{"id":40791,"date":"2025-09-16T12:48:28","date_gmt":"2025-09-16T12:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/berisha-socialisteve-nga-kuvendi-ju-perbeni-rrezik-per-shqiperine-dhe-europen-vendin-e-keni-ne-burg\/"},"modified":"2025-09-16T12:48:28","modified_gmt":"2025-09-16T12:48:28","slug":"berisha-socialisteve-nga-kuvendi-ju-perbeni-rrezik-per-shqiperine-dhe-europen-vendin-e-keni-ne-burg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/berisha-socialisteve-nga-kuvendi-ju-perbeni-rrezik-per-shqiperine-dhe-europen-vendin-e-keni-ne-burg\/","title":{"rendered":"Berisha-socialist\u00ebve nga Kuvendi: Ju p\u00ebrb\u00ebni rrezik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Europ\u00ebn, vendin e keni n\u00eb burg"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD-s\u00eb, Sali Berisha akuzoi shumic\u00ebn parlamentare p\u00ebr lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me krimin e organizuar dhe p\u00ebr p\u00ebrfitim mandatesh p\u00ebrmes parave t\u00eb pista.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se ata nuk kan\u00eb moral, pasi n\u00eb vend t\u00eb kushtetut\u00ebs kan\u00eb kodin e mafias.<\/p>\n<p>\u201cJu garantoj se shumica e juaj duhet t\u00eb ishte atje ku \u00ebsht\u00eb Shullazi, Bari Bajri, atje e keni vendin. Por edhe nj\u00eb gj\u00eb dua t\u00eb them: E p\u00ebrmend Brukselin sot, ajo dat\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar para 4 muajsh. Por ne betohemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kushtetut\u00eb se do tua \u00e7jerrim mask\u00ebn para shqiptar\u00ebve dhe evropian\u00ebve. Do paraqesim se \u00e7far\u00eb rreziku jeni ju p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr Ballkanin, BE dhe SHBA\u201d, tha nd\u00ebrv t\u00eb tjera Berisha.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga fjala<\/strong><\/p>\n<p>Produkt i fars\u00ebs m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar elektorale n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb nga viti \u201990 gjer sot. Pjell\u00eb e karteleve t\u00eb drog\u00ebs dhe organizatave kriminale, nuk mund t\u00eb kishin kurr\u00eb fillim tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 se k\u00ebtij q\u00eb nis\u00ebt sot, duke i shpallur armiq\u00ebsi dhe luft\u00eb t\u00eb plot\u00eb, mbi t\u00eb gjitha Kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit, librit themelor, por q\u00eb p\u00ebr ju ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e vdekur e z\u00ebvend\u00ebsuar nga neni i par\u00eb tek i fundit nga kodi i mafias, drog\u00ebs, vjedhjes dhe bixhozit.<\/p>\n<p>Nuk ka fillim m\u00eb armiq\u00ebsor ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb presin, q\u00eb kan\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, si mburoj\u00ebn e tyre, si mburoj\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, t\u00eb dinjitetit t\u00eb tyre, t\u00eb lirive t\u00eb tyre, dhe q\u00eb ju sot n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb turpshme e shkelmoni at\u00eb publikisht, e p\u00ebrdhunoni at\u00eb publikisht n\u00eb parlament me nj\u00eb sadiz\u00ebm tipik t\u00eb narkokriminel\u00ebve.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk ju pengon ju t\u00eb kryeni k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb sh\u00ebmtuar, t\u00eb shkelmoni Kushtetut\u00ebn e cila ka p\u00ebrcaktuar qart\u00eb n\u00eb nenin 93 pika 2; Kuvendi me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave apo 1\/5 t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve mund t\u00eb shqyrtoj\u00eb dhe miratoj\u00eb nj\u00eb projektligj me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, por jo m\u00eb par\u00eb se 1 jav\u00eb nga fillimi i procedur\u00ebs s\u00eb shqyrtimit.