{"id":40995,"date":"2025-09-17T11:48:28","date_gmt":"2025-09-17T11:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/17\/nga-ndryshimet-e-shpeshta-ne-kabinet-te-arrestimet-e-spak-ut-ne-radhet-e-shumices-ngjarjet-kryesore-qe-shenjuan-mandatin-e-trete-te-rames\/"},"modified":"2025-09-17T11:48:28","modified_gmt":"2025-09-17T11:48:28","slug":"nga-ndryshimet-e-shpeshta-ne-kabinet-te-arrestimet-e-spak-ut-ne-radhet-e-shumices-ngjarjet-kryesore-qe-shenjuan-mandatin-e-trete-te-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/17\/nga-ndryshimet-e-shpeshta-ne-kabinet-te-arrestimet-e-spak-ut-ne-radhet-e-shumices-ngjarjet-kryesore-qe-shenjuan-mandatin-e-trete-te-rames\/","title":{"rendered":"Nga ndryshimet e shpeshta n\u00eb kabinet t\u00eb arrestimet e SPAK-ut n\u00eb radh\u00ebt e shumic\u00ebs, ngjarjet kryesore q\u00eb sh\u00ebnjuan mandatin e tret\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama pritet t\u00eb nis\u00eb mandatin e tij t\u00eb radh\u00ebs n\u00eb drejtimin e vendit. N\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit, pavar\u00ebsisht tensioneve t\u00eb shumta n\u00eb parlament, qeverisja e tij, m\u00eb shum\u00eb se sa nga opozita u trazua nga Drejt\u00ebsia. Ish ministra, deputet\u00eb dhe nj\u00eb seri kryebashkiak\u00ebsh e ish zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb lokal\u00eb u arrestuan apo u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb hetime p\u00ebr korrupsion. Rama, arriti megjithat\u00eb, t\u00eb amortizonte k\u00ebto goditje dhe t\u00eb fitonte s\u00ebrish zgjedhjet, me nj\u00eb rezultat edhe m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, n\u00ebn premtimin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendit n\u00eb BE. Nj\u00eb proces i cili sh\u00ebnoi nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb 12 muajt e fundit, me hapjen e pjes\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb grupkapitujve t\u00eb negocimit. N\u00eb 4 vite, Shqip\u00ebria njohu nj\u00eb bum turistik t\u00eb pashembullt.<\/p>\n<p>QEVERIA, N\u00cbN TRYSNINE E NDRYSHIMEVE<\/p>\n<p>Qeveria me t\u00eb cil\u00ebn kryeministri Edi Rama nisi mandatin e tij t\u00eb tret\u00eb, do t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb disa her\u00eb pamje, dhe n\u00eb mbyllje t\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7arit, emrat q\u00eb rezistuan deri n\u00eb fund, num\u00ebrohen me gishtat e nj\u00ebr\u00ebs dor\u00eb<\/p>\n<p>Pa u mbushur viti, numri 2 i qeveris\u00eb, Arben Ahmetaj, me jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb kabinetet e kryeministrit, do t\u00eb shkarkohet n\u00eb muajin korrik. (25 Korrik 2022) Largimi, pa ndonj\u00eb shpjegim publik, do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb p\u00ebr Ahmetajn, fillimin e nj\u00eb fundi t\u00eb hidhur, jo vet\u00ebm politikisht.<\/p>\n<p>N\u00eb krahun e tij t\u00eb djatht\u00eb, Rama em\u00ebron Belinda Ballukun.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb pas, (8 Korrik 2023) n\u00eb mes t\u00eb mandatit, Rama nd\u00ebrhyn s\u00ebrish. Fillimisht n\u00eb korrik z\u00ebvend\u00ebson ministrin e Brendsh\u00ebm Bledi \u00c7u\u00e7i, me Taulant Ball\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb shtator, nd\u00ebrron gati gjysm\u00ebn e kabinetit. Ai vendos t\u00eb prek\u00eb ministri ky\u00e7e, q\u00eb nga Diplomacia, te Financa, Sh\u00ebndet\u00ebsia, Arsimi apo Bujq\u00ebsia, ku Frida Krifca ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes, pasi BE pezulloi fondet e programit IPARD, n\u00ebn dyshimet e forta p\u00ebr abuzime.<\/p>\n<p>Pak muaj m\u00eb von\u00eb, (8 Janar 2024) me nj\u00eb tjet\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb beft\u00eb ai largon ministren e Kultur\u00ebs Elva Margariti, nd\u00ebrsa b\u00ebn dhe nj\u00eb ndryshim n\u00eb struktur\u00ebn e qeveris\u00eb duke bashkuar n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vetme Kultur\u00ebn me Ekonomin\u00eb, t\u00eb cilave iu shtohet dhe Inovacioni. Drejtimi i besohet Blendi Gonxhes.