{"id":40366,"date":"2025-09-14T08:48:30","date_gmt":"2025-09-14T08:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/14\/vjehrrin-tim-e-nxiti-sigurimi-te-bente-vetevrasje-duke-u-hedhur-nga-nje-ure-ne-periferi-te-fierit-qe-populli-te-thoshte-ja-keshtu-e-kane-shehajt-deshmia-e-rralle-e-bas\/"},"modified":"2025-09-14T08:48:30","modified_gmt":"2025-09-14T08:48:30","slug":"vjehrrin-tim-e-nxiti-sigurimi-te-bente-vetevrasje-duke-u-hedhur-nga-nje-ure-ne-periferi-te-fierit-qe-populli-te-thoshte-ja-keshtu-e-kane-shehajt-deshmia-e-rralle-e-bas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/14\/vjehrrin-tim-e-nxiti-sigurimi-te-bente-vetevrasje-duke-u-hedhur-nga-nje-ure-ne-periferi-te-fierit-qe-populli-te-thoshte-ja-keshtu-e-kane-shehajt-deshmia-e-rralle-e-bas\/","title":{"rendered":"\u201cVjehrrin tim e nxiti Sigurimi t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebvrasje, duke u hedhur nga nj\u00eb ur\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb Fierit, q\u00eb populli t\u00eb thoshte: ja k\u00ebshtu e kan\u00eb Shehajt\u2026\u201d! \/ D\u00ebshmia e rrall\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb nipit t\u00eb Mehmet Shehut"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ermira Isufaj<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e Kujtimit, djalit t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu, tregon jet\u00ebn e saj si nuse n\u00eb der\u00ebn e Sheh\u00ebve. Marr\u00ebdh\u00ebnia q\u00eb ajo ka pasur me djemt\u00eb e Mehmetit, fundi tragjik i vjehrrit t\u00eb saj, Arshiut, t\u00eb cilin pas ngjarjes s\u00eb bujshme t\u00eb dhjetorit t\u00eb \u201981- ishit Sigurimi i Shtetit e detyroi t\u00eb kryente vet\u00ebvrasje, duke e hedhur nga nj\u00eb ur\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Fierit, si dhe dasma e saj e paharrueshme, ku fisi Shehu u ri takua pas vitesh t\u00eb t\u00ebra ndarjeje\u2026 pas, kur e gjith\u00eb familja e t\u00eb shoqit kishte paguar hara\u00e7et e sistemit komunist, vjehrri i \u201cvet\u00ebvrar\u00eb\u201d, dy kunata t\u00eb ndara nga burrat, p\u00ebr shkak t\u00eb ngjarjes s\u00eb dhjetorit \u201981, i shoqi me pun\u00eb gjysmake dhe merita profesionale, q\u00eb kurr\u00eb nuk i mori vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb xhaxhait t\u00eb tij, Mehmet Shehut, Teuta mendoi se \u201cgjakrat\u201d do t\u00eb ishin shuar dhe gjith\u00e7ka brenda marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb atij fisi, do t\u2019i ishte kthyer normalitetit.<\/p>\n<p>Aq sa ishte frik\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrzier me Sheh\u00ebt, aq kishte edhe kuriozitet q\u00eb e grishte nga brenda p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb nga af\u00ebr nj\u00eb prej familjeve p\u00ebr t\u00eb cilat ishte folur m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb sistemit komunist, sigurisht pas Enver Hoxh\u00ebs. Atmosfera q\u00eb gjeti n\u00eb familjen e t\u00eb shoqit, nipit t\u00eb ish-kryeministrit, ia p\u00ebrmbysi t\u00eb gjitha parashikimet. N\u00eb fillim \u00e7do komunikim i ngjante atij t\u00eb shurdhmemec\u00ebve, vet\u00ebm me gjeste e shenja, sepse familja p\u00ebrgjohej.