{"id":40229,"date":"2025-09-13T07:48:54","date_gmt":"2025-09-13T07:48:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/13\/be-ja-ben-thirrje-per-mosnderhyrje-ne-punen-e-gjykates-kushtetuese-te-kosoves\/"},"modified":"2025-09-13T07:48:54","modified_gmt":"2025-09-13T07:48:54","slug":"be-ja-ben-thirrje-per-mosnderhyrje-ne-punen-e-gjykates-kushtetuese-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/13\/be-ja-ben-thirrje-per-mosnderhyrje-ne-punen-e-gjykates-kushtetuese-te-kosoves\/","title":{"rendered":"BE-ja b\u00ebn thirrje p\u00ebr mosnd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Bashkimi Evropian u ka b\u00ebr\u00eb thirrje aktor\u00ebve politik\u00eb dhe institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbahen nga \u201c\u00e7do nd\u00ebrhyrje e pap\u00ebrshtatshme\u201d n\u00eb pun\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila koh\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb kritikuar nga kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, dhe zyrtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i bllokut evropian tha t\u00eb premten p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se \u201croli i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb ta interpretoj\u00eb dhe ta siguroj\u00eb respektimin e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<br \/>\n\u201c\u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve politik\u00eb dhe institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ta respektojn\u00eb k\u00ebt\u00eb rol dhe t\u00eb p\u00ebrmbahen nga \u00e7do form\u00eb e nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme n\u00eb pun\u00ebn e gjyq\u00ebsorit dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrmes sulmeve personale\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dit\u00ebve t\u00eb fundit, Kurti \u2013 i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht udh\u00ebheq\u00ebs i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje \u2013 dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb partis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00ebnkryetarin Glauk Konjufca, e kan\u00eb kritikuar Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt me partit\u00eb shqiptare q\u00eb mandatin e kaluar ishin n\u00eb opozit\u00eb.<br \/>\n\u201cNd\u00ebrmjet mandatit ton\u00eb q\u00eb s\u2019po p\u00ebrfundon dhe mandatit t\u00eb ri q\u00eb s\u2019po fillon, t\u00eb nderuar delegat\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! e dim\u00eb q\u00eb ndodhet Gjykata Kushtetuese e cila po funksionon si nj\u00eb hije politike e opozit\u00ebs ndaj VET\u00cbVENDOSJE!-s\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Kurti n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb LVV-s\u00eb m\u00eb 7 shtator.<br \/>\n\u201cT\u00eb vetmen dilem\u00eb q\u00eb e kam n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb absurde, apo m\u00eb shum\u00eb e d\u00ebmshme kjo mas\u00eb 25-ditore. Por, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe shum\u00eb absurde, edhe shum\u00eb e d\u00ebmshme, nuk kam dyshime\u201d, kishte theksuar ai.<br \/>\nKurti po fliste p\u00ebr vendimin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Kushtetueses, e cila jav\u00ebn e kaluar vendosi mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ua ndaloi deputet\u00ebve t\u00eb zgjedhur t\u00eb Kuvendit t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonj\u00eb procedure p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re.<br \/>\nGjykata e vendosi k\u00ebt\u00eb mas\u00eb \u2013 q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 30 shtator \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ex officio dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb List\u00ebs Serbe.<br \/>\nPartia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs beson se jan\u00eb kryer shkelje kushtetuese pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha \u2013 nga LVV-ja \u2013 i ka hedhur n\u00eb votim ndaras kandidat\u00ebt p\u00ebr n\u00ebnkryetar\u00eb t\u00eb Kuvendit nga minoriteti joserb dhe ai serb.<br \/>\nLista Serbe, e cila n\u00eb Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara p\u00ebr serb\u00ebt, k\u00ebmb\u00ebnguli ta propozonte vet\u00ebm Sllavko Simiqin edhe pasi ai d\u00ebshtoi t\u2019i merrte 61 votat e nevojshme pas tri rundeve t\u00eb lejuara t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Kur ajo nuk pranoi t\u00eb propozonte dik\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr n\u00ebnkryetar, Basha vendosi t\u00eb hidhte short, sipas Rregullores s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr nga komuniteti serb.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb List\u00ebs Serbe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe P\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb edhe minist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e Albin Kurtit. As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme.<br \/>\nBashka e shpalli nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfunduar konstituimin e Kuvendit, pavar\u00ebsisht moszgjidhjes s\u00eb n\u00ebnkryetarit t\u00eb pest\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka d\u00ebrguar komente Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs, dhe ka th\u00ebn\u00eb se funksionalizimi i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb bllokohet nga mungesa e nj\u00eb n\u00ebnkryetari, duke e kritikuar List\u00ebn Serbe se po \u201csynon\u201d ta bllokoj\u00eb formimin e institucioneve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Osmani tha se n\u00eb komentet e saj, i ka k\u00ebrkuar Kushtetueses t\u00eb mos lejoj\u00eb q\u00eb kushdo t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vetos mbi proceset e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, Gjykata Kushtetuese tha se ndihet e shqet\u00ebsuar me \u201cdeklarimet e pamatura\u201d t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb dhe t\u00eb zgjedhurve politik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb reagimi, Kushtetuesja tha se pavar\u00ebsia dhe paanshm\u00ebria e saj jan\u00eb t\u00eb mbrojtura me Kushtetut\u00eb dhe asnj\u00eb \u201cinstitucion, parti politike apo individ nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e saj\u201d.<br \/>\nZ\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i BE-s\u00eb i tha REL-it se u takon t\u00eb gjitha partive politike ta zgjidhin ng\u00ebr\u00e7in politik, duke shtuar se ato \u201cmund ta shmangin ng\u00ebr\u00e7in p\u00ebrmes dialogut dhe kompromisit, p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer bllokimin institucional dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur karakterin demokratik dhe multietnik t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Ambasada e Gjermanis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb u b\u00ebri thirrje n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs aktor\u00ebve politik\u00eb dhe institucioneve ta respektojn\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe t\u00eb p\u00ebrmbahen nga sulmet ndaj saj.<br \/>\nNd\u00ebrsa Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs e kan\u00eb pezulluar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosov\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimet dhe deklaratat e fundit t\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb Kurti.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/be-ja-ben-thirrje-per-mosnderhyrje-ne-punen-e-gjykates-kushtetuese-te-kosoves\/\">BE-ja b\u00ebn thirrje p\u00ebr mosnd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkimi Evropian u ka b\u00ebr\u00eb thirrje aktor\u00ebve politik\u00eb dhe institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbahen nga \u201c\u00e7do nd\u00ebrhyrje e pap\u00ebrshtatshme\u201d n\u00eb pun\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila koh\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb kritikuar nga kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, dhe zyrtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij. Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i bllokut evropian tha t\u00eb premten p\u00ebr Radion Evropa e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40229","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40229","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40229"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40229\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40229"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40229"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40229"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}