{"id":40481,"date":"2025-09-14T20:48:14","date_gmt":"2025-09-14T20:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/14\/pas-fasades-se-shndritshme-fshihet-realiteti-i-hidhur-tirana-kryeqyteti-qe-i-ka-harruar-personat-me-aftesi-te-kufizuara\/"},"modified":"2025-09-14T20:48:14","modified_gmt":"2025-09-14T20:48:14","slug":"pas-fasades-se-shndritshme-fshihet-realiteti-i-hidhur-tirana-kryeqyteti-qe-i-ka-harruar-personat-me-aftesi-te-kufizuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/14\/pas-fasades-se-shndritshme-fshihet-realiteti-i-hidhur-tirana-kryeqyteti-qe-i-ka-harruar-personat-me-aftesi-te-kufizuara\/","title":{"rendered":"Pas fasad\u00ebs s\u00eb shndritshme fshihet realiteti i hidhur! Tirana, kryeqyteti q\u00eb i ka \u201charruar\u201d personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara"},"content":{"rendered":"<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade, Tirana \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb zhvillimit urban. Nga projektet e reja si Bulevardi i Ri, Unaza e Madhe apo nd\u00ebrhyrjet n\u00eb rrug\u00ebt ekzistuese, i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kryeqytetit nj\u00eb pamje moderne me nd\u00ebrtesa t\u00eb larta, sheshe dhe rrug\u00eb t\u00eb reja. Por, pas fasad\u00ebs s\u00eb shndritshme fshihet nj\u00eb realitet i hidhur p\u00ebr mij\u00ebra persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, pasi Tirana mbetet nj\u00eb qytet i paaksesuesh\u00ebm p\u00ebr ta.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Rampa t\u00eb improvizuara p\u00ebr mbijetes\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>Tanush \u00c7aushi, inxhinier q\u00eb l\u00ebviz p\u00ebrmes nj\u00eb mjeti ndihm\u00ebs (walker) p\u00ebrballet \u00e7do dit\u00eb me munges\u00ebn e rampave dhe korsive t\u00eb dedikuara n\u00eb Tiran\u00eb. Ai detyrohet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb taksi me kosto t\u00eb lart\u00eb, pasi transporti publik p\u00ebr t\u00eb shkuar nga Astiri deri tek zyra n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb stadiumit \u201cAir Albania nuk \u00ebsht\u00eb i aksesuesh\u00ebm. \u00c7aushi thot\u00eb: \u201cPjerr\u00ebsia e rampave duhet 7%, jo e l\u00ebmuar, gj\u00eb q\u00eb edhe kur vendosen nuk zbatohen kriteret. Mungesa e rampave n\u00eb institucione publike apo private shpeshher\u00eb m\u00eb ka penguar marrjen e sh\u00ebrbimit\u201d.<\/p>\n<p><em>Rruga \u201cPetronini Luarasi\u201d<\/em><\/p>\n<p>Historia e Tanush \u00c7aushit tregon se kjo kategori shpesh detyrohet t\u00eb improvizojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb nuk i mendon.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb munges\u00eb t\u00eb rampave, jam detyruar t\u00eb vendos vet\u00eb tre rampa n\u00eb pallatin ku jetoj,\u201d shprehet \u00c7aushi.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Rrug\u00ebt e reja, me pengesa t\u00eb vjetra<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb nj\u00eb v\u00ebzhgim n\u00eb terren n\u00eb zona t\u00eb investuara, shohim se n\u00eb zon\u00ebn e Astirit, rampat ekzistuese jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pjerr\u00ebta dhe t\u00eb pasigurta p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Bulevardi i Ri, megjith\u00ebse i nd\u00ebrtuar me trotuare t\u00eb gjera nuk ka sinjalistik\u00eb zanore dhe orientuese p\u00ebr t\u00eb verbrit. N\u00eb rrug\u00ebn e Elbasanit, pas rikonstruksioneve n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij segmenti nuk ka rampa t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs, duke rrezikuar l\u00ebvizjen e personave me karroc\u00eb.<\/p>\n<p><em>Rruga e \u201cElbasanit\u201d<\/em><\/p>\n<p>Tek Liceu Artistik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb korsi e dedikur p\u00ebr personat n\u00eb karroc\u00eb, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb shumten e rasteve p\u00ebrdoret nga bi\u00e7ikletat, madje edhe motor\u00ebt. Rrug\u00ebt e tjera t\u00eb kryeqytetit ofrojn\u00eb trotuare t\u00eb ngushta, t\u00eb mbipopulluara, t\u00eb z\u00ebna nga automjete, me pllaka t\u00eb thyera apo t\u00eb l\u00ebmuara, t\u00eb cilat n\u00eb dit\u00eb shiu kthehen n\u00eb rrezik real p\u00ebr personat n\u00eb karroc\u00eb. Nd\u00ebrsa me infrastruktur\u00ebn e re, kazan\u00ebt e plehrave vendosen n\u00eb korsit\u00eb e bi\u00e7ikletave.