{"id":40711,"date":"2025-09-16T07:48:30","date_gmt":"2025-09-16T07:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/dosja-sekrete-e-hysni-kapos-shenimi-i-enverit-per-dridhjet-temperaturen-dhe-boshllekun-ne-koke\/"},"modified":"2025-09-16T07:48:30","modified_gmt":"2025-09-16T07:48:30","slug":"dosja-sekrete-e-hysni-kapos-shenimi-i-enverit-per-dridhjet-temperaturen-dhe-boshllekun-ne-koke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/16\/dosja-sekrete-e-hysni-kapos-shenimi-i-enverit-per-dridhjet-temperaturen-dhe-boshllekun-ne-koke\/","title":{"rendered":"Dosja sekrete e Hysni Kapos: Sh\u00ebnimi i Enverit p\u00ebr dridhjet, temperatur\u00ebn dhe boshll\u00ebkun n\u00eb kok\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i<\/p>\n<p>-Misteri i dosjes mjek\u00ebsore tep\u00ebr sekrete e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb shqip dhe fr\u00ebngjisht e ish-numrit dy t\u00eb regjimit komunist, q\u00eb vdiq n\u00eb Paris, m\u00eb 23 shtator 1979-<\/p>\n<p>M\u00eb 23 shtator t\u00eb vitit 1979, 45 vite m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb mjek\u00ebsore t\u00eb Parisit, Hysni Kapo, an\u00ebtar i Byros\u00eb Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror t\u00eb PPSh-s\u00eb, i cili q\u00eb nga mesi i viteve \u201950-t\u00eb, (kur Enver Hoxha eliminoi fizikisht apo, burgosi e internoi disa prej bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb), konsiderohej figura nr. 2 e regjimit komunist, pas Enver Hoxh\u00ebs. Hysni Kapo, apo \u201cBesniku i Partis\u00eb\u201d, si\u00e7 i p\u00eblqente Enverit ta quante n\u00eb librat dhe veprat e tij, (kryesisht pas vdekjes) , n\u00eb shtatorin e vitit 1979, ishte i shtruar p\u00ebr vizita e mjekime n\u00eb klinik\u00ebn e Parisit, shoq\u00ebrohej nga Ramiz Alia, nd\u00ebrsa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn tetor-dhjetor 1978, kur ai ishte po p\u00ebr vizita dhe mjekime n\u00eb Paris, e shoq\u00ebronte Kadri Hazbiu. Vdekja e Hysni Kapos, ishte e dyta q\u00eb ndodhte n\u00eb radh\u00ebt e udh\u00ebheqjes s\u00eb lart\u00eb t\u00eb PPSh-s\u00eb, (pas asaj t\u00eb Gogo Nushit n\u00eb 1970-\u00ebn), dhe ajo vdekje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur gjat\u00eb, madje q\u00eb ato dit\u00eb, kur Vito Kapo, bashk\u00ebshortja e tij, i tha ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Kadri Hazbiut: \u201c\u2026Na e vran\u00eb Hysnin\u00eb\u2026\u201d?! Dhe Hazbiu aty p\u00ebr aty, iu p\u00ebrgjigj: \u201cPse m\u00eb thua mua\u2026, drejtoju atij\u201d, \u2013 duke i b\u00ebr\u00eb shenj\u00eb me dor\u00eb, nga vila e Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky fakt, apo kjo d\u00ebshmi lidhur me bised\u00ebn e Vito Kapos me Kadri Hazbiun, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur publikisht, nga ish-kuadri i lart\u00eb i Zbulimit Shqiptar, Hasan Lu\u00e7i (q\u00eb mbulonte m\u00ebrgat\u00ebn politike shqiptare n\u00eb Per\u00ebndim), n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb (n\u00eb fillimin e viteve 2000, n\u00eb \u201cGazeta Shqiptare\u201d), ku ai ka hedhur dyshimet e tij, se vdekja e Hysni Kapos, nuk