{"id":40423,"date":"2025-09-14T11:31:05","date_gmt":"2025-09-14T11:31:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/14\/pse-turizmi-nuk-mund-te-jete-e-ardhmja-e-shqiperise\/"},"modified":"2025-09-14T11:31:05","modified_gmt":"2025-09-14T11:31:05","slug":"pse-turizmi-nuk-mund-te-jete-e-ardhmja-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/14\/pse-turizmi-nuk-mund-te-jete-e-ardhmja-e-shqiperise\/","title":{"rendered":"Pse turizmi nuk mund t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Turizmi cil\u00ebsohet nga qeveria si nj\u00eb \u201cindustri e r\u00ebnd\u00eb\u201d moderne, nj\u00eb motor i fuqish\u00ebm p\u00ebr rritjen ekonomike. Megjith\u00ebse dyshoj q\u00eb qeveria e beson k\u00ebt\u00eb q\u00eb thot\u00eb!<\/p>\n<p>Q\u00eb prej 2015 , kur fytyra e Englantina Gjermenit nuk gjeti paqe sa her\u00eb kishte para super ministrin Ahmetaj q\u00eb koleksiononte fushat e var\u00ebsis\u00eb si antikuaret, turizmi nuk gjeti vend. N\u00eb fillim ju atashua urbanizimit, me pas ekonomis\u00eb, pastaj mjedisit e s\u00eb fundmi kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Cdo dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb megjithese me v\u00ebshtir\u00ebsi publiku po kupton se turizmi \u00ebsht\u00eb kali i zg\u00ebrlaqur i zhvillimit edhe mjeti ekselent i propagand\u00ebs. Historia na tregon se udh\u00ebheq\u00ebsit autokrat\u00eb shquhen p\u00ebr p\u00ebrdorimin e turizmit si mjet propagande.<\/p>\n<p>P\u00ebrshembull nazist\u00ebt mir\u00ebprit\u00ebn turist\u00eb n\u00eb Rajhut t\u00eb Tret\u00eb, duke mbuluar p\u00ebrgatitjet e tyre p\u00ebr luft\u00eb me p\u00ebrshtypjet sip\u00ebrfaq\u00ebsore, por pozitive t\u00eb turist\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatitjet ushtarake t\u00eb Hitlerit ishin t\u00eb plota, perceptimi i turist\u00ebve t\u00eb huaj se Gjermania naziste nuk p\u00ebrb\u00ebnte asnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen bot\u00ebrore ishte jetike. P\u00ebr Goebbels-in, shefin e propagand\u00ebs naziste pritja e turist\u00ebve ishte \u201cpaqja n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb past\u00ebr t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Frankon e Spanj\u00ebs , turizmi ishte \u201cnj\u00eb form\u00eb efektive e propagand\u00ebs\u201d q\u00eb mund t\u00eb demonstronte \u201clegjitimitetin e Spanj\u00ebs si model ekonomik edhe shoq\u00ebror.\u201d Turist\u00ebt ishin nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb propaganduar \u201cp\u00ebrparimin, rendin dhe qet\u00ebsin\u00eb e Spanj\u00ebs s\u00eb Frankos\u201d.<\/p>\n<p>Por studimi i fundit i Marko Jukic, analist i Bismarck Analysis n\u00eb Palladium, p\u00ebrdor Kroacin\u00eb si nj\u00eb shembull t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se nj\u00eb komb nuk mund t\u00eb zhvillohet nga turizmi. P\u00ebr te arrirur PBB-n\u00eb p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs (100,000 dollar\u00eb), Kroacia do t\u00eb duhej t\u00eb pres\u00eb nj\u00eb num\u00ebr marramend\u00ebs prej 1.93 miliard\u00eb n\u00eb net\u00eb q\u00ebndrimesh turistike n\u00eb vit. N\u00eb vitin 2024, ajo regjistroi 85 milion\u00eb te tilla.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur PBB-n\u00eb p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb (56,000 dollar\u00eb), Kroacia do t\u00eb duhej t\u00eb pes\u00ebfishonte trafikun e saj aktual turistik, nd\u00ebrsa turist\u00ebt duhet te shpenzonin dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb pamund\u00ebsi matematikore dhe logjistike.<\/p>\n<p>Pse turizmi nuk mund te jet\u00eb nj\u00eb nxit\u00ebs ekonomik?!<\/p>\n<p>1) Produktiviteti i ul\u00ebt: Ndryshe nga prodhimi ose teknologjia, sh\u00ebrbimet kryesore turistike kan\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200bp\u00ebr automatizim ose p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme teknologjike. \u00cbsht\u00eb industria niveli i produktivitetit te se cil\u00ebs ka mbetur i pandryshuar p\u00ebr shekuj.<\/p>\n<p>2) Sektor i ekonomis\u00eb se konsumit q\u00eb konsumon burimet natyrore: Nd\u00ebrsa sektor\u00ebt e tjer\u00eb mund t\u00eb shkall\u00ebzohen globalisht, turizmi p\u00ebrdor burimet natyrore t\u00eb kufizuara vendase: plazhet, qytetet . Nd\u00ebrsa turizmi rritet, ai i konsumon k\u00ebto burime, duke ushtruar presion mbi gjith\u00e7ka, nga pasurit\u00eb e paluajtshme deri tek kohezioni social.<\/p>\n<p>3) Sektor me ndjeshm\u00ebri ekstreme: Turizmi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ndjesh\u00ebm ndaj krizave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nga pandemit\u00eb dhe luft\u00ebrat deri te recesionet ekonomike. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, industri si teknologjia dhe prodhimi mund t\u00eb inovojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrshtaten, duke krijuar vler\u00eb edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse vendet ne zhvillim po p\u00ebrpiqen ta nd\u00ebrtojn\u00eb pasurin\u00eb e tyre mbi eksportet dhe sh\u00ebrbimet me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00e7\u00ebsht\u00eb me e keqja ekonomia e turizmit, krijon nj\u00eb shoq\u00ebri me dy nivele: nj\u00eb elit\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb kontrollon pasurit\u00eb e paluajtshme dhe nj\u00eb fuqi pun\u00ebtore me kualifikim t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky model as nuk nd\u00ebrton kapital produktiv dhe as nuk zhvillon burimet njer\u00ebzore t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me teknologjit\u00eb e reja.<\/p>\n<p>T\u00eb jesh kamerier ose pronar dhome me qira nuk mund te jet\u00eb e ardhmja q\u00eb ky vend meriton!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/14\/pse-turizmi-nuk-mund-te-jete-e-ardhmja-e-shqiperise\/\">Pse turizmi nuk mund t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Turizmi cil\u00ebsohet nga qeveria si nj\u00eb \u201cindustri e r\u00ebnd\u00eb\u201d moderne, nj\u00eb motor i fuqish\u00ebm p\u00ebr rritjen ekonomike. Megjith\u00ebse dyshoj q\u00eb qeveria e beson k\u00ebt\u00eb q\u00eb thot\u00eb! Q\u00eb prej 2015 , kur fytyra e Englantina Gjermenit nuk gjeti paqe sa her\u00eb kishte para super ministrin Ahmetaj q\u00eb koleksiononte fushat e var\u00ebsis\u00eb si antikuaret, turizmi nuk gjeti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40423","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40423","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40423"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40423\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40423"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40423"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40423"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}