{"id":40799,"date":"2025-09-16T12:48:36","date_gmt":"2025-09-16T12:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/nje-portret-i-paautorizuar-per-fatos-nanon-sot-qe-mbush-73-vjec\/"},"modified":"2025-09-16T12:48:36","modified_gmt":"2025-09-16T12:48:36","slug":"nje-portret-i-paautorizuar-per-fatos-nanon-sot-qe-mbush-73-vjec","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/nje-portret-i-paautorizuar-per-fatos-nanon-sot-qe-mbush-73-vjec\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb portret i paautorizuar p\u00ebr Fatos Nanon sot q\u00eb mbush 73 vje\u00e7"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Roland Qafoku\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>(Nj\u00eb shkrim i botuar nw revist\u00ebn \u201cNewsbomb\u201d, shtator 2023)<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj burgu num\u00ebr 2 beteja q\u00eb Fatos Nano po b\u00ebn prej 29 gushtit n\u00eb spitalin \u201cHygeia\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. I futur n\u00eb terapi intensive teksa dergjet n\u00eb shtrat, me tuba dhe me mask\u00eb oksigjeni n\u00eb fytyr\u00eb, politikani q\u00eb arriti t\u00eb fitoj\u00eb betej\u00ebn e par\u00eb pas 1560 dit\u00ebve qendrimi n\u00eb qeli, tani i duhet t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb betej\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: At\u00eb me jet\u00ebn. 3 her\u00eb kryeminist\u00ebr, 1 her\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, 5 her\u00eb i zgjedhur deputet, 14 vjet kryetar i PS-s\u00eb, 3 vjet, 6 muaj e 10 dit\u00eb qendrim n\u00eb burg t\u00eb padrejt\u00eb, bilanci i tij n\u00eb politik\u00eb nuk i ngjan askujt n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb moderne. E n\u00ebse periudh\u00ebn nga viti 1991 deri n\u00eb 2005 n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb politike do ta quanim epok\u00eb, ajo mban emrin e nj\u00eb politikani: Fatos Nano.<\/p>\n<p>I pari politikan me teser\u00ebn e komunistit q\u00eb u b\u00eb reformator, si fillim duke z\u00ebvend\u00ebsuar kryeministrin e fundit t\u00eb atij regjimi Adil \u00c7ar\u00e7ani dhe m\u00eb pas duke aplikuar ekonomin\u00eb e tregut. I pari politikan q\u00eb reformoi Partin\u00eb e Pun\u00ebs duke u zgjedhur kryetar i saj si pasardh\u00ebs i Ramiz Alis\u00eb jo vet\u00ebm duke i ndryshuar emrin nga Partia e Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb, por duke e strukturuar dhe drejtuar at\u00eb me koncept per\u00ebndimor demokratik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb an\u00ebtar\u00ebsia dominohej nga koncepti i vjet\u00ebr bolshevik e lindor. I pari politikan i k\u00ebsaj partie q\u00eb mbajti pa t\u00eb drejt\u00eb pesh\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr komunizmin duke u b\u00ebr\u00eb i pari socialist q\u00eb d\u00ebnoi publikisht nomenklatur\u00ebn komuniste dhe regjimin e Enver Hoxh\u00ebs dhe duke ndryshuar edhe mentalitetin komunist n\u00eb parti. I pari politikan q\u00eb pagoi nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb q\u00eb duke qen\u00eb kryetar i opozit\u00ebs socialiste t\u00eb asaj kohe vuajti burgun si kund\u00ebrshtar politik e konfirmuar kjo jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe nga autoritetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Evrop\u00eb dhe SHBA.<\/p>\n<p>I pari politikan q\u00eb emancipoi politik\u00ebn shqiptare duke e treguar k\u00ebt\u00eb me shembullin vetjak. Takimi tij me Sali Berish\u00ebn m\u00eb 31 janar 2002 n\u00eb studion e emisionit \u201cOpinion\u201d t\u00eb Blendi Fevziut n\u00eb Tv Klan tregonte se Nano jo vet\u00ebm nuk ishte hakmarr\u00ebs p\u00ebr burgun q\u00eb b\u00ebri, por kjo ndikoi n\u00eb zbutjen e politik\u00ebs aq t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>I pari politikan q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet l\u00ebvizjes p\u00ebr katharsis k\u00ebrkoi pastrimin e partis\u00eb q\u00eb drejtonte nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vesesh q\u00eb po e g\u00ebrryenin teksa ishte n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>I pari dhe i vetmi politikan demokrat nj\u00ebkoh\u00ebsisht q\u00eb vendosi demokraci t\u00eb brendshme n\u00eb Partin\u00eb Socialiste n\u00ebp\u00ebrmjet zgjedhjes me vot\u00eb n\u00eb forume. I pari politikan liberal n\u00eb nj\u00eb parti n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kushdo fliste \u00e7far\u00eb mendonte dhe mbi t\u00eb gjitha mbledhjet e forumeve transmetoheshin live n\u00eb \u00e7do stacion televiziv.<\/p>\n<p>I pari dhe i vetmi politikan q\u00eb solli nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re n\u00eb politik\u00eb duke afruar dhe prodhuar figura t\u00eb reja pa lidhje me komunizmin, me formim t\u00eb mir\u00eb gjeneralist dhe arsimim per\u00ebndimor q\u00eb u b\u00ebn\u00eb edhe e ardhmja e politik\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Kryefigura q\u00eb \u00ebsht\u00eb produkt ekskluziv i prurjeve t\u00eb Fatos Nano \u00ebsht\u00eb Edi Rama, t\u00eb cilin v\u00ebrtet\u00eb e mori nga Parisi, por i dha edhe mund\u00ebsin\u00eb e art\u00eb t\u00eb rritej politikisht duke e em\u00ebruar minist\u00ebr n\u00eb kabinetin e tij dhe m\u00eb pas duke e kandiduar p\u00ebr kryetar n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Por mbi t\u00eb gjitha duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb b\u00ebnte \u00e7t\u00eb donte n\u00eb pun\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>BETEJA N\u00cb SPITALIN \u201cHYGEIA\u201d<\/p>\n<p>Ishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb alarm sh\u00ebndet\u00ebsor prezenca e Fatos Nanos mesdit\u00ebn e 29 gushtit n\u00eb spitalin \u201cHygeia\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Gjendja e r\u00ebnd\u00eb e frym\u00ebmarrjes alarmoi t\u00eb gjith\u00eb stafin, ve\u00e7an\u00ebrisht mikun e tij