ishte natyrale, nga ajo q\u00eb u tha zyrtarisht, \u201ckanceri n\u00eb pankreas\u201d! Nuk dihet me sakt\u00ebsi, n\u00ebse Vito Kapo, e kishte biseduar me njeri tjet\u00ebr, at\u00eb q\u00eb i tha Kadri Hazbiut, por dy tre dit\u00eb m\u00eb pas, ajo u thirr n\u00eb nj\u00eb takim nga Enver Hoxha, ku ai, (Enveri), pas i b\u00ebri t\u00eb ditur edhe nj\u00ebher\u00eb Vitos, variantin zyrtar t\u00eb vdekjes s\u00eb Hysniut, i k\u00ebrkoi q\u00eb; \u201ct\u00eb kishte besim te Partia\u201d dhe; \u201ct\u00eb mos besonte fjal\u00ebt q\u00eb p\u00ebrhapte armiku\u201d! Pra; \u201ct\u00eb mos kishte asnj\u00eb dyshim p\u00ebr vdekjen e Hysniut, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Partia b\u00ebri t\u00eb pamundur\u00ebn\u201d!<\/p>\n<p>Takimin q\u00eb b\u00ebri me Vito Kapon, Enveri e ngriti dhe n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Byros\u00eb Politike, duke u b\u00ebr\u00eb me dije \u201cshok\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb\u201d, \u201clidhur me fjal\u00ebt q\u00eb p\u00ebrhapte armiku p\u00ebr Hysnin\u00eb, gj\u00eb t\u00eb cilat fatkeq\u00ebsisht, i merrnin si t\u00eb mir\u00ebqena, edhe familjar\u00ebt e tij, madje deri te shoqja Vito\u201d! Po k\u00ebshtu, dyshime, apo rezerva, mbi vdekjen e Hysni Kapos, kan\u00eb hedhur edhe disa nga pjes\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb tij t\u00eb shoq\u00ebrimit, q\u00eb gjendeshin n\u00eb Paris. Dyshimet e tyre, ata i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me shkrim dhe me goj\u00eb, pran\u00eb grupit operativ special q\u00eb kryesohej nga Zylyftar Ramizi, (Drejtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht zv\/minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme n\u00eb at\u00eb koh\u00eb), i cili u ngrit n\u00eb vitin 1982, menj\u00ebher\u00eb pas arrestimit t\u00eb \u201cGrupit armiq\u00ebsor\u201d t\u00eb Kadri Hazbiut e Fe\u00e7or Shehut. Si p.sh., Nexhip Pajo, shoq\u00ebruesi i Hysni Kapos, i cili n\u00eb letr\u00ebn drejtuar ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Hekuran Isai, m\u00eb dat\u00ebn 29 tetor 1982, midis t\u00eb tjerash i shkruan: \u201cJam Nexhip Pajo, ish-oficer i Drejtoris\u00eb s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Ministrin\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, tani pensionist. N\u00eb vitin 1979, kur shoku Hysni Kapo ishte n\u00eb Paris (Franc\u00eb) p\u00ebr t\u2019u kuruar, un\u00eb b\u00ebja pjes\u00eb n\u00eb grupin e oficer\u00ebve shoq\u00ebrues t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mbas vdekjes s\u00eb tij, kur u kthyem q\u00eb andej, un\u00eb kam informuar n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb s\u00eb Ministris\u00eb, ish-sekretarin e atij Komiteti, Bato Karafili, p\u00ebr disa t\u00eb meta dhe veprime t\u00eb d\u00ebnueshme n\u00eb drejtim t\u00eb sh\u00ebrbimit ndaj udh\u00ebheq\u00ebsit Hysni Kapo dhe familjes s\u00eb tij, q\u00eb ndodhej atje n\u00eb Paris, nga ana e ish-zv\/drejtorit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Dyt\u00eb, p\u00ebr sh\u00ebrbimin ton\u00eb atje, Servet Backa, t\u00eb Fejzo