{"id":40759,"date":"2025-09-16T10:48:18","date_gmt":"2025-09-16T10:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/mbledhja-historike-e-ke-te-uefa-s-ne-tirane-presidenti-duka-pershtypje-shume-pozitive-nga-te-gjithe-per-shqiperine\/"},"modified":"2025-09-16T10:48:18","modified_gmt":"2025-09-16T10:48:18","slug":"mbledhja-historike-e-ke-te-uefa-s-ne-tirane-presidenti-duka-pershtypje-shume-pozitive-nga-te-gjithe-per-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/mbledhja-historike-e-ke-te-uefa-s-ne-tirane-presidenti-duka-pershtypje-shume-pozitive-nga-te-gjithe-per-shqiperine\/","title":{"rendered":"Mbledhja historike e KE t\u00eb UEFA-s n\u00eb Tiran\u00eb, presidenti Duka: P\u00ebrshtypje shum\u00eb pozitive nga t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d t\u00eb gazetarit Blendi Fevziu n\u00eb TV Klan, ku foli p\u00ebr organizimin perfekt t\u00eb mbledhjes historike t\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb UEFA-s n\u00eb Tiran\u00eb, ku mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb futbollit europian, s\u00eb bashku me Presidentin e UEFA-s, Aleksander \u010ceferin.<\/p>\n<p>Nga aktivitetet sportive te darka tradicionale, Presidenti Duka theksoi se pjes\u00ebmarr\u00ebsit u larguan me p\u00ebrshtypje shum\u00eb pozitive p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb s\u00eb futbollit shqiptar foli edhe p\u00ebr shanset e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur finalen e Superkup\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb vitin 2028 dhe shpjegoi zhvendosjen e ndeshjes Serbi\u2013Shqip\u00ebri n\u00eb Leskovc p\u00ebr arsye sigurie, si dhe p\u00ebrgatitjet e Komb\u00ebtares p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb dhe miq\u00ebsoren me Jordanin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>INTERVISTA E PLOT\u00cb:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sa koh\u00eb kishte q\u00eb ishte njoftuar mbledhja e KE t\u00eb UEFA-s n\u00eb Tiran\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 Vendimi p\u00ebr t\u2019u mbledhur n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin e kaluar. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb n\u00eb tre vitet e fundit q\u00eb nj\u00eb nga mbledhjet vjetore t\u00eb KE t\u00eb UEFA-s b\u00ebhet jasht\u00eb Zvicr\u00ebs, mbledhja e muajit shtator. Aktiviteti total ishte pothuajse dy dit\u00eb. Mbledhja ishte tre or\u00eb. Gjithmon\u00eb mbledhja e shtatorit shoq\u00ebrohet nga Festivali i Futbollit p\u00ebr shkollat, q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktiviteti futbollistik ku luajn\u00eb disa yje t\u00eb futbollit, Presidenti i UEFA-s dhe president\u00eb t\u00eb federatave t\u00eb tjera.Te ne ishin f\u00ebmij\u00eb t\u00eb shkollave, stafi i Komb\u00ebtares, Silvinjo, Doriva dhe Zabaleta, Presidenti i UEFA-s, Luis Figo, Jahmir Hyka dhe Lu\u00e7ije Gjini. Ndeshja ishte demonstrative, p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar f\u00ebmij\u00ebt, jo vet\u00ebm ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fush\u00eb, por edhe ata q\u00eb e ndjekin, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb af\u00ebr futbollit. N\u00eb fakt, filloi nj\u00eb lloj grinte dhe Silvinjo po u ankonte p\u00ebr arbitrin (qesh). Silvinjo e humbi ndeshjen.<\/p>\n<p><strong>Finalja e Superkup\u00ebs Europiane n\u00eb Tiran\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 Nuk ishte rast\u00ebsore. Ka koh\u00eb q\u00eb ne kemi filluar t\u00eb v\u00ebm\u00eb radh\u00ebn q\u00eb edhe ne mund t\u00eb jemi nj\u00eb vend kandidat p\u00ebr Superkup\u00ebn. \u00cbsht\u00eb maksimumi q\u00eb mund t\u00eb realizojm\u00eb n\u00eb kushtet q\u00eb jan\u00eb, dhe Superkupa ka v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e veta t\u00eb kapacitetit t\u00eb stadiumit, sepse gjith\u00eb t\u00eb tjerat jan\u00eb n\u00eb rregull. Uroj q\u00eb n\u00eb 2028 Superkupa mos t\u00eb b\u00ebhet me 4 skuadra, se mbase pastaj b\u00ebhet e pamundur, por t\u00eb jet\u00eb me nj\u00eb finale si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe tani.