{"id":40788,"date":"2025-09-16T12:48:27","date_gmt":"2025-09-16T12:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/pa-frike-nga-nga-spak-i-pandehur-gjyli-i-firmos-2-tendera-4-3-miliarde-leke-ndoc-kulles-nen-hetim-per-mirembajtjen\/"},"modified":"2025-09-16T12:48:27","modified_gmt":"2025-09-16T12:48:27","slug":"pa-frike-nga-nga-spak-i-pandehur-gjyli-i-firmos-2-tendera-4-3-miliarde-leke-ndoc-kulles-nen-hetim-per-mirembajtjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/pa-frike-nga-nga-spak-i-pandehur-gjyli-i-firmos-2-tendera-4-3-miliarde-leke-ndoc-kulles-nen-hetim-per-mirembajtjen\/","title":{"rendered":"Pa frik\u00eb nga nga SPAK: I pandehur Gjyli i firmos 2 tendera 4.3 miliard\u00eb lek\u00eb Ndoc Kull\u00ebs, n\u00ebn hetim p\u00ebr \u201cmir\u00ebmbajtjen\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Biznesmeni Ndoc Kulla dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli jan\u00eb t\u00eb dy t\u00eb pandehur nga SPAK. \u00a0Ndoc Kulla \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur nga SPAK m\u00eb 30 qershor 2025 p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cFalsifikim i vulave, stampave ose formular\u00ebve\u201d. Kulla \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dosjes p\u00ebr tenderin p\u00ebr e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb kalon nga \u201cRr\u00ebsheni n\u00eb Shpal dhe zona t\u00eb tjera p\u00ebrreth\u201d. Vlera e tij ishte rreth 220 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH, dhe \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb shtator 2020, nga ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho. Gentian Gjyli m\u00eb 13 maj 3025 \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur nga SPAK p\u00ebr korrupsion me tenderat e ARRSH.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana normale k\u00ebta dy persona duhet t\u00eb ishin larg parave publike, por jo n\u00eb Shqip\u00ebri ku korrupsioni \u00ebsht\u00eb shpallur \u201cmonument kulture\u201d i mbrojtur nga qeveria.<\/p>\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur Gjyli ka vazhduar t\u2019i bjer\u00eb me top parave q\u00eb i jan\u00eb besuar. M\u00eb 9 shtator 2025, pasi e kishte l\u00ebn\u00eb 1 vit pa asnj\u00eb lloj mir\u00ebmbajtje rrug\u00ebn e Thethit, i lidhi kontrat\u00ebn kompanis\u00eb \u201cJubica\u201d shpk me pronar Ndoc Kull\u00ebn.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me fond limit 319 256 430,00 pa TVSH, me objekt Loti 1: Mir\u00ebmbajtje me performanc\u00eb rruga \u201cHan i Hotit \u2013 Tamar\u00eb, D\/Grabom \u2013 Dogan\u00eb, Tamar\u00eb Vermosh (Dogan\u00eb)\u201d (gjat\u00ebsia totale 64.3 km).<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka klasifikuar Open Data Albania tenderin ku favorizohet Kulla. P\u00ebr shkeljet e evidentuara, procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb prokurim, ku fituesi \u00ebsht\u00eb shpallur qysh m\u00eb 29 korrik 2024, merrnin pjes\u00eb 4 operator\u00eb, por vet\u00ebm nj\u00ebri prej tyre ka vendosur ta denoncoj\u00eb tenderin.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 20 gusht 2024, komisioni i Gjylit ka njoftuar vler\u00ebsimin e ofertave, ku vet\u00ebm JUBICA SHPK ishte kualifikuar, nd\u00ebrsa bashkimi i operator\u00ebve \u201cVaraku E\u201d SHPK &amp; \u201cNd\u00ebrtuesi 2014\u201d SHPK, i skualifikuar, po ashtu, \u201cROZAFA 94\u201d shpk i skualifikuar dhe \u201cI.D.K-KONSTRUKSION\u201d shpk i skualifikuar.