dhe ish-ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, aktualisht drejtor i k\u00ebtij spitali, Leonard Solis. Nj\u00eb kordinator maestro mes t\u00eb gjith\u00eb stafit mjek\u00ebsor, Solis \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe b\u00ebn t\u00eb mundur q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb shkoj\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb af\u00ebrm t\u00eb Fatos Nanos tregojn\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn \u201cNewsbomb\u201d se impenjimi i stafit mjek\u00ebsor vijon t\u00eb mbetet maksimal, por 5 dit\u00ebt e para ishin jetike p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Mushk\u00ebria dhe m\u00ebl\u00e7ia kishin probleme serioze dhe mjek\u00ebt ishin p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb gjendje ekstreme t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Fakti ishte se sh\u00ebndeti i Nanos kishte dy armiq: Mbipesh\u00ebn dhe konsumi i duhanit.<\/p>\n<p>Prej 50 vjet\u00ebsh Nanon ishte duhanpir\u00ebs i rregullt dhe kjo kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb mushk\u00ebria t\u00eb mos funksiononte mjaftuesh\u00ebm. Duket sikur Fatos Nano ka ndjekur t\u00eb nj\u00ebjtin rregull n\u00eb jet\u00eb si lider\u00ebt e tjer\u00eb parardh\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Ahmet Zogu pinte 150 cigare n\u00eb dit\u00eb, Enver Hoxha pinte 80 cigare n\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa Fatos Nano me 120 cigare n\u00eb dit\u00eb i ka konkuruar denj\u00ebsisht ata n\u00eb k\u00ebsi rekordesh. At\u00ebher\u00eb kur mendohej edhe fataliteti dal\u00ebngadal\u00eb puna e mjek\u00ebve nisi t\u00eb jap\u00eb frutet. T\u00eb af\u00ebrmit e tij shprehen se pacientin Nano e kan\u00eb ndihmuar edhe dy faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. E para, zemra e tij \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb dhe e dyta kurajoja dhe vullneti i fort\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjti vullnet dhe kurajo e treguar prej tij si gjat\u00eb viteve t\u00eb burgut n\u00eb B\u00ebn\u00e7\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk u demoralizua dhe kurr\u00eb nuk u dor\u00ebzua. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit mendojn\u00eb se edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb k\u00ebshtu po ndodh.<\/p>\n<p>Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se, duke p\u00ebrjashtuar ndonj\u00eb komplikacion t\u00eb papritur, ai ka dal\u00eb nga rreziku p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb rehabilitimi do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shum\u00eb koh\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb m\u00ebse delikat. Familja e tij nuk \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga spitali k\u00ebto dit\u00eb, por ka qen\u00eb prezent te koka e krevatit, sepse mjek\u00ebt tregohen t\u00eb rrept\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb e tyre n\u00eb sall\u00ebn e reanimacionit.<\/p>\n<p>Si bashk\u00ebshortja Xhoana, por edhe f\u00ebmij\u00ebt e tij me gruan e par\u00eb, Eda dhe Sokoli qendrojn\u00eb aty dhe jan\u00eb prezent pothuajse non-stop. Prezent kan\u00eb qen\u00eb edhe tri motrat e tij Sashenka, Vjollca dhe Mimoza t\u00eb ardhura nga Italia.<\/p>\n<p>T\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb gjithashtu edhe miqt\u00eb dhe shok\u00ebt. Sigurisht edhe politikan\u00ebt e majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e dikursh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndoshta gjendja e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb kaloi b\u00ebri q\u00eb kryeministri Edi Rama t\u00eb nxitonte p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb medaljen e mir\u00ebnjohjes publike dhe m\u00eb shum\u00eb se kjo ajo q\u00eb ra n\u00eb sy ishte fraza \u201clideri historik\u201d i PS-s\u00eb gjat\u00eb dedikimit publik q\u00eb b\u00ebri. Nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb del nga goja e tij p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga koha kur e z\u00ebvend\u00ebsoi n\u00eb detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>NANO SI EMANCIPUES I POLITIK\u00cbS SHQIPTARE<\/p>\n<p>Kur gjindja shqiptare vuante ende nga komunizmi, Fatos Nano gjeti nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta emancipuar at\u00eb. Teksa n\u00eb 1990 regjimit po i shqepeshin tegelat, \u00e7udit\u00ebrisht ai pranoi t\u00eb b\u00ebhej sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave me kryeminist\u00ebr Adil \u00c7ar\u00e7anin. N\u00eb 1991 po \u00e7udit\u00ebrisht pranoi t\u00eb ishte z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr po i kryeministrit \u00c7ar\u00e7ani. M\u00eb 22 shkurt 1991 \u00e7udit\u00ebrisht gjithashtu pranoi t\u00eb ishte kryeministri i par\u00eb pas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit. Dhe pas rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb drejtonte m\u00eb 4 qershor 1991, 6 dit\u00eb m\u00eb pas, \u00e7udit\u00ebrisht pranoi t\u00eb zgjidhej kryetar i Partis\u00eb Socialiste q\u00eb ishte emri i ri i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb sapond\u00ebrruar. Sot duket si nj\u00eb turrje drejt pushtetit, por n\u00eb ato vite t\u00eb trazuara dhe t\u00eb \u00e7oroditura vet\u00ebm nj\u00eb i \u00e7mendur mund t\u00eb pranonte t\u00eb niste karrier\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb barte n\u00eb kurriz m\u00ebkatet e 45 viteve dhe t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb. Djali i nj\u00eb njeriu dikur drejtor n\u00eb RTSH dhe i t\u00eb \u00ebm\u00ebs m\u00ebsuese e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, Fatos Nano ishte f\u00ebmija e nj\u00eb \u00e7ifti me pozit\u00eb t\u00eb mesme gjat\u00eb regjimit, por q\u00eb vet\u00eb personalisht nuk kishte asnj\u00eb