<\/p>\n<p><strong>Me nj\u00eb finale, Tirana ka shanse ta marr\u00eb. P\u00ebr cilin vit b\u00ebhet fjal\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 Kapaciteti i stadiumit \u00ebsht\u00eb disi i limituar. K\u00ebrkesa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr n\u00eb vitin 2028, sepse p\u00ebr n\u00eb 2027 edhe ne e kemi t\u00eb pamundur, sepse kemi Kampionatin Europian t\u00eb 21-vje\u00e7ar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Megjithat\u00eb, stadium prej 20 mij\u00eb vet\u00ebsh \u00a0kam p\u00ebrshtypjen \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr nj\u00eb finale europiane?<\/strong>\u00a0\u2013 Finalja e Superkup\u00ebs luhet n\u00eb gusht. Interesi gjithmon\u00eb varet nga ekipet q\u00eb jan\u00eb. K\u00ebt\u00eb vit u luajt n\u00eb Udine, ku ishte PSG dhe Tottenham, kishte goxha interes. Edhe n\u00eb nj\u00eb stadium t\u00eb till\u00eb, pavar\u00ebsisht se ka kritere p\u00ebr nj\u00eb kapacitet akoma m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p><strong>Opinioni i Ceferin dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 K\u00ebt\u00eb doja t\u00eb thosha. Duke pasur parasysh ata q\u00eb vendosin dhe vler\u00ebsojn\u00eb organizimin dhe mikpritjen shqiptare, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Kemi dhe nj\u00eb rekord pozitiv t\u00eb tre viteve m\u00eb par\u00eb me finalen e Conference League, apo jo?<\/strong>\u00a0\u2013 Ne, n\u00eb t\u00eb gjitha organizimet, kemi rekorde pozitive. Finalja e Conference League \u00ebsht\u00eb kulmi i aktiviteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ne kemi organizuar, dhe Kampionati Europian U-17. Edhe t\u00eb gjitha aktivitetet e tjera, si\u00e7 ishte kjo e Komitetit Ekzekutiv, turne kualifikues q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb, mbi 10 t\u00eb till\u00eb \u00e7do vit. Kemi eksperienc\u00eb dhe kemi treguar q\u00eb dim\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb, jo vet\u00ebm ne, por t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt lokal\u00eb si qeveria, i mb\u00ebshtesin aktivitetet e tilla, jan\u00eb mir\u00ebkuptues dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb shkuar mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Roli i Nasser Al-Khelaifi te Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s?<\/strong>\u00a0\u2013 Nasser Al-Khelaifi \u00ebsht\u00eb Presidenti i ECA-s\u00eb, i shoqat\u00ebs s\u00eb klubeve, dhe automatikisht \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i KE t\u00eb UEFA-s. Ishte n\u00eb mbledhje si an\u00ebtar i KE t\u00eb UEFA-s. Ka vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me mua. \u00cbsht\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha mbledhjet.<\/p>\n<p><strong>E vizituan Tiran\u00ebn?<\/strong>\u00a0\u2013 Me p\u00ebrjashtim t\u00eb disa an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komitetit Ekzekutiv, Presidenti i Federat\u00ebs Gjermane, Daneze dhe disa t\u00eb tjer\u00eb pat\u00ebn mund\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb, sepse erdh\u00ebn n\u00eb dat\u00ebn 9 dhe pan\u00eb edhe ndeshjen kund\u00ebr Letonis\u00eb. B\u00ebn\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb Kruj\u00eb, te Kalaja.