{"id":41017,"date":"2025-09-17T11:53:03","date_gmt":"2025-09-17T11:53:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/17\/hovenier-sulmet-e-kurtit-ndaj-kushtetuese-cuan-ne-pezullimin-e-dialogut-strategjik\/"},"modified":"2025-09-17T11:53:03","modified_gmt":"2025-09-17T11:53:03","slug":"hovenier-sulmet-e-kurtit-ndaj-kushtetuese-cuan-ne-pezullimin-e-dialogut-strategjik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/17\/hovenier-sulmet-e-kurtit-ndaj-kushtetuese-cuan-ne-pezullimin-e-dialogut-strategjik\/","title":{"rendered":"Hovenier: Sulmet e Kurtit ndaj Kushtetuese \u00e7uan n\u00eb pezullimin e dialogut strategjik"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ambasadori amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier, shpjegon se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb grumbullimi frustrimesh ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ku ve\u00e7an\u00ebrisht ndikoi kritika e tij ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Hovenier thot\u00eb se pezullimi duhet marr\u00eb seriozisht dhe e cil\u00ebson si nj\u00eb \u201chumbje t\u00eb madhe mund\u00ebsie\u201d p\u00ebr forcimin e partneritetit mes Kosov\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 shtator, SHBA-ja pezulloi Dialogun Strategjik me Kosov\u00ebn, duke arsyetuar vendimin me veprimet e Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe me rritjen e tensioneve dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Qeveria n\u00eb detyr\u00eb e Kosov\u00ebs i hodhi posht\u00eb kritikat e SHBA-s\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cveprimet tona, t\u00eb ligjshme dhe kushtetuese, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb eliminimit t\u00eb vatrave t\u00eb destabilitetit\u201d.<\/p>\n<p>\u201c[Dialogu Strategjik] do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje q\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se bashk\u00ebpunimi i vazhduesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb pezulluar ose d\u00ebmtuar, por do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta rritur dhe forcuar at\u00eb, p\u00ebr momentin, \u00ebsht\u00eb ngrir\u00eb. Kjo duhet t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb brengosen p\u00ebr fuqin\u00eb dhe vitalitetin e marr\u00ebdh\u00ebnies\u201d, thot\u00eb Hovenier, tani bashk\u00ebpun\u00ebtor i lart\u00eb jorezident n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Evrop\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Atlantik.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Ambasador Hovenier, sa serioz \u00ebsht\u00eb vendimi i Uashingtonit p\u00ebr t\u00eb pezulluar Dialogun Strategjik me Kosov\u00ebn?<\/p>\n<p><strong>Jeffrey Hovnier<\/strong>: Mendoj se duhet marr\u00eb seriozisht. Dialogu Strategjik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument diplomatik, q\u00eb Shtetet e Bashkuara e p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u2019i avancuar marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe me vende t\u00eb ndryshme. Ai p\u00ebrfshin diskutime n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb mbi nj\u00eb agjend\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb p\u00ebrcaktuar paraprakisht.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi pasur m\u00eb par\u00eb Dialog Strategjik formal me Kosov\u00ebn. Por, jemi angazhuar n\u00eb procese t\u00eb tilla me disa vende n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore: Bullgarin\u00eb, Rumanin\u00eb, Greqin\u00eb, Kroacin\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>N\u00eb to trajtohen gj\u00ebra si: siguria, mbrojtja, siguria energjetike, tregtia, investimet, siguria kibernetike, lidhjet mes njer\u00ebzve. Ideja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb promovohen stabiliteti dhe prosperiteti, pjes\u00ebmarrja ose integrimi m\u00eb i thelluar n\u00eb institucionet evropiane dhe euroatlantike.<\/p>\n<p>[Dialogu Strategjik] do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje q\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se bashk\u00ebpunimi i vazhduesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb pezulluar ose d\u00ebmtuar, por do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta rritur dhe forcuar at\u00eb, p\u00ebr momentin, \u00ebsht\u00eb ngrir\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo duhet t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb brengosen p\u00ebr fuqin\u00eb dhe vitalitetin e marr\u00ebdh\u00ebnies.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> \u00c7far\u00eb mesazhi po p\u00ebrpiqet t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb SHBA-ja tek udh\u00ebheq\u00ebsia e Kosov\u00ebs me k\u00ebt\u00eb hap?<\/p>\n<p><strong>Jeffrey Hovnier:<\/strong> N\u00ebse lexoni deklarat\u00ebn e SHBA-s\u00eb, at\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar nga Ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb njoftimi, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ky vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga autoritetet e Uashingtonit, si rezultat i perceptimit t\u00eb tyre se Qeveria e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb [Albin] Kurti nuk po bashk\u00ebpunon mjaftuesh\u00ebm. Ato konsiderojn\u00eb se, pavar\u00ebsisht k\u00ebshillave, sugjerimeve dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb SHBA-s\u00eb, kryeministri dhe Qeveria e tij n\u00eb detyr\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime q\u00eb, sipas Shteteve t\u00eb Bashkuara, ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt dhe negativisht n\u00eb sigurin\u00eb dhe stabilitetin n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Por, vini re se kjo pik\u00ebpamje nuk duket t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm e Shteteve t\u00eb Bashkuara. Partner\u00ebt evropian\u00eb, gjithashtu, kan\u00eb vazhduar t\u00eb shprehin shqet\u00ebsime t\u00eb v\u00ebrteta, lidhur me disa nga zgjedhjet politike t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Kurti.