{"id":40887,"date":"2025-09-16T18:32:30","date_gmt":"2025-09-16T18:32:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/sy-me-rrufe-ne-mes-zbardhen-bisedat-e-ervis-celes-dhe-franc-copjas-ne-sky-ecc\/"},"modified":"2025-09-16T18:32:30","modified_gmt":"2025-09-16T18:32:30","slug":"sy-me-rrufe-ne-mes-zbardhen-bisedat-e-ervis-celes-dhe-franc-copjas-ne-sky-ecc","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/sy-me-rrufe-ne-mes-zbardhen-bisedat-e-ervis-celes-dhe-franc-copjas-ne-sky-ecc\/","title":{"rendered":"\u201cSy me rrufe n\u00eb mes\u201d\/ Zbardhen bisedat e Ervis \u00c7el\u00ebs dhe Franc \u00c7opjas n\u00eb Sky Ecc"},"content":{"rendered":"<p><span>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb News24, me autore gazetaren Klodiana Lala u rikthye k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb me diskutime n\u00eb studio rreth figur\u00ebs s\u00eb Ervis \u00c7el\u00ebs i cili mund t\u00eb cil\u00ebsohet si Pablo Eskobar i Kokain\u00ebs.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb materialin e p\u00ebrgatitur, p\u00ebrmes t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb dosjes hetimore zbulohen fakte interesante se si u dekonspiruan 2 prej operacioneve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb vitet e pandemis\u00eb 2020-2021 q\u00eb kishin si autor Ervis \u00c7el\u00ebs dhe financues t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb porositur Franc \u00c7opja dhe Fadil Balla.\u00a0<\/span><span>Ervis \u00c7ela \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018Lord i drog\u00ebs\u2019 shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00ebr\u00ebsisht i panjohur p\u00ebr autoritetet ligjzbatuese, q\u00eb n\u00ebse nuk do t\u00eb zb\u00ebrthehej aplikacioni Sky ECC, ndoshta nuk do t\u00eb binin kurr\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt e tij.\u00a0<\/span><span>Nj\u00eb \u2018fantazm\u00eb\u2019 thuajse p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare, por q\u00eb kishte lidhje t\u00eb forta n\u00eb Brazil, Kolumbi, Bolivi dhe Paraguaj.\u00a0<\/span><span>Atje ku kishte mundur t\u00eb korruptonte zyrtar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai \u00ebsht\u00eb Ervis \u00c7ela. Nga fshati Fatish i Peqinit. Ku pas nj\u00eb vrasje t\u00eb kryer n\u00eb Itali ishte arratisur dhe vendosur n\u00eb Paraguaj.\u00a0<\/span><span>Atje ku kishte ngritur dhe perandorin\u00eb e tij t\u00eb drog\u00ebs.\u00a0<\/span><span>Ku kishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb dhe 3 v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb, Rizain, Albinin dhe Ardjanin.<\/span><\/p>\n<p><span>41-vje\u00e7ari q\u00eb po pushonte i qet\u00eb me familjen e tij n\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb bukura bregdetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, at\u00eb t\u00eb rivier\u00ebs s\u00eb jugut, n\u00eb Qeparo, kur befas u vendos n\u00eb pranga nga Drejtoria e Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Operacionale n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit.<\/span><\/p>\n<p><span>Fillimisht n\u00eb akuzat p\u00ebr vrasje, rr\u00ebmbim dhe kanosje.\u00a0<\/span><span>Por q\u00eb n\u00eb fakt atkviteti i tij i v\u00ebrtet\u00eb si\u00e7 do t\u00eb shikohet edhe m\u00eb posht\u00eb, ishte ai i kreut t\u00eb nj\u00eb prej organizatave kriminale shqiptare m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb fush\u00ebn e trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb trafikut kokain\u00ebs nga Amerika e Jugut drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Europian.