{"id":40322,"date":"2025-09-13T18:48:32","date_gmt":"2025-09-13T18:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/13\/mero-baze-kosova-padrejtesisht-po-dhunohet-te-zgjedhe-mes-albinit-dhe-aleances-me-perendimin\/"},"modified":"2025-09-13T18:48:32","modified_gmt":"2025-09-13T18:48:32","slug":"mero-baze-kosova-padrejtesisht-po-dhunohet-te-zgjedhe-mes-albinit-dhe-aleances-me-perendimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/13\/mero-baze-kosova-padrejtesisht-po-dhunohet-te-zgjedhe-mes-albinit-dhe-aleances-me-perendimin\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Kosova padrejt\u00ebsisht po dhunohet t\u00eb zgjedh\u00eb mes Albinit dhe aleanc\u00ebs me Per\u00ebndimin"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pezulluar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar dialogun e planifikuar p\u00ebr forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike me Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ngrirje e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes Kosov\u00ebs dhe SHBA.<\/p>\n<p>SHBA ka identifikuar edhe shkakun, dhe ai \u00ebsht\u00eb Albin Kurti, i cili \u2013 si\u00e7 thot\u00eb deklarata e ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 me \u201cveprimet dhe deklaratat e fundit ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik progresin e b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr vite\u201d.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb historin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe SHBA, q\u00eb prej viteve \u201890 kur Ibrahim Rugova filloi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb raportin me SHBA si nj\u00eb identitet t\u00eb liris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, pasi SHBA ka ngrir\u00eb raportet me Kosov\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb arsye q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me aft\u00ebsin\u00eb shtetformuese t\u00eb Kosov\u00ebs dhe funksionet e Republik\u00ebs s\u00eb saj. Shkeljet kushtetuese n\u00eb konstituimin e Kuvendit dhe mosp\u00ebrfillja e tyre, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbahet Kosova n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb afatgjat\u00eb p\u00ebr arsye thell\u00ebsisht politike, jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pika e fundit q\u00eb ka derdhur got\u00ebn n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Kjo ngrirje e raporteve diplomatike pason sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosov\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb fuqi, duke e rr\u00ebnuar pozit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe duke rrezikuar ta nxjerrin at\u00eb jasht\u00eb \u00e7do procesi n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara SHBA dhe Bashkimit Evropian, Albin Kurti u kujdes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb personale t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsonte raportet me Shqip\u00ebrin\u00eb, po p\u00ebr arsye politike, duke shpikur fabul\u00ebn se Edi Rama, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, i sugjeronte atij, madje i b\u00ebnte presion q\u00eb t\u00eb zbatonte politikat dhe propozimet e Serbis\u00eb. Kjo retorik\u00eb helmuese p\u00ebr faktorin shqiptar n\u00eb rajon, detyroi Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb zbehte deri n\u00eb shuarje p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb debatet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Kosov\u00ebn, duke i l\u00ebn\u00eb fush\u00ebn e lir\u00eb Albin Kurtit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur idet\u00eb e veta kund\u00ebr SHBA dhe Bashkimit Evropian q\u00eb e \u00e7uan k\u00ebtu ku e \u00e7uan.<\/p>\n<p>Edhe t\u00ebrheqja e Edi Ram\u00ebs nga debatet p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide e mir\u00eb, pasi pavar\u00ebsisht Albin Kurtit, Shqip\u00ebria ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr Kosov\u00ebn. Por kjo t\u00ebrheqje zbuloi se Shqip\u00ebria ka qen\u00eb n\u00eb linj\u00eb me BE dhe SHBA n\u00eb raport me Kosov\u00ebn, nd\u00ebrsa Albin Kurti fatkeq\u00ebsisht po b\u00ebn at\u00eb q\u00eb ka \u00ebnd\u00ebrruar prej vitit 1999 Serbia: kthimin e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb armike t\u00eb Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Aktualisht Albin Kurti e ka futur Kosov\u00ebn