{"id":40934,"date":"2025-09-17T07:48:39","date_gmt":"2025-09-17T07:48:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/17\/ne-arrestimin-e-armikut-te-partise-kadri-hazbiu-do-marrin-pjese-shoket-dhe-ai-do-dergohet-me-zbulohet-dokumenti-i-rralle-i-sigurimit-per-ish-ministrin-amaneti-qe-ju-la-f\/"},"modified":"2025-09-17T07:48:39","modified_gmt":"2025-09-17T07:48:39","slug":"ne-arrestimin-e-armikut-te-partise-kadri-hazbiu-do-marrin-pjese-shoket-dhe-ai-do-dergohet-me-zbulohet-dokumenti-i-rralle-i-sigurimit-per-ish-ministrin-amaneti-qe-ju-la-f","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/17\/ne-arrestimin-e-armikut-te-partise-kadri-hazbiu-do-marrin-pjese-shoket-dhe-ai-do-dergohet-me-zbulohet-dokumenti-i-rralle-i-sigurimit-per-ish-ministrin-amaneti-qe-ju-la-f\/","title":{"rendered":"\u201cN\u00eb arrestimin e armikut t\u00eb Partis\u00eb, Kadri Hazbiu, do marrin pjes\u00eb shok\u00ebt dhe ai do d\u00ebrgohet me\u2026\u201d\/ Zbulohet dokumenti i rrall\u00eb i Sigurimit p\u00ebr ish-ministrin! Amaneti q\u00eb ju la familjar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i<\/p>\n<p>Plot 43 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 15 tetor t\u00eb vitit 1982, u arrestua ministri i Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, (nga viti 1953 e, deri n\u00eb 1979-\u00ebn, ai kishte mbajtur postin e ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme), i cili pas disa mbledhjeve maraton\u00eb t\u00eb Plenumit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb dhe Byros\u00eb Politike, t\u00eb zhvilluara n\u00eb periudh\u00ebn shtator-tetor t\u00eb atij viti, vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, pra m\u00eb dat\u00ebn 8 tetor 1983, n\u00eb mbledhjen e sekretariatit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, (ku ishte i ftuar dhe kryeministri Adil \u00c7ar\u00e7ani), me propozim t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, Hazbiu ishte shkarkuar nga t\u00eb gjitha funksionet partiake dhe shtet\u00ebrore q\u00eb ai kishte mbajtur deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, arrestimi i Kadri Hazbiut, nuk ishte shum\u00eb i papritur, as p\u00ebr efektiv\u00ebt e ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes Popullore dhe asaj t\u00eb Brendshme e, udh\u00ebheqjen e lart\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb, dhe as p\u00ebr p\u00ebr opinionin publik, pasi pothuaj prej fillimit t\u00eb vitit 1982, kudo n\u00eb popull \u201cziente\u201d dhe p\u00ebrflitej dendur emri i tij! Madje u hap\u00ebn fjal\u00eb se ai, (Hazbiu), ishte arratisur me nj\u00eb avion luftarak, jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si\u00e7 kishte tentuar por pa sukses, ish-homologu i tij kinez, Lin Biao, n\u00eb vitin 1971.<\/p>\n<p>Zanafilla e goditjes s\u00eb Kadri Hazbiut nga ana e Enver Hoxh\u00ebs, e kishte shtys\u00ebn pas ngjarjes s\u00eb dat\u00ebs 18 janar t\u00eb vitit 1981, kur kryeministri Mehmet Shehu, u gjet i vdekur me plumb(a) pistolete n\u00eb dhom\u00ebn e tij t\u00eb gjumit, gj\u00eb e cila n\u00eb muajt n\u00eb vijim, do t\u00eb sillte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasojash p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb tij, ku Kadri Hazbiu ishte nj\u00ebri prej tyre.