<\/p>\n<p>Nuk ka kaluar as nj\u00eb jav\u00eb, kur ai krijon nj\u00eb portofol t\u00eb ri, at\u00eb t\u00eb Ministrit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Administrat\u00ebn Publike dhe Antikorrupsionin. Emri q\u00eb do e drejtoj\u00eb \u00ebsht\u00eb po ashtu i ri, Adea Pirdeni.<\/p>\n<p>Kur ka hyr\u00eb n\u00eb vitin e fundit t\u00eb mandatit, Rama prek s\u00ebrish, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb, ministrin\u00eb e Brendshme dhe t\u00eb Financave, m\u00eb 28 korrik 2024. Balla sa kishte mbushur nj\u00eb vit n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa ministri Mete, edhe m\u00eb pak. Ndryshimet shtrihen dhe te mbrojtja. N\u00eb t\u00eb tre ministrit\u00eb, Rama zgjedhje emra pa nj\u00eb karrier\u00eb politike. Ervin Hoxha n\u00eb ministrin\u00eb e Brendshme, Petrit Malaj te Financat e Pirro Vengun te Mbrojtja.<\/p>\n<p>I r\u00ebn\u00eb n\u00eb grad\u00eb, Balla mbetet n\u00eb kabinet, si Minist\u00ebr Shteti p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me parlamentin.<\/p>\n<p>SPAK-U, OPOZITA REALE E RAM\u00cbS<\/p>\n<p>N\u00eb 12 vitet e pushtetit, kryeministri Rama ka notuar shpesh n\u00eb uj\u00ebrat e trazuar t\u00eb politik\u00ebs. N\u00eb mandatin e tret\u00eb ai thuajse shp\u00ebrfilli luft\u00ebn e ashp\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs, e cila m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebrpiqej t\u00eb kompensonte p\u00ebr\u00e7arjen e fort\u00eb brenda saj. Dhe n\u00eb fakt, k\u00ebrc\u00ebnimi i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb, erdhi nga godina e SPAK-ut.<\/p>\n<p>Hija e incenerator\u00ebve do t\u00eb shfaqet disa her\u00eb mbi qeverin\u00eb. Projektet e mbrojtura publikisht nga kryeministri, do t\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb ndotura nga nj\u00eb korrupsion i gjer\u00eb. Hetimet zbulojn\u00eb se si zyrat e shtetit ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb interesave t\u00eb dy sip\u00ebrmarr\u00ebsve, Mirel M\u00ebrtiri dhe Kloadian Zoto.<\/p>\n<p>Nj\u00eb seri arrestimesh, do t\u00eb nisin me Elbasanin duke vijuar me Fierin e m\u00eb pas n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs ish ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili p\u00ebrfundon n\u00eb pranga n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2021. Shum\u00eb shpejt, atij do t\u2019i bashkohet dhe deputeti socialist Alqi Bllako, (1 Prill 2022) dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zyrtar\u00ebsh t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb ulta.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama do t\u2019i dal\u00eb vet\u00eb p\u00ebrpara val\u00ebs s\u00eb ngritur. Ai shfaqet personalisht n\u00eb Komisionin e Posa\u00e7\u00ebm hetimor, ku debaton p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb total jan\u00eb 433 milion\u00eb euro. Nuk e kuptoj lumturin\u00eb, q\u00eb ke angazhuar 433 milion\u00eb euro. Qet\u00ebsohu, qet\u00ebsohu\u201d, shprehet zonja Tabaku, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, q\u00eb nd\u00ebrhyn duke e nd\u00ebrprer\u00eb: \u201cDometh\u00ebn\u00eb parat\u00eb, q\u00eb do t\u00eb angazhohen p\u00ebr pastrimin deri n\u00eb 2047, u keni th\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb vjedhur? Seriozisht, seriozisht?\u201d, pyet zoti Rama me ironi e duke n\u00ebnqeshur.<\/p>\n<p>Kryeministrit i p\u00ebrmbahet q\u00ebndrimit se p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb individuale, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebngul se \u201cjam shum\u00eb krenar p\u00ebr ato vepra. Veprat jan\u00eb aty\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt impianti i djegies, hyri n\u00eb funksion, p\u00ebr shum\u00eb pak koh\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb Elbasan. N\u00eb Fier nuk u p\u00ebrfundua, nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00eb as q\u00eb nisi.