioni q\u00eb ua ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Williams: Blerim Shala, Dugi nuk m\u00eb kujtohet edhe mbiemri, ai madje m\u00eb ndihmonte p\u00ebr p\u00ebrkthime dhe Edita Tahiri\u201d, u p\u00ebrgjigj Williams.<\/p>\n<p>Avokati i Tha\u00e7it, Luka Miseti\u00e7 u pyet edhe p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb Tha\u00e7it n\u00eb Slloveni p\u00ebr t\u00eb takuar Adem Dema\u00e7in, gjat\u00eb koh\u00ebs sa delegacioni kosovar po q\u00ebndronte n\u00eb Rambuje<\/p>\n<p>\u201cU interesova n\u00eb fakt, e b\u00ebra k\u00ebt\u00eb pyetje se si na sh\u00ebrben kjo u thash, si i sh\u00ebrben kjo procesit, dhe p\u00ebrgjigja ishte q\u00eb \u2018ishte e domosdoshme p\u00ebr arsyeje politike dhe kulturore\u2019. Ishte e nevojshme q\u00eb Hashimi t\u00eb shkonte n\u00eb Slloveni dhe t\u00eb vizitonte Dema\u00e7in.<\/p>\n<p>Miseti\u00e7: A zbulove pastaj se si lidhej kjo vizit\u00eb me Rambujen\u00eb, n\u00ebse kishte ndonj\u00eb lidhje<\/p>\n<p>Williams: Gjat\u00eb koh\u00ebs sa delegacioni kosovar ishte n\u00eb Rambuje edhe po b\u00ebnin ecuri, kishte proces p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes, por ama kishte trysni nga jasht\u00eb t\u00eb cilat i diskutuam m\u00eb her\u00ebt sot nga komandant\u00eb lokal por gjithashtu kishte presion ideologjik dhe kulturor prej Adem Dema\u00e7it, i cili po pengonte progresin e negociatave\u201d, shtoi ai, duke th\u00ebn\u00eb se problemi i Dema\u00e7it ishte \u201cpavar\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb gjykat\u00eb, d\u00ebshmitari i dyt\u00eb i mbrojtjes ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb e ka p\u00ebrpiluar nj\u00eb propozim t\u00eb delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Rambuje lidhur me hetimet dhe ndjekjen penale t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs. Ai theksoi se q\u00ebllim i delegacionit ishte q\u00eb t\u00eb sigurohen p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb angazhim konkret p\u00ebr Tribunalin Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb.<\/p>\n<p>Williams tha se Hashim Tha\u00e7i ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se bashk\u00ebpunimi me Tribunalin Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshinte hetime potenciale t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Miseti\u00e7: Si e shprehi ai pranimin e k\u00ebtij dokumenti?<\/p>\n<p>Williams: Ai e pranoi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi at\u00eb dhe tha po kjo pasqyron at\u00eb q\u00eb na intereson edhe neve, kat\u00ebr pikat k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Miseti\u00e7: A ishte Hashim Tha\u00e7i i vet\u00ebdijsh\u00ebm se bashk\u00ebpunimi me Tribunalin Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshinte bashk\u00ebpunimin TPNJ p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje dhe hetime potenciale lidhur me U\u00c7K-n\u00eb?<\/p>\n<p>Williams: Po.<\/p>\n<p>Miseti\u00e7: Si e dini k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Williams: Ka pasur arsyeje t\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mb\u00ebshtes p\u00ebrgjigjen time. E para ishte se delegacioni i Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin U\u00c7K-n\u00eb dhe p\u00ebrfshir\u00eb Hashim Tha\u00e7in kishin n\u00eb an\u00ebn e tyre mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb shihnin se si ky Tribunal p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb vepronte n\u00eb kontekstin e Kroacis\u00eb dhe Bosnjes, ku Tribunali kishte ngritur aktakuz\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre pal\u00ebve dhe situata faktike ishte e till\u00eb q\u00eb Tribunali Nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb k\u00ebrkonte prova n\u00eb drejtime t\u00eb ve\u00e7anta\u201d, u p\u00ebrgjigj Williams.