{"id":40510,"date":"2025-09-15T07:48:27","date_gmt":"2025-09-15T07:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/15\/gjermanet-quhen-pushtues-paqesor-te-greqise-pasi-me-ta-bashkepunuan-me-mijera-qytetare-kurse-camet-ana-e-panjohur-e-historise-se-fqinjeve-tane\/"},"modified":"2025-09-15T07:48:27","modified_gmt":"2025-09-15T07:48:27","slug":"gjermanet-quhen-pushtues-paqesor-te-greqise-pasi-me-ta-bashkepunuan-me-mijera-qytetare-kurse-camet-ana-e-panjohur-e-historise-se-fqinjeve-tane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/15\/gjermanet-quhen-pushtues-paqesor-te-greqise-pasi-me-ta-bashkepunuan-me-mijera-qytetare-kurse-camet-ana-e-panjohur-e-historise-se-fqinjeve-tane\/","title":{"rendered":"\u201cGjerman\u00ebt quhen pushtues paq\u00ebsor t\u00eb Greqis\u00eb, pasi me ta bashk\u00ebpunuan me mij\u00ebra qytetar\u00eb, kurse \u00e7am\u00ebt\u2026\u201d\/ Ana e panjohur e historis\u00eb s\u00eb fqinj\u00ebve tan\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Arben P. Llalla<\/p>\n<p>Periudha q\u00eb kam nisur p\u00ebr t\u00eb shkruar librin ka qen\u00eb nga viti 2008-2016, duke mbledhur materialet pak e nga pak. E kam patur tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur fotografit\u00eb origjinale dhe disa gazeta n\u00eb gjuh\u00ebn greke, p\u00ebr vitet q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb. Shteti grek me strukturat e saj shtet\u00ebrore prej rreth 70 vitesh, e ushqejn\u00eb opinionin e brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm, me libra dhe shkrime t\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebs rreth asaj q\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga viti 1936-1945, n\u00eb lidhje me minoritetin shqiptar n\u00eb \u00c7am\u00ebri-Epiri i Jugut.<\/p>\n<p>KREU VI<\/p>\n<p>Roli i klerik\u00ebve orthodoks grek n\u00eb gjenocidin e viteve 1944-1945, kund\u00ebr popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb \u00c7am\u00ebri<\/p>\n<p>Prandaj mendoj se ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb hapet nj\u00eb diskutim i till\u00eb serioz p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsia n\u00eb vend dhe nderi i \u00e7am\u00ebve. Pas kaq shum\u00eb vitesh \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebhet korrigjimi i k\u00ebsaj historie t\u00eb sh\u00ebmtuar, t\u00eb akuzave t\u00eb pav\u00ebrtetuara p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nga \u00e7am\u00ebt n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Greqis\u00eb dhe grek\u00ebve. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb grek\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt do t\u00eb mund ta shikojn\u00eb njeri-tjetrin n\u00eb sy dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb fqinj\u00ebsin\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Foto 1. Historian\u00ebt dhe studiuesit grek k\u00ebt\u00eb foto e paraqesin se jan\u00eb ushtar\u00ebt \u00e7am me uniform\u00eb gjermane SS. Fotoja origjinale n\u00eb gjuh\u00ebn greke, thot\u00eb se jan\u00eb mysliman\u00ebt nga Bosnja-Hercegovina, me uniforma SS. Kjo foto origjinale gjendet n\u00eb librin e Leon Degrelle; \u201cHistoria e Trupave SS\u201d, botuar n\u00eb Athin\u00eb m\u00eb 1992.<\/p>\n<p>Foto 2. Historian\u00ebt dhe studiuesit grek k\u00ebt\u00eb foto e paraqesin se jan\u00eb ushtar\u00ebt \u00e7am me uniform\u00eb italiane q\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeten nga nj\u00eb oficer gjerman. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb foto studiuesi Robert Elsie shkruan se; jan\u00eb Luft\u00ebtar\u00ebt anti-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebn komand\u00ebn gjermane, vjesht\u00eb 1943.