<\/p>\n<p>Madje Hazbiu konsiderohej si njeriu m\u00eb i af\u00ebrt dhe miku m\u00eb i ngusht\u00eb i ish-kryeministrit Shehu, edhe pse faktikisht, Hazbiu u arrestua i fundit nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb u akuzuan si \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb armikut dhe poli-agjentit Mehmet Shehu\u201d, pasi para tij, ishin arrestuar: ministri i Brendsh\u00ebm, Fe\u00e7or Shehu, ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Llambi Zi\u00e7ishti, ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Nesti Nase, ish-zv. ministri i Brendsh\u00ebm, Mihallaq Zi\u00e7ishti, etj.<\/p>\n<p>Edhe pse menj\u00ebher\u00eb pas ngjarjes me Mehmet Shehun, n\u00eb janarin e vitit 1982, \u201cylli i fati\u201d t\u00eb Kadri Hazbiut, ishte n\u00eb ngjitje, pasi Enver Hoxha n\u00eb nj\u00eb nga mbledhjet e Byros\u00eb Politike, i propozoi zyrtarisht postin e kryeministrit (n\u00eb vend t\u00eb Mehmet Shehut, tashm\u00eb i vdekur dhe i shpallur armik), gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Hazbiu nuk e pranoi, duke sugjeruar q\u00eb at\u00eb detyr\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb s\u00eb miri Adil \u00c7ar\u00e7ani.<\/p>\n<p>Faktikisht, edhe propozimi i Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr ta em\u00ebruar Hazbiun kryeminist\u00ebr, nuk ishte i papritur, jo vet\u00ebm p\u00ebr udh\u00ebheqjen e lart\u00eb, por as p\u00ebr opinionin publik (t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr ata q\u00eb ndiqnin m\u00eb v\u00ebmendje zhvillimet politike n\u00eb vend, p\u00ebrtej asaj \u00e7ka thuhej n\u00eb shtyp e Radio-Televizion), pasi nj\u00eb dit\u00eb pas mbarimit t\u00eb Kongresit t\u00eb 9-t\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb, n\u00eb n\u00ebntorin e vitit 1981, n\u00eb mitingun p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb zhvilluar n\u00eb Sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, fjal\u00ebn kryesore e mbajti Kadri Hazbiu, gj\u00eb e cila \u201cu p\u00ebrkthye\u201d nga t\u00eb gjith\u00eb, se ai do ishte kryeministri i ardhsh\u00ebm i vendit. Kjo, duke pasur parasysh, edhe situat\u00ebn ku ndodhej Mehmet Shehu nga shtatori i atij viti, pas fejes\u00ebs s\u00eb djalit t\u00eb tij, me mbledhjet maraton\u00eb t\u00eb plenumit t\u00eb Komitetit Qendror dhe Byros\u00eb Politike, ku i k\u00ebrkohej llogari, se p\u00ebrse e kishte lejuar at\u00eb gj\u00eb!<\/p>\n<p>Por, vler\u00ebsimi q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb Enver Hoxha ministrit t\u00eb Mbrojtjes Popullore dhe an\u00ebtarit t\u00eb Byros\u00eb Politike, Kadri Hazbiu, duket se u \u201charrua\u201d dhe filloj t\u00eb zbehej n\u00eb muajt n\u00eb vijim, pasi si\u00e7 theksuam edhe pak m\u00eb lart, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb \u201982-it, kudo n\u00eb popull u p\u00ebrhap\u00ebn fjal\u00eb se; \u201cKadri Hazbiu ishte arratisur nga Shqip\u00ebri me nj\u00eb avion luftarak\u201d, gj\u00eb e cila konfirmohet edhe nga disa dokumente arkivore t\u00eb botuara pas viteve \u201990-t\u00eb, ku nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb ia kishte th\u00ebn\u00eb Hazbiut at\u00eb gj\u00eb, ishte dhe berberi i tij, i Klubit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme!<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha k\u00ebto fjal\u00eb q\u00eb qarkullonin asokohe p\u00ebr ministrin Hazbiu, u konsideruan nga Partia si \u201cthashetheme q\u00eb i p\u00ebrhapte armiku\u201d, ceremonit\u00eb e m\u00ebdha jubilare t\u00eb zhvilluara n\u00eb fest\u00ebn e Pez\u00ebs n\u00eb dat\u00ebn 16 shtator t\u00eb atij viti, (40 vjetori i Konferenc\u00ebs s\u00eb Pez\u00ebs), treguan se ato q\u00eb thuheshin p\u00ebr Kadri Hazbiun, nuk ishin thjesht thashetheme? Pasi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e ndoq\u00ebn at\u00eb fest\u00eb nga kronikat e lajmeve n\u00eb Radio-Televizionin Shqiptar, e vun\u00eb re se; n\u00eb prezantimin q\u00eb iu b\u00eb personaliteteve t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb lart\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb dhe qeveris\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb tribun\u00ebn e asaj feste, Kadri Hazbiut, nuk iu p\u00ebrmend fare, funksioni si minist\u00ebr i Mbrojtjes Popullore?!<\/p>\n<p>Gj\u00eb e cila jo vet\u00ebm do t\u00eb shkaktonte reagimin dhe irritimin e e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Kadri Hazbiut, q\u00eb aty n\u00eb tribun\u00ebn e fest\u00ebs, por ai do ankohej p\u00ebr at\u00eb gj\u00eb, edhe zyrtarisht n\u00eb Komitetin Qendror, p\u00ebr Prokop Murr\u00ebn, i cili kishte mbajtur fjal\u00ebn hap\u00ebse t\u00eb asaj feste dhe kishte \u201charruar\u201d q\u00eb t\u00eb thoshte funksionin e Hazbiut si minist\u00ebr i Mbrojtjes!<\/p>\n<p>Por, (q\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrvjetorit t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Pez\u00ebs), si p\u00ebr ta qet\u00ebsuar Kadri Hazbiun, se ato q\u00eb fliteshin p\u00ebr t\u00eb \u201cishin thjesht thashetheme q\u00eb i p\u00ebrhapte armiku\u201d, sh\u00ebrbeu edhe nj\u00eb telegram i Enver Hoxh\u00ebs, d\u00ebrguar Hazbiut m\u00eb 15 gusht 1982, me rastin e dit\u00eblindjes s\u00eb tij, ku ai (Enveri), i drejtohej me superlativa ministrit t\u00eb Mbrojtjes, duke mos kursyer asnj\u00eb l\u00ebvdat\u00eb p\u00ebr t\u00eb! Nd\u00ebrsa n\u00eb familjen e Kadri Hazbiut dhe rrethin e af\u00ebrt familjar t\u00eb tij, ai telegram i udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor t\u00eb Partis\u00eb u konsiderua si nj\u00eb \u201cdhurat\u00eb nga qielli\u201d, vet\u00eb Hazbiu, thuhet se u m\u00ebrzit keq, pasi q\u00eb aty parashikoi fundin e tij. Pasi ai (Hazbiu) m\u00eb mir\u00eb se askush tjet\u00ebr e dinte, q\u00eb ajo ishte nj\u00eb metod\u00eb apo taktik\u00eb tashm\u00eb e njohur e Enverit, kur para se t\u00eb godiste njeri, e lavd\u00ebronte p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201cgjum\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb me Koci Xoxen, kur e z\u00ebvend\u00ebsoi me njeriun m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tij, (Nesti Kerenxhin, t\u00eb cilin e p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb goditur dhe akuzuar Xoxen), p\u00ebr t\u00eb ardhur 30 vite m\u00eb pas me Beqir Ballukun, q\u00eb fillimisht lavd\u00ebroi dhe \u201cngriti n\u00eb qiell\u201d, p\u00ebr besnik\u00ebri ndaj Partis\u00eb, Petrit Dumen dhe Hito \u00c7akon, t\u00eb cil\u00ebt pasi i p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb akuzuar Ballukun, gjithashtu i d\u00ebnoi m\u00eb pas me vdekje! Por, k\u00ebsaj loje t\u00eb Enverit me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij kur i d\u00ebnonte, nuk i shp\u00ebtoi as vet\u00eb Kadri Hazbiu, t\u00eb cilin Enveri fillimisht e propozoi p\u00ebr kryeminist\u00ebr, duke e p\u00ebrdorur n\u00eb goditjen dhe akuzat ndaj ish-kryeministrit tashm\u00eb t\u00eb vdekur, Mehmet Shehu. Duket se Kadri