{"id":40302,"date":"2025-09-13T16:48:20","date_gmt":"2025-09-13T16:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/13\/shenjat-qe-tregojne-se-nuk-jeni-ne-depresion-por-jeni-te-rrethuar-nga-njerez-qe-sfidojne-arsyen\/"},"modified":"2025-09-13T16:48:20","modified_gmt":"2025-09-13T16:48:20","slug":"shenjat-qe-tregojne-se-nuk-jeni-ne-depresion-por-jeni-te-rrethuar-nga-njerez-qe-sfidojne-arsyen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/13\/shenjat-qe-tregojne-se-nuk-jeni-ne-depresion-por-jeni-te-rrethuar-nga-njerez-qe-sfidojne-arsyen\/","title":{"rendered":"Shenjat q\u00eb tregojn\u00eb se nuk jeni n\u00eb depresion, por jeni t\u00eb rrethuar nga njer\u00ebz q\u00eb sfidojn\u00eb arsyen"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ngarkuar dhe t\u00eb stresuar, shum\u00eb njer\u00ebz ndihen t\u00eb irrituar, t\u00eb lodhur, pa motivim apo t\u00eb shp\u00ebrqendruar. Shpesh, reagimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb: \u201cMos jam n\u00eb depresion?\u201d. Por \u00e7far\u00eb ndodh kur k\u00ebto simptoma nuk burojn\u00eb nga brenda jush, por nga jasht\u00eb, m\u00eb sakt\u00ebsisht, nga njer\u00ebzit q\u00eb ju rrethojn\u00eb?<\/p>\n<p>Ky artikull synon t\u00eb sqaroj\u00eb nj\u00eb dilem\u00eb shum\u00eb reale dhe jo pak her\u00eb e p\u00ebrjetuar: Ndoshta nuk jeni ju problemi. Ndoshta jeni vet\u00ebm i rrethuar nga njer\u00ebz t\u00eb pamatur, t\u00eb joefikas, ose thjesht\u2026 idiot\u00eb.<\/p>\n<p>1.Ndiheni vazhdimisht t\u00eb lodhur, vet\u00ebm kur jeni me njer\u00ebzit e gabuar<\/p>\n<p>N\u00ebse keni energji kur jeni vet\u00ebm, por sapo hyni n\u00eb nj\u00eb ambient me t\u00eb tjer\u00ebt ndiheni sikur jua thithin jet\u00ebn, ka mund\u00ebsi t\u00eb mos jet\u00eb depresion. Quhet lodhje sociale e shkaktuar nga n\u00ebn-stimulimi intelektual, nj\u00eb ndjenj\u00eb boshll\u00ebku q\u00eb vjen kur rrethoheni nga biseda t\u00eb cek\u00ebta, thashetheme t\u00eb kota apo vendime t\u00eb pakuptimta.<\/p>\n<p>2.Reagon ndaj absurditetit, jo ndaj vetes<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shenjat e depresionit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebfaj\u00ebsimi irracional. Por n\u00ebse po pyesni veten:<\/p>\n<p>\u201cSi \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb askush s\u2019e kupton logjik\u00ebn m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb?\u201d; \u201cPse asgj\u00eb s\u2019funksionon kur vendimet merren nga k\u00ebta njer\u00ebz?\u201d, at\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb depresion, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reagim i sh\u00ebndetsh\u00ebm ndaj absurditetit<\/p>\n<p>3.Ndiheni si \u201calien\u201d n\u00eb vend t\u00eb vet\u00eb-dyshimit<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit n\u00eb depresion zakonisht ndihen sikur ata jan\u00eb problemi. Por n\u00ebse mendoni:<\/p>\n<p>\u201cA jam un\u00eb i \u00e7uditshmi apo k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb komplet jasht\u00eb realitetit?\u201d, at\u00ebher\u00eb ndoshta jeni m\u00eb racional se\u00e7 mendoni, por ndodheni n\u00eb nj\u00eb ambient ku mungon ndershm\u00ebria mendore, empatia apo mendimi kritik.<\/p>\n<p>4.D\u00ebshira p\u00ebr izolim nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vetmis\u00eb, por p\u00ebr qet\u00ebsi mendore<\/p>\n<p>N\u00eb depresion, izolimi shoq\u00ebrohet me ndjenja boshll\u00ebku dhe munges\u00eb interesi. Por n\u00ebse ju largoheni nga njer\u00ebzit dhe ndiheni m\u00eb t\u00eb \u00e7lodhur, m\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt dhe m\u00eb krijues, at\u00ebher\u00eb po zgjidhni vetmin\u00eb si form\u00eb mbrojtjeje \u2013 nj\u00eb strategji psikologjike shum\u00eb e sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<p>5.Keni ende humor \u2013 sarkastik<\/p>\n<p>Humori \u00ebsht\u00eb shpesh nj\u00eb nga mburojat m\u00eb t\u00eb forta ndaj stresit t\u00eb jasht\u00ebm. N\u00ebse ju kapni veten duke menduar gj\u00ebra si:<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse edhe nj\u00ebher\u00eb m\u00eb thon\u00eb \u2018k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb sistemi\u2019, do shp\u00ebrthej si tostjeri n\u00eb stuhiz\u00eb!