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e incenerator\u00ebve do t\u2019i haj\u00eb kok\u00ebn dhe ish numrit dy t\u00eb qeveris\u00eb. N\u00eb korrik t\u00eb 2023, Arben Ahmetaj, i shp\u00ebton arrestimit, duke u larguar drejt Greqis\u00eb, dit\u00ebn q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me firmos k\u00ebrkes\u00ebn drejtuar parlamentit, p\u00ebr ta shoq\u00ebruar at\u00eb n\u00eb qeli.<\/p>\n<p>Shumica nuk heziton, nd\u00ebrsa kryeministri detyrohet t\u00eb jap\u00eb dhe nj\u00eb shpjegim publik. (14 Korrik 2023)<\/p>\n<p>\u201cNe na u vu p\u00ebrpara dosja e nj\u00eb pune voluminoze hetimore. N\u00eb mos e provoft\u00eb faj\u00ebsin\u00eb e deputetit, \u00e7ka mund e do ta thot\u00eb vet\u00ebm gjykata, ajo dosje krijon p\u00ebrshtypjen se ka dyshime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mos e ndaluar autorizimin e k\u00ebrkuar nga SPAK-u.\u201d<\/p>\n<p>Ekzakt\u00ebsisht, nj\u00eb vit m\u00eb pas, n\u00eb korrik t\u00eb 2024, nj\u00eb tjet\u00ebr ish minist\u00ebr dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor po ashtu i ngusht\u00eb i zotit Rama, do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb pranga. Ilir Beqaj, arrestohet  (4 korrik 2024) p\u00ebr korrupsion me fondet e Bashkimit europian dhe fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Por problemet e tij me Drejt\u00ebsin\u00eb kishin filluar me koh\u00eb. N\u00ebn hetim p\u00ebr koncensionin e sterilizimit, prokuroria kishte arrestuar m\u00eb her\u00ebt ish z\u00ebvend\u00ebsin e tij n\u00eb ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Klodian Rrjepajn, nd\u00ebrsa p\u00ebr at\u00eb vet\u00eb ishte urdh\u00ebruar masa detyrim paraqitje dhe ndalim i udh\u00ebtimit jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Emra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb shumic\u00ebs, do t\u00eb hyjn\u00eb e dalin nga dyert e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024 deputeti Jurgis \u00c7yrbja q\u00ebndron me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebrpara prokuror\u00ebve. T\u00eb nes\u00ebrmen ai jep dor\u00ebheqjen nga mandati. Pak dit\u00eb m\u00eb pas i komunikohet akuza p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. Nuk kalon as nj\u00eb jav\u00eb dhe ai arrestohet n\u00ebn dyshimet p\u00ebr lidhje me grupe kriminale. (20 Tetor 2024)<\/p>\n<p>Dy deputet\u00ebt t\u00eb tjer\u00eb socialist\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb pandehur. Plarent Ndreca, p\u00ebr nj\u00eb tender t\u00eb zhvilluar n\u00eb koh\u00ebn kur ishte sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, dhe kryetarja e Komisionit t\u00eb Ligjeve Klotilda Bushka, n\u00ebn dyshimet p\u00ebr veprime q\u00eb pengojn\u00eb zbardhjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl kryebashkiak\u00ebsh dhe ish-drejtues socialist t\u00eb bashkive do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb der\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb prej andej me akuza mbi shpin\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre do t\u00eb provojn\u00eb dhe qelit\u00eb e burgut<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2021, arrestohet kryebashkiaku i Lushnj\u00ebs Fatos Tushe, s\u00eb bashku me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb zyrtar\u00ebsh t\u00eb Bashkis\u00eb. N\u00eb mars t\u00eb vitit 2023 Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit, konfirmon d\u00ebnimin e tij me burg p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb po k\u00ebtij viti, t\u00eb pakt\u00ebn dhe 6 kryebashkiak\u00eb apo ish, u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb hetime, thuajse t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr abuzime me detyr\u00ebn e korrupsion.