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pyetjeve t\u00eb mbrojtjes s\u00eb Tha\u00e7it, Williams tha se ai bashk\u00eb me Mark Weller, i cili ka qen\u00eb k\u00ebshilltar ligjor nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e kan\u00eb p\u00ebrpiluar propozimin e delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Rambuje lidhur me hetimet dhe ndjekjen penale t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Paraprakisht, d\u00ebshmitari Paul Williams tha se ka punuar intensivisht me an\u00ebtar\u00ebt e delegacionit gjat\u00eb bisedimeve n\u00eb Rambuje dhe se i ishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatis gjuh\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse \u201cp\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb TPNJ t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta p\u00ebr t\u00eb zbatuar mandatin e saj\u201d.<\/p>\n<p>Tutje, Williams tha se edhe delegacioni i Kosov\u00ebs ishte n\u00eb dijeni q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshinte bashk\u00ebpunimin p\u00ebr arrestim dhe transferim n\u00eb Tribunalin Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb ish-Jugosllavi t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Williams: Ju kam shpjeguar delegacionit qart\u00eb dhe shprehimisht n\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb m\u00eb kishin k\u00ebrkuar t\u00eb p\u00ebrpiloja<\/p>\n<p>Miseti\u00e7: Si e dinin k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Williams: Sepse un\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e juristit q\u00eb punoja p\u00ebr ta ju kam shpjeguar atyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe shprehimisht gjuh\u00ebn q\u00eb ata kishin m\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb p\u00ebrpiloja dhe se t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e procesit t\u00eb bisedimeve duke ua dor\u00ebzuar pastaj grupit kontaktit, gjithashtu edhe p\u00ebr nevoja t\u00eb nj\u00eb kontrollimi t\u00eb dyfisht\u00eb dhe verifikimit t\u00eb dyfisht\u00eb Fehmi Agani i cili ishte jurist i tyre kryesor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kushtetuese, tha pra q\u00eb un\u00eb do t\u00eb punoja s\u00eb bashku me t\u00eb p\u00ebr tu siguruar q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne po transmetonim, po kalonim informacionet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt pjes\u00ebtar\u00ebve te delegacionit, q\u00eb ai s\u00eb bashku dhe un\u00eb do t\u00eb kishim nj\u00eb komunikim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb dispozitave q\u00eb po p\u00ebrgatiteshin\u201d, u p\u00ebrgjigj d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Paul Williams u pyet edhe p\u00ebr raportet me Veton Surroin , i cili tha se \u201ce njihja goxha mir\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1999, prej asaj kohe n\u00eb vazhdim un\u00eb kam pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb profesionale dhe personale\u201d.<\/p>\n<p>Williams tha ai nuk i kishte th\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnuar nga Hashim Tha\u00e7i, kur ishin pjes\u00eb e delegacionit n\u00eb Rambuje.<\/p>\n<p>Miseti\u00e7: N\u00eb shkurt t\u00eb 99\u2019t\u00ebs, a ju ka th\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb zot\u00ebri Surroi q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnuar nga Hashim Tha\u00e7i?<\/p>\n<p>Williams: Veton Surroi nuk m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, ose nuk m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptoj n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose nuk m\u00eb ka shfaqur asnj\u00eb sjellje q\u00eb do t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte mua t\u00eb besoja q\u00eb ai ishte i k\u00ebrc\u00ebnuar nga Hashim Tha\u00e7i apo nga askush tjet\u00ebr nga delegacioni shqiptar i Kosov\u00ebs\u201d, u p\u00ebrgjigj Williams.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Tha\u00e7it, Luka Miseti\u00e7 gjat\u00eb pyetjeve t\u00eb tij ka paraqitur nj\u00eb dokument ku thuhej se \u201cTha\u00e7i kontrollohej nga jasht\u00eb\u201d p\u00ebr \u00e7ka Williams tha se nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e ka v\u00ebrejtur gjat\u00eb bisedave n\u00eb Rambuje.