<\/p>\n<p>Teuta mir\u00ebfilli kuptoi q\u00eb jeta e saj nuk do t\u00eb ishte e leht\u00eb (jo se nuk e kishte \u00e7uar n\u00ebp\u00ebr mend m\u00eb her\u00ebt), por fillimi i nj\u00eb epoke t\u00eb re politike, si\u00e7 ishte prag demokracia, e kishin p\u00ebrmendur pozitivisht, duke e nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar se periudha diktatoriale kishte sosur\u2026! Martesa e saj me Kujtimin dhe momentet e dasm\u00ebs mbeten t\u00eb paharrueshme p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb lot g\u00ebzimi, prekje me duar t\u00eb fytyrave e trupave p\u00ebr t\u00eb konstatuar se sa shum\u00eb ishin transformuar, habi, dhembje, nj\u00eb ri takim i fisit Shehu si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, e, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjith\u00e7ka p\u00ebrkoi me daljen nga burgu edhe t\u00eb dy djemve t\u00eb Mehmetit, Sk\u00ebnderit e Bashkimit. P\u00ebr Teut\u00ebn, kapitulli i jet\u00ebs q\u00eb erdhi m\u00eb pas, si pjes\u00eb e familjes s\u00eb nipit t\u00eb Mehmet Shehut, nuk ishte kaq mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs sa ai i dasm\u00ebs\u2026!<\/p>\n<p>Znj. Teuta, prej vitesh \u00ebsht\u00eb folur gjat\u00eb n\u00eb media p\u00ebr Mehmet Shehun. Pas 100-vjetorit p\u00ebrkujtimor t\u00eb lindjes e intervist\u00ebs s\u00eb t\u00eb birit, Sk\u00ebnderit, ju si nusja e nipit t\u00eb ish-kryeministrit komunist, si e keni vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb ringjallje t\u00eb interesit mediatik karshi figur\u00ebs s\u00eb tij?<\/p>\n<p>I kam ndjekur me kuriozitet. N\u00eb dit\u00eblindjen e tij m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje mungesa e pranis\u00eb s\u00eb mediave, t\u00eb shkruara dhe ato vizive. E them me bindje, duke qen\u00eb edhe n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se t\u00eb gjitha mediat n\u00eb vend ishin lajm\u00ebruar pa p\u00ebrjashtim, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje p\u00ebrkujtimore, nd\u00ebrsa distancimi i tyre m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje.<\/p>\n<p>Nuk do ta konsideroja neglizhenc\u00eb, se sa frik\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e atyre q\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb merren s\u00ebrish me figur\u00ebn e Mehmet Shehut. E konstatova edhe n\u00eb ambientet e Muzeut Komb\u00ebtar, kur po zhvillohej ngjarja p\u00ebrkujtimore e dit\u00eblindjes s\u00eb tij. Shum\u00ebkush nga personat q\u00eb ishin jasht\u00eb m\u00eb t\u00ebrhiqnin nga xhaketa, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u00e7\u2019m\u00eb duhej t\u00eb merrja pjes\u00eb, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb q\u00ebndroja jasht\u00eb si ata\u2026!<\/p>\n<p>Mendoj se gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb apo aluduar mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e (vet)vrasjes s\u00eb tij, jan\u00eb vet\u00ebm thashetheme. Ne si familje, bashk\u00eb me tim shoq, Kujtimin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nipi i Mehmet Shehut, i jemi shmangur problemit dhe tentativ\u00ebs p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me figur\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti juaj \u00ebsht\u00eb djali i Arshiut, v\u00ebllait t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Mehmet Shehut. Si jeni njohur me Kujtimin dhe si vendos\u00ebt t\u00eb b\u00ebheshit nuse n\u00eb der\u00ebn e Sheh\u00ebve?