{"id":40369,"date":"2025-09-14T07:57:30","date_gmt":"2025-09-14T07:57:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/14\/analiza-ballkani-mes-droneve-te-nato-s-dhe-raketave-nga-lindja\/"},"modified":"2025-09-14T07:57:30","modified_gmt":"2025-09-14T07:57:30","slug":"analiza-ballkani-mes-droneve-te-nato-s-dhe-raketave-nga-lindja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/14\/analiza-ballkani-mes-droneve-te-nato-s-dhe-raketave-nga-lindja\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Ballkani mes dron\u00ebve t\u00eb NATO-s dhe raketave nga Lindja"},"content":{"rendered":"<p><span>Modernizimi ushtarak n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje pajisjesh. Ai reflekton gar\u00ebn mes fuqive t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ndikim.\u00a0<\/span><span>Serbia manovron me arm\u00eb nga Per\u00ebndimi, Kina, Rusia, nd\u00ebrsa fqinj\u00ebt e saj mbeten kryesisht t\u00eb pajisur me teknologji per\u00ebndimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqip\u00ebris\u00eb, Fatmir Mediu, thot\u00eb se ky kombinim e ka shnd\u00ebrruar Ballkanin prej koh\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb miniatur\u00eb t\u00eb rivalitetit global. Dhe, pasojat e k\u00ebtij pozicionimi shtrihen p\u00ebrtej fush\u00ebs s\u00eb mbrojtjes.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201c\u2026 sepse siguria sot nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje mbrojtjeje. Siguria \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje infrastrukture, teknologjie, politike, ekonomike dhe ushtarake. Marr\u00eb parasysh k\u00ebto, raportet q\u00eb i ka krijuar Serbia [me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn] jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb shqet\u00ebsimi jo t\u00eb vog\u00ebl\u201d,<\/em> thot\u00eb Mediu p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Harmonizimi i modernizimit ushtarak me synimet e deklaruara euroatlantike mbetet \u00e7\u00ebshtje e diskutueshme edhe p\u00ebr Nikolla Lluniqin, konsulent n\u00eb Beograd p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje gjeopolitike dhe t\u00eb siguris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cDo t\u00eb ishte e pritshme q\u00eb \u2013 n\u00ebse t\u00eb gjitha vendet synojn\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb NATO dhe sigurisht n\u00eb Bashkimin Evropian \u2013 struktura evropiane e siguris\u00eb t\u00eb ishte plot\u00ebsisht e p\u00ebrputhshme. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb blerjet ushtarake t\u00eb koordinohen. Por kjo, normalisht, nuk ndodh n\u00eb rajonin ton\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb son\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfunduar dhe narrativ\u00ebve shpesh nacionalist\u00eb dhe agresiv\u00eb\u201d<\/em>, thot\u00eb Lluniq.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, Shqip\u00ebria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb NATO-s; Kosova dhe Bosnje e Hercegovina aspirojn\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen, nd\u00ebrsa Serbia \u2013 edhe pse ushtarakisht neutrale \u2013 \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e programit t\u00eb NATO-s <em>\u201cPartneriteti p\u00ebr paqe\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, n\u00eb parim, kan\u00eb armatim t\u00eb dizajnuar ose t\u00eb p\u00ebrshtatur q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i nd\u00ebrvepruesh\u00ebm. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se pajisjet duhet t\u00eb flasin \u201cgjuh\u00ebn\u201d e nj\u00ebjt\u00eb teknologjike.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes s\u00eb Kosov\u00ebs konfirmojn\u00eb p\u00ebr Exposen\u00eb se \u201ct\u00eb gjitha arm\u00ebt e blera nga Kosova n\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebt e fundit jan\u00eb sipas standardeve t\u00eb NATO-s. Kryesisht jan\u00eb arm\u00eb t\u00eb blera nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Turqia, Gjermania etj\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja Liridona Gashi nuk zbulon se sa \u00ebsht\u00eb shpenzuar k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr armatim, por thekson se kjo qeveri ka investuar \u201cshum\u00ebfish m\u00eb shum\u00eb\u201d se t\u00eb kaluarat.