<\/p>\n<p>MARS 2023 Kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Bulqiz\u00ebs, Lefter Alla<br \/>\nQERSHOR 2023 Ish Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Safet Gjici<br \/>\nQERSHOR 2023 Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit, Safet Gjici<br \/>\nQERSHOR 2023 Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs, Kreshnik Hajdari<br \/>\nKORRIK 2023 Ish Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebzit, Fran Tuci<br \/>\nN\u00cbNTOR 2023 Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Rrogozhin\u00ebS, Edison Memolla<br \/>\nRasti m\u00eb i bujsh\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb ai i Vangjush Dakos. Njeri shum\u00eb i af\u00ebrt me kryeministrin dhe ish an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb socialiste, ai do t\u00eb arrestohet (6 Qershor 2023) p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre n\u00eb dy raste, s\u00eb bashku me 7 ish zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb. Goditjen e par\u00eb publike zoti Dako e kishte marr\u00eb q\u00eb n\u00eb 2019 kur Departamenti amerikan i Shtetit e shpalli \u201cnon grata\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 2024 disa eksponent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb lokal\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00ebn hetim, q\u00eb nga prefektja e Fierit, ish kryebashkiake e Patosit Rajmonda Balili, te Jorgo Goro, kryebashkiak i Himar\u00ebs i cili do t\u00eb arrestohet p\u00ebr tjet\u00ebrsim pronash, apo kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tropoj\u00ebs, Rexh\u00eb Byberi, i cili vihet n\u00eb arrest sht\u00ebpie s\u00eb b\u00ebshku me z\u00ebvend\u00ebsin e tij.<\/p>\n<p>Po gjat\u00eb k\u00ebtij viti, pushteti i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs Erion Veliaj nis t\u00eb l\u00ebkundet, pasi disa zyrtar\u00eb dhe ish drejtues\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb pranga. Hetimet p\u00ebrfshijn\u00eb dhe at\u00eb vet\u00eb, dhe familjen e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb 2025 (10 Shkurt 2025) ai do t\u00eb arrestohet n\u00eb zyr\u00ebn e tij. Nj\u00eb goditje e fort\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn socialiste n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve parlamentare.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama, reagon me tone t\u00eb ashpra (11 shkurt) \u201cAsnj\u00eb pendes\u00eb, asnj\u00eb pendes\u00eb p\u00ebr heshtjen k\u00ebto 5 vjet, por me shum\u00eb gjas\u00eb besoj, n\u00eb drit\u00ebn e zhvillimit m\u00eb t\u00eb fundit, heshtja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb keqkuptuar dhe nga disa konsumator\u00eb t\u00eb reform\u00ebs. K\u00ebta konsumator\u00eb, disa konsumator\u00eb, duhet t\u2019ja kursejn\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, \u00e7orb\u00ebn e derrit n\u00eb menyn\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>INTEGRIMI, DRIT\u00cb N\u00cb FUND T\u00cb TUNELIT<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt arrijn\u00eb t\u00eb amortizojn\u00eb kostot e goditjeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb zgjedhjet e 11 majit arrijn\u00eb nj\u00eb fitore shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb. E gjith\u00eb fushata u bazua n\u00eb premtimin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE brenda vitit 2030<\/p>\n<p>Pas 13 vitesh, q\u00eb kur Shqip\u00ebria aplikoi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim dhe 8 vjet q\u00eb nga momenti kur mori statusin e vendit kandidat, vet\u00ebm m\u00eb 19 korrik t\u00eb 2022-shit,  Brukseli hap dyert duke \u00e7elur zyrtarisht negociatat<\/p>\n<p>\u201cBisedimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin evropian nis\u00ebn\u201d, me k\u00ebt\u00eb fjali ministri i Jasht\u00ebm \u00e7ek Jan Lipavsk\u00fd, vendi i t\u00eb cilit mban presidenc\u00ebn e radh\u00ebs, mbyll punimet e konferenc\u00ebs s\u00eb par\u00eb nd\u00ebrqeveritare, mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb vendeve an\u00ebtare dhe Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Ky do t\u00eb ishte vet\u00ebm hapi i par\u00eb, dhe rruga mbetet e gjat\u00eb. Do t\u00eb duheshin dy vite t\u00eb tjera, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb tjet\u00ebr hap dometh\u00ebn\u00ebs, t\u00eb niste konkretisht pun\u00ebn me \u00e7eljen e grupkapitujve t\u00eb negocimit.