ngarkes\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Djaloshi me trup t\u00eb shkurt\u00ebr, por me IQ t\u00eb lart\u00eb q\u00eb n\u00eb adoleshenc\u00eb ra n\u00eb sy si ekselent n\u00eb m\u00ebsime dhe talent p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar gjuh\u00eb t\u00eb huaja, por nj\u00ebher\u00ebsh \u00e7apk\u00ebn n\u00eb tip. U p\u00ebrjashtua nga shkolla n\u00eb gjimnazin \u201cSami Frash\u00ebri\u201d, por pas rikthimit askush nuk ia kalonte n\u00eb m\u00ebsime. Ishte si nj\u00eb sinjal p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb do e priste p\u00ebrpara: Do merrte disa goditje n\u00eb jet\u00eb, por do kthehej po aq her\u00eb me triumf. Dhe rezultatet erdh\u00ebn. U diplomua ekselent n\u00eb ekonomi politike n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe spikati n\u00eb njohjen e politikave evropiane dhe bot\u00ebrore t\u00eb ekonomis\u00eb. N\u00eb vitin 1975 ai punoi si ekonomist n\u00eb Kombinatin Metalurgjik n\u00eb Elbasan deri n\u00eb 1978.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj p\u00ebrvoje u em\u00ebrua si studiues i ekonomis\u00eb bot\u00ebrore n\u00eb Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste, nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb e ushtroi nga viti 1978 deri n\u00eb 1981. Por sipas politikave t\u00eb asaj kohe Nano ishte shum\u00eb i ri p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb karrier\u00eb n\u00eb qend\u00ebr. Dhe n\u00eb 1981 deri n\u00eb 1984, ai punoi ekonomist n\u00eb fshatin Prisk\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, Fatos Nano ishte edhe pedagog i jasht\u00ebm i ekonomis\u00eb politike n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe autor i disa librave shkencor\u00eb me ideologji komuniste.<\/p>\n<p>Puna n\u00eb Prisk\u00eb ishte nj\u00eb internim i vog\u00ebl n\u00eb nj\u00eb fshat q\u00eb ndon\u00ebse jo larg kryeqytetit, i duhej t\u00eb jetonte atje dhe her\u00eb pas her\u00eb t\u00eb vinte edhe n\u00eb Tiran\u00eb. Por duket se instituti q\u00eb la pas, kishte m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e tij n\u00eb p\u00ebrkthime dhe jo vet\u00ebm, teksa e ktheu nga Priska s\u00ebrish aty, k\u00ebt\u00eb her\u00eb si studiues p\u00ebr problemet sociale ekonomike dhe i reformave t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb e vijoi deri n\u00eb 1990. Por \u00e7far\u00eb ishte kjo preferenc\u00eb e k\u00ebtij instituti ndaj Fatos Nanos kur dihej se n\u00eb krye t\u00eb tij ishte e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb q\u00eb i kam marr\u00eb n\u00eb 2013 zonja Hoxha e shpjegoi m\u00eb mir\u00eb se kushdo startin e Fatos Nanos n\u00eb politik\u00eb teksa tha:<\/p>\n<p>\u201cFatos Nano nuk kishte vese gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb punonte n\u00eb Institutin e Marksiz\u00ebm-Leninizmit. Ishte shum\u00eb korrekt, nuk vinte kurr\u00eb me vones\u00eb, ishte inteligjent, njihte gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe kishte vler\u00ebsimin tim maksimal. E shikoja si nj\u00eb kuad\u00ebr me perspektiv\u00eb\u201d (Intervist\u00eb e gazetarit Roland Qafoku me Nexhmije Hoxh\u00ebn gjat\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb librit \u201cHistoria e 33 kryeministrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga Ismail Qemali te Edi Rama\u201d, 11 korrik 2013).<\/p>\n<p>Dhe si me katapult\u00eb u ngrit n\u00eb karrier\u00eb. Por a ishte koha e p\u00ebrshtatshme? Habia ishte q\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb studiues t\u00eb komunizmit, n\u00eb 1990 e em\u00ebruan sekretar t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Adil \u00c7ar\u00e7anit.<\/p>\n<p>N\u00eb 1991 u em\u00ebrua z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr p\u00ebr reformat dhe habia e madhe ishte se me largimin e \u00c7ar\u00e7anit, n\u00eb shkurt 1991 ai u em\u00ebrua kryeminist\u00ebr. Ishte vet\u00ebm 38 vje\u00e7, 8 muaj e 18 dit\u00eb dhe ustallar\u00ebt kishin gjetur njeriun e p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb komunizmit me demokracin\u00eb. Dhe ai q\u00eb e kishte rekomanduar ishte vet\u00eb Ramiz Alia.<\/p>\n<p>\u201cPo , un\u00eb e kam rekomanduar\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Alia teksa ka komentuar Fatos Nanon. N\u00eb postin e kryeministrit Fatos Nano kishte detyr\u00eb organizimin e zgjedhjeve t\u00eb para pluraliste t\u00eb 31 marsit 1991. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb qendroi vet\u00ebm 3 muaj e 12 dit\u00eb, t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mbi kurriz t\u00eb gjitha m\u00ebkatet e 45 viteve t\u00eb komunizmit. Vet\u00ebm gjasht\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas u mbajt kongresi i 10-t\u00eb i PPSH-s\u00eb. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, rekomandimi, d\u00ebshira dhe habia u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb: Fatos Nano u zgjodh kryetar i partis\u00eb. Dhe vendimi i par\u00eb i atij kongresi ishte nd\u00ebrrimi i emrit t\u00eb PPSH n\u00eb PSSH. Kishte ndodhur nj\u00eb katakliz\u00ebm, aq sa nj\u00eb socialist tha:<br \/>\n\u201cV\u00ebrtet\u00eb ne humb\u00ebm nj\u00eb kryeminist\u00ebr, por fituam nj\u00eb kryetar partie\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas gjith\u00e7ka n\u00eb karrier\u00ebn politike i ngjan humnerave dhe maleve n\u00eb nj\u00eb hart\u00eb reliev. Nuk kaloi shum\u00eb dhe u arrestua pa arsye. Pas 4 viteve n\u00eb qeli n\u00ebn drejtimin e tij, PS fitoi zgjedhjet dhe ai u b\u00eb kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>E mori p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 25 korrik 1997 dhe qendroi deri m\u00eb 28 shtator 1998, teksa u dor\u00ebhoq pas trazirave pas vrasjes s\u00eb deputetit t\u00eb PD-s\u00eb Azem Hajdari. Nd\u00ebrkaq, demokracia n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb politike ka nj\u00eb kulm t\u00eb saj me autor t\u00eb vet\u00ebm Fatos Nanon. Ishte kongresi i Partis\u00eb Socialiste m\u00eb 9 tetor 1999 dhe ai garoi p\u00ebr postin e kryetarit t\u00eb partis\u00eb p\u00ebrball\u00eb Pandeli Majkos n\u00eb at\u00eb moment kryeminist\u00ebr. T\u00eb gjith\u00eb bien dakord q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb momenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe kulmor i demokracis\u00eb s\u00eb nj\u00eb partie n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Nano mori 297 vota kundrejt Majkos q\u00eb mori 261 vota. Pra, Nano fitoi me 36 vota diferenc\u00eb. Ky rezultat nuk tregoi vet\u00ebm se ishin zgjedhje reale dhe t\u00eb v\u00ebrteta, porse nj\u00eb gar\u00eb e till\u00eb nuk kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb dhe as ka ndodhur deri tani, duke u b\u00ebr\u00eb modeli m\u00eb i mir\u00eb i nj\u00eb demokracie por edhe rregullsie n\u00eb zgjedhjet n\u00eb nj\u00eb parti. Dhe pavar\u00ebsisht k\u00ebtij triumfi Nano propozoi dhe b\u00ebri kryeminist\u00ebr Ilir Met\u00ebn.<\/p>\n<p>Ngjarjet rrodh\u00ebn t\u00eb tilla kur gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe drejtoi aksionin p\u00ebr katharsis n\u00eb PS dhe kjo solli rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb Met\u00ebs. M\u00eb 29 korrik 2002 Fatos Nano u b\u00eb kryeminist\u00ebr p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb dhe qendroi n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb deri m\u00eb 1 shtator 2005. Ishte ky momenti q\u00eb pasi humbi zgjedhjet Fatos Nano b\u00ebri nj\u00eb akt publik q\u00eb n\u00eb nivelin e sot\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs, mund t\u00eb quhet deri heroiz\u00ebm. P\u00ebrse? Sepse pas humbjes n\u00eb zgjedhje ai dha dor\u00ebheqjen edhe si kryetar i PS-s\u00eb, por edhe u largua p\u00ebrfundimisht nga politika. Vet\u00ebm politikan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj e kuptojn\u00eb dhe largohen nga skena pa u b\u00ebr\u00eb barr\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd. Ky ishte Fatos Nano.<\/p>\n<p>BURGU I FATOS NANOS<\/p>\n<p>Sot ngjan si nj\u00eb legjend\u00eb q\u00eb vjen nga koh\u00eb t\u00eb vjetra. Por n\u00eb fakt ka ndodhur vet\u00ebm 30 vjet m\u00eb par\u00eb. M\u00eb 30 korrik 1993, kryetari i Partis\u00eb Socialiste Fatos Nano u paraqit n\u00eb zyr\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebsprokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fatos Dervishi, i thirrur me urdh\u00ebr t\u00eb tij. Por pas heqjes s\u00eb imunitetit n\u00eb kuvend, kjo thirrje ishte vet\u00ebm nj\u00eb grack\u00eb e trash\u00eb.<\/p>\n<p>Sapo u fut n\u00eb zyr\u00eb, Dervishi lexoi nj\u00eb urdh\u00ebr arresti dhe vet\u00ebm n\u00eb pak minuta polici pas der\u00ebs shtr\u00ebngoi prangat n\u00eb ky\u00e7et e Fatos Nanos. Akuza: Vjedhje shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit Dervishi, gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit, me fondin e ndihmave t\u00eb qeveris\u00eb italiane Fatos Nano kishte shkelur procedur\u00ebn e blerjes s\u00eb mallrave ushqimor\u00eb. N\u00eb akt akuz\u00eb shkruhej se kompania italiane \u201cLevante Company\u201d ishte sjell\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebto veprime nga biznesmeni Ajdin Sejdia, t\u00eb cilin e kishin favorizuar Fatos Nano. Pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb seancash n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilat Nano shfaqej p\u00ebrher\u00eb me pranga n\u00eb duar, m\u00eb 3 prill 1994 nj\u00eb trup gjykues vendosi q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohej me 12 vjet burg. Pra sipas k\u00ebtij vendimi, ai do t\u00eb shihte drit\u00ebn e liris\u00eb n\u00eb vitin 2005. Por shumica e opinionit e kuptonin qart\u00eb q\u00eb ai ishte nj\u00eb i pafajsh\u00ebm q\u00eb rrinte n\u00eb burg. Aq prek\u00ebs u b\u00eb p\u00ebr publikun burgu i Nanos saq\u00eb fabulisti i njohur Ferit Lamaj nxori nj\u00eb perl\u00eb nga krijimtaria e vet\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet vet\u00ebm kat\u00ebr vargjeve, t\u00eb shoq\u00ebruara me nj\u00eb skic\u00eb ku shfaqej nj\u00eb kafaz me nj\u00eb kanarin\u00eb brenda dhe jasht\u00eb kafazit ndodhej nj\u00eb ujk, Lamaj shkroi:<br \/>\nBot\u00eb e eg\u00ebr,<br \/>\nBot\u00eb e lasht\u00eb.<br \/>\nK\u00eb l\u00eb brenda<br \/>\nDhe k\u00eb l\u00eb jasht\u00eb?!<\/p>\n<p>Kuptohej qart\u00eb q\u00eb p\u00ebr Lamajn kanarina ishte Fatos Nano dhe ujku ishte Sali Berisha. E gjith\u00eb ajo situat\u00eb dukej aq absurde saq\u00eb ishte nj\u00eb l\u00ebndim i madh jo vet\u00ebm p\u00ebr Fatos Nanon dhe p\u00ebr socialist\u00ebt por edhe p\u00ebr mas\u00ebn e madhe t\u00eb publikut. Dukej sikur Nano dhe ata q\u00eb ishin pro tij ishin l\u00ebnduar aq shum\u00eb saq\u00eb i ishin ankuar Zotit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi. Dhe me at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb mars t\u00eb vitit 1997-\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, dukej sikur Zoti i d\u00ebgjoi. M\u00eb 13 mars ai doli nga burgu si nj\u00eb i d\u00ebnuar politik. Dhe pas k\u00ebsaj historie, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pshehr\u00ebtim\u00eb. V\u00ebrtet\u00eb komunizmi kishte disa vjet q\u00eb ishte rr\u00ebzuar, por politika vijonte t\u00eb ndiqte rregullin se n\u00eb Shqip\u00ebri ajo nuk ishte thjesht\u00eb nj\u00eb baltovin\u00eb, por nj\u00eb \u00e7erdhe nep\u00ebrkash. Viktima e madhe ishte Fatos Nano.