Bijos, zv\/drejtorit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Pritjes, t\u00eb Llambi Zi\u00e7ishtit, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb. Dit\u00ebn e fundit t\u00eb konkluzioneve q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnim n\u00eb zyr\u00ebn e Fe\u00e7or Shehut, mua m\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb telefon nga sht\u00ebpia e shokut Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, i cili m\u00eb kishte k\u00ebrkuar me urgjenc\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb porosi t\u00eb personeli i sht\u00ebpis\u00eb, q\u00eb un\u00eb ta merrja n\u00eb telefon. Me t\u00eb m\u00eb njoftuar, un\u00eb e mora Kadriun n\u00eb telefon dhe ai menj\u00ebher\u00eb, m\u2019u drejtua: \u201cD\u00ebgjo, sot ju keni at\u00eb mbledhjen e fundit, lidhur me sh\u00ebrbimin tuaj n\u00eb Paris, prandaj ki kujdes dhe tregohu m\u00eb i arsyesh\u00ebm dhe m\u00eb me partishm\u00ebri, p\u00ebr ato q\u00eb ke ngritur, sepse i ke fryr\u00eb shum\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tendencioze\u201d.<\/p>\n<p>At\u00ebhere iu p\u00ebrgjigja po n\u00eb telefon: \u2013 Nga i keni verifikuar k\u00ebto, q\u00eb nuk qenkan t\u00eb v\u00ebrteta? \u201cUn\u00eb i di mir\u00eb k\u00ebto, e njoh shum\u00eb mir\u00eb Servet Back\u00ebn, se ai \u00ebsht\u00eb komunist i ndersh\u00ebm dhe i sprovuar dhe nga ana tjet\u00ebr, ai i biri i bot\u00ebs (d.m.th., Serveti), \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si i \u00e7mendur dhe vjen e m\u00eb qan n\u00eb zyr\u00eb si f\u00ebmij\u00eb\u201d, \u2013 m\u2019u p\u00ebrgjigj ai. \u2013 Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mos qante aty n\u00eb zyr\u00ebn t\u00ebnde, por t\u00eb qante atje n\u00eb Paris, ku qanim t\u00eb gjith\u00eb ne, p\u00ebr fatkeq\u00ebsin\u00eb q\u00eb na kishte gjetur, por ne atje qanim dhe pinim lot, nd\u00ebrsa Servet Backa, Fe\u00e7or Shehu, Fejzo Bijo dhe Llambi Zi\u00e7ishti, pinin raki dhe hanin b\u00ebrxolla\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha sa m\u00eb sip\u00ebr, (si dhe letra e Nexhpip Pajos q\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar e plot\u00eb nga Memorie.al), apo t\u00eb tjera d\u00ebshmi ku flitet apo b\u00ebhet e ditur mbi vdekjen e Hysni Kapos, jan\u00eb t\u00eb njohura nga dokumentet arkivore t\u00eb ish-Komitetit Qendror t\u00eb PPSh-s\u00eb, (q\u00eb gjenden n\u00eb Arkivin Qendror t\u00eb Shtetit, fondi 14, aparati dhe organet drejtuese), t\u00eb cilat jan\u00eb botuar n\u00eb shtyp, pas viteve \u201990-t\u00eb dhe nd\u00ebr t\u00eb vetmet gj\u00ebra q\u00eb nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike deri m\u00eb sot, jan\u00eb letra e Kadri Hazbiut drejtuar Enver Hoxh\u00ebs, (25 faqe me makin\u00eb shkrimi), p\u00ebr sh\u00ebrbimin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Paris pran\u00eb Hysni Kapos, si dhe dosja voluminoze me kartel\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse mjek\u00ebsore t\u00eb Hysni Kapos, e konsideruar dhe cikluar, si; \u201cTep\u00ebr sekret, e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d e cila fillon n\u00eb 16 maj t\u00eb vitit 1959 dhe mbyllet m\u00eb 23 shtator 1979, dit\u00ebn q\u00eb ai vdiq.