<\/span><\/p>\n<p><span>Q\u00eb e kishin kthyer n\u00eb fundin e vitit 2020 dhe vazhdimin e vitit 2021 n\u00eb nj\u00eb nga shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm dhe me m\u00eb influenc\u00eb n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut, q\u00eb s\u00eb bashku me disa personazhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit, kishin mundur t\u00eb kalonin nga portet kryesore t\u00eb Evrop\u00ebs, tonelata me kokain\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ku pavar\u00ebsisht disa d\u00ebshtimeve q\u00eb u kishin shkaktuar dhimbje t\u00eb forta koke, ata nuk kishin hequr dor\u00eb, por kishin vazhduar me k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsi t\u00eb sillnin tonelata t\u00eb tjera.\u00a0<\/span><span>Po kush ishte Ervis \u00c7ela dhe si mundi ai t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb lord shqiptar t\u00eb drog\u00ebs?\u00a0<\/span><span>Si arrirti ai n\u00eb Paraguaji aty ku ishte lidhur me \u2018kuzhinier\u00ebt\u2019 m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb drog\u00ebs, t\u00eb kalonte i pashqet\u00ebsuar dhjetra tonelata me kokain\u00eb fillimisht nga portet e Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut dhe m\u00eb pas n\u00eb ato t\u00eb Evrop\u00ebs?<\/span><\/p>\n<p><span>Si u lidh ai me personazhin tashm\u00eb t\u00eb pangat\u00ebrruesh\u00ebm t\u00eb Franc \u00c7opjas, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Gergeli, q\u00eb sot ndodhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb n\u00ebn dyshimet p\u00ebr akuz\u00ebn e vrasjes s\u00eb nj\u00eb prej kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij?<\/span><\/p>\n<p><span>Kush jan\u00eb personazhet e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb trafik t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr nga p\u00ebrmasat t\u00eb kokain\u00ebs, midis tyre si\u00e7 do t\u00eb shikohet edhe m\u00eb posht\u00eb njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebto para i kishin investuar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb resorte, apo deri edhe n\u00eb klube futbolli.<\/span><\/p>\n<p><span>Pasuri t\u00eb vendosura n\u00ebp\u00ebrmjet drog\u00ebs t\u00eb cilat kapin shumat e \u00e7mendura t\u00eb qindra miliona eurove.\u00a0<\/span><span>Apo q\u00eb i kishin konvertuar deri n\u00eb lingota ari\u2026\u00a0<\/span><span>Po p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb mir\u00eb k\u00ebta personazhe dhe modus operandi, apo m\u00ebnyr\u00ebn se si ata vepronin dhe mendonin, \u00ebsht\u00eb me interes t\u00eb ndjekim pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb operacioni i tyre i par\u00eb i dokumentuar tashm\u00eb i trafikimit t\u00eb 12 ton\u00eb kokain\u00eb q\u00eb ata nd\u00ebrmor\u00ebn n\u00eb fundin e vitit 2020 nga Paraguaji i larg\u00ebt n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut drejt Evrop\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebtu ku fal\u00eb edhe bisedave q\u00eb ata lan\u00eb si d\u00ebshmi n\u00eb aplikacionin e koduar Sky Ecc, ne mundemi t\u00eb shikojm\u00eb se edhe kush jan\u00eb k\u00ebta personazhe.\u00a0<\/span><span>Operacion i cili n\u00eb fakt nuk \u00e7oi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb identifikimin e tyre.\u00a0<\/span><span>Pasi do t\u00eb duheshin 3 vite t\u00eb tjera analiza t\u00eb bisedave p\u00ebr t\u00eb zbuluar kokat dhe an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij grupimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Por l\u00eb te ndalemi te ajo q\u00eb do t\u00eb ishte puna e tyre e par\u00eb e sojme, dhe q\u00eb papritur fal\u00eb edhe gjenialitetit t\u00eb tyre do t\u2019i b\u00ebnte aq t\u00eb pasur, sa n\u00ebse do ta themi k\u00ebshtu edhe t\u00eb fillonin t\u00eb talleshin me parat\u00eb e fituara.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb ka lidhje me trafikimin e 11.6 ton kokain\u00eb nga Paraguaji n\u00eb Evrop\u00eb.\u00a0<\/span><span>Drog\u00eb e cila do t\u00eb kalonte e pashqet\u00ebsuar n\u00eb portin belg t\u00eb Anvers\u00ebs n\u00eb fundin e vitit 2020.\u00a0<\/span><span>Pun\u00eb e cila kishte filluar t\u00eb bluhej n\u00eb mendimet e tyre n\u00eb shtatorin e k\u00ebtij viti ku protagonist kryesor ishte Ervis \u00c7ela.