<\/p>\n<p>Situata paraqitet shqet\u00ebsuese edhe p\u00ebr 10 000 persona t\u00eb verb\u00ebr, shif\u00ebr sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Shoqata e t\u00eb Verb\u00ebrve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo kategori haset me munges\u00eb t\u00eb trotuareve t\u00eb p\u00ebrshtatura p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur me shkopin orientues, edhe pse investimet jan\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar vet\u00ebm n\u00eb semafor\u00eb akustik\u00eb. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb t\u00eb Verb\u00ebrve, Jonid Ferhati i cili tha: \u201cKur mungojn\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatura si mund t\u00eb shkoj te semafori? Nuk ka rrug\u00eb, nuk ka trotuar p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur p\u00ebrmes shkopit. Nuk ka standard, edhe ndonj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb pa certifikim dhe pa u konsultuar me ne\u201d.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Ligje ka, por mungon zbatimi<\/strong><\/h4>\n<p>Ligji p\u00ebr p\u00ebrfshirjen dhe aksesueshm\u00ebrin\u00eb e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara p\u00ebrcakton q\u00eb t\u00eb gjitha institucionet publike apo private kan\u00eb detyrim p\u00ebr t\u00eb siguruar aksesueshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb gjitha llojet e aft\u00ebsive t\u00eb kufizuara n\u00eb transport, sh\u00ebndet\u00ebsi, kujdes social, arsimim, pun\u00ebsim dhe sh\u00ebrbime e mund\u00ebsi t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr Suela Lalen, aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe drejtuese e fondacionit \u201cS\u00eb Bashku\u201d, problemi nuk q\u00ebndron te mungesa e legjislacionit, por tek zbatimi. Lala: \u201cEdhe kur privati b\u00ebn lejen e nd\u00ebrtimit dhe certifikat\u00ebn e p\u00ebrdorimit, shteti nuk b\u00ebn monitorimin si\u00e7 duhet. Nd\u00ebrkoh\u00eb kemi par\u00eb q\u00eb vet shteti kur investon e anashkalon \u00e7\u00ebshtjen e aksesueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.\u201d<\/p>\n<p>Lala shton se personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga vendimmarrja, n\u00eb nj\u00eb\u00a0 shkelje t\u00eb hapur t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p><em>Bulevardi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d pran\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb<\/em><\/p>\n<p>Edhe Raporti i USAID p\u00ebr monitorimin e aksesueshm\u00ebris\u00eb v\u00ebren moszbatim t\u00eb kuadrit ligjor p\u00ebr t\u00eb drejtat e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse qeveria ka miratuar standardet p\u00ebrkat\u00ebse, ato nuk zbatohen n\u00eb praktik\u00eb. L\u00ebvizja e pavarur n\u00eb rrug\u00eb dhe trotuare \u00ebsht\u00eb pothuajse e pamundur p\u00ebr personat n\u00eb karrige me rrota. Transporti publik dhe shum\u00eb nd\u00ebrtesa publike mbeten t\u00eb paaksesueshme.\u201d thuhet n\u00eb raportin e USAID.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Institucione publike pa akses<\/strong><\/h4>\n<p>Situata paraqitet e nj\u00ebjt\u00eb edhe n\u00eb institucionet publike, shkollat dhe transportin publik. Radio Televizioni Shqiptar \u00ebsht\u00eb pa rampa dhe pa ashensor\u00eb, gj\u00eb q\u00eb v\u00ebshtir\u00ebson l\u00ebvizjen e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. P\u00ebr t\u00eb vijuar me institucione si Parlamenti dhe Bashkia e Tiran\u00ebs q\u00eb nuk kan\u00eb rampa. Kryeministria ka nj\u00eb ramp\u00eb pa standarde, me pjerr\u00ebsi t\u00eb paaksesueshme p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Madje edhe insitucioni i Komisionit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka nj\u00eb ramp\u00eb jasht\u00eb standardeve. Raporti Alternativ mbi zbatimin e Konvent\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara p\u00ebr vitin 2024, tregon se vet\u00ebm 37% e godinave publike kan\u00eb nj\u00eb ramp\u00eb n\u00eb hyrje.<\/p>\n<p><em>Rruga \u201cUrani Pano\u201d, ku trotuari p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt nd\u00ebrpritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur dhe nuk ka pika kalimi t\u00eb mbrojtura<\/em><\/p>\n<p>Qendrat sh\u00ebndet\u00ebsore, zyrat postare dhe madje edhe pavionet e rinovuara t\u00eb Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d (QSUT) vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00ebrisht t\u00eb aksesueshme dhe me mungesa t\u00eb ashensor\u00ebve brenda godinave. Raporti nxjerr n\u00eb pah se 50% e shkollave profesionale dhe q\u00ebndrave t\u00eb formimit profesional jan\u00eb t\u00eb paaksesueshme p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Shkollat ekzistuese kan\u00eb