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa letra e Kadri Hazbiut, d\u00ebrguar Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb janarin e vitit 1979, pas kthimit nga Franca bashk\u00eb me Hysni Kapon (n\u00eb fund t\u00eb saj, midis t\u00eb tjerash ai ka shkruar: \u201cDisa gj\u00ebra nga sh\u00ebrbimi im n\u00eb Franc\u00eb, me urdh\u00ebr epror, nuk i kam pasqyruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport-informacion\u2026\u201d!), thuhet se nuk gjendet n\u00eb Arkivin e Shtetit, Memorie.al, ka siguruar dhe e disponon t\u00eb plot\u00eb (n\u00eb fr\u00ebngjisht dhe n\u00eb shqip), dosjen mjek\u00ebsore t\u00eb Hysni Kapos, t\u00eb cil\u00ebn po e publikojm\u00eb pjes\u00ebrisht, n\u00eb disa numra, bashk\u00eb me faksimilet p\u00ebrkat\u00ebse, ku ndodhen kartela dhe raporte mjek\u00ebsore, nga mjek\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj, sh\u00ebnime t\u00eb ndryshme, epi-kriza, elektrokardiogram, rezultate dhe p\u00ebrgjigje analizash, konsulta mjek\u00ebsh, etj., etj.<\/p>\n<p>Po ashtu, aty ndodhen dhe sh\u00ebnimet e Enver Hoxh\u00ebs, t\u00eb cilat po i publikojm\u00eb bashk\u00eb me faksimilet dhe fotot p\u00ebrkat\u00ebse, q\u00eb ruhen n\u00eb Arkivin Qendror t\u00eb Shtetit, si ato t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Paris, ashtu dhe ato t\u00eb b\u00ebra n\u00eb aeroportin e Rinasit, kur u soll arkivoli me trupin e tij, si dhe varrimin e tij, ku mori pjes\u00eb Enver Hoxha dhe e gjith\u00eb udh\u00ebheqja e lart\u00eb e PPSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>LETRA E KAT\u00cbR MJEK\u00cbVE T\u00cb POLIKLINIK\u00cbS SPECIALE N\u00cb TIRAN\u00cb, MBI GJENDJEN SH\u00cbNDET\u00cbSORE T\u00cb HYSNI KAPOS, NGA VITI 1954, DERI N\u00cb 1959<\/p>\n<p>REPUBLIKA POPULLORE SHQIP\u00cbRIS\u00cb                                                Tiran\u00eb 16 \/V\/ 1959     <\/p>\n<p>MINISTRIA P. BRENDSHME                                                                                       <\/p>\n<p>                                                                RAPORT MJEK\u00cbSOR<\/p>\n<p>Shoku HYSNI KAPO, n\u00eb fund t\u00eb vitit 1954, i u konstatua s\u00ebmundja \u2018DIABETES MELITUS\u2019, form\u00eb e leht\u00eb. U vu n\u00eb regjim t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe vet\u00ebm me an\u00ebn e diet\u00ebs, u mbajt n\u00eb ekuilib\u00ebr, deri n\u00eb Prill 1959. Gjat\u00eb dy vjet\u00ebve t\u00eb fundit, ka patur l\u00ebkundje t\u00eb k\u00ebtij ekuilibri, kjo shkaktohesh n\u00eb periudha me pun\u00eb intensive, por ka patur raste keq\u00ebsimi, edhe kur nuk ka respektuar si\u00e7 duhet regjimin.<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit, s\u00ebmundja ka shkaktuar turbullime t\u00eb lehta n\u00eb zem\u00ebr. Koh\u00eb mbas kohe, paraqet \u00e7rregullime t\u00eb gjumit. Nga ana stomatologjike (e goj\u00ebs), paraqet \u2018pyorrhea alveolare\u2019 kronike, me periudha keq\u00ebsimi, p\u00ebr t\u00eb cilat b\u00ebn\u00eb kura her\u00eb mbas here. Paraqet kontraktura n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00ebt e dy duarve.