Hazbiu at\u00eb gj\u00eb, pra loj\u00ebn e Enverit, do ta kuptonte n\u00eb ceremonin\u00eb e fest\u00ebs s\u00eb Pez\u00ebs, por tashm\u00eb ishte shum\u00eb von\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb pas, pik\u00ebrisht m\u00eb 15 tetor 1982, ai u arrestua n\u00eb oborrin e vil\u00ebs s\u00eb tij (ndodhej aty ku sot \u00ebsht\u00eb \u201cPiramida\u201d) ngjitur me ambasad\u00ebn vietnameze dhe godin\u00ebn e Drejtoris\u00eb s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit (Drejtoria p\u00ebr Ruajtjen dhe Sigurin\u00eb Fizike t\u00eb Udh\u00ebheqjes, me kryetar Raqi Iftic\u00ebn), nga ku ai survejohej 24 or\u00eb, jav\u00ebn e fundit para arrestimit!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sa m\u00eb sip\u00ebr jan\u00eb gj\u00ebra pak a shum\u00eb t\u00eb njohura, (si me d\u00ebshmi nga persona q\u00eb kan\u00eb pasur lidhje me k\u00ebto ngjarje, apo dhe me dokumente arkivore t\u00eb publikuara pas viteve \u201990-t\u00eb), n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim po publikojm\u00eb nj\u00eb dokument arkivor, ku tregohet qart\u00eb se si u realizua arrestimi i Kadri Hazbiut dhe kush ishin personat tep\u00ebr t\u00eb besuesh\u00ebm (djem t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb lart\u00eb dhe bij \u201cHeronjve t\u00eb Popullit\u201d etj., q\u00eb iu besua ajo gj\u00eb!<\/p>\n<p>Si dhe nj\u00eb dokument tjet\u00ebr, ku flitet p\u00ebr situat\u00ebn q\u00eb mbizot\u00ebronte n\u00eb familjen Hazbiu, pak para arrestimit t\u00eb tij, m\u00eb 15 tetor t\u00eb vitit 1982, si dhe porosit\u00eb e fundit q\u00eb ai i kishte dh\u00ebn\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij dhe amanetin, \u201cq\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u2019ja gjenin varrin, t\u2019ja mblidhini kockat dhe t\u2019ja \u00e7onin n\u00eb fshatin e tij\u201d! P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebtyre, etj., na njohin k\u00ebto dokumente arkivore t\u00eb nxjerra nga arkivi i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme (tashm\u00eb pjes\u00eb e fondit t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin e Dokumenteve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit), q\u00eb publikohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb bashk\u00eb me faksimilet p\u00ebrkat\u00ebse, nga Memorie.al<\/p>\n<p>DOKUMENTI ARKIVOR SEKRET, I MIRATUAR NGA MINISTRI I BRENDSH\u00cbM HEKURAN ISAI DHE I HARTUAR NGA ZV. DREJTORI I DREJTORIS\u00cb S\u00cb HETUESIS\u00cb PELIVAN LU\u00c7I E, P\u00cbLLUMB KAPO, ME PLANIN P\u00cbR ARRESTIMIN E KADRI HAZBIUT <\/p>\n<p>        M I R A T O H E T                                                                          S E K R E T<\/p>\n<p>MINISTRI I PUN\u00cbVE T\u00cb BRENDSHME                                            Ekzemplar i vet\u00ebm<\/p>\n<p>          HEKURAN ISAI                                                                     Tiran\u00eb, m\u00eb 15.10.1982 <\/p>\n<p>                                                          PLAN ARRESTIMI<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 15.10.1982, me miratimin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb RPSSH-s\u00eb, do t\u00eb b\u00ebhet arrestimi i armikut Kadri Hazbi Dautaj.