<\/p>\n<p>N\u00eb librin e historianit polak, Janusz Piekalkie\u00ebicz, \u201cKrieg auf Balkan 1940-1945\u201d3, e kemi k\u00ebt\u00eb me sh\u00ebnimin: \u201cAlbanien, Herbst 1943. Von Deutschen aufgestellte Anti-Partisaneneinheit in italienischen Uniformen, mit italienischen Waffen und in selbstgefertigten Schuhen\u201d (Shqip\u00ebri, Vjesht\u00eb 1943. Nj\u00eb nj\u00ebsi anti-partizane e ngritur nga gjerman\u00ebt, me uniforma italiane, me arm\u00eb italiane dhe me k\u00ebpuc\u00eb q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb faqe interneti n\u00eb Greqi, k\u00ebt\u00eb foto e ndeshim duke shoq\u00ebruar nj\u00eb shkrim ku thuhet se jan\u00eb vlleh\u00ebt e Legjioneve Romake t\u00eb Autonomis\u00eb s\u00eb Pindit4. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn foto e gjejm\u00eb me sh\u00ebnimin se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cLegjionet Romake\u201d t\u00eb Vllehve t\u00eb Pindit. Pra, nga k\u00ebrkimet nxjerrim p\u00ebrfundimin se nuk jan\u00eb shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb, por shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Foto 3. Historian\u00ebt dhe studiuesit grek k\u00ebt\u00eb foto e paraqesin se jan\u00eb ushtar\u00ebt \u00e7am me uniform\u00eb italiane dhe gjermane SS. Por, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb me pushtuesit italian\u00eb, duke festuar 28 n\u00ebntorin p\u00ebrpara bustit t\u00eb Abdyl Frash\u00ebrit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb foto edhe serb\u00ebt shkruajn\u00eb se jan\u00eb shqiptar\u00ebt fashist\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Pra nuk b\u00ebhet fjal\u00eb assesi p\u00ebr shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb. Qart\u00eb dallohet se dy njer\u00ebz me rroba civile kan\u00eb plisin e bardh\u00eb n\u00eb kok\u00eb, q\u00eb e mbajn\u00eb shqiptar\u00ebt e ish-Jugosllavis\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Foto 4. Historian\u00ebt dhe studiuesit grek, k\u00ebt\u00eb foto e paraqesin se jan\u00eb ushtar\u00ebt \u00e7am me uniform\u00eb italiane dhe gjermane SS, duke parakaluar n\u00eb \u00c7am\u00ebri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb foto mund t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00ebt e ish-Jugosllavis\u00eb, diku n\u00eb Peje, Prizren ose Prishtin\u00eb, duke festuar 28 n\u00ebntorin.<\/p>\n<p>Qart\u00eb dallohet se njer\u00ebzit kan\u00eb plisin e bardh\u00eb n\u00eb kok\u00eb, q\u00eb e mbajn\u00eb shqiptar\u00ebt e ish-Jugosllavis\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut. Nj\u00eb faqe interneti q\u00eb e kan\u00eb serb\u00ebt shkruajn\u00eb se; jan\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb ish-Jugosllavi.<\/p>\n<p>Foto 5. Historian\u00ebt dhe studiuesit grek k\u00ebt\u00eb foto na e paraqesin se jan\u00eb ushtar\u00ebt \u00e7am me uniform\u00eb gjermane SS, duke biseduar me komandantin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb trupave SS, Heinrich Himmler.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Heinrich Himmler, ka qen\u00eb n\u00eb Greqi n\u00eb maj t\u00eb 1941, por nuk \u00ebsht\u00eb takuar me asnj\u00eb shqiptar t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, por me ushtarak\u00ebt grek.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb fotografi e gjejm\u00eb n\u00eb nj\u00eb faqe interneti greke, me sh\u00ebnimin p\u00ebr fotografin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, se jan\u00eb trupat shqiptare Skanderbeg SS n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Por un\u00eb kam dyshime se fotografia n\u00eb fjal\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb tetor 1942, n\u00eb Kraljevo t\u00eb Serbis\u00eb, duke shikuar kapelat q\u00eb kan\u00eb n\u00eb kok\u00eb civil\u00ebt. Njeri prej tyre mban kapel\u00ebn tradicionale popullore serb, t\u00eb quajtur Shajka\u00e7a.<\/p>\n<p>Heinrich Himmler q\u00ebndroj disa dit\u00eb pran\u00eb trupave gjermane n\u00eb Kraljevo n\u00eb tetor 1942. Por, sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrteta e k\u00ebsaj fotografie, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb, me uniform\u00eb gjermane SS.