{"id":40935,"date":"2025-09-17T07:48:40","date_gmt":"2025-09-17T07:48:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/17\/mero-baze-opozita-shqiptare-ka-shpikur-mekanizmin-e-perjetesise-se-saj\/"},"modified":"2025-09-17T07:48:40","modified_gmt":"2025-09-17T07:48:40","slug":"mero-baze-opozita-shqiptare-ka-shpikur-mekanizmin-e-perjetesise-se-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/17\/mero-baze-opozita-shqiptare-ka-shpikur-mekanizmin-e-perjetesise-se-saj\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Opozita shqiptare ka shpikur mekanizmin e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fillim than\u00eb se zgjedhjet u vodh\u00ebn dhe nuk do t\u00eb njihen. Pastaj, procesi i \u00e7ertifikimit t\u00eb zgjedhjeve shkoi deri n\u00eb Kolegjin Zgjedhor, i cili i \u00e7ertifikoi zgjedhjet. \u00c7udit\u00ebrisht, Berisha, q\u00eb shan me lib\u00ebr sht\u00ebpie \u00e7do gjyqtar q\u00eb merr vendime kund\u00ebr tij, dh\u00ebndrrit, vajz\u00ebs apo djalit, nuk tha asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr Kolegjin Zgjedhor q\u00eb nuk i njohu akuz\u00ebn q\u00eb u b\u00ebri zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Pastaj hyn\u00eb n\u00eb Kuvend duke th\u00ebn\u00eb se nuk e njohin Kuvendin, por I njeh Kuvendi Ata. Berisha b\u00ebri betimin, b\u00ebri batutat q\u00eb ka zakon dhe n\u00eb fund mori mandatin e deputetit. P\u00ebr nj\u00eb moment, dukej se ai mezi kishte pritur t\u00eb fillonte punimet Kuvendi q\u00eb t\u00eb ringjallej n\u00eb tribun\u00eb duke derdhur p\u00ebrroin e tij psiqik n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit. Vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi ai \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Kuvend dhe vet\u00ebm me nj\u00eb mandat nga PD, vet\u00ebm ai. K\u00ebshtu q\u00eb mos u \u00e7udisni n\u00ebse kjo ndodh n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Sot ishin n\u00eb faz\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb mosnjohjes. Nuk njoh\u00ebn komisionet parlamentare. Beteja m\u00eb e flakt\u00eb u b\u00eb p\u00ebr Komisionin e Integrimit, q\u00eb e ka pasur \u201cagjentja\u201d Jorida Tabaku, t\u00eb cil\u00ebn ishin gati ta shqyenin pse pranonte t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb mbledhje me t\u00eb d\u00ebrguarit e BE-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb PD nuk donte. Kan\u00eb pas d\u00ebrguar fjal\u00eb te socialist\u00ebt t\u2019ia hiqnin at\u00eb komision dhe k\u00ebta ja kan\u00eb hequr p\u00ebr t\u00eb mos v\u00ebn\u00eb n\u00eb siklet as Jorid\u00ebn, as Berish\u00ebn q\u00eb e urren vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e Komisionit.<\/p>\n<p>Dhe teatri filloi p\u00ebrs\u00ebri. Berisha u ngrit dhe mallkoi ata q\u00eb thon\u00eb se Shqip\u00ebria do hyj\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, deklaroi qartazi q\u00eb nuk do hyjm\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe pastaj tha se duam Komisionin e Integrimit Evropian.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, socialist\u00ebt u lan\u00eb vendet bosh p\u00ebr kryetar komisionesh dhe ata u larguan, duke filluar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb planet se k\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kryetar, duke mos i njohur as ato komisione.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb kapakun gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb mosnjohjes, sot institucionalizuan dhe betej\u00ebn kushtetuese me Diell\u00ebn. Edhe pse Presidenti i Republik\u00ebs nuk ka dekretuar ndonj\u00eb minist\u00ebr me emrin Diella, por ka autorizuar Kryeministrin t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr projektin e tij t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale, PD vendosi t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr Diell\u00ebn. Nuk e di se \u00e7far\u00eb vendimi mund t\u00eb marr\u00eb Gjykata Kushtetuese, p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e Kryeministrit q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb inteligjenc\u00ebn artificiale n\u00eb prokurime publike, por opozitar\u00ebt nuk duan t\u00eb njohin Diell\u00ebn si prokuruese tenderash, pasi me sa duket duan q\u00eb t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb akuzojn\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb merren me tendera dhe jo nj\u00eb njeri virtual q\u00eb nuk m\u00ebrzitet, nuk shantazhohet dhe nuk frik\u00ebsohet nga kritikat.<\/p>\n<p>Me sa duket, Edi Rama u ka gjetur nj\u00eb lod\u00ebr n\u00eb duar t\u00eb kalojn\u00eb koh\u00ebn derisa t\u00eb kaloj\u00eb vjeshta e \u201cRevolucionit\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, opozitar\u00ebt tan\u00eb ndryshe nga \u00e7do opozit\u00eb n\u00eb bot\u00eb, e kan\u00eb t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn e tyre. K\u00ebta kan\u00eb shpikur mekanizmin e mosnjohjes s\u00eb humbjes, mosnjohjes s\u00eb parlamentit, mosnjohjes s\u00eb zgjedhjeve, mosnjohjes s\u00eb qeveris\u00eb. Pra, kan\u00eb shpikur mekanizmin e mosnjohjes s\u00eb kund\u00ebrshtarit. Si t\u00eb till\u00eb, ata jan\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb pap\u00ebrballuesh\u00ebm, p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb pandryshuesh\u00ebm, pasi e kan\u00eb t\u00eb zgjidhur jet\u00ebn e tyre. Paguhen dhe jetojn\u00eb fal\u00eb atyre prej t\u00eb cil\u00ebve mundeshin rregullisht n\u00eb zgjedhje, i l\u00ebn\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe pastaj i mbajn\u00eb me lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb shpikur mekanizmin e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb opozit\u00eb. Nj\u00eb opozit\u00eb e mir\u00ebpaguar p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb opozit\u00eb, e cila \u201cua ha buk\u00ebn dhe u p\u00ebrmbys kup\u00ebn\u201d.\/TEMA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/mero-baze-opozita-shqiptare-ka-shpikur-mekanizmin-e-perjetesise-se-saj\/\">Mero Baze: Opozita shqiptare ka shpikur mekanizmin e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fillim than\u00eb se zgjedhjet u vodh\u00ebn dhe nuk do t\u00eb njihen. Pastaj, procesi i \u00e7ertifikimit t\u00eb zgjedhjeve shkoi deri n\u00eb Kolegjin Zgjedhor, i cili i \u00e7ertifikoi zgjedhjet. \u00c7udit\u00ebrisht, Berisha, q\u00eb shan me lib\u00ebr sht\u00ebpie \u00e7do gjyqtar q\u00eb merr vendime kund\u00ebr tij, dh\u00ebndrrit, vajz\u00ebs apo djalit, nuk tha asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr Kolegjin Zgjedhor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40935","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40935","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40935"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40935\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40935"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40935"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40935"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}