probleme n\u00eb rampa t\u00eb pjerr\u00ebta, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ashensor\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm. Shkollat e rikonstruktuara apo nd\u00ebrtuara pas vitit 2020, t\u00eb gjitha ato q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me fondet e BE n\u00eb Thuman\u00eb, Durr\u00ebs, Tiran\u00eb jan\u00eb me t\u00eb gjitha standardet, ndryshe nga ato t\u00eb nd\u00ebrtuara me fondet e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Rikonstruksioni i Shkoll\u00ebs \u201cMihal Grameno\u201d u b\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb investimi t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, por p\u00ebrve\u00e7 ramp\u00ebs n\u00eb hyrje t\u00eb saj, mungon ashensori i brendsh\u00ebm q\u00eb i vjen n\u00eb ndihm\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb cil\u00ebt l\u00ebvizin me karroc\u00eb. Edhe n\u00eb universitetet publike n\u00eb Tiran\u00eb si ai i Politeknikut, nj\u00eb studente n\u00eb karroc\u00eb shprehet se \u00ebshte e vendosur nj\u00eb ramp\u00eb, por q\u00eb ka nj\u00eb pjerr\u00ebsi aq t\u00eb lart\u00eb saq\u00eb e b\u00ebn t\u00eb paaksesueshme p\u00ebr t\u00eb. Situata \u00ebsht\u00eb ndryshe nga ajo q\u00eb pretendon kryeministri Edi Rama, q\u00eb shkollat e transformuara n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb modele t\u00eb standardeve m\u00eb t\u00eb mira europiane.<\/p>\n<p><em>Rruga \u201cHoxh\u00eb Vokrri\u201d<\/em><\/p>\n<p>Krahas problemeve me rrug\u00ebt, transporti publik \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb p\u00ebr ta. Sipas Dashnor Memajt kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Transportit Urban, linjat e transportit nd\u00ebrqytetas jan\u00eb t\u00eb pajisura me rampa, p\u00ebrve\u00e7 linj\u00ebs s\u00eb \u2018Qytetit Studenti\u2019, nd\u00ebrsa vet\u00ebm linja e Kamz\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pajisur me njoftimet zanore p\u00ebr t\u00eb verb\u00ebrit. Personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar hasen me mungesa t\u00eb stacioneve t\u00eb p\u00ebrshtatura p\u00ebr ta dhe me autobus\u00eb t\u00eb mbipopulluar.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Ankesat tek Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi<\/strong><\/h4>\n<p>Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi ka pranuar qindra ankesa, por rekomandimet mbeten pa mekanizma nd\u00ebshkues. Gjat\u00eb vitit 2024, jan\u00eb depozituar 89 ankesa, n\u00eb raport me 101 ankesa t\u00eb paraqitura gjat\u00eb 2023, n\u00eb t\u00eb cilat ankuesit kan\u00eb pretenduar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shkak diskriminimi.<\/p>\n\n<p>Komisioneri b\u00ebn t\u00eb ditur se nuk jan\u00eb marr\u00eb masat e duhura p\u00ebr plot\u00ebsimin e standardeve t\u00eb aksesueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, sa i p\u00ebrket p\u00ebrcaktimit t\u00eb vendeve t\u00eb parkimit p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, aksesin n\u00eb godinat e nd\u00ebrtuara rishtas apo ato t\u00eb rikonstruktuara, munges\u00ebs s\u00eb aksesueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore, trotuare etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, Tirana \u00ebsht\u00eb ende larg t\u00eb q\u00ebnit nj\u00eb qytet ku mund t\u00eb l\u00ebviz\u00ebsh leht\u00ebsisht si person me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Mungesa e aksesueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb diskriminim, izolim dhe p\u00ebrjashtim nga jeta publike.<\/p>\n<p><em>\/ACQJ \u2013 Albanian Center for Quality Journalism<\/em><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pas-fasades-se-shndritshme-fshihet-realiteti-i-hidhur-tirana-kryeqyteti-qe-i-ka-harruar-personat-me-aftesi-te-kufizuara\/\">Pas fasad\u00ebs s\u00eb shndritshme fshihet realiteti i hidhur! Tirana, kryeqyteti q\u00eb i ka \u201charruar\u201d personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade, Tirana \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb zhvillimit urban. Nga projektet e reja si Bulevardi i Ri, Unaza e Madhe apo nd\u00ebrhyrjet n\u00eb rrug\u00ebt ekzistuese, i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kryeqytetit nj\u00eb pamje moderne me nd\u00ebrtesa t\u00eb larta, sheshe dhe rrug\u00eb t\u00eb reja. Por, pas fasad\u00ebs s\u00eb shndritshme fshihet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40481","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40481\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}