<\/p>\n<p>N\u00eb arrestimin e tij, do t\u00eb marrin pjes\u00eb k\u00ebta shok\u00eb:<\/p>\n<p>Hetues Luan Bega<br \/>\nYlli Bir\u00e7e<br \/>\nAsllan Ulqinaku<br \/>\nHasan Ulqinaku<br \/>\nArrestimi do t\u00eb kryet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe do t\u00eb transportohet me automjetin \u201cARO\u201d, me shofer Fadil Zela.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrollin e banes\u00ebs, do t\u00eb marrin pjes\u00eb k\u00ebta shok\u00eb:<\/p>\n<p>Bashkim Caka<br \/>\nFerid Sula<br \/>\nKi\u00e7o Petro<br \/>\nYlli Bir\u00e7e<br \/>\nHasan Ulqinaku, si dhe dy d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm nga K\u00ebshilli Popullor i Lagjes Nr. 1.<br \/>\nZV. DREJTORI I DREJTORIS\u00cb S\u00cb HETUESIS\u00cb     <\/p>\n<p>        PELIVAN LU\u00c7I                  P\u00cbLLUMB KAPO<\/p>\n<p>DOKUMENTI ARKIVOR SEKRET ME RELACIONIN E PUN\u00cbTORIT OPERATIV T\u00cb DEG\u00cbS S\u00cb BRENDSHME RR\u00cbSHEN, MIHAL MONKA, LIDHUR ME MATERIALET NE NGARKIM T\u00cb PETRIT HAZBIUT <\/p>\n<p>                                                               S E K R E T<\/p>\n<p>                                                     EKZEMPLAR NR. 1<\/p>\n<p>                                                RR\u00cbSHEN, M\u00cb 5.3.1983<\/p>\n<p>                      R E L A C I O N<\/p>\n<p>         MBI MATERIALET N\u00cb NGARKIM T\u00cb PETRIT HAZBIUT<\/p>\n<p>Petrit Hazbiu \u00ebsht\u00eb i biri i Kadriut dhe Hedijes, lindur m\u00eb 1954 n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, banues n\u00eb qytetin e Kurbneshit t\u00eb rrethit Mirdit\u00eb, rrjedh nga nj\u00eb familje n\u00ebnpun\u00ebs i pushtetit popullor, me arsim t\u00eb lart\u00eb, i shkuror\u00ebzuar, me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, i paorganizuar, i internuar n\u00eb qytetin e Kurbneshit t\u00eb rrethit Mirdit\u00eb, me shtet\u00ebsi dhe komb\u00ebsi shqiptare.<\/p>\n<p>I p\u00ebrmenduri ka mbaruar arsimin e lart\u00eb n\u00eb UT, ka punuar inxhinier arkitekt n\u00eb Institutin e Projektimeve Nr. 1 n\u00eb Tiran\u00eb, ka qen\u00eb i martuar me Dhurata Iljaz Fisht\u00ebn, e cila ka lindur n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1956 e \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuese n\u00eb Liceun Artistiok \u201cJordan Misja\u201d, ka b\u00ebr\u00eb ndarjen martesore m\u00eb dat\u00eb 3.2.1983, kan\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb quhet Alvana, lindur n\u00eb vitin 1981, t\u00eb cil\u00ebn e ka marr\u00eb n\u00eb ngarkim e \u00ebma.<\/p>\n<p>Petriti ka ardhur n\u00eb qytetin e Kurbneshit m\u00eb dat\u00eb 18.10.1982, t\u00eb Komisionit t\u00eb Internim D\u00ebbimeve, jan\u00eb internuar p\u00ebr 5 vjet koh\u00eb, si pjes\u00ebtar i familjes s\u00eb armikut t\u00eb Partis\u00eb Kadri Hazbiu. Aktualisht Petriti punon pun\u00ebtor n\u00eb minier\u00ebn e bakrit Kubnesh. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb karakterizuar si kapadai dhe mendjemadh.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb informacioni t\u00eb p\u00ebrgjimit telefonik, Nr. 927, dat\u00eb 15.10.1982, Petrit Hazbiu bisedon n\u00eb telefon me nj\u00eb grua me emrin B\u2026. q\u00eb i thot\u00eb: \u201cB\u2026., un\u00eb dy nga k\u00ebto sahate gjej, ai tjetri \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb i mbyllur, k\u00ebshtu q\u00eb ka nj\u00eb dorez\u00eb q\u00eb hapet, ku di un\u00eb si ta hap, tani do t\u00eb them numrat; 4.6.7.6.2 dhe tjetri; 0.2.1.1.8.0.4, kaq jan\u00eb k\u00ebto t\u00eb dyja, at\u00eb tjetrin t\u2019i ven\u00eb vet\u00eb ata t\u00eb NISH-Elektrikut, ata vijn\u00eb zakonisht.