\u00a0<\/span><span>Nj\u00eb shtetas shqiptar me vendbanim n\u00eb Paraguaji, i cili s\u00eb bashku me nj\u00eb shtetas brazilian kishin marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr detyr\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kalimit t\u00eb k\u00ebsaj sasie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme droge nga Porti i Villetas n\u00eb Paraguaji p\u00ebr n\u00eb at\u00eb t\u00eb Anvers\u00ebs n\u00eb Belgjik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Aty ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb port ai q\u00eb do t\u2019i priste dhe kishte dal\u00eb garant p\u00ebr kalimin e ngarkesave me drog\u00eb do t\u00eb ishte Franc \u00c7opja.\u00a0<\/span><span>I cili sot \u00ebsht\u00eb ekstraduar nga Dubai i Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe n\u00eb Belgjik\u00eb, p\u00ebr llogari t\u00eb autoriteteve ligjzbatuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, n\u00eb akuz\u00ebn p\u00ebr urdh\u00ebrimin e vrasjes s\u00eb Arian Spahiut i njohur si Arjani i Vog\u00ebl, n\u00eb lagjen Molenbek n\u00eb vitin 2020.<\/span><\/p>\n<p><span>\u2018Ushtarit\u2019 t\u00eb band\u00ebs s\u00eb drejtuar nga Erion Alibej, kund\u00ebrshtarit t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb p\u00ebrbetuar n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0<\/span><span>Franc \u00c7opja q\u00eb ishte nj\u00eb financuesit kryesor t\u00eb dy ngarkesave me drog\u00eb q\u00eb po kalonin portin e Anvers\u00ebs, ku pjesa e tij ishte 5.5 ton kokain\u00eb.\u00a0<\/span><span>Nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr si\u00e7 do t\u00eb m\u00ebsohet edhe m\u00eb posht\u00eb i p\u00ebrkiste shtetasit tjet\u00ebr shqiptar, Fadil Balla, apo i njohur ndryshe edhe me gjeneralitetet Julian Balla.<\/span><\/p>\n<p><span>I cili n\u00eb vitet e fundit ka mbajtur postin e Presidentit t\u00eb Klubit t\u00eb Futbollit \u2018Erzeni\u2019 q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ekipin e Shijakut.\u00a0<\/span><span>Ekip q\u00eb gjat\u00eb drejtimit t\u00eb Ball\u00ebs u katapultua nga ligat inferiore ku militonte deri n\u00eb elit\u00ebn e futbollit shqiptar.\u00a0<\/span><span>Balla, nj\u00eb personazh ky i panjohur deri n\u00eb arrestimin e tij, q\u00eb kishte p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet kompanive t\u00eb tij nd\u00ebrkoh\u00eb edhe tendera publik\u00eb p\u00ebr pastrimin e qytetit.<\/span><\/p>\n<p><span>Por q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb kishte krijuar landfill t\u00eb paligjsh\u00ebm si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe ai Hardhisht\u00ebs n\u00eb Shijak.\u00a0<\/span><span>Q\u00eb po ndoste t\u00eb gjith\u00eb mjedisin e zon\u00ebs.\u00a0<\/span><span>Personazhe, ku kokat e grupit kriminal ishin Ervis \u00c7ela dhe Franc \u00c7opja.\u00a0<\/span><span>\u00c7ela q\u00eb kishte zgjedhur p\u00ebr t\u00eb kaluar k\u00ebto sasi t\u00eb m\u00ebdha droge, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb forme t\u00eb pad\u00ebgjuar m\u00eb her\u00ebt.\u00a0<\/span><span>At\u00eb, ku nj\u00ebra nga dy prej ngarkesave me kokain\u00eb, do t\u00eb ishte e fshehur n\u00eb kuti sapuni.\u00a0<\/span><span>Ngarkesa t\u00eb ndara secila n\u00eb 7 dhe 4.6 ton\u00eb n<\/span><span>ga t\u00eb cilat si\u00e7 tham\u00eb 80 kg i ishin bler\u00eb Ervis \u00c7el\u00ebs nga Fadil Balla.<\/span><\/p>\n<p><span>I cili m\u00eb pas do t\u2019i blinte edhe 720 t\u00eb tjera, q\u00eb n\u00eb total p\u00ebrb\u00ebnin 800 kg.\u00a0<\/span><span>Drog\u00eb e cila m\u00eb pas me t\u00eb kaluar portin e Anver\u00ebs do t\u00eb magazinohej n\u00eb garazhet e siguruara m\u00eb her\u00ebt nga Franc \u00c7opja.\u00a0<\/span><span>I cili pas t\u00eb t\u00ebrhiqte sasin\u00eb e plot\u00eb prej 11.6 ton me t\u00eb dal\u00eb nga Portin e Anvers\u00ebs, do t\u00eb niste nj\u00eb operacion tjet\u00ebr.