{"id":40814,"date":"2025-09-16T13:46:29","date_gmt":"2025-09-16T13:46:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/ne-be-vetem-me-edin-rama-fshin-opoziten-nga-procesi-i-integrimit\/"},"modified":"2025-09-16T13:46:29","modified_gmt":"2025-09-16T13:46:29","slug":"ne-be-vetem-me-edin-rama-fshin-opoziten-nga-procesi-i-integrimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/ne-be-vetem-me-edin-rama-fshin-opoziten-nga-procesi-i-integrimit\/","title":{"rendered":"\u201cN\u00eb BE vet\u00ebm me Edin\u201d\/ Rama fshin opozit\u00ebn nga procesi i integrimit"},"content":{"rendered":"<p>I sigurt nga pushteti q\u00eb siguroi n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt, Edi Ram\u00ebs nuk i nevojitet m\u00eb opozita as si aksesor p\u00ebr fasad\u00ebn e demokracis\u00eb. Me votimin e k\u00ebsaj t\u00eb marte n\u00eb parlament, socialist\u00ebt praktikisht p\u00ebrjashtuan opozit\u00ebn nga procesi i antar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian, duke shkrir\u00eb komisionin parlamentar p\u00ebr integrimin sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb marr\u00eb m\u00eb par\u00eb nga strukturat e Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Komisioni i integrimit, nj\u00eb struktur\u00eb dypal\u00ebshe pozit\u00eb-opozit\u00eb ka funksionuar prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash dhe sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb opozit\u00ebs nj\u00eb dritare m\u00eb shum\u00eb komunikimi me zyrtar\u00ebt e Bashkimit Europian q\u00eb mbikqyrnin integrimin. Por n\u00ebn efektin e fitores me 83 deputet\u00eb dhe duke p\u00ebrfituar nga nj\u00eb moment kur Bashkimi Europian synon t\u00eb ec\u00eb shpejt me zgjerimin, Edi Rama ka vendosur t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb duke e personalizuar procesin p\u00ebrreth emrit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nuk ishte rast\u00ebsi q\u00eb seanca parlamentare u zhvillua k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebn kur Edi Rama vizitoi Brukselin p\u00ebr hapjen e nj\u00eb grup-kapitulli t\u00eb ri p\u00ebr negociatat. P\u00ebr t\u2019i deligjitimuar ankesat e opozit\u00ebs, duhej q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoheshin n\u00eb sfond lavdet dhe p\u00ebrg\u00ebzimet e zyrtar\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb Bruksel, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mes kryeministrit Edi Rama me <strong>Marie Bjerre, Ministre e \u00c7\u00ebshtjeve Europiane, Mbret\u00ebria e Danimark\u00ebs<\/strong> dhe <strong>Marta Kos, Komisionere Europiane p\u00ebr Zgjerimin.<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm se ky nxitim me parlamentin e detyroi mazhoranc\u00ebn ta fuste me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar ndryshimin e rregullores, nj\u00eb akt q\u00eb bie ndesh me Kushtetut\u00ebn thot\u00eb opozita.<\/p>\n<h4><strong>P\u00ebrg\u00ebzimet p\u00ebr Ram\u00ebn n\u00eb Bruksel<\/strong><\/h4>\n<p>Pamjet e para q\u00eb erdh\u00ebn nga Brukseli tregonin momentin kur Marie Bjerre e Danimark\u00ebs, q\u00eb mban presidenc\u00ebn e BE, heq pikat e kuqe nga muri i zgjerimit me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr grup-kapitullin \u201cAgjenda e Gjelb\u00ebr dhe Nd\u00ebrlidhja e Q\u00ebndrueshme\u201d, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mjedisin dhe infrastruktur\u00ebn.<\/p>\n<p>Edi Rama dhe Marta Kos kokmisionere p\u00ebr zgjerimin<\/p>\n<p>Rama \u201cu shp\u00ebrblye\u201d jo vet\u00ebm me hapjen e grup-kapitullit, por edhe me p\u00ebrg\u00ebzimet e rastit dhe n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr mediat nuk u kursyen fjal\u00ebt inkurajuese nga Marie Bjerre, Ministre e \u00c7\u00ebshtjeve Europiane, Mbret\u00ebria e Danimark\u00ebs dhe Marta Kos, Komisionere Europiane p\u00ebr Zgjerimin.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria ka treguar qart\u00ebsisht se e sheh t\u00eb ardhmen e saj n\u00eb Evrop\u00eb. Ju po jepni rezultate dhe meritoni q\u00eb k\u00ebto t\u2019ju njihen\u201d u shpreh Bjerre.