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpun\u00ebtori \u201cV\u00ebzhguesi\u201d i Drejtoris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Tiran\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 26.11.1982, raporton se; kam m\u00ebsuar nga Sa\u2026.K\u2026.., (S\u2026.K\u2026., inxhinier n\u00eb Nd\u00ebrmarrjen e Mjeteve M\u00ebsimore, n\u00eb 2\/A si agjent i mundsh\u00ebm i Zbulimit Sovjetik), se i biri i Kadriut, i ka th\u00ebn\u00eb disa shok\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb zbor, pa p\u00ebrmendur se cilin nga djemt\u00eb, se ai, i ati, para se t\u00eb arrestohej, u paska th\u00ebn\u00eb se; p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb vigjilenc\u00ebs, nuk ka faj tjet\u00ebr, por e di se do ta p\u00ebsoj r\u00ebnd\u00eb, e din\u00eb se \u00e7far\u00eb e pret, prandaj u l\u00ebn\u00eb amanet f\u00ebmij\u00ebve, q\u00eb ta k\u00ebrkojn\u00eb dhe ta gjejn\u00eb varrin, t\u2019ja mbledhin kockat dhe ta \u00e7ojn\u00eb n\u00eb fshat, duke i k\u00ebshilluar q\u00eb t\u00eb rrin\u00eb urt\u00eb dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sjellsh\u00ebm e, e t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7\u2019ju thon\u00eb.<\/p>\n<p>B.P. \u201cShk\u00eblzeni\u201d, m\u00eb dat\u00eb 22.1.1983, raporton se: \u201cRreth or\u00ebs 16 e 20 minuta t\u00eb dat\u00ebs 20.1.1983, n\u00eb takimin e rastit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me Petrit Hazbiun, ky i fundit i ka th\u00ebn\u00eb se; babai ka faj, ne nuk kemi faj, puna \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe nuk kalohet, e ta di se q\u00ebndroj m\u00eb tep\u00ebr se 5 vjet, do t\u00eb vras veten\u201d.<\/p>\n<p>Petriti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrpunim paraprak m\u00eb dat\u00ebn 9.2.1983, p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb dhe lidhje e armikut t\u00eb Partis\u00eb Kadri Hazbiu. P\u00ebr zbulimin n\u00eb thell\u00ebsi dhe gjer\u00ebsi t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij armiq\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb plani i masave agjenturore-operative, e jan\u00eb p\u00ebrcaktuar detyrat, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 5 p\u00ebrgjime me T.O. n\u00eb banesat e tyre, si n\u00eb datat 2.2.\u201983, 3.2.\u201983, 12.2.\u201983, 18.2.\u201983 dhe 26.2.\u201983.<\/p>\n<p>Nga informacionet e T.O., del se kryesisht kan\u00eb zhvilluar biseda t\u00eb thjeshta, pa prekur \u00e7\u00ebshtje me karakter politik, bisedojn\u00eb dhe flasin p\u00ebr veprime, probleme sht\u00ebpiake, nuk e kan\u00eb p\u00ebrmenduar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre pes\u00eb rasteve, emrin e armikut Kadri Hazbiu. N\u00eb p\u00ebrgjimin me T. O. t\u00eb dat\u00ebs 3.2.\u201983 n\u00eb mbr\u00ebmje, pas kthimit prej gjyqit t\u00eb ndarjes nga e shoqja, Dhurata dhe t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij, Mimoz\u00ebs, nga i shoqi, Agron Aranitasi, q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Rr\u00ebshen, nga informacioni i T. O. del se t\u00eb 5-t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes tregojn\u00eb korrektes\u00eb e parimor\u00eb, b\u00ebjn\u00eb biseda moralizuese, si p.sh. Helena, duke qar\u00eb thot\u00eb: \u201cAman more, se ne nuk jemi b\u00ebr\u00eb armiq me Partin\u00eb\u201d, kurse Petriti; \u201cPo s\u2019je b\u00ebr\u00eb, shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb s\u2019je b\u00ebr\u00eb dhe s\u2019duhet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi armiq, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb, e p\u00ebrse t\u00eb b\u00ebhemi armiq\u201d?!