n\u00eb embargo nga Bashkimi Evropian, n\u00eb ngrirje me SHBA dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me t\u00eb vetmen qeveri antishqiptare n\u00eb rajon \u2013 at\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Ky bilanc tragjik p\u00ebr Kosov\u00ebn, n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb krize politike t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb, ku shquhet mungesa e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shtetin e ri t\u00eb Kosov\u00ebs, b\u00ebhet edhe m\u00eb i dhimbsh\u00ebm pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bilanc tragjik q\u00eb Albin Kurti k\u00ebrkon ta p\u00ebrkthej\u00eb n\u00eb vota.<\/p>\n<p>Pra, gjith\u00eb strategjia e tij e izolimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb dhe \u201cirredentist\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb fabule, q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb e rrethuar nga armiq dhe ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr 50 p\u00ebr qind t\u00eb votave q\u00eb ta shp\u00ebtoj\u00eb at\u00eb popull me kaq shum\u00eb armiq p\u00ebrreth \u2013 p\u00ebrve\u00e7 Mickovskit n\u00eb Shkup q\u00eb e ka shpallur \u201cv\u00eblla\u201d.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs elektorale lokale dhe para zgjedhjeve t\u00eb reja q\u00eb do t\u00eb duhen t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb rizgjidhur kriz\u00ebn artificiale t\u00eb krijuar prej Kurtit n\u00eb Parlament, kjo kriz\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb kanceroze p\u00ebr Kosov\u00ebn, pasi do t\u00eb duhet t\u00eb kthej\u00eb zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare n\u00eb nj\u00eb lloj referendumi p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb duhet t\u00eb zgjedh\u00eb mes Albin Kurtit dhe Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Referendume t\u00eb tilla t\u00eb pashpallura, por q\u00eb \u00e7ojn\u00eb mesazhe t\u00eb gabuara tek aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, jan\u00eb pabesia m\u00eb e madhe q\u00eb i b\u00ebhet Kosov\u00ebs, pasi vihen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn peshore interesat elektorale me ato komb\u00ebtare.<br \/>\nN\u00eb vende si Kosova, ku populizmi \u00ebsht\u00eb ideologji sunduese, mos u \u00e7udisni q\u00eb ky referendum i rrem\u00eb t\u00eb lexohet si nj\u00eb vot\u00eb e Kosov\u00ebs kund\u00ebr Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb dhe gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb po i ndodh Kosov\u00ebs: p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb ngat\u00ebrruar interesin komb\u00ebtar t\u00eb saj \u2013 q\u00eb \u00ebsht\u00eb aleanca me Per\u00ebndimin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb \u2013 me nj\u00eb vot\u00eb elektorale, q\u00eb dominohet nga populizmi, paranojat e armiqve t\u00eb jasht\u00ebm dhe t\u00eb brendsh\u00ebm, dhe mbi t\u00eb gjitha nga kufizimi i zgjedhjes: \u201cOse Albinin, ose Kosov\u00ebn me Per\u00ebndimin.\u201d<\/p>\n<p>Miloshevi\u00e7i i pati fituar t\u00eb gjitha referendumet kund\u00ebr Per\u00ebndimit para bombardimeve. Madje referendumin e fundit kund\u00ebr Per\u00ebndimit e pati fituar pas konferenc\u00ebs s\u00eb Rambujes, por nuk pati koh\u00eb ta zbatonte sepse nis\u00ebn bombardimet dhe ia hoq\u00ebn Kosov\u00ebn nga duart.\/TEMA <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/mero-baze-kosova-padrejtesisht-po-dhunohet-te-zgjedhe-mes-albinit-dhe-aleances-me-perendimin\/\">Mero Baze: Kosova padrejt\u00ebsisht po dhunohet t\u00eb zgjedh\u00eb mes Albinit dhe aleanc\u00ebs me Per\u00ebndimin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pezulluar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar dialogun e planifikuar p\u00ebr forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike me Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ngrirje e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes Kosov\u00ebs dhe SHBA. SHBA ka identifikuar edhe shkakun, dhe ai \u00ebsht\u00eb Albin Kurti, i cili \u2013 si\u00e7 thot\u00eb deklarata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40322","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40322","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40322"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40322\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}