<\/p>\n<p>Kryeministrat e Greqis\u00eb s\u00eb pas luft\u00ebs, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb gjerman\u00ebve<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb ishin t\u00eb vetmit q\u00eb u masakruan, u p\u00ebrdhunuan, ju rr\u00ebmbye pasuria, u p\u00ebrzun\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre, n\u00ebn akuz\u00ebn se ishin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb gjerman\u00ebve. Kjo akuz\u00eb kolektive p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e re t\u00eb bot\u00ebs, i ndodh nj\u00eb populli q\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuzet kaq r\u00ebnd\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm se disa individ\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkisnin etnis\u00eb s\u00eb saj, ishin spiun\u00eb apo bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb pushtuesit paq\u00ebsor t\u00eb Greqis\u00eb. Gjerman\u00ebt u prit\u00ebn me paqe dhe nderime nga politikan\u00ebt, Kisha greke dhe populli i saj.<\/p>\n<p>Pra, gjerman\u00ebt mund t\u00eb quhen me t\u00eb drejt\u00eb pushtues paq\u00ebsor t\u00eb Greqis\u00eb. Me gjerman\u00ebt bashk\u00ebpunuan mij\u00ebra grek\u00eb, vlleh, sllavo-maqedonas, bullgar\u00eb, rom\u00eb, etj., shtetas t\u00eb Greqis\u00eb, por familjet e k\u00ebtyre bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve nuk u d\u00ebnuan asnj\u00ebher\u00eb, nuk ju sekuestrua pasuria, por nga familjet e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb gjerman\u00ebve dol\u00ebn kryeministra, ministra, deputet, figura t\u00eb shquara t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore t\u00eb Greqis\u00eb, pa u persekutuar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb do sjellim fakte q\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e gjerman\u00ebve u b\u00ebn\u00eb deputet, ministra, kryeministra dhe kryetar shteti t\u00eb Greqis\u00eb, t\u00eb pas viteve 1945. Lista e politikan\u00ebve grek q\u00eb rrjedhin nga familje q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb italian\u00ebve dhe gjerman\u00ebve gjat\u00eb viteve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e madhe, por ne po sjellim emrat e disave q\u00eb jan\u00eb botuar n\u00eb gazetat, revistat dhe librat e autor\u00ebve grek.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunim me gjerman\u00ebt ka patur Gjeorgjio Merkuri, kryetari i partis\u00eb Nacional Socialiste Greke, i cili \u00ebsht\u00eb gjyshi i ish-ministres dhe deputetes s\u00eb ndjer\u00eb Merlina Merkuri. Gjeorgjio Simitis \u00ebsht\u00eb babai i ish-kryeministrit t\u00eb Greqis\u00eb Kosta Gjeorgjios Simitis, 1996-2004, minist\u00ebr 1985-1990.<\/p>\n<p>Gjeorgjio Simitis, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pushtimit gjerman u em\u00ebrua Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Bankave t\u00eb Greqis\u00eb, nj\u00eb post i lart\u00eb shtet\u00ebror. Por n\u00eb vitin 1944, Gjeorgjio Simitis duke nuhatur se gjerman\u00ebt po e humbnin luft\u00ebn, ju bashkua n\u00eb male grupeve t\u00eb rezistenc\u00ebs. Ai, u akuzua p\u00ebr zhdukjen e 8.000 paund, q\u00eb kishin d\u00ebrguar aleat\u00ebt si ndihm\u00eb.<\/p>\n<p>Konstandin G. Karamanlis (1907-1998), ishte nj\u00eb nga politikan\u00ebt e njohur t\u00eb Greqis\u00eb. Sipas disa dokumenteve t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, del se ai ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i gjerman\u00ebve n\u00eb Selanik, gjat\u00eb periudh\u00ebs 1941-1945. N\u00eb dokumentin e CIA-as, 16 shtator 1962, thuhet se emri i Konstandin Karmanlis, \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb listat e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb gjerman\u00ebve t\u00eb Merten, p\u00ebr p\u00ebrz\u00ebnien e hebrenjve.<\/p>\n<p>Pas pak koh\u00ebsh pritet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb qarkullim libri i Mitch Fatouros, nj\u00eb greko-amerikan i cili do sjelli t\u00eb dh\u00ebna nga dokumentet e CIA-as, fotografi p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e Konstandin Karamanlisit me pseudonimin \u201cKryepeshkopi\u201d. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pushtimit gjerman, Konstandin Kramanlis shoq\u00ebrohej me nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb quajtur Lili Mak, me origjin\u00eb ruse, e cila ishte agjende e Gestapos gjermane.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1942, italian\u00ebt e arrestojn\u00eb Lili Mak dhe gjyqi e d\u00ebnon me burg, por me nd\u00ebrhyrjen e gjerman\u00ebve, ajo u liriu. N\u00eb vitin 1946, Lili Mak, bashk\u00eb me n\u00ebn\u00ebn e saj Elenin, dol\u00ebn p\u00ebrpara gjykat\u00ebs greke n\u00eb Athin\u00eb, me akuz\u00ebn si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb gjerman\u00ebve. Ato u mbrojt\u00ebn n\u00eb gjyq nga avokati dhe deputeti Konstandin Karamanlis, i cili e fitoj gjyqin dhe nuk u d\u00ebnuan.<\/p>\n<p>Kryeministrat e Greqis\u00eb s\u00eb pas luft\u00ebs bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb gjerman\u00ebve<\/p>\n<p>Konstandin G. Karamanlisi, q\u00eb nga viti 1946 ka qen\u00eb deputet, minist\u00ebr dhe kat\u00ebr her\u00eb kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb nga viti 1955-1963, 1974-1980. N\u00eb vitin 1980-1985, ishte Kryetar i Republik\u00ebs Demokratike t\u00eb Greqis\u00eb, gjithashtu edhe m\u00eb 1990 \u2013 1995 ishte Kryetar i Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Konstandin Karamalisi, \u00ebsht\u00eb xhaxhai i ish-kryetarit t\u00eb partis\u00eb Demokracia e Re, Kosta Aleksand\u00ebr Karamanlis, i cili ishte kryeminist\u00ebr m\u00eb 2004-2009. Nga viti 1989 e deri m\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb deputet i Demokracis\u00eb s\u00eb Re n\u00eb Kuvendin e Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjeorgjios Joanis Rallis (1918-2006), \u00ebsht\u00eb djali i kryeministrit t\u00eb Greqis\u00eb 1943-1944, Joani Rallis, i cili ishte bashk\u00ebpun\u00ebtor i gjerman\u00ebve dhe vdiq n\u00eb burg. Gjeorgjios Rallis n\u00eb vitin 1950, u zgjodh deputet n\u00eb Kuvendin e Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb minist\u00ebr i disa ministrive nga vitet 1950-1958, 1961-1963, 1967, 1974-1980. N\u00eb vitin 1980-1981, ishte kryetar i partis\u00eb Demokracia e Re dhe kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb. Dha dor\u00ebheqje si deputet dhe u t\u00ebrhoq nga jeta politike n\u00eb vitin 1993.<\/p>\n<p>Konstandinos Micotaqis (1918-), \u00ebsht\u00eb njeri nga politikan\u00ebt e fort\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb. Micotaqi \u00ebsht\u00eb nipi i ishkryeministrit Elefteros Venizellos. Konstandin Micotaqi u zgjodh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb deputet n\u00eb vitin 1946, m\u00eb 2004 dha dor\u00ebheqjen si deputet dhe nga jeta politike.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb minist\u00ebr i disa ministrive m\u00eb 1965-1966, 1978-1981. N\u00eb vitin 1984 u zgjodh kryetar i partis\u00eb Demokracia e Re, dhe m\u00eb 1990-1993, ishte kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb. \u00cbsht\u00eb babai i dy deputet\u00ebve, Dora Bakojani dhe Qiriako Micotaqis.<\/p>\n<p>Gazeta greke \u2018AVRIANI\u2019 e qershorit t\u00eb vitit 1985, botoj nj\u00eb fotografi ku shihet Konstandin Micotaqis, n\u00eb mes t\u00eb dy ushtar\u00ebve gjerman\u00eb. N\u00eb vitin 1989, pas r\u00ebnies s\u00eb murit t\u00eb Berlinit, dy ish-agjent\u00ebt e STASIT t\u00eb Gjermanis\u00eb Lindore deklaruan n\u00eb nj\u00eb emision televiziv se kishin marr\u00eb porosi q\u00eb t\u00eb gjenin materiale ku t\u00eb v\u00ebrtetohet bashk\u00ebpunimi i Micotaqit me nazist\u00ebt gjerman\u00eb.<\/p>\n<p>Ata kishin gjetur fotografin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb dhe ua dhan\u00eb porosit\u00ebsve. Pas disa vitesh gazeta \u2018AVRIANI\u2019, botoj nj\u00eb shkrim ku deklaronte se fotografin\u00eb ku shihet Micotaqis, me dy ushtar gjerman\u00eb ua kishte dh\u00ebn\u00eb drejtuesi i lart\u00eb i PASOK-ut, Kosta Laliotis.