<\/p>\n<p>Njohja jon\u00eb nuk ishte vet\u00ebm fat. Cila ishte ajo familje q\u00eb merrte p\u00ebr dh\u00ebnd\u00ebr nipin e \u201ckriminelit\u201d Mehmet Shehu, si\u00e7 edhe cil\u00ebsohej n\u00eb ato vite?! Njohja jon\u00eb u b\u00eb n\u00eb kushtet kur t\u00eb dyja familjet ishim me damk\u00eb, ishim t\u00eb deklasuar; un\u00eb nga ana e prind\u00ebrve t\u00eb mi dhe Kujtimi, pa dyshim, nga e vetja.<\/p>\n<p>Por, sebepi i njohjes u b\u00eb nj\u00eb kush\u00ebrira ime, e cila mendimin e par\u00eb n\u00eb kok\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb ma prezantonte Kujtimin gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai punonte si inxhinier mekanik n\u00eb Fier, kish pasur faktin se n\u00eb kushtet ku gjendeshim, vet\u00ebm nj\u00eb familje me damk\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshtatej.Nd\u00ebrsa un\u00eb punoja si m\u00ebsuese e ciklit t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb fshatin Mok\u00ebr t\u00eb Pogradecit. Isha e nd\u00ebrgjegjshme q\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb tjera mbase mund t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por i besova edhe k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb tim ati, t\u00eb cilit takimi i par\u00eb me Kujtimin i kishte dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb nota besueshm\u00ebrie. Nd\u00ebrsa n\u00eb fisin tim, ishin t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj martese. Ata ishin t\u00eb trembur, sepse ne gri e kishim biografin\u00eb, tani do ta b\u00ebnim t\u00eb zez\u00eb fare. Shum\u00eb kush\u00ebrinj m\u00eb than\u00eb n\u00eb sy: \u201cTeuta, nuk duhet ta marr\u00ebsh p\u00ebr burr\u00eb Kujtimin\u201d!<\/p>\n<p>A pat\u00ebt droje p\u00ebrpara se t\u00eb pranonit propozimin p\u00ebr martes\u00eb nga ana e Kujtimit?<\/p>\n<p>Natyrisht. Kisha frik\u00eb, sepse Mehmet Shehu konsiderohej si \u201ckriminel\u201d dhe diheshin pasojat p\u00ebr personat q\u00eb p\u00ebrziheshin me familjen e tij. Ama, kisha edhe kuriozitet p\u00ebr ta njohur m\u00eb nga af\u00ebr k\u00ebt\u00eb familje t\u00eb lidhur me pushtetin, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte folur aq shum\u00eb.<\/p>\n<p>That\u00eb q\u00eb edhe familja, nga ana e prind\u00ebrve tuaj, ishte nj\u00eb prej t\u00eb goditurave nga regjimi komunist. Cila \u00ebsht\u00eb historia?<\/p>\n<p>Im gjysh, Qani Sulstarova, ka qen\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb Pogradecit, ndaj dha babai im, ishte nj\u00eb prej bejler\u00ebve t\u00eb qytetit. T\u00eb qenit \u201ckulak\u201d, ishte arsyeja e par\u00eb pse ne u godit\u00ebm nga sistemi komunist dhe mor\u00ebm emrin \u201ct\u00eb deklasuar\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e pasuris\u00eb u konfiskua, nd\u00ebrsa disa prej kush\u00ebrinjve t\u00eb babait, djem xhaxhallar\u00ebsh, ishin aktivizuar me \u2018Ballin Komb\u00ebtar\u2019, dhe duke i quajtur eksponent\u00eb t\u00eb \u2018Ballit\u2019, detyrimisht q\u00eb pasojat ishin t\u00eb pashmangshme.