<\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb ankimuar m\u00eb 29 gusht 2024 pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik (KPP) nga bashkimit i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cNDERTUESI 2014\u201d Shpk &amp; \u201cVARAKU E\u201d Shpk.<\/p>\n<p>KPP m\u00eb 29 tetor 2024 vendosi t\u00eb rishikohet vler\u00ebsimi i ofertave nga ARRSH. Vet\u00ebm dy dit\u00eb m\u00eb pas komisioni i Gjylit e ka kualifikuar operatorin q\u00eb u ankua.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 24.12.2024 autoriteti kontraktor ka publikuar \u201cFituesin Paraprak\u201d, publikuar n\u00eb Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 90, dat\u00eb 30.12.2024, ku \u00ebsht\u00eb shpallur fitues bashkimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cVaraku E\u201d SHPK &amp; \u201cNd\u00ebrtuesi 2014\u201d SHPK. Meqen\u00ebse tenderi ishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb nga KPP, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb drejtohej nga Jonaid Myzyri (tashm\u00eb i shkarkuar dhe i marr\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK) Gjyli b\u00ebri nj\u00eb hap pas dhe shpalli fitues kompanin\u00eb e Sand\u00ebr Shpatit q\u00eb ankohej p\u00ebr mikun e tij, Ndoc Kull\u00ebn. Nj\u00eb dit\u00eb para Vitit t\u00eb Ri, Ndoc Kulla d\u00ebrgoi ankes\u00ebn n\u00eb KPP dhe e bllokoi procedur\u00ebn\u00a0 deri n\u00eb 3 mars 2025. P\u00ebr \u00e7udi, KPP i jep k\u00ebt\u00eb radh\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kompanis\u00eb \u201cJubica\u201d shpk dhe e anulon vendimin e ARRSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 25 mars \u00ebsht\u00eb Sand\u00ebr Shpati q\u00eb ankohet s\u00ebrish, por tashm\u00eb loja kishte mbaruar, sepse kur tenderi shkon n\u00eb KPP \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur ka shkuar tek z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Balluku ose tek kryeministri Rama.<\/p>\n<p>Komisioni i Prokurimit Publik m\u00eb 14 prill 2025 vendosi t\u00eb mos pranoj\u00eb ankes\u00ebn e \u201cNd\u00ebrtuesi 2014\u201d SHPK dhe ARRSH t\u00eb vijoj\u00eb me tenderin.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e fituesit dat\u00eb 17 prill 2025 jan\u00eb kualifikuar ofertuesit: 1) BOE \u201cNDERTUESI 2014\u201d &amp; \u201cVARAKU E\u201d SHPK, Vlera 239,442,322.00 Lek\u00eb pa TVSH, 294.00 pik\u00eb.<\/p>\n<p>2) OE \u201cJUBICA.\u201d SHPK, Vlera 239,443,000.00 Lek\u00eb pa TVSH, 299.97 pik\u00eb.<\/p>\n<p>Sand\u00ebrs Spati \u00ebsht\u00eb ankuar s\u00ebrish, se sipas formularit, ka humbur padrejt\u00ebsisht. Jo vet\u00ebm kaq, por \u201cNd\u00ebrtuesi 2014\u201d shpk e paditi KPP-n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative.<\/p>\n\n<p>Megjithat\u00eb, Komisioni i Prokurimit Publik \u00a0vendosi p\u00ebrfundimisht m\u00eb 24 korrik 2025, t\u00eb mos pranoj\u00eb ankes\u00ebn e paraqitur nga BOE \u201cND\u00cbRTUESI 2014\u201d Shpk &amp; \u201cVARAKU E\u201d SHPK p\u00ebr procedur\u00ebn e prokurimit.<\/p>\n\n<p><strong>Korrupsion dhe rrug\u00eb t\u00eb bllokuara<\/strong><\/p>\n<p>Sand\u00ebr Shpati dhe Ndoc Kulla kan\u00eb qen\u00eb partner biznesi. Konkretisht, dy kompanit\u00eb e tyre kan\u00eb fituar pa konkurrenc\u00eb tenderin e m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb vitin 2022 p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebs s\u00eb Thethit, ku sot jan\u00eb \u201ckund\u00ebrshtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb 4 maj 2022, dy kompanit\u00eb e mor\u00ebn s\u00eb bashku k\u00ebt\u00eb tender me firm\u00ebn e drejtorit Berberi q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb burg.