<\/p>\n<p>M\u00eb 24\/ IV\/1959, n\u00eb Kin\u00eb pati nj\u00eb \u2018PLEURITIS EXUDATIVA BASALIS DEX\u2019. Dhe nj\u00eb hije pulmonare, p\u00ebr t\u00eb cilat u kurua me antibiotik\u00eb dhe tash fenomenet jan\u00eb absorbuar dhe pacienti gjendet n\u00eb periudh\u00ebn e konvaleshenc\u00ebs. Kjo gjendje shkaktoi keq\u00ebsimin e Diabetit, p\u00ebr t\u00eb cilin u fillua kura me insulin\u00eb; pacienti kish humbur dy kg. pesh\u00eb.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e s\u00ebmundjes q\u00eb kaloi n\u00eb nj\u00eb teren diabetik jemi t\u00eb mendimit q\u00eb pacienti t\u00eb b\u00ebj\u00eb pushim deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji; N\u00eb rast se s\u00ebmundja do t\u00eb ket\u00eb dekurs t\u00eb favorsh\u00ebm, si t\u00eb deritash\u00ebm, mendojm\u00eb q\u00eb mbas nj\u00eb konsulte, t\u00eb filloj\u00eb pun\u00eb t\u00eb kufizuar, jo m\u00eb tep\u00ebr se kat\u00ebr or\u00eb pun\u00eb n\u00eb dit\u00eb. \u00cbsht\u00eb e nevojshme q\u00eb muajin Korrik dhe Gusht, t\u00eb kaloj\u00eb pushimet n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi pushimi, n\u00eb B. Sovjetik.<\/p>\n<p>(Dr. S. Agalliu) d.v , (Dr. Xh. Gjata) d.v.,  (Dr. F. Hoxha) d.v.  (Dr. G. Daiu)<\/p>\n<p>                                                  SEKRETARIATIT T\u00cb K.Q. T\u00cb P.P.SH.<\/p>\n<p>                                                                     Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet shoku Hysni Kapo prej shum\u00eb koh\u00ebsh vuan nga \u2018Diabetes Mellitue\u2019 (s\u00ebmundja sheqerit). Deri n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, s\u00ebmundja ka patur dukuri t\u00eb leht\u00eb dhe t\u00eb stabilizuar pa insulin\u00eb, vet\u00ebm me diet\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb udh\u00ebtimit n\u00eb Kin\u00eb, u s\u00ebmur nga \u2018pleuritic eksudativa\u2019 gj\u00eb q\u00eb i shkaktoi keq\u00ebsimin e diabetit, k\u00ebshtu q\u00eb u desh atje t\u00eb fillonte insulin\u00ebn. Fill mbas ardhje nga Kina u kontrollua gjendja e tij sh\u00ebndet\u00ebsore dhe u dhan\u00eb rekomandimet e duhura n\u00eb lidhje me regjimin e pun\u00ebs dhe t\u00eb jetes\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me raport \u00ebsht\u00eb njoftuar sekretariati.<\/p>\n<p>At\u00ebhere parashikonim se situata do t\u00eb shkonte n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim dhe shpresonim se mbas nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, gradualisht do ta hiqnim insulin\u00ebn, mir\u00ebpo fakti q\u00ebndron ndryshe. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb insulina deri m\u00eb sot (15-20 Unite) protaminezine por edhe p\u00ebrmbajtja e sheqerit n\u00eb urin\u00ebn e pacientit, paraqit oshilacione (hipje-zbritje) t\u00eb theksuara, gj\u00eb q\u00eb tregon se gjendja nuk \u00ebsht\u00eb as pak e ekuilibruar.