<\/p>\n<p>N\u00ebse gjith\u00e7ka do t\u00eb ishte mir\u00eb, Dialogu Strategjik nuk do t\u00eb pezullohej<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> A mund t\u00eb jet\u00eb kjo pika m\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb nga pavar\u00ebsia?<\/p>\n<p><strong>Jeffrey Hovenier:<\/strong> \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta them, sepse edhe m\u00eb her\u00ebt ka pasur sfida t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dypal\u00ebshe. Por, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e k\u00ebndshme. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb e keqe p\u00ebr realizimin e vizionit q\u00eb SHBA-ja ka pasur q\u00eb nga pavar\u00ebsia, dhe q\u00eb populli i Kosov\u00ebs ka pasur po ashtu, p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe nj\u00eb partneritet m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb kam v\u00ebn\u00eb re n\u00eb postimet n\u00eb rrjetet sociale dhe deklaratat e tjera t\u00eb zyrtar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb se disa po p\u00ebrpiqen ta minimizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Disa thon\u00eb se Albin Kurti dhe Qeveria e Kosov\u00ebs ende kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me SHBA-n\u00eb, por kjo, thjesht, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebse gjith\u00e7ka do t\u00eb ishte mir\u00eb, nuk do t\u00eb kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb pezulluar Dialogun Strategjik \u2013 p\u00ebrkoh\u00ebsisht ose p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar.<\/p>\n<p>Kjo tregon se administrata e Trumpit u frustrua aq shum\u00eb sa ndjeu se duhej t\u00eb nd\u00ebrmerrte veprime, sepse deklaratat publike nuk mjaftonin p\u00ebr ta rikthyer marr\u00ebdh\u00ebnien si\u00e7 donte.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Pse Dialogu Strategjik \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn?<\/p>\n<p><strong>Jeffrey Hovenier:<\/strong> Mendoj se \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb mund\u00ebsive q\u00eb ofron. Si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb her\u00ebt, temat q\u00eb trajtohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog, jan\u00eb: mbrojtja, siguria, siguria energjetike, tregtia, investimet, rritja ekonomike, siguria kibernetike dhe forcimi i lidhjeve mes njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb tre vjet\u00ebve t\u00eb mi si ambasador n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebto ishin gj\u00ebrat q\u00eb populli i Kosov\u00ebs d\u00ebshironte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u2019i shihte \u2013 gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Dialogu Strategjik mund\u00ebson nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb t\u00eb thelluar. Funksionon k\u00ebshtu: delegacionet shkojn\u00eb n\u00eb Uashington, ose delegacionet vijn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb; Qeveria e SHBA-s\u00eb sjell njer\u00ebz nga Departamenti i Energjis\u00eb, Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Bujq\u00ebsis\u00eb, Departamenti i Tregtis\u00eb\u2026 N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, e gjith\u00eb Qeveria punon p\u00ebr t\u00eb forcuar marr\u00ebdh\u00ebnien. Ndaj, humbja e k\u00ebsaj mund\u00ebsie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e madhe.<\/p>\n<p><strong>Pika q\u00eb e mbushi kup\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Disa argumentojn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb rezultat i frustrimit t\u00eb grumbulluar ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Kurtit. Jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur keni qen\u00eb edhe ju n\u00eb sh\u00ebrbim, kemi par\u00eb situata t\u00eb ngjashme, si\u00e7 e that\u00eb m\u00eb par\u00eb. Cila mendoni se \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim tani?<\/p>\n<p><strong>Jeffrey Hovenier:<\/strong> Qartazi, nuk flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb administrat\u00ebs Trump, ndaj \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i shpjegoj sakt\u00ebsisht motivet dhe vendimet e saj.<\/p>\n<p>Do t\u2019ju jap vler\u00ebsimin tim, i cili mund t\u00eb jet\u00eb i gabuar. Nuk besoj se kishte nj\u00eb akt t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb \u00e7oi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. Mendoj, gjithashtu, se ishte nj\u00eb grumbullim i frustrimeve, ose, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb shprehje amerikane, ishte pika q\u00eb e mbushi kup\u00ebn.<\/p>\n<p>Mendoj se akti i fundit q\u00eb \u00e7oi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim \u2013 ai q\u00eb b\u00ebri q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Uashington t\u00eb vendosnin se duhej t\u00eb nd\u00ebrmerrnin veprime \u2013 ishin deklaratat e kryeministrit dhe t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb Qeverin\u00eb e tij q\u00eb kritikuan drejtp\u00ebrdrejt Gjykat\u00ebn Kushtetuese, nj\u00eb institucion i pavarur, i themelur me Kushtetut\u00eb, n\u00eb hartimin e s\u00eb cil\u00ebs ka kontribuuar edhe SHBA-ja.