\u00a0<\/span><span>At\u00eb t\u00eb ndarjes s\u00eb kokain\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebtu ku n\u00eb sken\u00eb dalin edhe disa personazhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb baz\u00eb t\u00eb urdh\u00ebrit t\u00eb l\u00ebshuar nga \u00c7opja kishin t\u00ebrhequr drog\u00ebn nga porti.\u00a0<\/span><span>Dy nga k\u00ebta bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb q\u00eb ishin edhe Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu.\u00a0<\/span><span>T\u00eb cil\u00ebt me t\u00eb marr\u00eb instruksionet nga Miklovan Mullaj, nj\u00eb tjet\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor i Franc \u00c7opjas, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb drog\u00ebs, at\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkiste Fadil Ball\u00ebs, e magazinuan n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb qytetin e Roterdamit n\u00eb Holand\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Por rrug\u00ebtimi i k\u00ebtyre ngarkesave me kokain\u00eb nga Paraguaji n\u00eb Belgjik\u00eb, nuk duket se kishte shkuar vaj p\u00ebr organizator\u00ebt.\u00a0<\/span><span>Edhe pse m\u00eb i d\u00ebmtuari n\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion del t\u00eb jet\u00eb Fadil Balla.\u00a0<\/span><span>Sasia e drog\u00ebs prej 600 kg t\u00eb t\u00eb cilit u sekuestrua n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb zbriti n\u00eb Portin e Anvers\u00ebs dhe u magazinua n\u00eb apartamentin e marr\u00eb prej tyre n\u00eb qytetin e Roterdamit n\u00eb Holland\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo pas sinjalizimeve q\u00eb policia holandeze kishte marr\u00eb q\u00eb n\u00eb muajin shtator rreth l\u00ebvizjeve t\u00eb dyshimta t\u00eb dy personave n\u00eb k\u00ebt\u00eb bllok apartamentesh. <\/span><span>Aty ku nga v\u00ebzhgimet doli se personat ishin Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu.\u00a0<\/span><span>Tashm\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Holand\u00eb me 5 vite heqje lirie p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb trafikun e drog\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Por si\u00e7 tham\u00eb ato q\u00eb duket se do t\u00eb dekonspironin grupin e plot\u00eb q\u00eb ishte marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb trafik t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike por edhe me episode t\u00eb tjera n\u00eb vazhdim do t\u00eb ishin bisedat q\u00eb ata kishin kryer p\u00ebr gjat\u00eb k\u00ebsaj gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe n\u00eb Sky Ecc.<\/span><\/p>\n<p><span>Komunikime t\u00eb cilat nisin fillimisht midis Ervis \u00c7el\u00ebs dhe Fadil Ball\u00ebs. <\/span><span>\u00c7ela q\u00eb nga Paraguaji ku ndodhet i shkruan mikut dhe bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb tij, se ngarkesa ishte b\u00ebri gati.<\/span><\/p>\n<p><span>Duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohej se kokaina tashm\u00eb ishte \u2018gatuar\u2019 dhe ishte gati p\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.\u00a0<\/span><span>\u2018I kam b\u00ebr\u00eb gati. Jav\u00ebn tjet\u00ebr me kismet v\u00eblla\u2019, I shkruan Ervis \u00c7ela, Fadil Ball\u00ebs.\u00a0<\/span><span>Por nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gati \u2018qerren\u2019 p\u00ebr t\u00eb transportuar kokain\u00ebn, Ervis \u00c7ela kujdeset q\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb edhe parat\u00eb te ata t\u00eb cil\u00ebt ishin porosit\u00ebsit shqiptar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Pasi k\u00ebshtu do t\u00eb duhet t\u00eb paguante edhe \u2018kuzhinier\u00ebt\u2019 lart n\u00eb male q\u00eb ishin kujdesur p\u00ebr t\u00eb gatuar mallin.