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebt\u00eb muaj, Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb shnd\u00ebrrimit n\u00eb ushtri me kapacitete t\u00eb plota, ka pranuar dron\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga Shtetet e Bashkuara \u2013 modeli RQ-20 Puma LE.<\/span><\/p>\n<p><span>FSK-ja vazhdimisht trajnohet n\u00eb baza amerikane dhe evropiane dhe merr pjes\u00eb edhe n\u00eb ushrime shum\u00ebkomb\u00ebshe, si \u201cDefender Europe\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Kosova ka b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje me Turqin\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e fabrik\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb municionit. Gashi, nga Ministria e Mbrojtjes, thot\u00eb se pritjet jan\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb funksionalizohet \u201cbrenda dy vjet\u00ebsh\u201d. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin ushtarak t\u00eb shpallur n\u00eb mars mes Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb, thot\u00eb se aktualisht \u201c\u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrpiluar plani i p\u00ebrbashk\u00ebt i aktiviteteve\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vij\u00eb me NATO-n jan\u00eb edhe Forcat e Armatosura t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs. Sipas planit t\u00eb shpallur vjetor, ato do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb 17 ushtrime k\u00ebt\u00eb vit, p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit me NATO-n, nismave rajonale dhe marr\u00ebveshjeve dypal\u00ebshe n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga t\u00eb dh\u00ebnat doganore n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend duket se Bosnje e Hercegovina eksporton arm\u00eb kryesisht n\u00eb shtetet per\u00ebndimore dhe ato t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, nd\u00ebrsa importon kryesisht nga vendet fqinje dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb dallon n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb Serbia. Pjes\u00ebmarrja n\u00eb programin \u201cPartneriteti p\u00ebr paqe\u201d i mund\u00ebson bashk\u00ebpunim t\u00eb kufizuar me NATO-n, por nd\u00ebrveprimet me Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb e vendosin jasht\u00eb modelit t\u00eb fqinj\u00ebve t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span>Deri para pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs, Serbia mb\u00ebshtetej kryesisht tek arm\u00ebt ruse, nd\u00ebrsa pas ndryshimeve gjeopolitike, ajo iu drejtua Kin\u00ebs, nga ku bleu, mes tjerash, dron\u00eb luftarak\u00eb e sisteme raketore.<\/span><\/p>\n<p><span>Korrikun q\u00eb shkoi, nj\u00ebsit\u00eb speciale t\u00eb ushtris\u00eb serbe zhvilluan edhe st\u00ebrvitjen e tyre t\u00eb par\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me ushtar\u00eb nga Kina, n\u00eb provinc\u00ebn Hebei, pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve t\u00eb BE-s\u00eb, ku Serbia synon t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet.<\/span><\/p>\n<p><span>Jav\u00ebn e kaluar, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ishte n\u00eb nj\u00eb samit n\u00eb Kin\u00eb dhe paralajm\u00ebroi blerje t\u00eb reja arm\u00ebsh nga shteti komunist.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cSot, Kina \u00ebsht\u00eb investitori m\u00eb i madh n\u00eb Serbi, si vend i vet\u00ebm \u2013 me 7.2 miliard\u00eb euro. K\u00ebt\u00eb vit, Republika Popullore e Kin\u00ebs dhe Serbia do t\u00eb ken\u00eb rreth 8.5 miliard\u00eb euro shk\u00ebmbime tregtare\u201d,<\/em> tha Vu\u00e7iq.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Institutit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb K\u00ebrkimeve p\u00ebr Paqen n\u00eb Stokholm (SIPRI), Serbia ka b\u00ebr\u00eb shpenzimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ushtarake n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor gjat\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit, duke bler\u00eb armatim si nga Per\u00ebndimi, ashtu edhe nga Lindja.