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i \u00e7do v\u00ebzhguesi, kjo dukej e papajtueshme me parimet e nj\u00eb demokracie t\u00eb mir\u00eb, me mbrojtjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjykatave dhe me respektimin e aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime.<\/p>\n<p>Mendoj se kjo, ndoshta, ishte shkaku kryesor. Por, nuk ishte vet\u00ebm reagim ndaj k\u00ebsaj. Ishte reagim pas nj\u00eb serie p\u00ebrpjekjesh nga zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb administrat\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb s\u00eb fundmi t\u00eb zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Zyr\u00ebs p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Evropiane, Brendan Hanrahan, n\u00eb Prishtin\u00eb, ku ai u takua me presidenten [Vjosa] Osmani dhe kryeministrin [n\u00eb detyr\u00eb] Kurti, p\u00ebr t\u00eb diskutuar se si t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet marr\u00ebdh\u00ebnia.<\/p>\n<p>Nuk isha aty, por mendoj se diskutimi lidhej me bashk\u00ebpunimin m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me SHBA-n\u00eb, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Kosova do t\u00eb trajtonte \u00e7\u00ebshtjet komplekse t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr komunitetin serb dhe komunitetet tjera joshumic\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria amerikane ka p\u00ebrshtypjen se Qeveria e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Kurti, nuk po e d\u00ebgjon.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> P\u00ebrve\u00e7 pezullimit t\u00eb k\u00ebtij dialogu, \u00e7far\u00eb masash t\u00eb tjera mund t\u00eb marr\u00eb SHBA-ja p\u00ebr t\u00eb shtuar presionin mbi Kurtin?<\/p>\n<p><strong>Jeffrey Hovenier:<\/strong> Nuk e di p\u00ebrgjigjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Sfida me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballet Qeveria amerikane, ashtu si\u00e7 p\u00ebrballej edhe gjat\u00eb koh\u00ebs sime, \u00ebsht\u00eb se ka disa prioritete q\u00eb shpesh bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00ebri-tjetrin, nd\u00ebrsa nj\u00eb prioritet kryesor mbetet shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe populli amerikan e mb\u00ebshtesin Kosov\u00ebn. Ne e mb\u00ebshtesim rrug\u00ebtimin e saj si nj\u00eb shtet evropian dhe euro-atlantik, si nj\u00eb demokraci shumetnike, si nj\u00eb burim stabiliteti dhe sigurie n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, dhe jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb mb\u00ebshtesim popullin e Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e shihni n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra: programet, aktivitetet, angazhimet, njer\u00ebzit\u2026<\/p>\n<p>N\u00ebse shkoni n\u00eb pothuajse \u00e7do universitet n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb gjeni se amerikan\u00ebt kan\u00eb ndihmuar n\u00eb themelimin e tyre, kan\u00eb ndihmuar me programin e tyre m\u00ebsimor, ose jan\u00eb ende t\u00eb pranish\u00ebm\u2026 Pra, Shtetet e Bashkuara duan t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb nga partner\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb \u2013 n\u00ebse jo partneri m\u00eb i af\u00ebrt \u2013 q\u00eb ka Kosova.<\/p>\n<p>Ne e dim\u00eb tmerrin e spastrimit etnik t\u00eb viteve 1990 dhe jemi krenar\u00eb q\u00eb e ndihmuam popullin e Kosov\u00ebs t\u00eb krijoj\u00eb dhe t\u00eb konsolidoj\u00eb shtetin e tij.<\/p>\n<p>Administrata e [ish-presidentit amerikan, Joe] Biden dhe tani administrata e Trumpit kan\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr disa veprime dhe vendime politike t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Kurti. \u00cbsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo administrat\u00eb ka arritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim si edhe administrata e m\u00ebparshme: m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjen delikate t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb integrimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs dhe sovranitetit t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb duke respektuar t\u00eb drejtat dhe statusin e komuniteteve joshumic\u00eb, sidomos komunitetit serb, duke respektuar dispozitat kushtetuese, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai komunitet t\u00eb mund t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb kushte dinjiteti dhe sigurie.\/Evropa e Lir\u00eb<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/17\/hovenier-sulmet-e-kurtit-ndaj-kushtetuese-cuan-ne-pezullimin-e-dialogut-strategjik\/\">Hovenier: Sulmet e Kurtit ndaj Kushtetuese \u00e7uan n\u00eb pezullimin e dialogut strategjik<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ambasadori amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier, shpjegon se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb grumbullimi frustrimesh ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ku ve\u00e7an\u00ebrisht ndikoi kritika e tij ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Hovenier thot\u00eb se pezullimi duhet marr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41017","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41017"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41017\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}