{"id":40944,"date":"2025-09-17T08:49:25","date_gmt":"2025-09-17T08:49:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/17\/eni-vasili-kerkon-te-spastroje-rtsh-nga-influencat-e-se-shkuares-per-te-ngritur-banden-e-saj-brenda-institucionit\/"},"modified":"2025-09-17T08:49:25","modified_gmt":"2025-09-17T08:49:25","slug":"eni-vasili-kerkon-te-spastroje-rtsh-nga-influencat-e-se-shkuares-per-te-ngritur-banden-e-saj-brenda-institucionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/17\/eni-vasili-kerkon-te-spastroje-rtsh-nga-influencat-e-se-shkuares-per-te-ngritur-banden-e-saj-brenda-institucionit\/","title":{"rendered":"Eni Vasili k\u00ebrkon t\u00eb spastroj\u00eb RTSH nga influencat e s\u00eb shkuar\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ngritur band\u00ebn e saj brenda institucionit"},"content":{"rendered":"<p>Q\u00eb prej em\u00ebrimit t\u00eb saj si drejtoresh\u00eb e Radio Televizionit Shqiptar me bekimin e Linda Ram\u00ebs, Eni Vasili ka vendosur t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb front t\u00eb ri lufte brenda institucionit publik m\u00eb t\u00eb madh mediatik n\u00eb vend. Me justifikimin e nj\u00eb \u201cspastrimi\u201d nga abuzuesit e s\u00eb shkuar\u00ebs, ajo ka nisur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb vetin, nj\u00eb band\u00eb t\u00eb re q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb kontrollin e projekteve, fondeve dhe ekranit t\u00eb RTSH-s\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision, Vasili ka p\u00ebrdorur si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs kryesor Baton Haxhiun, i cili n\u00ebp\u00ebrmjet medias s\u00eb tij \u201cAlbanian Post\u201d, ka publikuar dokumente dhe artikuj me q\u00ebllim legjitimimin e fshes\u00ebs s\u00eb re n\u00eb RTSH.<\/p>\n<p><strong>Skema e sulmeve dhe justifikimeve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballej drejtp\u00ebrdrejt me detyrimet kontraktuale q\u00eb i trash\u00ebgoi nga paraardh\u00ebsit, Eni Vasili ka zgjedhur nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr: t\u00eb portretizoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pagat e prapambetura si pjes\u00eb e nj\u00eb \u201csistemi hajdut\u00ebsh\u201d. N\u00eb realitet, k\u00ebto pagesa jan\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruara me kontrata dhe lidhen me pun\u00eb t\u00eb kryera nga stafet e emisioneve, por Vasili i ka shnd\u00ebrruar n\u00eb arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar grupin e m\u00ebparsh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar vendimet e saj. Sulmet ndaj emrave t\u00eb till\u00eb si Kozeta Kurti apo stafe t\u00eb projekteve t\u00eb tjera nuk jan\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme: ato sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar se \u201cbanda e vjet\u00ebr\u201d ishte e zhytur n\u00eb abuzime dhe se tashm\u00eb nj\u00eb \u201cdrejtim i ri\u201d do t\u00eb marr\u00eb frenat. Por, duke e ngritur k\u00ebt\u00eb narrativ\u00eb p\u00ebrmes Baton Haxhiut, ajo po p\u00ebrgatit terrenin p\u00ebr t\u00eb futur njer\u00ebzit e vet dhe p\u00ebr t\u00eb kontrolluar buxhetet q\u00eb sigurohen me taksat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Rasti Kozeta Kurti, \u00a0preteksti i par\u00eb i fshes\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Shembulli m\u00eb i p\u00ebrdorur nga Vasili \u00ebsht\u00eb rasti i Kozeta Kurtit, e cila k\u00ebrkoi shlyerjen e pes\u00eb muajve t\u00eb papaguar p\u00ebr projektin \u201cDitari i nj\u00eb artisti\u201d. Kurti pretendon se shumat q\u00eb i detyrohen arrijn\u00eb n\u00eb rreth 50 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb stafin e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb realizimin e emisionit. Dokumentet e publikuara nga \u201cAlbanian Post\u201d tregojn\u00eb shifra dhe