<\/p>\n<p>Nga mamaja jam me mbiemrin Hysenbegasi, edhe k\u00ebta familje kulak\u00ebsh, por tejet t\u00eb persekutuar nga regjimi komunist. K\u00ebto ishin arsyet q\u00eb Brigada e Par\u00eb Sulmuese, me n\u00eb krye komandant Mehmet Shehun, dy her\u00eb na ka djegur sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb n\u00eb Pogradec. Normalisht, ne duhet t\u00eb ishim n\u00eb hasm\u00ebri me Sheh\u00ebt pas gjith\u00eb atyre gj\u00ebrave q\u00eb na kishin ndodhur. Por, n\u00eb \u201990-\u00ebn gjith\u00eb ai inat u kthye n\u00eb nj\u00eb bashkim gjaku, sepse martesa ime me Kujtimin, i ndryshoi shum\u00eb gj\u00ebrat. Thuhej asokohe q\u00eb; \u201cu bashkua familja e kriminelit Mehmet Shehu me gjakun e bejler\u00ebve t\u00eb Pogradecit, Sulstarova\u201d.<\/p>\n<p>Dita e dasm\u00ebs p\u00ebr \u00e7do fem\u00ebr mbetet nj\u00eb nga kujtimet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs. \u00c7\u2019kujtoni?<\/p>\n<p>Dasma jon\u00eb u b\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit 1991, nd\u00ebrsa djemt\u00eb e Mehmetit, Sk\u00ebnderi dhe Bashkimi, n\u00eb mars ishin liruar nga burgu. Gjat\u00eb muajve t\u00eb fejes\u00ebs jetoja me shqet\u00ebsimin e familjar\u00ebve t\u00eb tim shoqi se ku gjendeshin, n\u00eb cilat burgje vuanin d\u00ebnimin kush\u00ebrinjt\u00eb e Kujtimit, djemt\u00eb e Mehmetit, sepse familjar\u00ebt p\u00ebrgjat\u00eb viteve nuk kishin pasur asnj\u00eb informacion p\u00ebr vendin se ku e kryenin d\u00ebnimin ata.<\/p>\n<p>Madje, ndokush q\u00eb tentonte t\u00eb pyeste p\u00ebr ndonj\u00eb detaj m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb nes\u00ebrmen thirrej urgjent n\u00eb Deg\u00ebn e Brendshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime mbi k\u00ebrkes\u00ebn. Ndaj dhe mbr\u00ebmja e dasm\u00ebs sime me Kujtimin ishte nj\u00eb ri takim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm mes fisit t\u00eb Sheh\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kujtonin se ishin zhdukur t\u00eb gjith\u00eb. Kam par\u00eb dhimbje t\u00eb madhe tek ata njer\u00ebz.<\/p>\n<p>P\u00ebr 10 vite, n\u00eb fisin Shehu nuk kishte lindur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i vog\u00ebl, nuk ishte d\u00ebgjuar nj\u00eb e qar\u00eb bebeje. Gjat\u00eb mbr\u00ebmjes shihja djemt\u00eb duke qar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt takoheshin me nj\u00ebri-tjetrin teksa shprehnin habin\u00eb, se si ishin ende gjall\u00eb. Djemt\u00eb e Mehmetit ishin gjithashtu t\u00eb emocionuar.<\/p>\n<p>D\u00ebgjoja ul\u00ebrima mes njer\u00ebzve, ngash\u00ebrime n\u00eb t\u00eb qara nd\u00ebrsa preknin fytyrat e nj\u00ebri-tjetrit me dor\u00eb dhe kuptonin sa shum\u00eb ishin transformuar. P\u00ebr mua ishin \u00e7aste shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ekzistonte edhe frika se midis dasmor\u00ebve, mund t\u00eb kishte edhe nga ata q\u00eb p\u00ebrgjonin, ose njer\u00ebz t\u00eb Sigurimit, q\u00eb mund t\u00eb na hapnin probleme.<\/p>\n<p>Kishin kaluar 10 vite nga ngjarja e dhjetorit t\u00eb vitit 1981, por cila ishte atmosfera q\u00eb gjet\u00ebt n\u00eb familjen e Kujtimit?<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka ishte kaq e paparashikuar. Ishin njer\u00ebz t\u00eb trembur n\u00eb palc\u00eb. Un\u00eb isha vajz\u00eb e re, q\u00eb sapo isha shk\u00ebputur nga familja e doja t\u00eb shprehesha, t\u00eb komunikoja, por n\u00eb familjen e burrit tim, prej dit\u00ebs q\u00eb u konstatua se p\u00ebrgjohej, flitej vet\u00ebm me shenja. Asnj\u00eb fjal\u00eb, asnj\u00eb z\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, ime vjeh\u00ebrr kishte shkuar te komshiu nj\u00eb kat m\u00eb posht\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar kos dhe ishte tmerruar kur n\u00eb cepat e korridorit, kishte par\u00eb disa tela dhe aparatura. Ngjitet sip\u00ebr dhe i thot\u00eb menj\u00ebher\u00eb tim shoqi, q\u00eb ata p\u00ebrgjoheshin.