{"id":40232,"date":"2025-09-13T08:48:35","date_gmt":"2025-09-13T08:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/13\/kallezimi-per-medicare-ne-polici-si-u-mashtrua-portugezi-nga-klinika-pagoi-5200-euro-per-nderhyrje-estetike\/"},"modified":"2025-09-13T08:48:35","modified_gmt":"2025-09-13T08:48:35","slug":"kallezimi-per-medicare-ne-polici-si-u-mashtrua-portugezi-nga-klinika-pagoi-5200-euro-per-nderhyrje-estetike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/13\/kallezimi-per-medicare-ne-polici-si-u-mashtrua-portugezi-nga-klinika-pagoi-5200-euro-per-nderhyrje-estetike\/","title":{"rendered":"Kall\u00ebzimi p\u00ebr \u201cMedicare\u201d n\u00eb polici\/ Si u mashtrua portugezi nga klinika, pagoi 5200 euro p\u00ebr nd\u00ebrhyrje estetike"},"content":{"rendered":"<p>Carlos Santos, shtetas portugez, fillimisht pa nj\u00eb reklam\u00eb n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb \u201cInternational Medicare Hospital\u201d, dhe pas nj\u00eb takimi n\u00eb spital vendosi t\u00eb b\u00ebnte 3 sh\u00ebrbime, transplant flok\u00ebsh n\u00eb vler\u00eb 980 euro, rregullim t\u00eb qepallave t\u00eb syve me 2200 euro dhe kirurgji p\u00ebr korrigjim t\u00eb gush\u00ebs p\u00ebr 2000 euro.<\/p>\n<p>Shumat e parave i pagoi n\u00eb 3 periudha t\u00eb ndryshme, n\u00eb tetor, n\u00ebntor dhe dhjetor 2024 zonj\u00ebs me emrin Xhuana Liko, q\u00eb sipas tij iu prezantua si drejtoresha e spitalit, para q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb CASH dhe pa marr\u00eb kupon tatimor, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb mandati dore. T\u00eb gjitha k\u00ebto Santos ia tha policis\u00eb n\u00eb kall\u00ebzimin q\u00eb b\u00ebri pasi kuptoi se mund t\u00eb ishte para nj\u00eb mashtrimi.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn q\u00eb b\u00ebri pages\u00ebn e tret\u00eb portugezi priste t\u00eb operohej por i \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se kjo ishte e pamundur pasi mjeku Aron q\u00eb do t\u00eb kryente nd\u00ebrhyrjen, do largohej p\u00ebr n\u00eb Turqi. Sipas spitalit operacioni zgjaste 3 deri n\u00eb 6 or\u00eb dhe nuk ishte e mjaftueshme koh\u00eb, edhe p\u00ebr t\u00eb mos rrezikuar.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb periudhe rikthehet n\u00eb klinik\u00eb, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb i thon\u00eb se mjeku Aron nuk punont\u00eb m\u00eb aty, dhe i propozuan q\u00eb operacioni t\u00eb kryhej nga tjet\u00ebr dorktoresh\u00eb me emrin Artiola, propozim t\u00eb cilin e pranoi. Megjithat\u00eb, sipas portugezit, edhe ajo iku nga spitali dhe nd\u00ebrhyrja s\u00ebrish nuk u b\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim klinika i propozoi nj\u00eb mjek q\u00eb do t\u00eb vinte nga Turqia enkas p\u00ebr operacionin e tij, por pasi pa foto t\u00eb operacioneve q\u00eb turku kishte kryer nuk i p\u00eblqeu dhe nuk pranoi.<\/p>\n<p>I k\u00ebrkoi gojarisht Xhuan\u00ebs, s\u00eb cil\u00ebs i b\u00ebri pages\u00ebn, q\u00eb shum\u00ebn e parave t\u2019ia kthenin mbrapsht, pasi sipas tij, pa q\u00eb ambienti ishte jo serioz, edhe pse ajo tentoi ta bindte q\u00eb t\u00eb vijonin.<\/p>\n<p>Kur kishin kaluar 16 muaj pasi kishte b\u00ebr\u00eb pagesat dhe u paraqit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb klinik\u00eb, Carlos Santos u rikthye n\u00eb \u201cInternational Medicare Hospital\u201d.,<\/p>\n<p>Ishte fillimi i gushtit kur takoi s\u00ebrish Xhuan\u00ebn, s\u00eb cil\u00ebs i ka dor\u00ebzuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb shkruar nga ai ku e njofton p\u00ebr t\u00eb gjitha veprimet e kryera dhe t\u00eb gjitha problematikat q\u00eb ka hasur, si dhe vendimin p\u00ebr t\u00eb mos e kryer operacionin, dhe i ka k\u00ebrkuar t\u00eb firmos\u00eb. Ajo e lexon por nuk pranon ta firmos\u00eb. Portugezi Santos k\u00ebt\u00eb let\u00ebr ia ka treguar kamer\u00ebs aty dhe \u00ebsht\u00eb larguar.<\/p>\n<p>N\u00eb polici, Carlos Santos deklaroi se \u00ebsht\u00eb mashtruar nga spitali, pasi i mor\u00ebn parat\u00eb dhe nuk i ofruan sh\u00ebrbimin duke p\u00ebrdorur justifikime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me rastin, policia mori n\u00eb pyetje Xhuana Likon, e cila u tha hetuesve se ishte recepsioniste e klinik\u00ebs dhe jo drejtoresh\u00eb, si\u00e7 Santos thot\u00eb se i \u00ebsht\u00eb prezantuar, nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja me pacientin portugez kishte nisur q\u00eb me ish-doktoresh\u00ebn Eva Lleshi, e cila nuk punonte m\u00eb aty.