<\/p>\n<p>Po kaq bujare me vler\u00ebsimet p\u00ebr qeverin\u00eb e Ram\u00ebs ishte edhe Marta Kos, q\u00eb theksoi se BE k\u00ebrkon t\u00eb nxitoj\u00eb me zgjerimin duke marr\u00eb parasysh edhe rrethanat q\u00eb ka krijuar lufta e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb. <em>\u201cN\u00eb momentin q\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb kandidat kaq t\u00eb zellsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia nga ana jon\u00eb q\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtesim me t\u00eb gjith\u00eb energjin\u00eb dhe fuqin\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb kemi k\u00ebtu n\u00eb Bruksel dhe po k\u00ebshtu edhe n\u00eb presidenc\u00eb\u201d<\/em> u shpreh ajo.<\/p>\n\n<p>Euforik nga hapat para q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me procesin e integrimit, hapjen e 28 kapitujve p\u00ebr 11 muaj, Edi Rama nuk i kurseu batutat me zyrtaren daneze.<\/p>\n<p><em>\u201cQ\u00eb t\u00eb kesh nga ana jon\u00eb viking\u00ebt \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb jep mjaft siguri dhe na duhet ta p\u00ebrhapim k\u00ebt\u00eb n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb askush t\u00eb mos guxoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb na bllokoj\u00eb rrug\u00ebn, sepse midis nesh dhe viking\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje e frikshme\u201d<\/em> u shpreh Rama duke provokuar buz\u00ebqeshjet e t\u00eb pranishm\u00ebve.<\/p>\n<h4><strong>Ankesat e opozit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/h4>\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb Rama merrte p\u00ebrqafime n\u00eb Bruksel pas fotos familjare me delegacionin shqiptar dhe zyrtar\u00ebt e BE, opozita ankohej p\u00ebr shkeljen e kushtetut\u00ebs, p\u00ebr p\u00ebrjashtimin nga procesi i integrimit dhe lidhjet e qeveris\u00eb me bandat kriminale. Ndryshimet po kalonin me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe p\u00ebr Sali Berish\u00ebn kjo ishte nj\u00eb shkelje e hapur e Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb provokacion i ul\u00ebt q\u00eb ju i b\u00ebni rendit kushtetues t\u00eb vendit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb provokacion i ul\u00ebt, q\u00eb ju i b\u00ebni qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij, q\u00eb i b\u00ebni opozit\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij vendi. Akt i turpsh\u00ebm! \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? \u00c7far\u00eb e keni ju Kushtetut\u00ebn, statutin e partis\u00eb suaj t\u00eb krimit e keni at\u00eb, q\u00eb silleni n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb?\u201d u ankua Sali Berisha n\u00eb kuvend.<\/p>\n<p>Po ashtu edhe t\u00eb tjer\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike denoncuan aktin e p\u00ebrjashtimit nga procesi i integrimit, q\u00eb p\u00ebr Jorida Tabakun ka n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tij gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb kishim pasur nj\u00eb debat se si mund ta rrisim hap\u00ebsir\u00ebn e opozit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb moment, kur t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat jan\u00eb z\u00ebn\u00eb, jan\u00eb uzurpuar nga mazhoranca dhe jo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb hapa pas. Struktura e re e komisioneve nuk reflekton as procesin e integrimit, as p\u00ebrfaq\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, as prioritetet q\u00eb ka Shqip\u00ebria\u201d u shpreh Tabaku.<\/p>\n<p>Por deputet\u00ebt socialist\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb sall\u00eb, kishin nj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr; t\u00eb kalonin menj\u00ebher\u00eb n\u00eb votim komisionet e reja parlamentare duke eleminuar at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb deri m\u00eb tani kishte qen\u00eb konsensuale p\u00ebr opozit\u00ebn. Kreu i grupit parlamentar t\u00eb PS, Taulant Balla tha se Komisioni i Integrimit isht\u00eb nj\u00eb komision dyt\u00ebsor, pa shum\u00eb vlera q\u00eb nuk do t\u00eb ndryshonte asgj\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb pun\u00ebn e parlamentit.