<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebri q\u00eb Kujtimi, si inxhinier q\u00eb ishte, t\u00eb krijonte nj\u00eb aparatur\u00eb q\u00eb i nxirrte jasht\u00eb funksionit val\u00ebt e p\u00ebrgjuesve. Atmosfera n\u00eb familje ishte shum\u00eb e nder\u00eb. N\u00eb sht\u00ebpi gjeta dy kunata t\u00eb ndara nga burrat, divorce q\u00eb kishin ardhur menj\u00ebher\u00eb pas (vet)vrasjes s\u00eb Mehmet Shehut.<\/p>\n<p>E vetmja q\u00eb nuk u braktis nga bashk\u00ebshorti, ishte Shqiponja. Pirro Stefani, bashk\u00ebshorti i saj, mbeti p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb dh\u00ebndri i preferuar i Sheh\u00ebve, sepse nuk pranoi t\u00eb b\u00ebnte divorcin nga e shoqja. Shkoi p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra n\u00eb internim dhe nga Shqiponja nuk u nda.<\/p>\n<p>Kunata juaj, Shqiponja, \u00ebsht\u00eb vajza q\u00eb e ka rritur vet\u00eb Mehmet Shehu?<\/p>\n<p>Po, e v\u00ebrtet\u00eb. Ky akt i tij e zbut pak mitin e njeriut t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb eg\u00ebr. Di q\u00eb Mehmeti vendosi ta rriste si vajz\u00ebn e tij Shqiponj\u00ebn, jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se kishte vet\u00ebm tre djem, por sepse vjehrri im, kishte shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, kushtet ekonomike nuk ishin aq t\u00eb p\u00ebrshtatshme, ndaj, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Arshiun, t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, ai vendosi q\u00eb t\u00eb merrte Shqiponj\u00ebn e ta mbante n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Un\u00eb e kam par\u00eb thjesht si nj\u00eb gjest humanizmi.<\/p>\n<p>Po vjehrri juaj, Arshiu, \u00e7\u2019natyr\u00eb kishte, a ngjante me Mehmetin?<\/p>\n<p>Ngjanin si dy pika uji. Jo vet\u00ebm n\u00eb pamjen e jashtme, q\u00eb ishin gati identik\u00eb, por edhe n\u00eb tipologjit\u00eb e karaktereve kish ngjashm\u00ebri. Korrekt\u00eb, autoritar\u00eb. Arshiu p\u00ebr shum\u00eb vite ka vuajtur nga nj\u00eb dhimbje e madhe koke, pas humbjes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije. Kjo histori tragjike, kur gjat\u00eb strehimit n\u00eb malet e Tepelen\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e pushtimit gjerman, vitet 1943-1944, foshnja gjasht\u00eb muajsh e tyre po qante me t\u00eb madhe, nd\u00ebrsa ngjitur ishte spitali partizan.<\/p>\n<p>U konstatua q\u00eb gjerman\u00ebt po afroheshin e t\u00eb qarat e foshnj\u00ebs mund t\u00eb b\u00ebheshin shkaku q\u00eb partizan\u00ebt dhe e gjith\u00eb baza aty t\u00eb zbulohej. Ndaj, nj\u00eb nga rojet ia merr foshnj\u00ebn sime vjehrre Semines, nga dora dhe ia hedh nga shk\u00ebmbi posht\u00eb. Vdekja tragjike e f\u00ebmij\u00ebs, b\u00ebri q\u00eb ata t\u00eb dy t\u00eb p\u00ebsonin traum\u00eb, nd\u00ebrsa vjehrri im p\u00ebr shum\u00eb vite, vuajti nga dhimbja e kok\u00ebs. Nuk gjeti sh\u00ebrim, edhe pse i v\u00ebllai, Mehmeti, e d\u00ebrgoi p\u00ebr vizita mjek\u00ebsore n\u00eb Austri, Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Fundi i tij tragjik mbetet ende nj\u00eb enigm\u00eb, apo jo?