<\/span><\/p>\n<p><span>Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2024, ajo ndau 2.2 miliard\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr ushtrin\u00eb \u2013 rreth pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Shqip\u00ebria, q\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s. Kosova ndau rreth 162 milion\u00eb, krahasuar me 90 milion\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vitin 2020.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr Mediun, \u00e7ekuilibri i till\u00eb n\u00eb investimet ushtarake ngre \u201cflamurin e kuq\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cSerbia \u2013 po t\u2019i shoh\u00ebsh politikat e saj n\u00eb Bosnje e Herecegovin\u00eb e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 nuk ka hequr dor\u00eb kurr\u00eb nga pretendimet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur, si\u00e7 thot\u00eb ajo, popullsin\u00eb serbe. \u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjti narrativ q\u00eb ka p\u00ebrdorur edhe Rusia [p\u00ebr pushtimin e Ukrain\u00ebs]. Pra, ajo s\u2019ka p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga dominimi n\u00eb rajonin e Ballkanit\u201d,<\/em> thot\u00eb Mediu.<\/span><\/p>\n<p><span>Si arsyetim p\u00ebr armatosjen e Serbis\u00eb, Vu\u00e7iq shpesh p\u00ebrmend \u201ck\u00ebrc\u00ebnimet nga fqinj\u00ebsia\u201d, pa specifikuar se prej kujt. \u201cNe nuk do t\u00eb prekim ask\u00ebnd, vet\u00ebm do t\u00eb mbrojm\u00eb territorin dhe integritetin ton\u00eb\u201d, deklaroi jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Pekin.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr Lluniqin, kjo retorik\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb brendsh\u00ebm. Por, p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb balancuar mes t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar mund t\u2019i kthehen bumerang.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00ebse kriza aktuale gjeopolitike eskalon, at\u00ebher\u00eb edhe vet\u00eb Serbia do t\u00eb ishte n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndjeshme, ku askush nuk do ta pranonte statusin e saj neutral. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb do ta perceptonin Serbin\u00eb si nj\u00eb partnere t\u00eb pabesueshme\u201d,<\/em> vler\u00ebson Lluniq.<\/span><\/p>\n<p><span>Radio Evropa e Lir\u00eb ka k\u00ebrkuar koment edhe nga NATO-ja, edhe nga BE-ja p\u00ebr orientimin e Serbis\u00eb gjithnj\u00eb e nga Kina, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje prej asnj\u00ebrit institucion.<\/span><\/p>\n<p><span>Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thot\u00eb se Kina k\u00ebrkon pik\u00ebmb\u00ebshtetje n\u00eb Evrop\u00eb dhe Serbia, me nevojat e saj ekonomike dhe me l\u00ebkundjet e vazhdueshme mes Lindjes e Per\u00ebndimit, \u00ebsht\u00eb partnere t\u00ebrheq\u00ebse.<\/span><\/p>\n<p><span>Shea nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Vu\u00e7iq, p\u00ebr shkak t\u00eb trazirave t\u00eb brendshme dhe tensioneve rajonale, t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb konfrontuese edhe ndaj fqinj\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai thot\u00eb se NATO-ja duhet t\u2019i monitoroj\u00eb nga af\u00ebr zhvillimet e siguris\u00eb, sidomos p\u00ebrgjat\u00eb kufijve dhe n\u00eb zonat e prira p\u00ebr trazira, dhe t\u00eb jet\u00eb e gatshme t\u00eb reagoj\u00eb shpejt n\u00ebse tensionet p\u00ebrshkall\u00ebzohen.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cMendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme tani q\u00eb NATO-ja t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb rajon, i cili do t\u00eb punonte bashk\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e BE-s\u00eb dhe t\u00eb SHBA-s\u00eb\u201d,<\/em> thot\u00eb Shea p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr Kosov\u00ebn, Serbia mbetet k\u00ebrc\u00ebnimi kryesor p\u00ebr sigurin\u00eb dhe stabilitetin. Dy vjet m\u00eb par\u00eb, grupe t\u00eb armatosura serb\u00ebsh sulmuan Policin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb, duke vrar\u00eb nj\u00eb polic. Beogradi mohoi p\u00ebrfshirjen, por autoritetet e Kosov\u00ebs than\u00eb se kan\u00eb prova q\u00eb e lidhin at\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me sulmin.