preventiv\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen se k\u00ebrkesat jan\u00eb t\u00eb fryra dhe emisioni nuk justifikon kosto t\u00eb tilla. Megjithat\u00eb, k\u00ebtu q\u00ebndron thelbi i loj\u00ebs s\u00eb re: edhe n\u00ebse kontratat jan\u00eb t\u00eb mbingarkuara financiarisht, ato jan\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb n\u00ebnshkruara q\u00eb institucionit i duhet t\u2019i shlyej\u00eb. Fakti q\u00eb Vasili zgjedh t\u00eb mos i paguaj\u00eb menj\u00ebher\u00eb, por n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrdor dokumentet e Baton Haxhiut p\u00ebr t\u2019i paraqitur si abuzime, tregon se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb strategji politike dhe jo thjesht financiare.<\/p>\n<p><strong>\u201cBanda e vjet\u00ebr\u201d kund\u00ebr \u201cband\u00ebs s\u00eb re\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb jan\u00eb goditur edhe projekte t\u00eb tjera, apo edhe rastet absurde t\u00eb garderobave luksoze t\u00eb porositura p\u00ebr moderator\u00ebt. T\u00eb gjitha k\u00ebto, pavar\u00ebsisht se mund t\u00eb ken\u00eb element\u00eb abuzimi, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura si municion p\u00ebr nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb re politike brenda RTSH-s\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb paraqitet si reformuese, Eni Vasili shihet qart\u00eb se po nd\u00ebrton nj\u00eb logjik\u00eb \u201cspastrimi\u201d: kush \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb vjet\u00ebr, etiketohet si hajdut dhe p\u00ebrjashtohet; nd\u00ebrsa hapet rruga p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb ri njer\u00ebzish q\u00eb do t\u00eb menaxhojn\u00eb projekte dhe fonde n\u00ebn drejtimin e saj. Baton Haxhiu, duke u shfaqur si z\u00ebri i saj publik, i jep k\u00ebsaj strategjie pamjen e nj\u00eb \u201czbardhjeje\u201d investiguese, por n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur opinionin publik p\u00ebr fshes\u00ebn e Vasilit. N\u00ebse shohim me kujdes dokumentet dhe rastet e publikuara, rezulton se RTSH ka qen\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra nj\u00eb aren\u00eb ku kontratat jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pa transparenc\u00eb, me kosto t\u00eb fryra dhe shpesh pa produkt televiziv cil\u00ebsor. Por kjo situat\u00eb nuk po korrigjohet me reforma t\u00eb mir\u00ebfillta, transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe auditim financiar. P\u00ebrkundrazi, ajo po p\u00ebrdoret si justifikim p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nj\u00eb grup interesash me nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Gazetar\u00ebt diskreditojn\u00eb drejtoresh\u00ebn e RTSH<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb demaskuar \u201cmasakr\u00ebn\u201d q\u00eb po b\u00ebn Eni Vasili n\u00eb RTSH ka folur dit\u00ebn e djeshme moderatori i emisionit t\u00eb m\u00ebngjesit, Florian Agalliu, q\u00eb tregon jo vet\u00ebm se nuk jan\u00eb paguar, por Eni Vasili nuk iu kthen p\u00ebrgjigje p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar. \u201cE nderuara drejtoresh\u00eb e RTSH zj.Eni Vasili , Shpresoj q\u00eb kjo let\u00ebr t\u2019ju gjej\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb qet\u00eb \u2013 at\u00eb qet\u00ebsi q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb kushdo q\u00eb mban mbi supe emrin e RTSH-s\u00eb, nj\u00eb institucion q\u00eb meriton m\u00eb shum\u00eb dinjitet sesa heshtje. Duke iu drejtuar me respektin e duhur, at\u00eb q\u00eb ju dhe ata q\u00eb soll\u00ebt nga pas nuk e treguat kurr\u00eb ndaj nesh, dua t\u2019ju rikujtoj nj\u00eb \u201cdetaj\u201d t\u00eb vog\u00ebl por shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: ekipi i Emisionit t\u00eb m\u00ebngjesit\u2013 nj\u00eb program i miratuar dhe i strukturuar nga vet\u00eb