<\/p>\n<p>\u201cDoktor Williams po ashtu do t\u00eb jap d\u00ebshmi p\u00ebr komunikimet q\u00eb ka pasur me t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e delegacionit kosovar, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe Hashim Tha\u00e7i. Konstatimet dhe p\u00ebrshtypjet q\u00eb ka formuar ky nga k\u00ebto komunikime, t\u00eb cilat e ndihmuan p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb Tha\u00e7i nuk kishte autoritetin p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb dhe se i duhej miratimi i komandant\u00ebve t\u00eb zonave p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje nga avokati i Tha\u00e7it, Luka Miseti\u00e7 tha se ka qen\u00eb k\u00ebshilltar juridik falas p\u00ebr delegacionin e Kosov\u00ebs n\u00eb Rambuje dhe se ishte p\u00ebrzgjedhur si k\u00ebshilltar me propozimin e kryeministrit Bujar Bukoshi.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari i mbrojtjes, Paul Williams tha se ka punuar dy vjet edhe n\u00eb Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit dhe se ka qen\u00eb jurist p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet evropiane.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme ka p\u00ebrfunduar d\u00ebshmia e James Rubin, i cili gjat\u00eb luft\u00ebs ka qen\u00eb ndihm\u00ebs-sekretar amerikan i Shtetit. D\u00ebshmia e tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb ish-presidentit, Hashim Tha\u00e7i ka zgjatur tri dit\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, procesi gjyq\u00ebsor do t\u00eb vazhdoj\u00eb me d\u00ebshmitar\u00ebt e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Jakup Krasniqi.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me Tha\u00e7in dhe Krasniqin, po gjykohen edhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Avokat\u00ebt e tyre nuk synojn\u00eb t\u00eb paraqesin d\u00ebshmi mbrojt\u00ebse. Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar i ngarkon ata me krime t\u00eb pretenduara t\u00eb luft\u00ebs. ZPS-ja ka th\u00ebn\u00eb se ata ishin pjes\u00eb e \u201cnj\u00eb nd\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Tha\u00e7i, Veseli, Krasniqi e Selimi jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha pikat e aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Paraqitja e provave t\u00eb mbrojtjes vjen kat\u00ebr muaj pasi Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar p\u00ebrfundoi me d\u00ebshmitar\u00ebt e saj dhe e mbylli \u00e7\u00ebshtjen. Prokuroria solli 125 d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb mbi 130 d\u00ebshmi ne shkrim.<\/p>\n<p>Mbrojtja e kat\u00ebrshes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb i mohon akuzat dhe ka argumentuar se U\u00c7K-ja nuk ka pasur struktur\u00eb t\u00eb organizuar komanduese. Aktakuza ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, ishte b\u00ebr\u00eb publike vjesht\u00ebn e vitit 2020. Prej at\u00ebher\u00eb, ata q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit n\u00eb Sheveningen t\u00eb Hag\u00ebs. Gjykimi ndaj tyre ka nisur n\u00eb prill t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt n\u00eb Speciale presin q\u00eb mbrojtja e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb shkresat p\u00ebrfundimtare deri m\u00eb 22 dhjetor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/desdhmia-ne-hage-williams-thaci-nuk-kishte-kontroll-te-plote-mbi-negociatat-ne-rambuje\/\">D\u00ebsdhmia n\u00eb Hag\u00eb\/ Williams: Tha\u00e7i nuk kishte kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi negociatat n\u00eb Rambuje<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb ka nisur d\u00ebshmia e Paul Williams, i cili ka qen\u00eb k\u00ebshilltar i delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Rambuje. Ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitari i dyt\u00eb i mbrojtjes n\u00eb rastin e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr krime t\u00eb pretenduara t\u00eb luft\u00ebs. Mbrojtja e Tha\u00e7it tha se d\u00ebshmia e Williams do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41042","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41042","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41042"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41042\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41042"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41042"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41042"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}