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas profesor Fidair Berish\u00ebs, nga Akademia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Siguri Publike, Serbia nuk heq dot dor\u00eb nga pretendimet territoriale ndaj Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNeve na duhet nj\u00eb bashk\u00ebpunim i fort\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar sidomos me pes\u00eb vendet e QUINT-it. Garancia m\u00eb e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb NATO dhe nj\u00eb bashk\u00ebpunim i sinqert\u00eb dhe m\u00eb i thelll\u00eb me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d,<\/em> thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Rruga e Kosov\u00ebs drejt NATO-s \u00ebsht\u00eb ende e gjat\u00eb, meq\u00eb kat\u00ebr vende t\u00eb aleanc\u00ebs nuk e njohin shtet\u00ebsin\u00eb e saj. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, si\u00e7 vler\u00ebsojn\u00eb komentuesit, Ballkani Per\u00ebndimor ka zbritur n\u00eb list\u00ebn e prioriteteve t\u00eb Per\u00ebndimit \u2013 i tejkaluar nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb dhe konfliktet n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/span><\/p>\n<p><span>Mediu sugjeron krijimin e kapaciteteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ushtarake.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cE vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb k\u00ebtij lloj agresioni politik t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u2019i nd\u00ebrtojm\u00eb tri elemente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: nj\u00eb deterranc\u00eb ushtarake t\u00eb vendeve t\u00eb NATO-s n\u00eb rajonin e Ballkanit, nj\u00eb deterranc\u00eb politike p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb dhe nj\u00eb deterranc\u00eb ekonomike. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn\u201d<\/em>, thot\u00eb ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes.<\/span><\/p>\n<p><span>Duke iu referuar p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb vendeve baltike, ai e vler\u00ebson nism\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe Kroacis\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb mbrojtje, me shpres\u00ebn q\u00eb ajo t\u00eb ngrihet n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb avancuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Serbia, nga ana e saj, e ka kund\u00ebrshtuar ashp\u00ebr at\u00eb, duke paralajm\u00ebruar se nuk do t\u00eb pranoj\u00eb veprime t\u00eb nj\u00ebanshme q\u00eb, sipas saj, cenojn\u00eb integritetin territorial.<\/span><\/p>\n<p><span>Shea, i njohur si z\u00ebri i NATO-s gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 1999, e mbyll me nj\u00eb mesazh thelb\u00ebsor: askush nuk duhet lejuar t\u00eb zihet n\u00eb befasi. Sipas tij, filozofia e Napoleonit t\u00eb Madh e p\u00ebrmbledh thjesht k\u00ebt\u00eb parim: \u201cMund t\u00eb t\u00eb falet n\u00ebse humb nj\u00eb betej\u00eb, por jo n\u00ebse t\u00eb kapin t\u00eb pap\u00ebrgatitur\u201d. \/Marr\u00eb nga Radio <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/ballkani-mes-droneve-te-nato-s-dhe-raketave-nga-lindja\/33529678.html\">Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/14\/analiza-ballkani-mes-droneve-te-nato-s-dhe-raketave-nga-lindja\/\">Analiza\/ Ballkani mes dron\u00ebve t\u00eb NATO-s dhe raketave nga Lindja<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Modernizimi ushtarak n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje pajisjesh. Ai reflekton gar\u00ebn mes fuqive t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ndikim.\u00a0Serbia manovron me arm\u00eb nga Per\u00ebndimi, Kina, Rusia, nd\u00ebrsa fqinj\u00ebt e saj mbeten kryesisht t\u00eb pajisur me teknologji per\u00ebndimore. Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqip\u00ebris\u00eb, Fatmir Mediu, thot\u00eb se ky kombinim e ka shnd\u00ebrruar Ballkanin prej koh\u00ebsh n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40369","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40369"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40369\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}