<\/p>\n<p><strong>Pjesa m\u00eb e madhe e pjes\u00ebmarr\u00ebsve ishin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 Mbledhja e KE t\u00eb UEFA-s ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb limituar dhe n\u00eb mbledhje marrin pjes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e KE t\u00eb UEFA-s dhe an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb FIFA-s. Por bashk\u00eb me administrat\u00ebn e UEFA-s jan\u00eb edhe rreth 100 persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb marrin pjes\u00eb, q\u00eb p\u00ebrgatisin mbledhjen dhe \u00e7\u00ebshtjet administrative p\u00ebr t\u2019u diskutuar. 80% e tyre ishin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr finalen e Conference League dhe ndonj\u00eb q\u00eb ka pasur ndeshje ndaj Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrshtypja q\u00eb kishin nga vizita?<\/strong>\u00a0\u2013 T\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mira. Besoj q\u00eb ishte organizuar mir\u00eb nga t\u00eb gjitha k\u00ebndv\u00ebshtrimet dhe ik\u00ebn me p\u00ebrshtypje pozitive. Kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb \u00e7do njeri q\u00eb vjen n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr \u00e7do lloj aktiviteti, qoft\u00eb edhe si mysafir n\u00eb nj\u00eb familje shqiptare, ik\u00ebn me p\u00ebrshtypjet m\u00eb t\u00eb mira. Ne e kemi gjenetike, kemi shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u2019i respektojm\u00eb njer\u00ebzit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga karakteristikat e mira t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb tjetrin t\u00eb ndihet mir\u00eb. Edhe n\u00eb koh\u00ebn kur nuk kemi qen\u00eb mir\u00eb ekonomikisht, shkonim dhe merrnim borxh p\u00ebr t\u00eb pritur mikun mir\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebjm\u00eb sepse e ndjejm\u00eb, jo me hipokrizi. Organizimi ishte shum\u00eb mir\u00eb dhe nuk kishte pothuajse asnj\u00eb v\u00ebrejtje.<\/p>\n<p><strong>Darka, a ishin t\u00eb k\u00ebnaqur?<\/strong>\u00a0\u2013 Ne dhe personat q\u00eb mbulojn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb UEFA ishim dakord q\u00eb t\u00eb kishim nj\u00eb dark\u00eb shqiptare, jo vet\u00ebm nga menuja, por edhe nga aktiviteti i gjith\u00eb q\u00eb u b\u00eb aty.<br \/>\nDemonstruam veshjet, traditat dhe k\u00ebng\u00ebt shqiptare. Ishte nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, q\u00eb p\u00ebr aq pak koh\u00eb sa ishin n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet dark\u00ebs t\u00eb kuptonin di\u00e7ka nga kultura shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Po ndonj\u00eb dhurat\u00eb u b\u00ebre kur ik\u00ebn?<\/strong>\u00a0\u2013 U b\u00ebm\u00eb dhurata. \u00cbsht\u00eb tradit\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhurata. Dhurata q\u00eb ne b\u00ebm\u00eb ishte nj\u00eb cop\u00eb qilimi shqiptar i punuar me dor\u00eb, shum\u00eb i bukur, nj\u00eb kollare e punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artizanale shqiptare, po me motive shqiptare. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb piktur\u00eb e madhe n\u00eb stadiumin \u201cAir Albania\u201d, sa e gjith\u00eb fusha, dhe prem\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj. Nj\u00eb nga k\u00ebto, mbase e pat\u00eb, ia dhuruam edhe Kryeministrit. Ishin dhurata simbolike, por q\u00eb thoshin di\u00e7ka.<\/p>\n<p><strong>Si shkoi takimi me Kryeministrin?<\/strong>\u00a0\u2013 Kryeministri e ka nj\u00eb nga arm\u00ebt m\u00eb t\u00eb forta takimet dhe pritjet. Na priti n\u00eb \u201cEden Park\u201d, n\u00eb fakt edhe un\u00eb e kisha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe e bukur, ju b\u00ebri p\u00ebrshtypje t\u00eb gjith\u00ebve. U ngjit\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb deri n\u00eb maj\u00eb, kishim t\u00eb gjith\u00eb kuriozitet.