<\/p>\n<p>LIGJ\u00cbRIMI POLITIK I FATOS NANOS<\/p>\n<p>Askush si Fatos Nano nuk dinte t\u00eb kalibronte t\u00eb folur\u00ebn n\u00eb publik dhe jo vet\u00ebm. Fal\u00eb bagazhit t\u00eb fjalorit, formimit gjeneral dhe njohjes s\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, ne sot kemi si \u201cdhurat\u00eb\u201d nj\u00eb pirg me fraza, deklarata q\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb memorien e politik\u00ebs, por edhe t\u00eb atyre q\u00eb duan ta ken\u00eb fush\u00eb studimi. Ishte n\u00eb burgun e B\u00ebn\u00e7\u00ebs kur Fatos Nano p\u00ebrpiqej ta reformonte k\u00ebt\u00eb parti her\u00eb me letra t\u00eb d\u00ebrguara me post\u00eb dhe her\u00eb me letra t\u00eb d\u00ebrguara me korrier Pandeli Majkon. M\u00eb 6 korrik 1996 Nano shfyt\u00ebzoi nj\u00eb intervist\u00eb me Mero Bazen n\u00eb \u201cZerin e Amerik\u00ebs\u201d teksa b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrcaktim epik p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste. Tha Fatos Nano:<br \/>\n\u201cPartia Socialiste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qyp me flori, ku duhet t\u00eb g\u00ebrmosh disa guralec\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur p\u00ebrmbajtjen reale t\u00eb k\u00ebtij qypi\u201d. (Baze Mero, intervist\u00eb n\u00eb burgun e B\u00ebn\u00e7\u00ebs me kryetarin e PS Fatos Nano, radio Zeri i Amerik\u00ebs, 6 korrik 1996, B\u00ebn\u00e7\u00eb, Tepelen\u00eb).<\/p>\n<p>Ishte fushata e zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 1997 kur gjat\u00eb mitingut n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs Nano l\u00ebshoi nj\u00eb premtim q\u00eb u perceptua gabim, por u mor sikur premtoi kthimin 100 p\u00ebr qind t\u00eb parave. Tha Nano:<\/p>\n<p>\u201cPS angazhohet t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb dhe t\u00eb siguroj\u00eb burime t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr kthimin dhe kompesimin e parave t\u00eb humbura n\u00eb firmat e shpallur at\u00eb falimentuara\u201d. (Fitorja merr udh\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, Fjala p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse e kryetarit t\u00eb PS Fatos Nano n\u00eb Vlor\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale p\u00ebr zgjedhjet parlemantare, gazeta \u201cZeri i Popullit\u201d, 10 qershor 1997)<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga aktet politike m\u00eb t\u00eb denja dhe m\u00eb vizionare t\u00eb Fatos Nano ishte momenti kur mori mandatin si kryeminist\u00ebr. Gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb parlament ai p\u00ebrfshiu n\u00eb kabinet disa politikan\u00eb q\u00eb ishin pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb partive t\u00eb tjera, pa u diktuar nga votat e tyre. Por Nano mendoi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shtetin se sa p\u00ebr pushtetin q\u00eb sapo e kishte marr\u00eb. Tha Nano:<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb japim pushtet, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet\u201d. (Fjala e kryeministrit n\u00eb shtator 1997 gjat\u00eb paraqitejs s\u00eb programit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb kuvend)<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme por edhe m\u00eb delikate t\u00eb Fatos Nanos ka qen\u00eb pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit m\u00eb 12 shtator 1998. Dy dit\u00eb m\u00eb pas turmat e drejtuar nga lider\u00ebt e PD kryen nj\u00eb kryengritje t\u00eb armatosur duke sulmuar t\u00eb gjitha institucionet qeveritare. Ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb Nano u largua p\u00ebr n\u00eb Maqedoni duke l\u00ebn\u00eb pas jo vet\u00ebm karrigen bosh t\u00eb kryeministrit por edhe pik\u00ebpyetje t\u00eb m\u00ebdha. Dhe p\u00ebrgjigja e tij ishte:<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 14 shtator 1998 k\u00ebrkohej koka ime. Kishte nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb sulmohej sht\u00ebpia ime dhe familjar\u00ebt e mi kan\u00eb dal\u00eb aty vet\u00ebm dy minuta pas shp\u00ebrthimit t\u00eb granatave\u201d. (Gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp n\u00eb kryeministri, 18 shtator 1998)<\/p>\n<p>Vendosja e gishtit n\u00eb plag\u00ebn e qeveris\u00eb socialiste ka qen\u00eb nj\u00eb nga cil\u00ebsit\u00eb ekskluzive t\u00eb Fatos Nanos. Tha Fatos Nano pas largimit nga detyra e kryeministrit:<\/p>\n<p>\u201cNga ajo p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb kalova si kryetar qeverie dua t\u00eb them se me delirin p\u00ebr pushtet ne filluam t\u00eb sillemi si qeveri m\u00eb vete n\u00eb dikastere t\u00eb ndryshme\u201d. (Intervist\u00eb m\u00eb 13 mars 1999)<\/p>\n<p>Aksioni tij politik p\u00ebr katharsis n\u00eb PS mbetet padyshim m\u00eb interesanti. Akuzat e tij p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e vet dhe p\u00ebr qeverin\u00eb ende jehojn\u00eb n\u00eb opinionin publik. Tha Fatos Nnao gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi:<\/p>\n<p>\u201cFatos Nano nuk ka asnj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi personale p\u00ebr anashkalim apo neglizhim nga ana e shok\u00ebve q\u00eb na p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb n\u00eb qeveri. E p\u00ebrs\u00ebris, q\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb komode p\u00ebr mua q\u00eb t\u00eb mos ishte b\u00ebr\u00eb ky gjyqi i radh\u00ebs q\u00eb na harxhoi energji, nerva dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera. Dhe, aq m\u00eb pak kam interesa ilegjitime amorale dhe parimore. I thash\u00eb Finos n\u00eb Berat, shoku Ilir, ku u ngrit ajo gruaja e shk\u00eblqyer militante, q\u00eb nuk deshte as buk\u00eb, as uj\u00eb, as drita, p\u00ebrve\u00e7 se ne t\u00eb shkonim mir\u00eb me nj\u00ebri\u2013tjetrin dhe, un\u00eb i them Bashkimit: O Bashkim, un\u00eb s\u2019dua \u201cShpell\u00ebn e P\u00ebllumbave\u201d, dua Anastasin, por Iliri s\u2019ma jep. Dua t\u00eb kthej Anastasin n\u00eb njeriun e mir\u00eb, mik dhe shok q\u00eb jemi rritur bashk\u00eb\u201d. (Dhjetor 2001, gjat\u00eb turit p\u00ebr katharsis)<\/p>\n<p>Por Berisha vijonte t\u00eb mbetet armiku num\u00ebr 1 politik i Nanos. N\u00eb