<\/p>\n<p>Kurse ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebtu para jush, n\u00eb rregulloren e funksionimit t\u00eb parlamentit, kan\u00eb votuar se, p\u00ebr shqyrtimin e propozimeve p\u00ebr ndryshimin e rregulloreve ndiqet procedura e parashikuar p\u00ebr shqyrtimin e projektligjeve.<\/p>\n<p>Por ju nuk keni, as ligj, as kushtetut\u00eb, as moral.<\/p>\n<p>Ju silleni k\u00ebtu para kamerave, para publikut si nj\u00eb band\u00eb, n\u00eb rregullat e mafias.<\/p>\n<p>Ju d\u00ebgjova t\u00eb p\u00ebrmendni precedentin, po mashtroni publikun, po mashtroni pa turp. Precedenti ishte konsensus. Po ishte, por ishte konsensus. Sot nuk ka konsensus. Sot ka nj\u00eb q\u00ebndrim, k\u00ebrkohet t\u00eb zbatohet kushtetuta.<\/p>\n<p>Ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se k\u00ebto ndryshime do t\u00eb votohen, se k\u00ebto ndryshime do t\u00eb ndodhin, por k\u00ebrkohet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata miliona shqiptar\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb Kushtetut\u00ebn, librin mburoj\u00eb t\u00eb tyre nga nj\u00eb shtet, nga abuziviteti, por q\u00eb p\u00ebr ju kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prostitut\u00eb dhe nuk ka asnj\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Ju e kaloni nga nj\u00eb shpell\u00eb mafia n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb tjet\u00ebr mafie.<\/p>\n<p>Mandatet tuaja buruan nga miliardat e Franc Copjes, Suel Cel\u00ebs, miliardat e Shyt\u00ebve, Troplin\u00ebve, Bajrave, nga lumenjt\u00eb e parave t\u00eb krimit. Ku mund t\u00eb pranoni ju ligj dhe kushtetut\u00eb?! Ju tmerroheni nga ligji dhe kushtetuta. Ju nuk pranoni t\u00eb zbatimin rregullin m\u00eb elementar.<\/p>\n<p>Ju garantoj se shumica e juaj duhet t\u00eb ishte atje ku \u00ebsht\u00eb Shullazi, Bari Bajri, atje e keni vendin. Por edhe nj\u00eb gj\u00eb dua t\u00eb them: E p\u00ebrmend Brukselin sot, ajo dat\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar para 4 muajsh. Por ne betohemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kushtetut\u00eb se do tua \u00e7jerrim mask\u00ebn para shqiptar\u00ebve dhe evropian\u00ebve. Do paraqesim se \u00e7far\u00eb rreziku jeni ju p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr Ballkanin, BE dhe SHBA. Tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u erdhi mesazhi, por e kap\u00ebrcyen. Mesazhi ishte i qart\u00eb, se ata miqt\u00eb tuaj tregtojn\u00eb me organizata terroriste t\u00eb deklaruara nga Donald Trump n\u00eb Amerik\u00ebn Latin\u00eb. E d\u00ebgjuat ju k\u00ebt\u00eb apo jo? Po kush jan\u00eb ata miqt\u00eb tuaj? Jeni ju, sepse ata po t\u00eb mos i mbulonit ju do t\u00eb ishin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb burgje.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/berisha-socialisteve-nga-kuvendi-ju-perbeni-rrezik-per-shqiperine-dhe-europen-vendin-e-keni-ne-burg\/\">Berisha-socialist\u00ebve nga Kuvendi: Ju p\u00ebrb\u00ebni rrezik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Europ\u00ebn, vendin e keni n\u00eb burg<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD-s\u00eb, Sali Berisha akuzoi shumic\u00ebn parlamentare p\u00ebr lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me krimin e organizuar dhe p\u00ebr p\u00ebrfitim mandatesh p\u00ebrmes parave t\u00eb pista. Ai u shpreh se ata nuk kan\u00eb moral, pasi n\u00eb vend t\u00eb kushtetut\u00ebs kan\u00eb kodin e mafias. \u201cJu garantoj se shumica e juaj duhet t\u00eb ishte atje ku \u00ebsht\u00eb Shullazi, Bari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40791","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40791"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40791\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}