<\/p>\n<p>\u201cSot e 20 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb kemi pasur nj\u00eb rregull, nj\u00eb nen n\u00eb rregullore, turp i madh, q\u00eb thoshte n\u00ebse je an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Integrimit nuk quhesh an\u00ebtar, mund t\u00eb jesh edhe n\u00eb komisione t\u00eb tjera, q\u00eb tregon se ishte nj\u00eb komision i dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb. Edhe je, edhe nuk je\u201d tha Balla.<\/p>\n<p>Gjithsesi ai kujtoi edhe nj\u00eb detaj tjet\u00ebr; n\u00eb fushat\u00eb Rama kishte pasur n\u00eb fokus kryesor, procesin e integrimit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte votuar masivisht.<\/p>\n<p>\u201cEdhe fushata e fundit tregoi se ne kishim dy qasje t\u00eb kund\u00ebrta. Ne kishim nj\u00eb qasje kur Europ\u00ebn e kishim n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebm\u00ebndjes son\u00eb dhe t\u00eb objektivit ton\u00eb. Ju Europ\u00ebn nuk e p\u00ebrmend\u00ebt, madje edhe diskutimet e sotme treguan se kemi pritsh\u00ebmri t\u00eb ndryshme\u201d tha Balla.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr mbylljen e Komisionit t\u00eb Integrimit duket nj\u00eb tjet\u00ebr hap drejt personalizimit t\u00eb pushtetit n\u00eb duart e pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Jo rast\u00ebsisht, njoftimi i par\u00eb u dha n\u00eb mbledhjen e Asambles\u00eb s\u00eb PS, ku Rama shpjegoi se si nj\u00eb grup pune i socialist\u00ebve kishte dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se parlamenti kishte nevoj\u00eb p\u00ebr 11 komisione parlamentare, duke paralajm\u00ebruar shkrirjen e Komisionit t\u00eb Integrimit.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb kujtohet slogani i fushat\u00ebs s\u00eb PS p\u00ebr zgjedhjet e 11 Majit ishte \u201cN\u00eb BE n\u00eb 2023, vet\u00ebm me Edin\u201d, nj\u00eb mesazh q\u00eb personalizoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tejskajshme procesin e integrimit dhe q\u00eb hasi n\u00eb kund\u00ebrshtimin publik t\u00eb delegacionit t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Tiran\u00eb. Gjithsesi, pas asambles\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, zyrtar\u00ebt e BE n\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb zgjedhur heshtjen, nd\u00ebrsa ambasadori Gonzato ishte n\u00eb Bruksel duke par\u00eb shefat e tij, q\u00eb rrihnin shpatullat Ram\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb deri tani.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, opozita do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e saj, nd\u00ebrsa integrimi europian nga nj\u00eb projekt komb\u00ebtar, me gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen e aktor\u00ebve politik\u00eb, po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb personale e Edi Ram\u00ebs. Dhe motoja e fushat\u00ebs nuk mbetet thjesht nj\u00eb slogan elektoral, por tashm\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb strategji qeveris\u00ebse; \u201cN\u00eb BE, vet\u00ebm me Edin\u201d.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/16\/ne-be-vetem-me-edin-rama-fshin-opoziten-nga-procesi-i-integrimit\/\">\u201cN\u00eb BE vet\u00ebm me Edin\u201d\/ Rama fshin opozit\u00ebn nga procesi i integrimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I sigurt nga pushteti q\u00eb siguroi n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt, Edi Ram\u00ebs nuk i nevojitet m\u00eb opozita as si aksesor p\u00ebr fasad\u00ebn e demokracis\u00eb. Me votimin e k\u00ebsaj t\u00eb marte n\u00eb parlament, socialist\u00ebt praktikisht p\u00ebrjashtuan opozit\u00ebn nga procesi i antar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian, duke shkrir\u00eb komisionin parlamentar p\u00ebr integrimin sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb marr\u00eb m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":40815,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40814","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40814","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40814"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40814\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40815"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40814"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40814"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40814"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}