nj\u00eb fjalim gjat\u00eb mandatit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb Nanos tha:<\/p>\n<p>\u201cBerisha edhe pas 6 vitesh vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb avokatin e skemave piramidale. Por n\u00eb rastin e skemave piramidale, besoj dhe gjykoj q\u00eb k\u00ebrkesa dhe guximi i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb tejkalim i s\u00eb drejt\u00ebs, madje inversion i saj, pasi zgjedh\u00ebsit shqiptare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plebishitare, e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjykimin e tyre q\u00eb n\u00eb qershorin e vitit 1997, duke e larguar nga pushteti regjimin e zotit Berisha\u201d. (Fatos Nano, kryeminist\u00ebr, viti 2003)<\/p>\n<p>Dhe Nano po e kuptonte se fakti q\u00eb konflikti politik me Sali Berish\u00ebn kishte efekt te zgjedh\u00ebsit, ai kishte nevoj\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn me t\u00eb cilin kishte vite q\u00eb b\u00ebnte betej\u00eb metaforike. Tha Nano n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb parlementare:<\/p>\n<p>\u201cPasuria ime m\u00eb e madhe, m\u00eb e \u00e7muar dhe e hipotekuar n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, \u00ebsht\u00eb Sali Berisha\u201d. (Gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Parlament 12 mars 2004)<br \/>\nPor Ilir Meta dhe Pandeli Majko nuk ishin t\u00eb vetmit miq dhe armiq t\u00eb Fatos Nanos n\u00eb PS. Edi Rama nuk kishte statusin e atij q\u00eb rrinte dhe v\u00ebshtronte. Pas largimit nga politika, Nano zbuloi nj\u00eb fakt q\u00eb habiti publikun.<\/p>\n<p>\u201cRama sabotoi PS-n\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 2 korrikut 2005\u201d. (Intervist\u00eb 2015)<br \/>\nFjalimi i fundit zyrtar publik i Fatos Nanos gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit dhe kryetarit t\u00eb PS ka qen\u00eb m\u00eb 13 dhjetor 2003 n\u00eb Kongresin e 6-t\u00eb t\u00eb PS. Sot ka m\u00eb shum\u00eb mesazhe ai fjalim. Por nj\u00eb paragraf vlen m\u00eb shum\u00eb. Tha Fatos Nano:<\/p>\n<p>\u201cFatos Nano nuk ka saraje. Nuk ka vila me leje apo pa leje, nuk ka dhe as zot\u00ebron apo influencon media, televizione, Gazeta e \u00e7far\u00eb nuk tjet\u00ebr. Ndaj furtuna e d\u00ebshp\u00ebruar kund\u00ebr meje, e papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ndaj nj\u00eb lideri politik p\u00ebrmban n\u00eb vet\u00ebvete paradoksin e saj m\u00eb t\u00eb arrir\u00eb se kurr\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr zogut vetitar sepse ka b\u00ebr\u00eb krimin q\u00eb e \u00e7oi tuf\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb zogjve drejt qiejve dhe hap\u00ebsirave t\u00eb lira dhe pambarim. E ndaj m\u00eb vjen nd\u00ebr mend ajo fjal\u00eb e men\u00e7ur dhe e arrir\u00eb e t\u00eb madhit filozof anglez Francis Bacon-,qendroj aq lart sa e keqja nuk m\u00eb arrin as thembrat\u201d. (Fjala e Fatos Nanos, Kongresi i 6-t\u00eb i PSSH-s\u00eb, 13 dhjetor 2003, faqe 11-12.)<\/p>\n<p>FATOS NANO, SA SHUM\u00cb MIQ DHE ARMIQ<\/p>\n<p>E kush e njohu dhe bashk\u00ebpunoi me Fatos Nanon dhe nuk provoi edhe miq\u00ebsin\u00eb por edhe armiq\u00ebsin\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Sigurisht, jo vet\u00ebm p\u00ebr fajin e tij. Me Sali Berish\u00ebn betejat i kishte si t\u00eb personazheve heronj t\u00eb Homerit. Dyshja Nano-Berisha ktheu pas m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00eb shekulli memorien e shtetit tamam si betejat e dyshes Ahmet Zogu me Fan Nolit. Ishin m\u00eb t\u00eb shumta rastet kur Nano kishte t\u00eb drejt\u00eb ndaj Berish\u00ebs. Burgu i padrejt\u00eb r\u00ebndonte si \u00e7ekan mbi Berish\u00ebn dhe ndon\u00ebse nuk e ka shprehur, besohet se at\u00eb e ka shoq\u00ebruar p\u00ebrher\u00eb pendesa. Por m\u00ebkatet e Berish\u00ebs ndaj Nanos nuk mbarojn\u00eb vet\u00ebm te burgu. Sulmet e tij kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprera dhe shpesh t\u00eb pajustifikuara. K\u00ebshtu, vet\u00ebm pas pak or\u00ebsh nga vrasja e Azem Hajdarit, m\u00eb 12 shtator 1998, Sali Berisha l\u00ebshoi deklarat\u00ebn e par\u00eb publike: Azemin e vrau Nano dhe Sllobodani. Sot kjo deklarat\u00eb tregon se sa e zez\u00eb \u00ebsht\u00eb politika jon\u00eb dhe nuk kursen asgj\u00eb p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb pushtetit. Megjithat\u00eb nuk mund ta p\u00ebrjashtosh Sali Berish\u00ebn nga disa momente q\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00eb kur akuzonte Fatos Nanon p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveriste, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb mandatin e tret\u00eb.<br \/>\nMe Ilir Met\u00ebn betejat e Fatos Nanos kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb interesante. Miq dhe armiq, Nano dhe Meta b\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb solli ndarjen e PS-s\u00eb n\u00eb vitin 2004 dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kjo parti provoi skizm\u00ebn e madhe q\u00eb solli n\u00eb sken\u00eb LSI, nj\u00eb faktor q\u00eb ndikoi dhe diktoi largimin e Nanos si kryeminist\u00ebr, por edhe nga politika. Shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb e kishte betej\u00ebn Fatos Nanon ndaj Pandeli Majkos. Ndoshta rritja artificiale n\u00eb politik\u00eb e Majkos deri n\u00eb detyr\u00ebn e kryeministrit t\u00eb vendosur nga Nano kur ishte vet\u00ebm 30 vje\u00e7 solli ngaz\u00ebllimin e tij me pushtetin pa menduar se Nano n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb tashm\u00eb ishte v\u00ebrtet\u00eb old, but gold. Sot Majko vuan pik\u00ebrisht at\u00eb betej\u00eb t\u00eb humbur q\u00eb edhe pse vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00ebkundi. Por, edhe m\u00eb interesante ka qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e Fatos Nanos me Edi Ram\u00ebn. Ajo \u00ebsht\u00eb histori m\u00eb vete. Her\u00eb e ndryshkur dhe her\u00eb e vajosur, raporti mes tyre i ngjan asaj q\u00eb psikoanalisti gjerman Sigmund Freud e shpjegonte si nj\u00eb betej\u00eb mes babait dhe t\u00eb birit q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrfundoi me nj\u00eb krim politik: Djali Edi Rama vrau babain Fatos Nano. K\u00ebt\u00eb betej\u00eb Fatos Nano e humbi edhe p\u00ebr arsyen se e kishte m\u00eb leht\u00eb t\u00eb falte nj\u00eb armik si Berisha, por ama jo nj\u00eb mik si Edi Rama.