{"id":40300,"date":"2025-09-13T16:48:19","date_gmt":"2025-09-13T16:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/13\/shuplaka-e-forte-nga-shba-per-kosoven-zyrtari-amerikan-frustrimi-i-grumbulluar-me-kurtin-coi-ne-pezullimin-e-dialogut\/"},"modified":"2025-09-13T16:48:19","modified_gmt":"2025-09-13T16:48:19","slug":"shuplaka-e-forte-nga-shba-per-kosoven-zyrtari-amerikan-frustrimi-i-grumbulluar-me-kurtin-coi-ne-pezullimin-e-dialogut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/13\/shuplaka-e-forte-nga-shba-per-kosoven-zyrtari-amerikan-frustrimi-i-grumbulluar-me-kurtin-coi-ne-pezullimin-e-dialogut\/","title":{"rendered":"\u201cShuplaka\u201d e fort\u00eb nga SHBA p\u00ebr Kosov\u00ebn, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin \u00e7oi n\u00eb pezullimin e Dialogut"},"content":{"rendered":"<p>Charles Kupchan, nga K\u00ebshilli p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb n\u00eb Uashington, thot\u00eb se vendimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb pezulluar Dialogun Strategjik me Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i frustrimit t\u00eb grumbulluar ndaj veprimeve t\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje serioze, sepse rajoni ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb angazhim nga SHBA-ja, jo p\u00ebr m\u00eb pak\u201d, thot\u00eb Kupchan p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shton se ky veprim synon t\u00eb ushtroj\u00eb presion mbi udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht mbi Kurtin \u2013 q\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive, t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb qeveri dhe t\u00eb riangazhohen n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Kupchan thekson gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kompromisit dhe t\u00eb negociatave me mir\u00ebbesim midis t\u00eb gjitha partive politike n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rivendosur stabilitetin dhe p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 kjo tregon se Uashingtoni po i ndjek ngjarjet dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb gjykon se \u00ebsht\u00eb e nevojshme, p\u00ebr t\u00eb parandaluar paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, thot\u00eb Kupchan.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Zoti Kupchan, sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb vendimi i Uashingtonit p\u00ebr t\u00eb pezulluar Dialogun Strategjik me Kosov\u00ebn?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje serioze, sepse rajoni ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb angazhim nga SHBA-ja, jo p\u00ebr m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Dialogu mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, nuk ka avancuar. Me ndryshimin e administrat\u00ebs n\u00eb Uashington, kishte shpres\u00eb se presidenti [Donald] Trump \u2013 ashtu si gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb \u2013 do t\u00eb mund t\u00eb riangazhohej n\u00eb Dialogun Strategjik me Kosov\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, tani, kemi nj\u00eb njoftim nga Ambasada [amerikane] n\u00eb Prishtin\u00eb, q\u00eb n\u00eb thelb thot\u00eb: po t\u00ebrhiqemi, po e pezullojm\u00eb Dialogun Strategjik.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb aspekte, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie ndaj Qeveris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, e cila praktikisht ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb q\u00eb nga zgjedhjet n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Por, po ashtu, \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb frustrimi t\u00eb grumbulluar: jan\u00eb dashur disa muaj p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryetarin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, tani Kurti fyen Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Para zgjedhjeve, Kurti ka marr\u00eb vendime p\u00ebr nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh \u2013 nisur nga ndalimi i dinarit serb deri tek instalimi i kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb veri apo mos\u00e7uarja p\u00ebrpara e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb perceptim t\u00eb gjer\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Uashington dhe n\u00eb Evrop\u00eb se Qeveria n\u00eb Kosov\u00eb nuk po ndihmon n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj, mendoj se pezullimi i Dialogut Strategjik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie dhe frustrimi.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Ambasada amerikane tha se veprimet dhe deklaratat e fundit t\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Kurti, \u201ckan\u00eb rritur tensionet dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb\u201d. Sa i fort\u00eb konsiderohet ky paralajm\u00ebrim n\u00eb Uashington?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim i fort\u00eb. Por, nuk mendoj se \u00ebsht\u00eb ndryshe nga disa deklarata t\u00eb b\u00ebra gjat\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb [presidentit Joe] Biden, kur an\u00ebtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm flisnin hapur p\u00ebr veprimet e Qeveris\u00eb Kurti, duke i konsideruar si t\u00eb panevojshme dhe provokuese.<\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve kishte shpres\u00eb se Kurti do t\u00eb merrte nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb moderuar dhe do t\u00eb ulte nacionalizmin q\u00eb p\u00ebrdorte si mjet politik para zgjedhjeve, por duket se kjo nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>Ne shohim nj\u00eb vend q\u00eb, p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij viti, nuk ka pasur nj\u00eb qeveri funksionale. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem.<\/p>\n<p>Ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb me shum\u00eb probleme t\u00eb m\u00ebdha \u2013 qoft\u00eb lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, situata n\u00eb Lindjen e Mesme, tensionet n\u00eb rritje me Kin\u00ebn \u2013 dhe gj\u00ebja e fundit q\u00eb na nevojitet, \u00ebsht\u00eb rritja e paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Kosova e gjen veten m\u00eb t\u00eb izoluar<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Pse mendoni se SHBA-ja zgjodhi t\u00eb pezulloj\u00eb Dialogun Strategjik dhe jo t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Gjat\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb Kurtit kemi par\u00eb se si Shtetet e Bashkuara, por edhe BE-ja kan\u00eb marr\u00eb hapa p\u00ebr t\u00eb ulur nivelin e angazhimit t\u00eb tyre me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje tjet\u00ebr p\u00ebr ta shtyr\u00eb Kurtin t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara, t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb qeveri funksionale dhe t\u00eb riangazhohet n\u00eb sfidat e v\u00ebshtira q\u00eb ka Kosova dhe rajoni.<\/p>\n<p>Pra, SHBA-ja po p\u00ebrdor presionin p\u00ebr ta shtyr\u00eb Kurtin t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb konstruktive, si n\u00eb formimin e qeveris\u00eb, ashtu edhe n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: \u00c7far\u00eb humb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Kosova pa k\u00ebt\u00eb dialog?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Kosova e gjen veten m\u00eb t\u00eb izoluar.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Donald Trump e sheh veten si paqeb\u00ebr\u00ebs dhe negociator, madje ka shprehur d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb fitoj\u00eb \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqe. Ai disa her\u00eb ka p\u00ebrmendur suksesin n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi. N\u00eb mandatin e par\u00eb ka pasur edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb negociuar nga [Richard] Grenell. Prandaj, kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb n\u00eb radarin e Trumpit, dhe besoj se ai do t\u00eb donte t\u00eb arrinte p\u00ebrparim n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Kosova mund t\u00eb mbaj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me Evrop\u00ebn dhe SHBA-n\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse shihet se po negocion me mir\u00ebbesim dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar rajonin p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Por, tani, kemi nj\u00eb situat\u00eb ku Prishtina jo vet\u00ebm q\u00eb nuk po b\u00ebn p\u00ebrpjekje konstruktive p\u00ebr t\u00eb zbatuar Marr\u00ebveshjen e Ohrit [p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb], por, prej muajsh, nuk ka as qeveri funksionale.<\/p>\n<p>Presion publik mbi Kurtin<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: SHBA-ja, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, po p\u00ebrgatit Dialogun Strategjik me Serbin\u00eb. A e ndryshon ekuilibrin rajonal pezullimi i procesit me Kosov\u00ebn dhe avancimi i atij me Serbin\u00eb? Dhe \u00e7far\u00eb rreziqesh sjell kjo?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kryesisht me d\u00ebrgimin e nj\u00eb mesazhi.<\/p>\n<p>Kur pyet se \u00e7far\u00eb mjetesh ka SHBA-ja p\u00ebr t\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi Kurtin, nj\u00eb nga p\u00ebrgjigjet \u00ebsht\u00eb pezullimi i Dialogut Strategjik.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje publike p\u00ebr t\u00eb shtuar presionin mbi Kurtin, ve\u00e7an\u00ebrisht kur e krahason me Dialogun Strategjik me Serbin\u00eb. Angazhimi me Serbin\u00eb krijon presion publik q\u00eb ai t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb qeveri dhe t\u00eb rikthehet n\u00eb dialogun me Beogradin.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kjo ndodh vet\u00ebm disa dit\u00eb pasi Kurti kritikoi Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vonimin e procesit p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb dhe e quajti at\u00eb nj\u00eb \u201chije politike t\u00eb opozit\u00ebs\u201d. Sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky institucion p\u00ebr Uashingtonin, sipas mendimit tuaj?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: \u00cbsht\u00eb pak e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr SHBA-n\u00eb t\u00eb kritikoj\u00eb deklarata t\u00eb tilla nga Kurti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebtu n\u00eb SHBA p\u00ebrballemi me tensione mes pushtetit ekzekutiv dhe gjyq\u00ebsorit, si dhe mes ekzekutivit dhe Kongresit.<\/p>\n<p>Por, kemi par\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende \u2013 qoft\u00eb Hungari, Poloni apo Turqi \u2013 situata ku lider\u00ebt e zgjedhur p\u00ebrpiqen t\u2019i intimidojn\u00eb gjykatat, duke i akuzuar se jan\u00eb kapur nga opozita. Ky lloj diskursi, ky lloj k\u00ebrc\u00ebnimi nga politikan\u00ebt ndaj gjykatave, mendoj se ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr sundimin e ligjit.<\/p>\n<p>Kjo ngriti shqet\u00ebsime n\u00eb lidhje me p\u00ebrpjekjet e mundshme t\u00eb Kurtit p\u00ebr t\u00eb tejkaluar kufizimet kushtetuese mbi pushtetin ekzekutiv. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse ky lloj diskursi shkaktoi nj\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>SHBA-ja nuk nd\u00ebrmerr veprime kund\u00ebrproduktive<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Ambasada e SHBA-s\u00eb tha se bisedimet mund t\u00eb rifillojn\u00eb kur t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrshtatshme. \u00c7far\u00eb mjetesh prisni q\u00eb Uashingtoni t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb, n\u00ebse situata n\u00eb terren nuk ndryshon?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Mendoj se mjeti kryesor \u00ebsht\u00eb izolimi. Mjeti kryesor \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbash qeverin\u00eb \u2013 q\u00eb n\u00eb fakt nuk ekziston \u2013 por autoritetet e Kosov\u00ebs n\u00eb distanc\u00eb t\u00eb kontrolluar.<\/p>\n<p>Nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara duan t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime q\u00eb do t\u00eb ishin kund\u00ebrproduktive. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, nuk do t\u00eb thon\u00eb se po t\u00ebrhiqemi nga rajoni, ose po i japim fund misionit t\u00eb NATO-s k\u00ebtu, sepse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb \u00e7onte n\u00eb pasoja edhe m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija.<\/p>\n<p>Por, mendoj se mesazhi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: formoni nj\u00eb qeveri funksionale, veproni sipas sundimit t\u00eb ligjit dhe procedurave p\u00ebrkat\u00ebse, dhe at\u00ebher\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb rikthejm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie produktive me ju.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A mendoni se Uashingtoni d\u00ebshiron t\u2019u d\u00ebrgoj\u00eb mesazh edhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb rajon, duke nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb hap?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Mendoj se ka nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb rajon se Shtetet e Bashkuara nuk jan\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb angazhuara. Ato kan\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera urgjente, t\u00eb tilla si lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, lufta n\u00eb Lindjen e Mesme, p\u00ebrballja me Kin\u00ebn, me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb tensionuar t\u00eb brendshme\u2026<\/p>\n<p>Por, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb pozitive q\u00eb ka veprime n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sepse tregon se Uashingtoni po i ndjek ngjarjet dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb gjykon se \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb ndodh\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi nj\u00eb partner si Kosova\u2026<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb partnere e Shteteve t\u00eb Bashkuara. Historikisht, q\u00eb nga pavar\u00ebsia, Kosova ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb forta me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoj se do t\u00eb ishte e pap\u00ebrgjegjshme dhe vet\u00ebshkat\u00ebrruese n\u00ebse Qeveria n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me nj\u00eb vend q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs kaq i fort\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Si mendoni se do t\u00eb reagoj\u00eb Kurti tani?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet. Kurti ka qen\u00eb nj\u00eb lojtar i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shtetet e Bashkuara q\u00eb kur ka marr\u00eb detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, ai e p\u00eblqen k\u00ebt\u00eb lloj p\u00ebrballjeje, si brenda vendit, ashtu edhe jasht\u00eb tij, dhe kjo mund t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb interesave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por, un\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji afatshkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Kurtit q\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb fort\u00eb me Shtetet e Bashkuara, sepse, n\u00eb fund t\u00eb fundit, angazhimi i SHBA-s\u00eb dhe i Evrop\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar procesin e normalizimit me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>SHBA-ja eksploron \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb tejkaluar bllokad\u00ebn institucionale<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Disa media n\u00eb Prishtin\u00eb raportuan t\u00eb premten pasdite se Ambasada e SHBA-s\u00eb ka thirrur lider\u00ebt e partive deri m\u00eb tash opozitare, p\u00ebr t\u00eb diskutuar formimin e qeveris\u00eb. A mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb Uashingtoni po konsideron t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nj\u00eb qeveri pa Kurtin?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet. Situata politike brenda Kosov\u00ebs q\u00eb nga zgjedhjet e fundit ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht e paq\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb jemi n\u00eb mes t\u00eb shtatorit dhe ende nuk \u00ebsht\u00eb formuar qeveria, tregon p\u00ebr mosfunksionimin q\u00eb ka kapluar vendin. Ndaj, supozoj se Shtetet e Bashkuara po eksplorojn\u00eb \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb tejkaluar k\u00ebt\u00eb bllokad\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Por, a mendoni se partit\u00eb deri tash n\u00eb opozit\u00eb duhej t\u00eb ishin treguar m\u00eb fleksibile gjithashtu, n\u00eb lidhje me formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Konsensusi dhe kompromisi jan\u00eb thelbi i demokracis\u00eb. Nuk dua t\u00eb faj\u00ebsoj ndonj\u00eb parti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por, duke pasur parasysh paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb rajon, t\u00eb gjitha partit\u00eb duhet t\u00eb bashkohen p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb qeveri funksionale.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkon kompromis, l\u00ebshime dhe negociata me mir\u00ebbesim nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/shuplaka-e-forte-nga-shba-per-kosoven-zyrtari-amerikan-frustrimi-i-grumbulluar-me-kurtin-coi-ne-pezullimin-e-dialogut\/\">\u201cShuplaka\u201d e fort\u00eb nga SHBA p\u00ebr Kosov\u00ebn, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin \u00e7oi n\u00eb pezullimin e Dialogut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Charles Kupchan, nga K\u00ebshilli p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb n\u00eb Uashington, thot\u00eb se vendimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb pezulluar Dialogun Strategjik me Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i frustrimit t\u00eb grumbulluar ndaj veprimeve t\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje serioze, sepse rajoni ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb angazhim nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40300","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40300","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40300"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40300\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40300"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40300"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40300"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}