{"id":40630,"date":"2025-09-15T15:16:44","date_gmt":"2025-09-15T15:16:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/15\/deshmia-e-james-rubin-a-ka-me-emer-liria\/"},"modified":"2025-09-15T15:16:44","modified_gmt":"2025-09-15T15:16:44","slug":"deshmia-e-james-rubin-a-ka-me-emer-liria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/15\/deshmia-e-james-rubin-a-ka-me-emer-liria\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia e James Rubin, a ka m\u00eb em\u00ebr liria?"},"content":{"rendered":"<p><span>D\u00ebshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan t\u00eb shtetit dhe njeriut t\u00eb besuar t\u00eb Madeleine Albright, sot n\u00eb Hag\u00eb, n\u00eb procesin kund\u00ebr lider\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb ka ngritur pikpyetjen n\u00ebse epopeja e lavdishme e \u00e7lirimtar\u00ebve ka pasur v\u00ebrtet em\u00ebr. Kur ish presidenti Hashim Tha\u00e7i, bashk\u00eb me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin m\u00ebsuan se do t\u00eb merreshin t\u00eb pandehur, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri nisi nj\u00eb l\u00ebvizje proteste n\u00ebn slloganin \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d. Dometh\u00ebnia e saj ishte se duke burgosur p\u00ebr vrasje dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit udh\u00ebheq\u00ebsit e luft\u00ebs, po njollosej drejtp\u00ebrdrejt e gjith\u00eb beteja e nj\u00eb populli p\u00ebr ti shp\u00ebtuar agresionit serb. <\/span><\/p>\n<p><span>Por, n\u00eb fakt, po t\u00eb d\u00ebgjoje sot rr\u00ebfimin e ish z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb DASH para gjykat\u00ebs t\u00eb dukej sikur liria nuk ka pasur emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm. Aty roli i ish drejtuesit politik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb rezultonte t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb minor, i pap\u00ebrfillsh\u00ebm dhe jo komandues. James Rubin i pyetur nga avokat\u00ebt dhe prokurori vizatoi nj\u00eb lider m\u00eb shum\u00eb figurant, nj\u00eb lloj ministri i jasht\u00ebm tha ai- q\u00eb nuk i urdh\u00ebronte dot komandant\u00ebt, por vet\u00ebm p\u00ebrcillte tek nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt versionin e tyre. Rubin theksoi se Tha\u00e7i nuk ka pasur autoritet dhe as fuqi p\u00ebr t\u00eb ndikuar, se ai nuk i urdh\u00ebronte dot ata, se e gjith\u00eb organizata nuk kishte nj\u00eb struktur\u00eb vertikale, madje se element\u00ebt\u00ebve t\u00eb saj m\u00eb ekstremist\u00eb u trembej edhe vet\u00eb Hashimi.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/15\/rubinskam-informacione-qe-lidhin-thacin-ose-krasniqin-me-pretendimet-per-ekzekutime\/\">Rubin:S\u2019kam informacione q\u00eb lidhin Tha\u00e7in ose Krasniqin me pretendimet p\u00ebr ekzekutime<\/a><\/p>\n<p><span>Ky version i deheroizuar i historis\u00eb ka qen\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs linja kryesore e avokat\u00ebve mbrojt\u00ebs t\u00eb ish presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs. Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb procesit ata e kan\u00eb detyruar edhe vet\u00eb Tha\u00e7in t\u00eb minimizonte rolin e tij dhe t\u00eb drejtoris\u00eb politike n\u00eb udh\u00ebheqjen e luft\u00ebs, duke i transferuar ato tek drejtuesit lokal\u00eb t\u00eb veprimeve ushtarake. <\/span><\/p>\n<p><span>Se p\u00ebrse ka ndodhur kjo kuptohet leht\u00eb po t\u00eb njoh\u00ebsh me detaje aktakuz\u00ebn kund\u00ebr Hashim Tha\u00e7it. As mbi t\u00eb, as mbi Kadri Veselin dhe t\u00eb tjer\u00ebt nuk r\u00ebndojn\u00eb fakte personale se kan\u00eb kryer krime me dor\u00ebn e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Por, p\u00ebr afro mbi 100 viktimat, p\u00ebr torturat mbi civil\u00ebt, zhdukjen e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb brenda vendit dhe at\u00eb t\u00eb ndaj serb\u00ebve apo rom\u00ebve, Tha\u00e7i trajtohet nga prokuror\u00ebt si nj\u00eb lider q\u00eb ka pasur djeni se \u00e7far\u00eb b\u00ebnin komandant\u00ebt e vet. Akuza e \u201cnd\u00ebrmarrjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale (Joint criminal enteprise)\u201d justifikohet me q\u00ebllimin e U\u00c7K p\u00ebr kontrollin e teritorit, duke e spastruar at\u00eb nga shqiptar\u00ebt tradh\u00ebtar\u00eb dhe nga pakicat etnike. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj strategjie lider\u00ebt \u00e7lirimtar\u00eb faj\u00ebsohen se i kan\u00eb ditur dhe pranuar ato q\u00eb ndodhnin n\u00eb burgjet e tmerrshme t\u00eb Kuk\u00ebsit dhe Cahanit, q\u00eb gjendeshin brenda teritorit shqiptar, apo at\u00eb t\u00eb Llapushnikut n\u00eb Kosov\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vrasje, d\u00ebbime dhe tortura tashm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetuara, avokat\u00ebt mbrojt\u00ebs kan\u00eb zgjedhur taktik\u00ebn e nj\u00eb Hashim Tha\u00e7i q\u00eb nuk e pyeste kush, q\u00eb nuk kishte fuqi dhe prej t\u00eb cilit nuk k\u00ebrkohej miratim p\u00ebr gjith\u00e7ka. Ky ishte fiks edhe thelbi i rr\u00ebfimit t\u00eb d\u00ebshmitarit t\u00eb tyre star, James Rubin, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebrmjet 12 t\u00eb p\u00ebrzgjedhurve q\u00eb do p\u00ebrpiqen t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb pozit\u00ebn e ish presidentit n\u00eb syt\u00eb e gjykat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht, kjo strategji deheroizuese, sado jo e moralshme q\u00eb t\u00eb duket, mund t\u00eb jet\u00eb rruga m\u00eb e mir\u00eb juridike p\u00ebr tu p\u00ebrballur me nj\u00eb proses absurd, pa transparenc\u00eb, t\u00eb stargjatur dhe jo proporcional ndaj krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Kundrejt nj\u00eb gjykate politike q\u00eb ndoshta s\u2019duhet t\u00eb kishte ekzistuar fare, kundrejt nj\u00eb gjykimi q\u00eb anashkalon kuadrin e gj\u00ebr\u00eb t\u00eb agresionit serb dhe fokusohet tek krimet e shqiptar\u00ebve, kundrejt izolimit pa fund dhe mbajtjes n\u00eb kushte t\u00eb tmerrshme izolimi t\u00eb t\u00eb akuzuarve, ndoshta m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00ebllimi i arritjes s\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, sesa mjeti\u00a0p\u00ebrmes t\u00eb cilit arrihet ai.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/15\/rubin-thaci-kishte-autoritet-te-kufizuar-ne-firmosjen-e-marreveshjeve-ushtarake\/\">Rubin: Tha\u00e7i kishte autoritet t\u00eb kufizuar n\u00eb firmosjen e marr\u00ebveshjeve ushtarake!<\/a><\/p>\n<p><span>Por ama, si do q\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfundimi i k\u00ebtij gjykimi, n\u00eb pranver\u00ebn e ardhshme apo pak m\u00eb von\u00eb, kjo lloj strategjie e mbrojtjes nuk mund t\u00eb mos l\u00ebr\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb e nes\u00ebrme. Edhe n\u00ebse lirohen edhe n\u00ebse mbeten n\u00eb burg, prij\u00ebsit real\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb u detyruan t\u00eb pohojn\u00eb me goj\u00ebn e tyre se, roli q\u00eb kan\u00eb pasur gjat\u00eb luft\u00ebs nuk ka qen\u00eb ai q\u00eb tregohet n\u00eb legjendat p\u00ebr t\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Paradoksi i l\u00ebvizjes q\u00eb lindi me shpalljen e akuz\u00ebs: \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d u kris dhe u err\u00ebsua n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. P\u00ebr shkak t\u00eb strategjis\u00eb q\u00eb u zgjodh Tha\u00e7i u vizatua si nj\u00eb komandant i dob\u00ebt, pa fuqi mbi rjedh\u00ebn e ngjarjeve dhe pa autoritet p\u00ebr t\u00eb drejtuar luft\u00ebn ndaj ushtris\u00eb serbe. Ai u detyrua ta zhvesh\u00eb mantelin e heroit dhe ky qe d\u00ebnimi m\u00eb i madh p\u00ebr njeriun, politikanin dhe rolin e tij n\u00eb histori.<\/span><\/p>\n<p><span> Askush nuk mund t\u00eb ham\u00ebnd\u00ebsoj\u00eb se cila do t\u00eb kish qen\u00eb rrjedha e ngjarjeve, n\u00ebse ai do t\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb bast p\u00ebr nj\u00eb strategji t\u00eb ndryshme mbrojtjeje n\u00eb proces. Por duke vendosur edhe n\u00eb goj\u00eb t\u00eb protogonist\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, si James Rubin, faktin se ai ka qen\u00eb nj\u00eb lider i pa fuqish\u00ebm dhe pa pesh\u00eb, ai ka hapur siparin e rishkrimit t\u00eb ngjarjeve t\u00eb asaj periudhe. Ky \u00ebsht\u00eb lajmi i par\u00eb i keq q\u00eb vjen nga Haga, shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se gjykata t\u00eb jap\u00eb verdiktin. D\u00ebmi i dyt\u00eb i tij \u00ebsht\u00eb se pasojat nuk do t\u00eb bien vet\u00ebm mbi fatin personal t\u00eb atyre q\u00eb gjenden n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>\u00a9Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/15\/deshmia-e-james-rubin-a-ka-me-emer-liria\/\">D\u00ebshmia e James Rubin, a ka m\u00eb em\u00ebr liria?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan t\u00eb shtetit dhe njeriut t\u00eb besuar t\u00eb Madeleine Albright, sot n\u00eb Hag\u00eb, n\u00eb procesin kund\u00ebr lider\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb ka ngritur pikpyetjen n\u00ebse epopeja e lavdishme e \u00e7lirimtar\u00ebve ka pasur v\u00ebrtet em\u00ebr. Kur ish presidenti Hashim Tha\u00e7i, bashk\u00eb me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin m\u00ebsuan se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40630","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40630","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40630"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40630\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}