<\/p>\n<p>FATOS NANO NUK ISHTE ENGJ\u00cbLL<\/p>\n<p>Sa shum\u00eb l\u00ebvdata p\u00ebr Fatos Nanon k\u00ebto dit\u00eb! Me t\u00eb drejt\u00eb, por kur ato teprohen kan\u00eb nj\u00eb problem jo t\u00eb vog\u00ebl. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Fatos Nano nuk ishte engj\u00ebll. Ai ishte njeri si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Kishte veset e veta, kishte qejfet e veta dhe n\u00ebse i referohemi partiakut socialist Drit\u00ebro Agollit, n\u00ebse dikush nuk ka asnj\u00eb ves, ai ka nj\u00eb problem t\u00eb madh, \u00ebsht\u00eb pa karakter. Po a ka njer\u00ebz pa t\u00eb meta? Rregullat e sociologjis\u00eb me shpoti e shpjegojn\u00eb rregullin n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb njeriu: Nj\u00ebri ka vdekur dhe tjetri nuk ka lindur akoma.<\/p>\n<p>Por cilat ishin veset e Fatos Nanos? Dalja nga burgu u shoq\u00ebrua me marrjen e dy pafaj\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha: pafaj\u00ebsin\u00eb morale t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga publiku dhe opinioni si dhe pafaj\u00ebsin\u00eb juridike nga gjykata. N\u00eb fakt t\u00eb dyja bashk\u00eb ishin shum\u00eb dhe kjo q\u00eb b\u00ebri q\u00eb e gjitha te Fatos Nano t\u00eb kthehej n\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi. Dhe organi i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb te Fatos Nano ishte inteligjenca e lart\u00eb. U zhyt n\u00eb qejfe dhe n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb jo t\u00eb rregullt aq sa n\u00eb gazeta dilnin edhe lajme t\u00eb tilla si i \u201cKoha Jon\u00eb\u201d n\u00eb 1998: Kryeministri sot u zgjua nga gjumi n\u00eb or\u00ebn 13.00. Zbuluesja e talentit t\u00eb tij n\u00eb politik\u00eb Nexhmije Hoxha, mohon q\u00eb Fatos Nano t\u00eb kishte vese gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb punonte n\u00eb institut. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij e lidhin k\u00ebt\u00eb ndryshim me koh\u00ebn e burgut. Megjithat\u00eb \u00e7do situat\u00eb Fatos Nano e kaloi me kultur\u00eb dhe si njeri i emancipuar. M\u00eb 18 dhjetor 2001, ai b\u00ebri publik p\u00ebr gazetarin Blendi Fevziu divorcin me Rexhina Nanon dhe lidhjen e re me Xhoana Nano, me t\u00eb cilin u martua n\u00eb kish\u00ebn ortodokse t\u00eb drejtuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos vuri kuror\u00eb m\u00eb 10 n\u00ebntor 2002. Ai \u00ebsht\u00eb i vetmi mes 33 kryeministrave n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar q\u00eb \u00ebsht\u00eb martuar dhe ka v\u00ebn\u00eb kuror\u00eb gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. Por kund\u00ebrshtar\u00ebt poltik\u00eb dhe media kritike e shfyt\u00ebzuan k\u00ebt\u00eb p\u00ebr ta sulmuar fort. Gazeta \u201cKoha Jon\u00eb\u201d e atyre dit\u00ebve e p\u00ebrcillte me tituj ekstrem\u00eb negativ\u00eb k\u00ebt\u00eb dasm\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cParaja lum\u00eb p\u00ebr dh\u00ebndrin Nano\u201d; \u201cKryeministri martohet, shqiptar\u00ebt varf\u00ebrohen\u201d. K\u00ebt\u00eb ndryshim statusi ai e shpjegoi me nj\u00eb fraz\u00eb lapidar: Un\u00eb nuk mund t\u00eb mbaj nj\u00eb martes\u00eb q\u00eb e kam konsumuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duhet t\u00eb themi se me aft\u00ebsi, vlera, vese dhe t\u00eb meta, jeta politike dhe personale e Fatos Nanos mbetet historike. Fatos Nano nuk p\u00ebrdori ashensor p\u00ebr t\u00eb arritur sukseset e tij. Jo vet\u00ebm i mori nj\u00eb e nga nj\u00eb shkall\u00ebt, por ra edhe n\u00eb gropa. N\u00eb disa raste, madje, septike. U ngrit dhe arriti edhe n\u00eb maja malesh. Ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr modelin e demokracis\u00eb q\u00eb futi n\u00eb parti dhe politik\u00eb. Kush \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kritik\u00eb Fatos Nanos dhe nuk e b\u00ebri? Sot kjo \u00ebsht\u00eb herezi dhe baras me vdekje politike. Fatos Nano si produkt ishte nj\u00eb superprodhim intelektual p\u00ebr koh\u00ebn e vet dhe nj\u00eb superprodhim demokracie. Sa ishte n\u00eb politik\u00eb mund t\u00eb themi se ishte epoka e Fatos Nanos.<\/p>\n<p>(Skeda)<br \/>\nFATOS NANO<\/p>\n<p>DIT\u00cbLINDJA: 16 shtator 1952, Tiran\u00eb, Shqip\u00ebri<br \/>\nPRIND\u00cbRIT: Thanas dhe Maria Nano<br \/>\nP\u00cbRKAT\u00cbSIA FETARE: Ortodoks<br \/>\nGJAT\u00cbSIA: 166 centimetra<br \/>\nARSIMIMI: Diplomuar p\u00ebr ekonomi politike, n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs<br \/>\nTITULLI: Profesor-Doktor n\u00eb shkencat ekonomike<br \/>\nSTATUSI FAMILJAR: I martuar dy her\u00eb:<br \/>\nHer\u00ebn e par\u00eb, me Rexhina Nanon. Ka dy f\u00ebmij\u00eb: Sokol dhe Eda<br \/>\nHer\u00ebn e dyt\u00eb, me Xhoana Nanon: Me t\u00eb nuk ka f\u00ebmij\u00eb<br \/>\nKARRIERA: 1978-1981 ekonomist n\u00eb Kombinatin Metarlugjik Elbasan; 1981-1984 Ekonomist n\u00eb fshatin Prisk\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs; 1984-1990 n\u00eb Instituin e Studimeve Marksiste-Leniniste n\u00eb Tiran\u00eb; 1990-1991 Z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr n\u00eb qeverin\u00eb e Adil \u00c7ar\u00e7anit; 1991 kryeminist\u00ebr; 1991-2005 kryetar i Partis\u00eb Socialiste. 2005 t\u00ebrhiqet nga politika.