<\/p>\n<p>Kemi v\u00ebn\u00eb re se shifrat ngrihen kur pacienti ka qen\u00eb i okupuar me pun\u00eb intensive dhe regjimi i jetes\u00ebs, \u00ebsht\u00eb \u00e7rregulluar \u2013 ka ngr\u00ebn\u00eb von\u00eb drek\u00eb, ka fjetur von\u00eb, kurse shifrat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme, kur uronat merreshin dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, ose mbas ndonj\u00eb dite feste, ose edhe n\u00eb periudha, q\u00eb nuk ka patur pun\u00eb intensive.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se p\u00ebr kurimin e Diabetit, nuk mjafton vet\u00ebm dieta dhe insulin\u00eb, nj\u00eb rol t\u00eb madh dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, lot dhe regjimi i jetes\u00ebs s\u00eb rregullt, s\u00eb rekomanduar.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebr t\u00eb mos u agravuar s\u00ebmundja dhe p\u00ebr t\u00eb patur rezultate t\u00eb mira dhe nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb sigurt t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb shokut Hysni Kapo, rekomandojm\u00eb si t\u00eb nevojshme:<\/p>\n<p>        (Dr. F. Hoxha), (Dr. Xh. Gjata) d.v., (Dr. Gr. Daiu)<\/p>\n<p>SH\u00cbNIMI ENVER HOXH\u00cbS ME SHKRIMIN E TIJ, MBI LETR\u00cbN E MJEK\u00cbVE N\u00cb RAPORTIN P\u00cbR GJENDJEN SH\u00cbNDET\u00cbSORE T\u00cb HYSNI KAPOS, N\u00cb VITIN 1959<\/p>\n<p>Jam dakort q\u00eb shoku Hysni, t\u00eb zbatoj\u00eb rigorozisht vendimet e mjek\u00ebve, ashtu si\u00e7 m\u00eb kan\u00eb informuar dhe mua. Do flas dhe vet\u00eb m\u00eb Hysnin\u00eb.<\/p>\n<p>SH\u00cbNIMI NGA SHEFI I KABINETIT T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS<\/p>\n<p>U vu n\u00eb dijeni dhe shoku Haki, p\u00ebr sh\u00ebnimin e shokut Enver.<\/p>\n<p>                             23. XI. 1959<\/p>\n<p>LETRA E DREJTORIT T\u00cb KLINIK\u00cbS SPECIALE, DR. PAVLLO MILO, N\u00cb VITIN 1960, DREJTUAR KOMITETIT QENDROR T\u00cb PPSH, MBI GJENDJEN SH\u00cbNDET\u00cbSORE T\u00cb HYSNI KAPOS<\/p>\n<p>REPUBLIKA POPULLORE E SHQIP\u00cbRIS\u00cb                                 Tiran\u00eb, m\u00eb 31\/XII\/1960<\/p>\n<p>Nr._____ Sekret                                        <\/p>\n<p>                                          KOMITETIT QENDROR T\u00cb P.P.SH.<\/p>\n<p>                                                            TIRAN\u00cb<\/p>\n<p>Shoku Hysni Kapo k\u00ebto dy vjet\u00ebt e fundit, vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ngritje t\u00eb tensionit arterial, sidomos k\u00ebto gjasht\u00eb muajt e fundit t\u00eb vitit 1969.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb terapin\u00eb antihypertensive, shifrat e tensionit mbeten t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh se vuan edhe nga diabeti, s\u00ebmundje k\u00ebto q\u00eb predispozojn\u00eb skleroz\u00ebn e artereve, komisioni mjek\u00ebsor, me Prof. F. Hoxh\u00ebn, Dr. Y. Pop\u00ebn, Dr. N. Shurbanin, rekomandon si masa profilaktike, t\u00eb domosdoshme:<\/p>\n<p>                      (Pavllo Milo)<\/p>\n<p>LETRA E POLIKLINIK\u00cbS SPECIALE N\u00cb TIRAN\u00cb, DREJTUAR BYROS\u00cb POLITIKE, LIDHUR ME GJENDJEN SH\u00cbNDET\u00cbSORE T\u00cb HYSNI KAPOS<\/p>\n<p>REPUBLIKA POPULLORE SHQIP\u00cbRIS\u00cb                                    Tiran\u00eb, 23.5.1961<\/p>\n<p>Nr._____ Prot.                                         <\/p>\n<p>                                      BYROS\u00cb POLITIKE T\u00cb K. Q. P. P. SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit shoku Hysni Kapo, ka shfaqur gjendje hypoglicemike me t\u00eb dredhura, uri e fort\u00eb, nxeht\u00ebsi n\u00eb trup dhe boshll\u00ebk n\u00eb kok\u00eb dhe shoq\u00ebruar me dob\u00ebsi t\u00eb theksuar.<\/p>\n<p>Kjo gjendje ju paraqit 2 jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur ishte n\u00eb Lushnj\u00eb, si dhe disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet Tiran\u00eb. K\u00ebto shfaqje jan\u00eb delikate dhe t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb evituar k\u00ebto, duhen b\u00ebr\u00eb ekzaminimet e urin\u00ebs, \u00e7do 2-3 dit\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 rastevet kur duhen b\u00ebr\u00eb dhe \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Ekzaminimet e urin\u00ebs jan\u00eb t\u00eb domosdoshme, pse n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre ekzaminimevet, b\u00ebhet dozazhi i kur\u00ebs me insulin\u00eb; Pse sasia e insulin\u00ebs caktohet si mbas sheqerit n\u00eb urin\u00eb. Nj\u00eb sasi insulin\u00eb q\u00eb b\u00ebhet sot, pas pak dite, mund t\u00eb mos jet\u00eb e p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 analizavet t\u00eb urin\u00ebs, i s\u00ebmuri p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mjekim t\u00eb rregullt, duhet t\u00eb mbaj\u00eb diet\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse dhe t\u00eb respektoj\u00eb rigorozisht or\u00ebt e ushqimit, si dhe t\u00eb \u00e7lodhjes (mbasi t\u00eb ket\u00eb ngr\u00ebn\u00eb pak n\u00eb or\u00ebn 11.00, drek\u00ebn duhet ta haj\u00eb, jo m\u00eb von\u00eb se ora 14.00)<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 2 her\u00eb pushim n\u00eb vit.<\/p>\n<p>            P\u00cbR KOMISIONIN E POLIKLINIK\u00cbS<\/p>\n<p>PROFESOR F. HOXHA                PROFESOR XH. GJATA             Dr. PAVLLO MILO<\/p>\n<p> P.S. Komisioni rekomandon k\u00ebshillimet e dh\u00ebna n\u00eb raportet e m\u00ebparshme, p\u00ebr shok\u00ebt e tjer\u00eb. Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/dosja-sekrete-e-hysni-kapos-shenimi-i-enverit-per-dridhjet-temperaturen-dhe-boshllekun-ne-koke\/\">Dosja sekrete e Hysni Kapos: Sh\u00ebnimi i Enverit p\u00ebr dridhjet, temperatur\u00ebn dhe boshll\u00ebkun n\u00eb kok\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i -Misteri i dosjes mjek\u00ebsore tep\u00ebr sekrete e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb shqip dhe fr\u00ebngjisht e ish-numrit dy t\u00eb regjimit komunist, q\u00eb vdiq n\u00eb Paris, m\u00eb 23 shtator 1979- M\u00eb 23 shtator t\u00eb vitit 1979, 45 vite m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb mjek\u00ebsore t\u00eb Parisit, Hysni Kapo, an\u00ebtar i Byros\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40711","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40711","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40711"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40711\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}