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 tetor 2024-\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e presidenc\u00ebs hungareze, n\u00eb Luksemburg hapen bisedimet p\u00ebr grupkapitullin e par\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmin, t\u00eb ashtuquajturin \u201cThemeloret\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb favor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe situata gjeopolitike. Agresioni rus n\u00eb Ukrain\u00eb, ka zgjuar vet\u00ebdijen e Europ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb njolla t\u00eb zeza brenda kufijve t\u00eb saj gjeografik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt procesi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ec\u00ebn me hapa t\u00eb p\u00ebrshpejtuara. M\u00eb dhjetor (17 dhjetor 2024) hapet grupkapitulli i dyt\u00eb,  ai i Marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb 14 Prill  dhe 22 Maj 2025 hapen dy grupkapituj t\u00eb tjer\u00eb. P\u00ebr grupkapitullin e pest\u00eb, bisedimet nisin m\u00eb 16 Shtator. \u201cKa mbetur edhe nj\u00eb grupkapitull dhe s\u2019kam dyshim q\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb s\u00eb shpejti, deklaron Komisionerja p\u00ebr Zgjerimin Marta Kos, n\u00eb konferenc\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt me kryeministrin Rama.<\/p>\n<p>TIRANA, KRYEQEND\u00cbR E DISA SAMITEVE<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 4-vje\u00e7ar Shqip\u00ebria drejtoi forume t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrsa vet\u00eb u b\u00eb mikprit\u00ebse e disa samiteve europiane me pesh\u00eb. Vizita e Sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit, Blinken, sh\u00ebnoi nj\u00eb tjet\u00ebr moment ky\u00e7 p\u00ebr vendin<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2022 Shqip\u00ebria z\u00eb vend si an\u00ebtare e p\u00ebrkohshme n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb. Shum\u00eb shpejt, Shtetet e Bashkuara do ta zgjedhin si bashk\u00ebpen\u00ebmbajt\u00ebse p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Ukrain\u00ebs. Debati mes kryeministrit Rama, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb seanc\u00ebs m\u00eb 20 shtator t\u00eb 2023, dhe ambasadorit t\u00eb Rusis\u00eb, Vasily Nebenzya p\u00ebr pranin\u00eb e presidentit Zelensky n\u00eb K\u00ebshill t\u00ebrhoqi jo pak v\u00ebmendje<\/p>\n<p>Edi Rama: Subjekti sot q\u00eb ne flasim do ti jap\u00eb mund\u00ebsi k\u00ebshillit t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb presidentin Zelensky. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb operacion special nga presidenca shqiptare dhe kjo \u00ebsht\u00eb sipas rregullave t\u00eb k\u00ebshillit e precedent\u00ebve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vasily Nebenzya: Ne nuk besojm\u00eb se argumentet tuaja q\u00ebndrojn\u00eb. Pse i dhat\u00eb prioritet Zelensky-t. Ju t\u00ebrheqim v\u00ebmendje p\u00ebr shkelje. Ishte nj\u00eb privilegj i dh\u00ebn\u00eb nga ju p\u00ebr Zelensky-n t\u00eb fliste p\u00ebrpara K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit.<\/p>\n<p>Edi Rama: Ky leksion nga ju p\u00ebr thyerje rregullash n\u00eb k\u00ebt\u00eb godin\u00eb \u00ebsht\u00eb mbrel\u00ebn\u00ebs. Ju ndaloni luft\u00ebn dhe Zelenksy s\u2019ka pse flet.