RTSH \u2013 ende pret pagesat e prapambetura. Po, ato pagesa q\u00eb duket sikur kan\u00eb humbur rrug\u00ebn dhe kan\u00eb mbetur diku mes zyrave tuaja. Ne kemi sakrifikuar m\u00ebngjeset tona (4:30 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb or\u00eb q\u00eb edhe zogjt\u00eb e shohin me frik\u00eb), kemi sjell\u00eb n\u00eb ekran profesionaliz\u00ebm, energji dhe p\u00ebrkushtim. Por, ndryshe nga entuziazmi yn\u00eb, shp\u00ebrblimi ka mbetur pezull \u2013 ndoshta harruar n\u00eb ndonj\u00eb sirtar t\u00eb mbyllur me dryn , ndoshta i bllokuar n\u00eb ndonj\u00eb proces burokratik q\u00eb ka marr\u00eb pushime m\u00eb t\u00eb gjata se vet\u00eb stafi juaj. K\u00ebshtu q\u00eb, meq\u00eb transparenca nuk \u00ebsht\u00eb luks por detyrim, ju lutemi t\u00eb na informoni qart\u00eb:<\/p>\n<p>Kur do t\u00eb kryhen pagesat e prapambetura?<br \/>\nA ka nj\u00eb afat zyrtar q\u00eb ne mund t\u2019i referohemi, apo duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb hamend\u00ebsojm\u00eb si fallxhor\u00eb?<br \/>\nDhe si ndodh q\u00eb edhe dera e protokollit \u2013 e vetmja shpres\u00eb p\u00ebr komunikim \u2013 u mbyll si t\u00eb ishte nj\u00eb sekret shtet\u00ebror? Por fal\u00eb Post\u00ebs Shqiptare un\u00eb mb\u00ebrrita n\u00eb dor\u00ebn tuaj me letr\u00ebn q\u00eb ju kam nisur muaj m\u00eb par\u00eb, si dashnor\u00ebt dikur sepse ju nuk keni m\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb protokolli , at\u00eb e keni spostuar ne paradhom\u00ebn tuaj q\u00eb t\u00eb siguroheni mir\u00eb q\u00eb askush q\u00eb nuk doni ju, mos t\u2019ju gjej\u00eb kollaj. Meq\u00eb nuk u munduat t\u00eb merreni me ne \u201cmengjezarak\u00ebt\u201d, ne \u201c3orshat\u201d e transmetimeve live , pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje , vendosa t\u2019ju shkruaj publikisht. Kjo heshtje nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e pafalshme, \u00ebsht\u00eb fyerje p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb punuan dhe punojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion. Dhe , n\u00ebse m\u00eb lejoni nj\u00eb shaka t\u00eb vog\u00ebl: Po prezantuesit e rinj si do t\u2019i paguani kur nuk keni likujduar akoma t\u00eb vjetrit apo edhe ata do t\u00eb ushqehen me premtime? N\u00eb pritje p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb dhe zyrtare , duke uruar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb forme e re heshtjeje\u201d, thuhet n\u00eb letr\u00ebn e moderatorit p\u00ebr Eni Vasilin.<\/p>\n<p>\/Gazeta Sot\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/eni-vasili-kerkon-te-spastroje-rtsh-nga-influencat-e-se-shkuares-per-te-ngritur-banden-e-saj-brenda-institucionit\/\">Eni Vasili k\u00ebrkon t\u00eb spastroj\u00eb RTSH nga influencat e s\u00eb shkuar\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ngritur band\u00ebn e saj brenda institucionit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb prej em\u00ebrimit t\u00eb saj si drejtoresh\u00eb e Radio Televizionit Shqiptar me bekimin e Linda Ram\u00ebs, Eni Vasili ka vendosur t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb front t\u00eb ri lufte brenda institucionit publik m\u00eb t\u00eb madh mediatik n\u00eb vend. Me justifikimin e nj\u00eb \u201cspastrimi\u201d nga abuzuesit e s\u00eb shkuar\u00ebs, ajo ka nisur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb vetin, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40944","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40944","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40944"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40944\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40944"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40944"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40944"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}