<\/p>\n<p>Pacienti nuk arriti t\u00eb kryente nd\u00ebrhyrjen p\u00ebr shkak t\u00eb largimit t\u00eb mjek\u00ebve dhe refuzimit t\u00eb tyre p\u00ebr ta realizuar sipas k\u00ebrkesave t\u00eb tij. Sipas saj ai k\u00ebrkoi kthimin e shum\u00ebs, por kjo nuk iu b\u00eb menj\u00ebher\u00eb pasi spitali k\u00ebrkonte shqyrtim t\u00eb rastit. P\u00ebr kuponin tatimor, Liko tha se kishte dh\u00ebn\u00eb mandat dore sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb drejtuesve, dhe subjekti nuk hartonte kontrata, vet\u00ebm kartela mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Xhuana Likos, dhe p\u00ebrball\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr pagesa pa kupon tatimor, polici kreu kontroll n\u00eb klinik\u00eb ku gjeti ila\u00e7e t\u00eb skaduara dhe t\u00eb tjera t\u00eb ndaluara p\u00ebr shitje, t\u00eb lejuara vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb spitale private, rreth 100 blloqe mandatesh t\u00eb shkruara me dor\u00eb dhe 7 kompjuter\u00eb dhe dhoma e server\u00ebve t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb. Gjat\u00eb kontrollit n\u00eb klinik\u00eb u gjet\u00ebn 5 punonj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt u pyet\u00ebn dhe rezultoi se t\u00eb gjith\u00eb merrnin rrogat n\u00eb dor\u00eb dhe jo n\u00eb bank\u00eb, t\u00eb padeklaruar.<\/p>\n<p>N\u00eb klinik\u00eb u gjet edhe Yusuf Kenan, mjek turk. I marr\u00eb n\u00eb pyetje u tha hetuesve se profesionin e ushtronte prej 26 vitesh, por n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kishte kontrat\u00eb t\u00eb shkruar me \u201cInternational Medicare Hospital\u201d, dhe i paregjistruar n\u00eb organet tatimore. Sipas tij, nga qershori 2025 ka ardhur n\u00eb Tiran\u00eb 5 ose 6 her\u00eb dhe ka kryer mbi 20 operacione, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, sipas kontrat\u00ebs q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb me goj\u00eb me pronarin e klinik\u00ebs, turkun Bilal Kara, do t\u00eb merrte nga 200 euro p\u00ebr nd\u00ebrhyrje, por gjithmon\u00eb ka marr\u00eb me pak para CASH n\u00eb dor\u00eb, pasi sipas tij i thoshin se do ia jepnin kur t\u00eb vinte her\u00ebn tjet\u00ebr. Deri m\u00eb tani 1 mij\u00eb euro akoma nuk i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr skandal u zbulua gjat\u00eb hetimeve. Administratori Edmond Zaja ishte pun\u00ebsuar n\u00eb vitin 2023 n\u00eb klinik\u00eb si kuzhinier, dhe 1 vit m\u00eb von\u00eb pronari, sipas tij, ia kishte k\u00ebrkuar si nder q\u00eb t\u00eb regjistrohej si administrator, por q\u00eb t\u00eb vijonte t\u00eb kryente pun\u00ebn n\u00eb kuzhin\u00eb, e gjitha sipas tij n\u00eb mir\u00ebbesim.<\/p>\n<p>Por i marr\u00eb n\u00eb pyetje deklaron se nuk ka pasur asnj\u00eb dijeni p\u00ebr punonj\u00ebs t\u00eb padeklaruar, munges\u00eb t\u00eb kas\u00ebs fiskale apo medikamente t\u00eb skaduara apo kontraband\u00eb. N\u00eb realitet nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb administrator dhe praktikisht \u00ebsht\u00eb paguar 40 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj si kuzhinier.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2025 ka paraqitur dor\u00ebheqjen, por aksioner\u00ebt Bilal Kara, Bexhet Kara dhe Gerjana Topi nuk ia pranuan. Sipas tij i \u00ebsht\u00eb drejtuar QKB-s\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr heqjen e emrit, por deri m\u00eb tani figuron administrator. Deklarimet e tij u konfirmuan edhe nga k\u00ebqyrje e celularit, ku u gjet\u00ebn bisedat me aksioner\u00ebt ku u paraqet dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto Edmond Zaj\u00ebn nuk e shp\u00ebtuan nga prangat, t\u00eb cilin gjykata e la n\u00eb mas\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d. Policia tashm\u00eb ka shpallur n\u00eb k\u00ebrkim 2 aksioner\u00ebt, Bilal Kara dhe Gerjana Topi, t\u00eb cil\u00ebt rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb jasht\u00eb territorit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kallezimi-per-medicare-ne-polici-si-u-mashtrua-portugezi-nga-klinika-pagoi-5200-euro-per-nderhyrje-estetike\/\">Kall\u00ebzimi p\u00ebr \u201cMedicare\u201d n\u00eb polici\/ Si u mashtrua portugezi nga klinika, pagoi 5200 euro p\u00ebr nd\u00ebrhyrje estetike<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Carlos Santos, shtetas portugez, fillimisht pa nj\u00eb reklam\u00eb n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb \u201cInternational Medicare Hospital\u201d, dhe pas nj\u00eb takimi n\u00eb spital vendosi t\u00eb b\u00ebnte 3 sh\u00ebrbime, transplant flok\u00ebsh n\u00eb vler\u00eb 980 euro, rregullim t\u00eb qepallave t\u00eb syve me 2200 euro dhe kirurgji p\u00ebr korrigjim t\u00eb gush\u00ebs p\u00ebr 2000 euro. Shumat e parave i pagoi n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40232","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40232","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40232"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40232\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40232"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40232"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40232"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}