<\/p>\n\n<p>Jan\u00eb 4 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb marra pa konkurrenc\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender t\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d. Para qyl t\u00eb ndara me an\u00eb t\u00eb korrupsionit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mir\u00ebmbajtja e k\u00ebtij segmenti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkel e shko.<\/p>\n\n<p>K\u00ebto jan\u00eb pamjet e rrug\u00ebs s\u00eb Thethit n\u00eb dhjetor 2024, nd\u00ebrsa n\u00eb videon m\u00eb posht\u00eb tregohet situata n\u00eb mars 2025.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=yLzsTrJBeRY\">https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=yLzsTrJBeRY<\/a><\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb gjendja nj\u00eb muaj m\u00eb pas, p\u00ebr shkak se gur\u00ebt e r\u00ebn\u00eb nga mali nuk pastrohen.\n<\/p>\n<p><strong>Kulla merr edhe 2 milion\u00eb euro nga Gjyli<\/strong><\/p>\n<p>Objekti i tenderit \u00ebsht\u00eb \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i sinjalistik\u00ebs horizontale, vertikale dhe pajisjeve t\u00eb siguris\u00eb rrugore n\u00eb akset e Rajonit Verior Shkod\u00ebr Loti 1 (2025)\u201d. Nd\u00ebrsa fondi limit k\u00ebtij prokurimi t\u00eb mbajtur m\u00eb 14 korrik 2025 \u00ebsht\u00eb 196 369 145,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Gjyli, si\u00e7 kemi raportuar edhe her\u00eb t\u00eb tjera, nuk \u00ebsht\u00eb trembur aspak nga arrestimi i paraardh\u00ebsit t\u00eb tij, por vazhdon t\u00eb firmos miliarda lek\u00eb kontrata t\u00eb dyshimta. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka klasifikuar procedur\u00ebn Open Data Albania. P\u00ebr shkeljet e kryera, tenderi \u00ebsht\u00eb markuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi mor\u00ebn pjes\u00eb 3 operator\u00eb konkurrues: \u201cJUBICA\u201d SHPK e Ndoc Kull\u00ebs, \u00a0\u201cDELTAREX\u201d SHPK dhe bashkimi i kompanive\u00a0 \u201cNDERTUESI 2014\u201d SHPK &amp; \u201cUDHA\u201d SHPK<\/p>\n<p>Kompania e Kull\u00ebs u shpall fituese m\u00eb 23 korrik 2025, megjith\u00ebse kishte ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. K\u00ebshtu, \u201cJUBICA\u201d shpk ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn me vler\u00eb 181 125 500,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa firma \u00a0\u201cDELTAREX\u201d SHPK ka propozuar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 143,349,476 lek\u00eb pa TVSH. Edhe bashkimi i operator\u00ebve \u201cNDERTUESI 2014\u201d SHPK &amp; \u201cUDHA\u201d SHPK ka b\u00ebr\u00eb propozim m\u00eb ekonomik duke ofruar vler\u00ebn 171,146,582. lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>T\u00eb orientuar p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb me \u00e7do kusht tenderin kompanis\u00eb s\u00eb Kull\u00ebs, komisioni i vler\u00ebsimit i ka skualifikuar t\u00eb dy konkurrent\u00ebt me oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta me arsyetime subjektive p\u00ebr kriterin \u201cpun\u00eb t\u00eb ngjashme\u201d.<\/p>\n<p><strong>Evis Berberi i jepte 2 milion\u00eb euro \u00e7do vit Ndoc Kull\u00ebs p\u00ebr vizimet.<\/strong><\/p>\n<p>Vijat e rrug\u00ebve n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb i ka fshir\u00eb shiu me koh\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2023 nga i nj\u00ebjti biznesmen, Ndoc Kulla.