<br \/>\nIshte nj\u00eb pritje shum\u00eb miq\u00ebsore, e ngroht\u00eb, diskutim i lir\u00eb, jo aq shum\u00eb protokoll. Njer\u00ebzit u ndjen\u00eb mir\u00eb dhe mor\u00ebm edhe nga nj\u00eb shishe ver\u00eb dhurat\u00eb nga Kryeministri. B\u00ebm\u00eb bised\u00eb rreth futbollit. Rama \u00ebsht\u00eb njeri q\u00eb e ndjek futbollin e klubeve dhe t\u00eb Komb\u00ebtareve, ka informacion dhe ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb komunikoj\u00eb p\u00ebr futbollin. Diskutimet ishin rreth futbollit, padyshim q\u00eb ne e d\u00ebrguam bised\u00ebn edhe aty ku kishim n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre q\u00ebllimin ton\u00eb, organizimet e ardhshme.<\/p>\n\n<p><strong>Temat kryesore q\u00eb u diskutuan te mbledhja e KE t\u00eb UEFA-s?<\/strong>\u00a0\u2013 Kishte disa vendime p\u00ebr zhvillimin e finales s\u00eb Champions League n\u00eb vitin 2027, finalja e Champions League p\u00ebr vajza, p\u00ebr futsallin, disa ndryshime rregulloresh p\u00ebr futbollist\u00ebt q\u00eb aktivizohen. Kishte goxha diskutime dhe vendime p\u00ebr em\u00ebrimin e disa eventeve t\u00eb viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb fund, pasi mbaroi i gjith\u00eb aktiviteti, u ndjeve i leht\u00ebsuar?<\/strong>\u00a0\u2013 T\u00eb nes\u00ebrmen pasi t\u00eb gjith\u00eb ik\u00ebn, u ndjeva v\u00ebrtet i leht\u00ebsuar. \u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb lloj p\u00ebrgjegj\u00ebsie kur ke nj\u00eb aktivitet t\u00eb till\u00eb. Isha marr\u00eb shum\u00eb me aktivitetin dhe organizimin. P\u00ebr ne jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<br \/>\nT\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb mbledhje t\u00eb KE t\u00eb UEFA-s n\u00eb Paris apo Munich, nuk besoj q\u00eb b\u00ebn lajm, as p\u00ebr Gjermanin\u00eb dhe as p\u00ebr Franc\u00ebn. Nd\u00ebrsa p\u00ebr ne b\u00ebn lajm. Na b\u00ebn mir\u00eb, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit promovojm\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi objektiv ton\u00eb, loj\u00ebn. Ka m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebr loj\u00ebn, m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb. P\u00ebr komunitetin e futbollit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre edhe p\u00ebr vendin. Ne jemi nj\u00eb vend i vog\u00ebl, i bukur, q\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr \u00e7do lajm pozitiv rreth vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pse u ndryshua stadiumi i ndeshjes p\u00ebr ndeshjen Serbi \u2013 Shqip\u00ebri?<\/strong>\u00a0\u2013 Ndeshja vendoset nga FIFA sepse k\u00ebto jan\u00eb eliminatore t\u00eb Bot\u00ebrorit. Ka afate p\u00ebr vendosjen e stadiumeve. Federata e Serbis\u00eb kishte vendosur q\u00eb ndeshja t\u00eb zhvillohej n\u00eb Beograd, n\u00eb stadiumin e Crvena Zvezda, por pas ndeshjes me Anglin\u00eb, ku ata, p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs politike n\u00eb Serbi dhe njer\u00ebzit n\u00eb stadium nuk kishin shum\u00eb konflikt me anglez\u00ebt, por me veten, kan\u00eb k\u00ebrkuar nga ne dhe FIFA q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb vendin e organizimit dhe t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Leskovc. Ne e kemi pranuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Stadiumi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb, shum\u00eb i vog\u00ebl, rreth 8 mij\u00eb vende. \u00cbsht\u00eb m\u00eb i kontrolluar dhe besoj se do jet\u00eb m\u00eb i mir\u00eb nga pik\u00ebpamja organizative dhe p\u00ebr ta. \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb Leskovci, sepse n\u00ebse do ishte m\u00eb keq ne do t\u00eb insistonim q\u00eb ta luanim n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p><strong>Tifoz\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Serbi?