<\/p>\n<p>Besoj q\u00eb po. Edhe pse dhimbja e madhe e kok\u00ebs nuk e lejonte t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb, ky nuk ishte faktor q\u00eb mund ta shtynte drejt vet\u00ebvrasjes. Pas ngjarjes s\u00eb \u201981-shit, vjehrrin tim e kan\u00eb nxitur t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebvrasje, me iden\u00eb q\u00eb Sheh\u00ebt k\u00ebshtu e kan\u00eb\u2026 vrasin veten.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ndodhi edhe me Vladimirin, djalin e madh t\u00eb Mehmetit. E llogarit\u00ebn gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb quhej si vet\u00ebvrasje, nj\u00ebsoj si edhe n\u00eb rastin e vjehrrit tim\u2026! Thuhet q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb Sigurimit, e kan\u00eb nxitur t\u00eb hidhej nga nj\u00eb ur\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Fierit, ku edhe punonte n\u00eb SMT-n\u00eb e k\u00ebtij qyteti.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie keni me kush\u00ebrinjt\u00eb e bashk\u00ebshortit tuaj, djemt\u00eb e Mehmet Shehut?<\/p>\n<p>Me djemt\u00eb e Mehmetit kemi marr\u00ebdh\u00ebnie korrekte. T\u00eb jem e sinqert\u00eb, fillimisht takimet tona ishin m\u00eb t\u00eb dendura, sidomos pas daljes nga burgu, ata kishin nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz, p\u00ebr mb\u00ebshtetje. M\u00eb von\u00eb ata u larguan jasht\u00eb shtetit, e normalisht komunikimi u rrallua.<\/p>\n<p>Por njeriu gjithmon\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr gjakun e vet, p\u00ebr njeriun e vet, ndaj edhe kur Bashkimi u martua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, im shoq ishte mb\u00ebshtetja e tij, sepse ai erdhi ta takonte n\u00eb sht\u00ebpi, biseduan t\u00eb dy. M\u00eb shum\u00eb detaje nuk mund t\u00eb jap.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb bised\u00ebs, e keni shmangur vazhdimisht tem\u00ebn e vet\u00ebvrasjes s\u00eb Mehmet Shehut. P\u00ebrse?<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sepse un\u00eb jam nuse te Sheh\u00ebt, dhe nga ky pozicion, nuk mund t\u00eb jap deklarata. Ngjarjen e vitit 1981, e kam d\u00ebgjuar si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb televizor, se Mehmet Shehu vrau veten!<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, kur u b\u00ebra pjes\u00eb e familjes, m\u00ebsova q\u00eb p\u00ebrreth kishte nj\u00eb rrjet\u00eb hermetike, as duhet t\u00eb flisnim, as duhet t\u00eb p\u00ebrziheshim me emrin e tij. Mbaj mend, para disa vitesh, u ndodha rast\u00ebsisht me tim shoq gjat\u00eb punimeve t\u00eb bustit t\u00eb Mehmetit, q\u00eb do t\u00eb vendosej n\u00eb Mallakast\u00ebr.<\/p>\n<p>Aty ndodhej edhe Fatos Klosi, shefi i SHISH-it. Bashk\u00ebshorti im e paralajm\u00ebroi Fatosin, q\u00eb t\u00eb mos merrej me Mehmetin, se do ta p\u00ebsonte\u2026! Nuk vonoi shum\u00eb dhe at\u00eb e hoq\u00ebn nga detyra. Ndoshta motivet mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb tjera, ndoshta ishte rast\u00ebsi, por ky episod m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kuptoj, se v\u00ebrtet nuk duhet t\u00eb merresh me figur\u00ebn e Mehmet Shehut.<\/p>\n<p>Ju cilin skenar besoni, at\u00eb t\u00eb vrasjes, apo vet\u00ebvrasjes s\u00eb tij?