<\/p>\n<p>Nga informacioni del se e \u00ebma e pyet Petritin; e \u00e7far\u00eb tha ndonj\u00eb gj\u00eb nusja p\u00ebr vajz\u00ebn; Petriti u p\u00ebrgjigj se tha q\u00eb sa e urt\u00eb \u00ebsht\u00eb, nuk ndihet fare, as qan dhe as luan, kur t\u00eb m\u00ebrzitesh m\u00eb tha, un\u00eb ta sjell\u201d.<\/p>\n<p>B.p., \u201cShk\u00eblzeni\u201d, m\u00eb dat\u00eb 10.2.1983, raporton se Petrit Hazbiu m\u00eb dat\u00eb 1.2.\u201983, ka takuar para restorantit t\u00eb qytetit t\u00eb Kurbneshit me Ba\u2026.M\u2026.V\u2026.e ka biseduar rreth dy minuta dhe m\u00eb pas ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb pallat e ka q\u00ebndruar rreth pes\u00eb minuta, mbas pak ka shkuar n\u00eb dyqanin e zarzavateve dhe aty q\u00ebndroi pak dhe iku.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 10.2.\u201983, Petriti n\u00eb dyqanin e zarzavateve ka takuar me D\u2026.Ba\u2026.P\u2026.! (D\u2026.\u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 18 vjet heqje lirie p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim t\u00eb pasuris\u00eb socialiste, aktualisht \u00ebsht\u00eb pun\u00ebtor n\u00eb minier\u00ebn e bakrit Kurbnesh) dhe \u00ebsht\u00eb shprehur se; nuk qenka gj\u00eb kjo pun\u00eb, paska shum\u00eb njer\u00ebz, po iki n\u00eb sht\u00ebpi dhe po vij m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb drejtim t\u00eb Petritit \u00ebsht\u00eb drejtuar B.p. \u201cShk\u00eblzeni\u201d, B.p. \u201cJupiteri\u201d, lidhje shoq\u00ebrore e Agronit, i t\u00ebrhequr koh\u00ebt e fundit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb plani i p\u00ebrbashk\u00ebt i masave agjenturore-operative me Deg\u00ebn e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Puk\u00eb dhe Drejtorin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Tiran\u00eb, p\u00ebr zbulimin e thellimin e veprimtaris\u00eb armiq\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtyre element\u00ebve. \/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/ne-arrestimin-e-armikut-te-partise-kadri-hazbiu-do-marrin-pjese-shoket-dhe-ai-do-dergohet-me-zbulohet-dokumenti-i-rralle-i-sigurimit-per-ish-ministrin-amaneti-qe-ju-la-f\/\">\u201cN\u00eb arrestimin e armikut t\u00eb Partis\u00eb, Kadri Hazbiu, do marrin pjes\u00eb shok\u00ebt dhe ai do d\u00ebrgohet me\u2026\u201d\/ Zbulohet dokumenti i rrall\u00eb i Sigurimit p\u00ebr ish-ministrin! Amaneti q\u00eb ju la familjar\u00ebve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i Plot 43 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 15 tetor t\u00eb vitit 1982, u arrestua ministri i Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, (nga viti 1953 e, deri n\u00eb 1979-\u00ebn, ai kishte mbajtur postin e ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme), i cili pas disa mbledhjeve maraton\u00eb t\u00eb Plenumit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb dhe Byros\u00eb Politike, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40934","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40934"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40934\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}