<\/strong>\u00a0\u2013 N\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, ne nuk kemi pranuar q\u00eb t\u00eb kemi tifoz\u00eb serb\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe as ata t\u00eb ken\u00eb tifoz\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb stadium.<\/p>\n<p><strong>Kur niset ekipi p\u00ebr Serbi?<\/strong>\u00a0\u2013 Ndeshja luhet m\u00eb 11 tetor dhe ekipi do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb m\u00eb 10 tetor n\u00eb Nish. Do t\u00eb akomodohemi n\u00eb nj\u00eb hotel mes Nishit dhe Leskovcit. Do t\u00eb luajm\u00eb ndeshjen dhe do t\u00eb kthehemi p\u00ebr miq\u00ebsoren me Jordanin\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndeshje e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr klasifikimin n\u00eb grup. Gj\u00ebrat e tjera nuk duhen menduar. Ekipi ka eksperienc\u00eb dhe di t\u00eb ndaj\u00eb gj\u00ebrat. Nga pik\u00ebpamja sportive ekipi \u00ebsht\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Aq mir\u00eb sa me Gjilbraltarin?<\/strong>\u00a0\u2013 Gjilbraltari ishte nj\u00eb ndeshje miq\u00ebsore, me nj\u00eb ekip eksperimental ku kishim disa futbollist\u00eb debutues.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse Shqip\u00ebria nuk merr rezultatin e duhur me Serbin\u00eb, a rrezikohet kontrata e Silvinjos?<\/strong>\u00a0\u2013 N\u00ebse ne do t\u00eb kualifikohemi n\u00eb Bot\u00ebror, Sylvinho padyshim q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb trajnerin yn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. N\u00ebse nuk do t\u00eb kualifikohemi n\u00eb Bot\u00ebror, kjo gj\u00eb diskutohet shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Miq\u00ebsorja me Jordanin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong>\u00a0\u2013 Ne duhet t\u2019i plot\u00ebsojm\u00eb dit\u00ebt boshe me miq\u00ebsore kur nuk kemi ndeshje zyrtare. Kemi edhe interes sportiv dhe ekipet kund\u00ebrshtare europiane q\u00eb jan\u00eb pushim n\u00eb at\u00eb dat\u00eb ishin t\u00eb z\u00ebna. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dol\u00ebm jasht\u00eb Europ\u00ebs. Jordania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekip i kualifikuar n\u00eb Kup\u00ebn e Bot\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar i denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndeshje miq\u00ebsore.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/mbledhja-historike-e-ke-te-uefa-s-ne-tirane-presidenti-duka-pershtypje-shume-pozitive-nga-te-gjithe-per-shqiperine\/\">Mbledhja historike e KE t\u00eb UEFA-s n\u00eb Tiran\u00eb, presidenti Duka: P\u00ebrshtypje shum\u00eb pozitive nga t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d t\u00eb gazetarit Blendi Fevziu n\u00eb TV Klan, ku foli p\u00ebr organizimin perfekt t\u00eb mbledhjes historike t\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb UEFA-s n\u00eb Tiran\u00eb, ku mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb futbollit europian, s\u00eb bashku me Presidentin e UEFA-s, Aleksander \u010ceferin. Nga aktivitetet sportive [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40759","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40759","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40759"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40759\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40759"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40759"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40759"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}