<\/p>\n<p>Mehmet Shehu n\u00eb \u00e7do koh\u00eb ka b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn si Kryeminist\u00ebr i vendit, edhe pse ndonj\u00ebher\u00eb ka pasur impulsivitetet e veta. Ne si familje, nuk e p\u00ebrkrahim vepr\u00ebn apo krimet e ndryshme q\u00eb jan\u00eb servirur nga shkrimet apo nga mediat n\u00eb lidhje me t\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, besoj q\u00eb gjith\u00e7ka ishte nj\u00eb skem\u00eb q\u00eb duhej zbatuar, ashtu si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb duheshin internuar, burgosur apo zhdukur.<\/p>\n<p>Pas Mehmetit, Vladimirit dhe vjehrrit tim, te ky i fundit ngjarja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb si vet\u00ebvrasje me q\u00ebllimin e vazhdim\u00ebsis\u00eb, q\u00eb k\u00ebta t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb n\u00eb gjak, vrasin veten\u2026 Un\u00eb si nuse e nipit t\u00eb Mehmet Shehut them dhe nj\u00ebher\u00ebsh besoj q\u00eb, duke i njohur nga af\u00ebr e duke jetuar me ta, nuk ka Sheh t\u00eb vras\u00eb veten!<\/p>\n<p>Si e kujtoni gjetjen e shtrave t\u00eb Mehmet Shehut dhe rivarrimin e tyre n\u00eb varrezat e Sharr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb?<\/p>\n<p>Rivarrimi i eshtrave t\u00eb Mehmet Shehut, ishte nj\u00eb moment solemn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb familjen. Pas daljes nga burgu, n\u00eb mars t\u00eb vitit 1991, dy djemt\u00eb e Mehmetit, Sk\u00ebnderi dhe Bashkimi, vendos\u00ebn t\u00eb merren me gjetjen e eshtrav t\u00eb t\u00eb atit.<\/p>\n<p>E kam t\u00eb fiksuar n\u00eb kujtes\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb korriku t\u00eb vitit 2001, lu ithtar\u00eb t\u00eb Mehmet Shehut, t\u00eb af\u00ebrm, mallakastriot\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb ishin mbledhur bashk\u00eb n\u00eb varrezat e Sharr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb rivarrosur eshtrat e Mehmetit, pas k\u00ebrkimit disavje\u00e7ar dhe gjetjes s\u00eb tyre nga ana e dy djemve. \/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/vjehrrin-tim-e-nxiti-sigurimi-te-bente-vetevrasje-duke-u-hedhur-nga-nje-ure-ne-periferi-te-fierit-qe-populli-te-thoshte-ja-keshtu-e-kane-shehajt-deshmia-e-rralle-e-bas\/\">\u201cVjehrrin tim e nxiti Sigurimi t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebvrasje, duke u hedhur nga nj\u00eb ur\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb Fierit, q\u00eb populli t\u00eb thoshte: ja k\u00ebshtu e kan\u00eb Shehajt\u2026\u201d! \/ D\u00ebshmia e rrall\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb nipit t\u00eb Mehmet Shehut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ermira Isufaj Bashk\u00ebshortja e Kujtimit, djalit t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu, tregon jet\u00ebn e saj si nuse n\u00eb der\u00ebn e Sheh\u00ebve. Marr\u00ebdh\u00ebnia q\u00eb ajo ka pasur me djemt\u00eb e Mehmetit, fundi tragjik i vjehrrit t\u00eb saj, Arshiut, t\u00eb cilin pas ngjarjes s\u00eb bujshme t\u00eb dhjetorit t\u00eb \u201981- ishit Sigurimi i Shtetit e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40366","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40366"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40366\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}