<br \/>\nKa qen\u00eb tre her\u00eb Kryeminist\u00ebr<br \/>\nHera e 1-r\u00eb: 22 shkurt 1991-4 qershor 1991<br \/>\nHera e 2-t\u00eb: 25 korrik 1997-28 shtator 1998<br \/>\nHera e 3-t\u00eb: 29 korrik 2002-1 shtator 2005<\/p>\n<p>KOH\u00cbZGJATJA N\u00cb DETYR\u00cb:<br \/>\nHera e par\u00eb: 3 muaj e 12 dit\u00eb<br \/>\nHera e dyt\u00eb: 1 vit, 2 muaj e 3 dit\u00eb<br \/>\nHera e tret\u00eb: 3 vjet, 1 muaj e 2 dit\u00eb<\/p>\n<p>MOSHA KUR MORI DETYR\u00cbN:<br \/>\nHera e par\u00eb: 38 vje\u00e7, 5 muaj e 6 dit\u00eb<br \/>\nHera e dyt\u00eb: 44 vje\u00e7, 10 muaj e 9 dit\u00eb<br \/>\nHera e tret\u00eb: 49 vje\u00e7, 10 muaj e 13 dit\u00eb<\/p>\n<p>MOSHA KUR E LA DETYR\u00cbN:<br \/>\nHera e par\u00eb: 38 vje\u00e7, 8 muaj e 18 dit\u00eb<br \/>\nHera e dyt\u00eb: 46 vje\u00e7, e 12 dit\u00eb<br \/>\nHera e tret\u00eb: 52 vje\u00e7, 11 muaj e 15 dit\u00eb<br \/>\nDETYRA T\u00cb TJERA Q\u00cb<\/p>\n<p>PASOJAT N\u00cb JET\u00cb: U arrestua m\u00eb 31 korrik 1993, u d\u00ebnua me 14 vjet burg. U lirua m\u00eb 13 mars 1997<\/p>\n<p>SHIFRA<br \/>\n29 GUSHT<br \/>\n\u00cbsht\u00eb dita kur Fatos Nano u paraqit n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore dhe nisi terapin\u00eb intensive n\u00eb nj\u00eb nga sallat e reanimacionit n\u00eb Spitalin \u201cHygeia\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>700 MIJ\u00cb PERSONA<br \/>\nFIRMOS\u00cbN PETICIONIN P\u00cbR LIRIMIN E FATOS NANOS N\u00cb VITIN 1993-1994, SIPAS REXHINA NANOS N\u00cb LIBRIN \u201cT\u00cb JETOSH KOH\u00cbN\u201d, FAQE193.<\/p>\n<p>1516 DIT\u00cb BURG<br \/>\nB\u00cbRI FATOS NANO. AI U D\u00cbNUA ME 12 VJET BURG ME AKUZ\u00cbN VJEDHJE P\u00cbRMES MASHTRIMIT N\u00cb FAVOR T\u00cb T\u00cb TRET\u00cbVE.<\/p>\n<p>7 MILION\u00cb LEK\u00cb T\u00cb RINJ<br \/>\nMORI FATOS NANO SI D\u00cbMSHP\u00cbRBLIM PAS MARRJES S\u00cb PAFAJ\u00cbSIS\u00cb NGA GJYKATA N\u00cb VITIN 1999.<\/p>\n<p>KAN\u00cb TH\u00cbN\u00cb P\u00cbR FATOS NANON<br \/>\nRAMIZ ALIA, n\u00eb librin \u201cJeta ime\u201d, faqe 405<br \/>\n\u201cUn\u00eb Fatos Nanon e kam mbajtur pran\u00eb dhe m\u00eb pas edhe e kam \u201crekomanduar\u201d n\u00eb poste t\u00eb larta qeveritare, deri edhe si kryeminist\u00ebr i vendit. Si \u00e7do njeri i gjall\u00eb, ka pasur e ka edhe ai defektet e veta. Mbi t\u00eb gjitha, prirjen p\u00ebr t\u2019u grindur me cilindo nga shok\u00ebt e tij, n\u00ebse ndonj\u00ebri nuk i shkon pas Fatosit, nuk mb\u00ebshtet pik\u00ebpamjet apo veprimet e tij. Pa dyshim, qendrime t\u00eb till\u00eb, shprehin s\u00ebmundjen m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb Fatosit, ambicjen e cila ka nxjerr\u00eb krye, sidomos tani, koh\u00ebt e fundit\u201d.<\/p>\n<p>NEXHMIJE HOXHA, e veja e Enver Hoxh\u00ebs, shtator 2014, \u201cDitari i gazetarit Roland Qafoku\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i kam d\u00ebgjuar k\u00ebto veset e Fatos Nanos dhe i d\u00ebnoj. Por ju them se sa ka qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb Institutin q\u00eb un\u00eb drejtoja, ai nuk ka patur asnj\u00eb ves.\u201d<\/p>\n<p>LAMBERTO DINI, minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i Italis\u00eb, revista \u201cKlan\u201d, numri 25 mars 2001,<br \/>\nfaqe 28.<br \/>\n\u201cFatos Nano ishte fitues i zgjedhjeve. Ai nuk kishte p\u00ebrvoj\u00eb qeveris\u00ebse. Kishte trash\u00ebguar nj\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, me nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb stabilitetit t\u00eb brendsh\u00ebm. Korrupsion, mafie. T\u00eb luftosh k\u00ebto fenomene \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb edhe p\u00ebr qeveri t\u00eb forta\u201d.<\/p>\n<p>ALFRED MOISIU, president i Republik\u00ebs, n\u00eb librin \u201cKujtime\u201d, faqe 117<br \/>\n\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si po veproni, po humbni si ju dhe Berisha dhe vendit po i shkaktoni d\u00ebm. Mandej duhet t\u00eb keni parasysh q\u00eb ju nuk jeni vet\u00ebm kryetar partie por edhe kryeministri i vendit\u201d. \u201cKur e dekorova Nanon ishte kryeminist\u00ebr i vendit dhe dekoratat p\u00ebr njer\u00ebzit jan\u00eb, jo p\u00ebr hyjnit\u00eb! Mendoj se edhe metalet e rralla n\u00eb natyr\u00eb nuk gjenden t\u00eb past\u00ebr 100 p\u00ebr qind\u201d.<\/p>\n<p>SALI BERISHA, fjala me student\u00ebt n\u00eb universitetin \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, e diel<br \/>\n4 dhjetor 2011.<br \/>\n\u201cEdi Rama punoi s\u00eb bashku me mua p\u00ebr rr\u00ebzimin e Fatos Nanos se sheshet e \u201cMjaft-it\u201d i mbushte PD-ja\u201d<\/p>\n<p>SALI BERISHA, m\u00eb 1 korrik 2005, p\u00ebr gazetarin Mustafa Nano, n\u00eb televizionin tv A1.<br \/>\n\u201cFatos Nano, bashk\u00eb me Enver Hoxh\u00ebn dhe Ramiz Alin\u00eb, politikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj shqiptar\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>ILIR META, m\u00eb 30 korrik 2003<br \/>\n\u201cDo ndaloj fatosizimin e PS dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Me Berish\u00ebn ndryshe sillet dit\u00ebn dhe puthet nat\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/nje-portret-i-paautorizuar-per-fatos-nanon-sot-qe-mbush-73-vjec\/\">Nj\u00eb portret i paautorizuar p\u00ebr Fatos Nanon sot q\u00eb mbush 73 vje\u00e7<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Roland Qafoku\u00a0 (Nj\u00eb shkrim i botuar nw revist\u00ebn \u201cNewsbomb\u201d, shtator 2023) \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj burgu num\u00ebr 2 beteja q\u00eb Fatos Nano po b\u00ebn prej 29 gushtit n\u00eb spitalin \u201cHygeia\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. I futur n\u00eb terapi intensive teksa dergjet n\u00eb shtrat, me tuba dhe me mask\u00eb oksigjeni n\u00eb fytyr\u00eb, politikani q\u00eb arriti t\u00eb fitoj\u00eb betej\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40799","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40799"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40799\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}