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2024 Shqip\u00ebria do t\u00eb pres\u00eb sekretarin amerikan t\u00eb Shtetit, Antony Blinken, n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb 8 or\u00ebshe (15 Shkurt 2023)<\/p>\n<p>Blinken: \u201cPartneriteti i SHBA-ve me Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se \u00e7\u2019ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej bisedimeve zyrtare me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama, ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb, takimi, ndon\u00ebse i shkurt\u00ebr me 4 drejtues\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, dhe nga ana tjet\u00ebr, takimi i munguar me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs, si\u00e7 nuk kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb, me vizitat e pararend\u00ebsve t\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 28 shkurt 2023, do t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb presidenti ukrainas Volodimir Zelensky. N\u00eb Tiran\u00eb mbahet Samiti Ukrain\u00eb-Europa juglindore. N\u00eb takim ai do t\u00eb ftoj\u00eb vendet e rajonit p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb prodhimin e arm\u00ebve dhe municioneve, aq t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb agresionit rus.<\/p>\n<p>Lufta e nisur n\u00eb shkurt t\u00eb 2022, ka shkundur Bashkimin europian, i cili intensifikon marr\u00ebdh\u00ebniet me Ballkanin, p\u00ebr ta mbajtur at\u00eb sa m\u00eb larg influenc\u00ebs ruse.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb samiti mes BE-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor do t\u00eb mbahet jasht\u00eb unionit, dhe mikprit\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb Tirana (6 dhjetor 2022)<\/p>\n<p>Gati 10 muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 16 tetor 2023, kryeqyteti shqiptar do t\u00eb pres\u00eb samitin e radh\u00ebs s\u00eb procesit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n<p>Presidentja e Komisionit europian do t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe planin e rritjes p\u00ebr Ballkanin, me miliarda euro p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur ringritjen ekonomike t\u00eb rajonit<\/p>\n<p>Von der Leyen \u201cPlani i rritjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb stimul shum\u00eb i madh, nj\u00eb stimul p\u00ebr t\u00eb hapur dyert n\u00eb aspektin ekonomik por dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dhe hapjen e m\u00ebtejshme t\u00eb kufijve brenda p\u00ebr brenda Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr muaj m\u00eb von\u00eb, (29 shkurt 2024) s\u00ebrish n\u00eb Tiran\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit e vendeve t\u00eb Ballkanit do t\u00eb ulen s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb diskutuar me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Komisionit europian dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb ndryshme financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, detajet e Planit t\u00eb rritjes.<\/p>\n<p>Por takimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb ai i Komunitetit Politik Evropian, (16 Maj 2025) i cili do t\u00eb mbledh\u00eb n\u00eb kryeqytetin shqiptar\u00eb 47 lider\u00eb t\u00eb shteteve dhe institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kontinentit<\/p>\n<p>SHP\u00cbRTHIMI I TURIZMIT<\/p>\n<p>Emri i Shqip\u00ebris\u00eb nuk do t\u00eb lakohet vet\u00ebm n\u00eb mjediset e politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por do t\u00eb shfaqet gjithnj\u00eb e me shum\u00eb si nj\u00eb destinacion turistik. P\u00ebr t\u00eb do t\u00eb shkruajn\u00eb gazetat e revistat m\u00eb me em\u00ebr, nd\u00ebrsa shifrat e vizitor\u00ebve t\u00eb huaj do t\u00eb rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksponenciale.<\/p>\n<p>\u201cDo e b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb kampione t\u00eb Ballkanit n\u00eb Turiz\u00ebm dhe kjo \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e mundshme\u201d, do t\u00eb deklaronte n\u00eb prill t\u00eb vitit 2021, kryeministri Rama.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrsa bota po dilte e topitur nga pandemia e Covidit, Shqip\u00ebria do t\u00eb njoh\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb fort\u00eb t\u00eb turizmit, n\u00eb vitin 2021. Afro 5.6 milion\u00eb vizitor\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr 114 p\u00ebrqind m\u00eb t\u00eb lart\u00eb krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb e rritje e fort\u00eb pason nga viti n\u00eb vit, me 7.5 milion n\u00eb 2022, n\u00eb 10.1 milion n\u00eb 2023.<\/p>\n<p>Mediat nga m\u00eb prestigjiozet, dhe agjencit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb turizmit promovojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur vendin, duke nisur nga bregdeti te bujtinat malore<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb Janarit 2024, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro do t\u00eb parlajm\u00ebronte se \u201c2024 do t\u00eb jet\u00eb prova e zjarrit q\u00eb kjo mos t\u00eb na kthehet n\u00eb boomerang\u201d.<\/p>\n<p>Po k\u00ebt\u00eb vit, emri i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb lidhet dhe me interesin e sip\u00ebrmarr\u00ebsit amerikan Jared Kushner, dh\u00ebndri i ish presidentit Donald Trump, p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Sazan nj\u00eb eko-resort luksoz t\u00eb mark\u00ebs Aman. P\u00ebr Bloomberg-un, ai do t\u00eb shprehej se \u201cishulli i Sazanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vijat bregdetare m\u00eb t\u00eb pac\u00ebnuara dhe unike q\u00eb kam par\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por bumi i turizmit, shtoi dhe oreksin e pakontrolluar p\u00ebr fitime t\u00eb shpejta, q\u00eb soll\u00ebn rritje t\u00eb cmimeve. \u201cT\u00eb flitet me operator\u00ebt e hoteleve dhe t\u2019iu thuhet q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e padrejt\u00eb, mbase n\u00eb kushtet e kapitalizmit nuk e perceptojn\u00eb, por \u00ebsht\u00eb strategjikisht vet\u00ebvrasje p\u00ebr ata vet\u00eb\u201d, shprehet me shqet\u00ebsim kryeministri m\u00eb 17 korrik 2024.<\/p>\n<p>Viti do t\u00eb mbyllet me 11.7 milion\u00eb turist\u00eb q\u00eb shpenzuan n\u00eb total afro 5 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa 2025 do t\u00eb pasohet me rritje t\u00eb turist\u00ebve, por larg ritmit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. N\u00eb fund t\u00eb korrikut, do t\u00eb regjistrohen vet\u00ebm 225 mij\u00eb vizitor\u00eb m\u00eb shum\u00eb krahasuar me vitin e shkuar.<br \/>\n<strong><br \/>\nLajmi i punuar nga Shqiptarja.com <\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/nga-ndryshimet-e-shpeshta-ne-kabinet-te-arrestimet-e-spak-ut-ne-radhet-e-shumices-ngjarjet-kryesore-qe-shenjuan-mandatin-e-trete-te-rames\/\">Nga ndryshimet e shpeshta n\u00eb kabinet t\u00eb arrestimet e SPAK-ut n\u00eb radh\u00ebt e shumic\u00ebs, ngjarjet kryesore q\u00eb sh\u00ebnjuan mandatin e tret\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama pritet t\u00eb nis\u00eb mandatin e tij t\u00eb radh\u00ebs n\u00eb drejtimin e vendit. N\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit, pavar\u00ebsisht tensioneve t\u00eb shumta n\u00eb parlament, qeverisja e tij, m\u00eb shum\u00eb se sa nga opozita u trazua nga Drejt\u00ebsia. Ish ministra, deputet\u00eb dhe nj\u00eb seri kryebashkiak\u00ebsh e ish zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb lokal\u00eb u arrestuan apo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40995","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40995","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40995"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40995\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}