\u00a0<\/span><span>Sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe kjo bised\u00eb e tij me nj\u00ebrin nga v\u00ebllez\u00ebrit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Albin \u00c7el\u00ebn, te i cili si\u00e7 vihet re interesohet shpesh t\u00eb dij\u00eb, n\u00ebse personat q\u00eb kan\u00eb porositur drog\u00ebn, kan\u00eb sjell\u00eb parat\u00eb te ai n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebtu ku ai p\u00ebrmend edhe \u2018Shijaksin\u2019 q<\/span><span>\u00eb n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb askush tjet\u00ebr, vet\u00ebm se Fadil Balla, t\u00eb cilin e th\u00ebrrasin edhe \u2018Jul\u2019.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Bisedat n\u00eb Sky Ecc<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>6 Shtator 2020<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Ervis \u00c7ela bisedon me v\u00ebllain e tij Albin \u00c7ela<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Ke marr\u00eb ndonj\u00eb lek\u00eb sot?<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Shijaksi\u2026 Nes\u00ebr besoj vjen\u2026<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Tani shpejt i b\u00ebn\u2026Kan\u00eb frik\u00eb njer\u00ebzit\u2026S\u2019ka shofera me sjell lek\u00ebt\u2026\u2019<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Kam shum\u00eb lek\u00eb n\u00eb Holland\u00eb. S\u2019po i nis dot\u2026\u2019.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Nga analiza e bisedave ajo q\u00eb lihet t\u00eb kuptohet \u00ebsht\u00eb se Ervis \u00c7ela ka nj\u00eb shum\u00eb prej 15 milion dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur nga ata q\u00eb kan\u00eb porositur drog\u00ebn te ai.\u00a0<\/span><span>Por ato q\u00eb duken m\u00eb me vler\u00eb jan\u00eb bisedat q\u00eb ai b\u00ebn gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe me Franc \u00c7opjan.\u00a0<\/span><span>Sikurse \u00ebsht\u00eb edhe kjo e dat\u00ebs 7 Shtator 2020. Ku e gjith\u00eb biseda rrotullohet rreth parave q\u00eb duhen grumbulluar para se ngarkesa t\u00eb niset me dat\u00eb 12 Shtator nga porti paraguajan i Villetas n<\/span><span>ga ku del se Franc \u00c7opja i ka nj\u00eb shum\u00eb prej 7 milion euro p\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzuar Ervis \u00c7el\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky i fundit, i cili nga ana e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngarkes\u00eb ka nj\u00eb sasi prej 780 kg kokain\u00eb e cila n\u00eb treg vlen 21 milion euro.\u00a0<\/span><span>K\u00ebtu ku dalin edhe pseudonimet e disa prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupi kriminal.\u00a0<\/span><span>Konkretisht \u2018Iphone\u2019, i identifikuar si Petrit Lakatos dhe Miklovan Mullaj i njohur si \u2018Batman\u2019.\u00a0<\/span><span>Nd\u00ebrsa nga ana e tij Ervis \u00c7ela, i k\u00ebrkon Franc \u00c7opjas q\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb parat\u00eb tja \u00e7oj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pse jo me ndonj\u00eb kamion.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Bisedat Sky Ecc<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>7 Shtator 2020<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Franc \u00c7opja i shkruan Ervis \u00c7el\u00ebs<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Ke mund\u00ebsi t\u2019i \u00e7oj 7 mln sot, dy her\u00ebsh, nj\u00ebher\u00eb 4, nj\u00ebher\u00eb 3\u2019.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018856-15% (128.5) 727.5 x 30 000=Total 21 825 000 euro\u2019.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Si nj\u00eb mik i mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i zellsh\u00ebm q\u00eb beson verb\u00ebrisht te aft\u00ebsit\u00eb organizative, Franc \u00c7opja nuk vonon t\u00eb shlyej\u00eb n\u00eb vazhdim, Ervis \u00c7el\u00ebn.\u00a0<\/span><span>K\u00ebt\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet transfertave t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat zbulohen edhe n\u00eb komunikimet e tyre.\u00a0<\/span><span>T\u00eb cilit i kalon t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn e parave prej 21 milion euro q\u00eb i takojn\u00eb, q\u00eb p\u00ebrkon me kilogram\u00ebt e kokain\u00ebs q\u00eb ai ka n\u00eb dy ngarkesat e fshehura fillimisht.