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cP\u00ebrmir\u00ebsim i sinjalistik\u00ebs horizontale, vertikale dhe pajisjeve t\u00eb siguris\u00eb rrugore n\u00eb akset e Rajonit Verior, Loti 1 (2023)\u201d. Tenderi \u00ebsht\u00eb publikuar m\u00eb dat\u00eb 22 maj 2023 n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimeve Publike.<\/p>\n<p><strong>Gjyli, \u00e7do dy jav\u00eb shkon n\u00eb SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, shkon thuajse \u00e7do dy jav\u00eb n\u00eb SPAK. M\u00eb 13 maj 2025, Prokuroria e Posa\u00e7me vuri n\u00ebn akuz\u00eb 25 persona, p\u00ebr abuzime me tender\u00ebt e rrug\u00ebve. I pandehur \u00ebsht\u00eb kreu aktual i ARRSH, Gentian Gjyli, nd\u00ebrsa ish-Drejtorit t\u00eb ARRSH, Evis Berberi, i shtohen akuzat pas asaj p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash p\u00ebr t\u00eb cilat ndodhet n\u00eb burg.<\/p>\n<p>\u2018U mora i pandehur\u2019, tha Gjyli nd\u00ebrsa dilte nga SPAK i nervozuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb reagim duket se kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e ka pritur mir\u00eb statusin e t\u00eb pandehurit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe shkelje e barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Jan\u00eb mbi 10 praktika prokurimi t\u00eb hetuara nga prokurori Dritan Pren\u00e7i, i cili ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim biznesmen\u00eb e zyrtar\u00eb publik, si edhe inxhinier t\u00eb ARRSH. Ndaj tyre r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe shkelje e barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Gentian Gjyli u em\u00ebrua drejtor i ARRSH m\u00eb 28 mars 2024, nj\u00eb jav\u00eb pas arrestimit nga SPAK t\u00eb ish-drejtorit Evis Berberi, m\u00eb 14 mars 2024. Kreu i ARRSH Gentian Gjyli, \u00ebsht\u00eb thirrur edhe m\u00eb her\u00ebt n\u00eb SPAK ku ka d\u00ebshmuar mbi procedurat e ndjekura n\u00eb tender\u00ebt e rrug\u00ebve, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ishte numri 2 i ARRSH-s\u00eb dhe drejtor Evis Berberi, n\u00eb hetim nga SPAK n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u2018arrest me burg\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb burg jan\u00eb dhe dy biznesmen\u00ebt Valter Begaj dhe Ervis Lami, si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb tender\u00ebve, si pronar\u00eb t\u00eb kompanive q\u00eb fitonin tenderat fiktiv\u00eb, por ku p\u00ebrfituesi fundor ishte vet\u00eb ish-kreu i ARRSH, Berberi.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pa-frike-nga-nga-spak-i-pandehur-gjyli-i-firmos-2-tendera-4-3-miliarde-leke-ndoc-kulles-nen-hetim-per-mirembajtjen\/\">Pa frik\u00eb nga nga SPAK: I pandehur Gjyli i firmos 2 tendera 4.3 miliard\u00eb lek\u00eb Ndoc Kull\u00ebs, n\u00ebn hetim p\u00ebr \u201cmir\u00ebmbajtjen\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Biznesmeni Ndoc Kulla dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli jan\u00eb t\u00eb dy t\u00eb pandehur nga SPAK. \u00a0Ndoc Kulla \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur nga SPAK m\u00eb 30 qershor 2025 p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cFalsifikim i vulave, stampave ose formular\u00ebve\u201d. Kulla \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dosjes p\u00ebr tenderin p\u00ebr e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40788","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40788"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40788\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}