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrteta ka bashk\u00ebpunuar apo jo me gjerman\u00ebt ish-kryeministri Micotaqis, as gazeta \u2018AVRIANI\u2019, as Lalioti q\u00eb u p\u00ebrfol se e ka siguruar k\u00ebt\u00eb foto, dhe asnj\u00eb individ\u00eb q\u00eb e botoj nd\u00ebr vite, familja Micotaqis nuk ngriti padi penale p\u00ebr shpifje ndaj tyre. Kjo le t\u00eb n\u00ebnkuptosh se fotografia kishte qen\u00eb origjinale.<\/p>\n<p>Kosta A. Karamanlis (1956- ), \u00ebsht\u00eb djali i v\u00ebllait t\u00eb Konstandin G. Karamanlisit, i cili \u00ebsht\u00eb akuzuar koh\u00ebve t\u00eb fundit si bashk\u00ebpun\u00ebtor i gjerman\u00ebve dhe ka patur t\u00eb dashur n\u00eb periudh\u00ebn e pushtimit gjerman, nj\u00eb agjende t\u00eb Gestapos, Lili Mak. Kosta Karamanlis, u zgjodh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb deputet m\u00eb 1989 me partin\u00eb Demokracia e Re.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1997 u zgjodh kryetar i partis\u00eb s\u00eb djatht\u00eb Demokracia e Re dhe nga viti 2004-2009. ishte kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb. Vazhdon t\u00eb jet\u00eb deputet i partis\u00eb Demokracia e Re. Pra, Kosta Karamanlisi. u p\u00ebrket atyre familjeve q\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me gjerman\u00ebt. gjat\u00eb viteve 1941-1944.<\/p>\n<p>Evangjelios Meimaraqis (1953-), ish-kryetar i partis\u00eb Demokracia e Re, ish-minist\u00ebr 2006-2009, ish-kryetar i Kuvendit t\u00eb Greqis\u00eb 2012-2015, deputet q\u00eb nga viti 1989, rrjedh nga nj\u00eb familje q\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar se ka p\u00ebrkrahur dhe bashk\u00ebpunuar me gjerman\u00ebt n\u00eb ishullin e Kret\u00ebs.<\/p>\n<p>Familja Meimaraqis, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nxori deputet n\u00eb vitin 1945, Vasileos Meimaraqis, i cili d\u00ebnoj sulmet e kretasve kund\u00ebr ushtris\u00eb gjermane dhe p\u00ebrkrahu qeverin\u00eb e Gjeorgjio \u00c7olakoglu.<\/p>\n<p>Gjyshi i tij me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, avokati Evangjelos Meimaraqis, p\u00ebrkrahu ushtrin\u00eb gjermane dhe d\u00ebnonte sulmet e guerrilasve kund\u00ebr tyre. Gazeta \u2018AKROPOLI\u2019, 4 qershor 1941, shkruan p\u00ebr vizit\u00ebn e Vasili Meimaraqit n\u00eb kampin e trajtimit t\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb \u00c7olakoglu dhe d\u00ebnoj krimet e kretasve kund\u00ebr gjerman\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 prill 1944, britanik\u00ebt dhe forcat e rezistenc\u00ebs n\u00eb Kret\u00eb, rr\u00ebmbyen gjeneralin gjerman, Heinrich Kraipe. Emri i avokat Evangjelos Meimaraqis, figuron n\u00eb peticionin e intelektual\u00ebve t\u00eb Kret\u00ebs, q\u00eb d\u00ebnonin sulmin dhe rr\u00ebmbimin e gjeneralit gjerman Kraipe. \/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/gjermanet-quhen-pushtues-paqesor-te-greqise-pasi-me-ta-bashkepunuan-me-mijera-qytetare-kurse-camet-ana-e-panjohur-e-historise-se-fqinjeve-tane\/\">\u201cGjerman\u00ebt quhen pushtues paq\u00ebsor t\u00eb Greqis\u00eb, pasi me ta bashk\u00ebpunuan me mij\u00ebra qytetar\u00eb, kurse \u00e7am\u00ebt\u2026\u201d\/ Ana e panjohur e historis\u00eb s\u00eb fqinj\u00ebve tan\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arben P. Llalla Periudha q\u00eb kam nisur p\u00ebr t\u00eb shkruar librin ka qen\u00eb nga viti 2008-2016, duke mbledhur materialet pak e nga pak. E kam patur tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur fotografit\u00eb origjinale dhe disa gazeta n\u00eb gjuh\u00ebn greke, p\u00ebr vitet q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb. Shteti grek me strukturat e saj shtet\u00ebrore prej rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40510","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40510","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40510"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40510\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40510"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40510"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40510"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}