\u00a0<\/span><span>Po k\u00ebshtu nga krahu tjet\u00ebr, Ervis \u00c7ela sigurohet te v\u00ebllai i tij q\u00eb Fadil Balla, i njohur si \u2018Shijaksi\u2019, t\u00eb sjell\u00eb nga e tij edhe ai sasin\u00eb e parave q\u00eb i detyrohet.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Biseda Sky Ecc<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Ervisi i k\u00ebrkon Francit nj\u00eb banes\u00eb ku mund t\u00eb ler\u00eb nj\u00eb shum\u00eb e cila dyshohet se \u00ebsht\u00eb 10 milion euro.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Po pate ndonj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb mir\u00eb\u2026\u2019<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Franci p\u00ebrgjigjet se e ka t\u00eb pamundur.<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span>7 shtator 2020<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Ervis \u00c7ela komunikon me Albin \u00c7el\u00ebn.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Ky i fundit i thot\u00eb se Fadil Balla i ka dor\u00ebzuar nj\u00eb shum\u00eb prej 510 mij\u00eb euro.<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span>8 Shtator 2020<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Franc \u00c7opja d\u00ebrgon nj\u00eb list\u00eb pagesash t\u00eb kryera kryesisht n\u00eb Bolivi bashk\u00eb me kodet unike t\u00eb tyre t\u00eb quajtura \u2018token\u2019 t\u00eb nj\u00eb pagese totale prej 21 313 200 $.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Fill pas k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve bankare, bashk\u00eb me parat\u00eb duket se fillon t\u00eb l\u00ebviz\u00eb edhe malli n\u00eb drejtim t\u00eb portit paraguajan t\u00eb Villetas.\u00a0<\/span><span>Gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ia komunikon Franc \u00c7opjas, vet\u00eb Ervis \u00c7ela.\u00a0<\/span><span>I cili i pohon nga ana e tij se kamion\u00ebt me mall jan\u00eb gati p\u00ebr t\u2019u nisur.\u00a0<\/span><span>Fakt t\u00eb cilin ai e shoq\u00ebron edhe me foto t\u00eb ngarkes\u00ebs.\u00a0<\/span><span>\u00c7ela q\u00eb bashk\u00eb me to i tregon bashk\u00ebbiseduesit t\u00eb tij edhe disa kuti metalike me mbishkrimin me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb \u2018Fox\u2019.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Bisedat Sky Ecc<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>9 Shtator 2020<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Ervis \u00c7ela bisedon me Franc \u00c7opjan.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Kamion\u00ebt me mallin p\u00ebr pak nisen. I kam ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb. Po i \u00e7oj te magazina zyrtare. Nes\u00ebr shkojn\u00eb n\u00eb port. Dje \u00e7uam nj\u00eb kuti n\u00eb port, sot dy, nes\u00ebr dy.\u2019<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb duket se nxjerr zbuluar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb paketuar pakot me kokain\u00eb, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb biseda q\u00eb Ervis \u00c7ela b\u00ebn me Fadil Ball\u00ebn.\u00a0<\/span><span>T\u00eb cilit i rr\u00ebfen me detaje edhe se si ata mund t\u00eb identifikojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet mbishkrimeve t\u00eb ve\u00e7anta.\u00a0<\/span><span>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bised\u00eb me Fadil Ball\u00ebn, Ervis \u00c7ela, i tregon edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ia ka paketuar sasin\u00eb e tij t\u00eb drog\u00ebs.\u00a0<\/span><span>Si edhe shenjat dalluese me t\u00eb cilat mund t\u00eb identifikoj\u00eb pakot e drog\u00ebs q\u00eb jan\u00eb porositur prej tij.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Biseda Sky Ecc<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span>11 Shtator<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Ervis \u00c7ela i shkruan Fadil Ball\u00ebs<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb i \u00e7on dy fotografi ku dallohet paketimi me shenj\u00ebn \u2018Sy t\u00eb m\u00ebrzitur me rrufe n\u00eb mes\u2019.