\u201d, at\u00ebher\u00eb mendja juaj po p\u00ebrpunon absurditetin p\u00ebrmes ironis\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb stabiliteti emocional, jo depresioni.<\/p>\n<p>6.Keni pritshm\u00ebri t\u00eb larta, dhe zhg\u00ebnjeheni vazhdimisht<\/p>\n<p>Kur ju shihni potencial, mund\u00ebsi, zgjidhje dhe bashk\u00ebpunim, por njer\u00ebzit rreth jush nuk din\u00eb ose nuk duan t\u00eb ecin p\u00ebrpara, zhg\u00ebnjimi \u00ebsht\u00eb i natyrsh\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb depresion. \u00cbsht\u00eb zhg\u00ebnjim i drejt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kompetenc\u00ebs apo nd\u00ebrgjegjes sociale n\u00eb ambientin tuaj.<\/p>\n<p>Konkluzion: Ndonj\u00ebher\u00eb, ju nuk jeni problemi, ambienti \u00ebsht\u00eb!<\/p>\n<p>Shum\u00eb ndjesi t\u00eb ngjashme me simptomat e depresionit n\u00eb fakt jan\u00eb reaksione t\u00eb sh\u00ebndetshme ndaj nj\u00eb ambienti q\u00eb ju nuk ju p\u00ebrshtatet, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb emocionalisht i cek\u00ebt, intelektualisht i varf\u00ebr, ose thjesht\u2026 i lodhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb psikologji, ka nj\u00eb koncept q\u00eb quhet \u201cgaslighting social\u201d, kur ambienti ju bind se jeni ju problemi, kur n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra si funksionon grupi, organizata apo shoq\u00ebria. Prandaj, p\u00ebrpara se t\u00eb diagnostikoni veten me depresion, pyesni veten: A ndiheni m\u00eb mir\u00eb kur jeni vet\u00ebm? A keni ende humor? A keni ide t\u00eb qarta q\u00eb thjesht nuk po d\u00ebgjohen? N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb \u201cpo\u201d, at\u00ebher\u00eb ndoshta nuk jeni n\u00eb depresion. Jeni thjesht duke lundruar n\u00eb nj\u00eb det t\u00eb cek\u00ebt me njer\u00ebz q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb notojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni?<\/p>\n<p>*K\u00ebrkoni njer\u00ebz me mendje t\u00eb hapur dhe biseda me kuptim.<\/p>\n<p>*Vendosni kufij me ata q\u00eb ju lodhin emocionalisht.<\/p>\n<p>*Mos e humbni besimin tek vetja, ju mund t\u00eb jeni normal n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb anormale.<\/p>\n<p>*Konsultohuni me nj\u00eb profesionist, jo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb etiket\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb ngarkes\u00ebn mendore.\/RevistaPsikologjia<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/shenjat-qe-tregojne-se-nuk-jeni-ne-depresion-por-jeni-te-rrethuar-nga-njerez-qe-sfidojne-arsyen\/\">Shenjat q\u00eb tregojn\u00eb se nuk jeni n\u00eb depresion, por jeni t\u00eb rrethuar nga njer\u00ebz q\u00eb sfidojn\u00eb arsyen<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ngarkuar dhe t\u00eb stresuar, shum\u00eb njer\u00ebz ndihen t\u00eb irrituar, t\u00eb lodhur, pa motivim apo t\u00eb shp\u00ebrqendruar. Shpesh, reagimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb: \u201cMos jam n\u00eb depresion?\u201d. Por \u00e7far\u00eb ndodh kur k\u00ebto simptoma nuk burojn\u00eb nga brenda jush, por nga jasht\u00eb, m\u00eb sakt\u00ebsisht, nga njer\u00ebzit q\u00eb ju rrethojn\u00eb? Ky artikull [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40302","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40302","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40302"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40302\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}