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Me kujdes fotot\u2026Kam 6 mij\u00eb nga kjo\u2026<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Rri se tamam i ke 200 te kjo soja\u2026100 ti fus n\u00eb vend tjet\u00ebr\u2026 Dhe 100 n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr\u2026Se di \u00e7far\u00eb do m\u00eb.\u2019<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, Ervis \u00c7ela d\u00ebrgon n\u00eb grup edhe sihariqin e shum\u00ebrpritur, se tanim\u00eb ngarkesa me kokain\u00eb ishte nisur p\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebtimin e gjat\u00eb.\u00a0<\/span><span>Nga porti i Villetas n\u00eb Paraguaji, m\u00eb pas n\u00eb at\u00eb t\u00eb Buenos Aires n\u00eb Argjentin\u00eb, me destinacion final at\u00eb t\u00eb Anvers\u00ebs n\u00eb Belgjik\u00eb.\u00a0<\/span><span>Dhe ata tashm\u00eb thjesht duhet t\u00eb hapnin krah\u00ebt p\u00ebr ta pritur.\u00a0<\/span><span>Si edhe t\u00eb kryq\u00ebzonin gishtat q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb shkonte mbar\u00eb e mir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Biseda Sky Ecc<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Ervis \u00c7ela shkruan n\u00eb grup<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Kontejneri n\u00eb bord\u2026\u2019<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Franci e pyet: U ngarkuan?<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Ervisi i p\u00ebrgjigjet<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Po. Shpresoj t\u00eb arrij\u00eb shpejt n\u00eb Argjentin\u00eb\u2019.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Pasi kan\u00eb siguruar nisjen e ngarkes\u00ebs dhe ekzaltimi duket t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta, Ervis \u00c7ela kapet n\u00eb bised\u00eb me v\u00ebllain e tij Albinin, t\u00eb cilit i sugjeron q\u00eb tashm\u00eb q\u00eb kan\u00eb fituar kaq shum\u00eb para, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb leshi, dhe t\u00eb pres\u00eb fatura fiktive.\u00a0<\/span><span>Kjo me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb justifikuar sasit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb parave q\u00eb kan\u00eb fituar nga droga dhe duke i investuar ato n\u00eb biznese.\u00a0<\/span><span>Madje n\u00eb nj\u00eb moment Ervis \u00c7ela i thot\u00eb t\u00eb v\u00ebllait, se nuk po luan fare.\u00a0<\/span><span>Kurse ai po lodhet duke b\u00ebr\u00eb llogari k\u00ebndej. \/<a href=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/sy-me-rrufe-ne-mes-me-kujdes-fotot-kam-6-mije-nga-kjo-droge-ne-kuti-sapuni-dhe-arme-nga-paraguaji-ne-shenjester-zbardh-bisedat-e-ervis-celes-dhe-franc-copjas-ne\/#gsc.tab=0\">BW<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/16\/sy-me-rrufe-ne-mes-zbardhen-bisedat-e-ervis-celes-dhe-franc-copjas-ne-sky-ecc\/\">\u201cSy me rrufe n\u00eb mes\u201d\/ Zbardhen bisedat e Ervis \u00c7el\u00ebs dhe Franc \u00c7opjas n\u00eb Sky Ecc<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb News24, me autore gazetaren Klodiana Lala u rikthye k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb me diskutime n\u00eb studio rreth figur\u00ebs s\u00eb Ervis \u00c7el\u00ebs i cili mund t\u00eb cil\u00ebsohet si Pablo Eskobar i Kokain\u00ebs.\u00a0 N\u00eb materialin e p\u00ebrgatitur, p\u00ebrmes t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb dosjes hetimore zbulohen fakte interesante se si u dekonspiruan 2 prej operacioneve m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40887","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40887","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40887"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40887\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}