{"id":40208,"date":"2025-09-12T19:48:23","date_gmt":"2025-09-12T19:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/ilir-yzeiri-erion-veliaj-fati-i-nje-lideri-ne-rritje\/"},"modified":"2025-09-12T19:48:23","modified_gmt":"2025-09-12T19:48:23","slug":"ilir-yzeiri-erion-veliaj-fati-i-nje-lideri-ne-rritje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/ilir-yzeiri-erion-veliaj-fati-i-nje-lideri-ne-rritje\/","title":{"rendered":"Ilir Yzeiri: Erion Veliaj, fati i nj\u00eb lideri n\u00eb rritje"},"content":{"rendered":"<p>Rasti i Erion Veliajt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebmet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhet demokracis\u00eb s\u00eb brisht\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi si yni dhe tregon se sa t\u00eb r\u00ebnda mund t\u00eb jen\u00eb shkeljet e tjera t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Q\u00eb nga koha e rr\u00ebmbimit t\u00eb dhunsh\u00ebm t\u00eb tij nga BKH-ja, me urdh\u00ebr t\u00eb nj\u00eb prokurori q\u00eb nuk ka punuar asnj\u00eb dit\u00eb si rojtar i ligjit, e deri m\u00eb sot, jan\u00eb botuar me dhjet\u00ebra e m\u00eb shum\u00eb opinione nga profesionist\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha kategorive t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb argumentuar se ajo q\u00eb po ndodh me Veliajn \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut e nj\u00eb sistemi represiv q\u00eb \u00ebsht\u00eb instaluar n\u00eb Shqip\u00ebri pas miratimit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Fataliteti nuk q\u00ebndron te ajo q\u00eb po ndodh, por te mazhoranca e cila, me arsyetime jo bind\u00ebse dhe t\u00eb trishta, p\u00ebrpiqet ta mbroj\u00eb reform\u00ebn me argumentin e foshnjes me pelenat, duke krijuar p\u00ebrshtypjen se ashtu si n\u00eb socializ\u00ebm, Kodi Penal dhe sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u00eb preken.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb gjith\u00eb prisnin q\u00eb mazhoranca t\u00eb nd\u00ebrhynte e t\u00eb korrigjonte Kodin Penal, n\u00eb publik u hodh nj\u00eb draft i nj\u00eb kodi tjet\u00ebr penal i cili, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk adresonte asnj\u00eb nga shqet\u00ebsimet q\u00eb kishte ngritur opinioni n\u00eb k\u00ebta vjet sa i takon pushtetit represiv t\u00eb prokuror\u00ebve, por e kishte forcuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj me t\u00eb dy ata q\u00eb e paraqisnin n\u00eb opinion u b\u00eb edhe qesharak. Shoq\u00ebria shqiptare po mbahet n\u00eb terr informativ dhe askush nuk flet qart\u00eb e drejt e t\u00eb thot\u00eb se ne jemi Republik\u00eb Parlamentare dhe t\u00eb gjitha pushtetet e tjera rrjedhin prej k\u00ebtij Pushteti solemn. Mazhoranca e ka p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb mekanizma n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtohen nga Parlamenti, t\u00eb shpallet vullneti i popullit dhe jo ai i nj\u00eb grushti prokuror\u00ebsh q\u00eb spekulojn\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Asamblen\u00eb e PS-s\u00eb, kryeministri Rama, me t\u00eb drejt\u00eb, adresoi edhe aty disa shqet\u00ebsime q\u00eb ka sjell\u00eb pushteti i pakontrolluar i prokuror\u00ebve dhe p\u00ebrmendi me em\u00ebr edhe rastin Veliaj. Ai tha se GJKKO-ja nuk po del dot nga var\u00ebsia e SPAK-ut. Ndon\u00ebse t\u00eb drojtura e t\u00eb p\u00ebrmbajtura, v\u00ebrejtjet e kryeministrit Rama t\u00eb krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen se nuk do t\u00eb mbeten vet\u00ebm aty, por mund t\u00eb shtyhen m\u00eb tej. T\u00eb presim. Personalisht nuk dua t\u00eb bie n\u00eb konspiracioniz\u00ebm, por e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta shpjegoj l\u00ebvizjen e fundit t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb lidhje me Veliajn.<\/p>\n<p>Jam i bindur q\u00eb ai jo vet\u00ebm e vler\u00ebson Veliajn, por e ka treguar n\u00eb shum\u00eb raste, madje edhe n\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb Asambles\u00eb, m\u00eb dt. 11 shtator, se Veliaj \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng nga nj\u00eb prokuror q\u00eb ka konflikt t\u00eb hapur interesi, intrigant dhe i paaft\u00eb, i cili vet\u00eb ka shkruar nj\u00eb let\u00ebr anonime me akuza qesharake. Mir\u00ebpo, m\u00eb duket \u00e7udi se si kryeministri pati durimin dhe nuk i dekretoi zgjedhjet p\u00ebr Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs derisa Gjykata, n\u00eb t\u00eb trija shkall\u00ebt, u shpreh p\u00ebr fatin e Belerit dhe tani nd\u00ebrpreu mandatin e Valiajt. Gjithnj\u00eb n\u00eb historin\u00eb e re t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare ka di\u00e7ka nga konspiracioni helen. Edhe n\u00eb rastin e Veliajt, nj\u00eb pist\u00eb e besueshme ishte dhe \u00ebsht\u00eb hakmarrja greke ndaj Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, gjithnj\u00eb brenda konspiracionit, disa t\u00eb tjer\u00eb nxituan t\u00eb thon\u00eb se Veliaj, pas k\u00ebtij q\u00ebndrimi t\u00eb Ram\u00ebs, u eleminua nga lidershipi i PS-s\u00eb dhe dikush tjet\u00ebr u projektua n\u00eb vend t\u00eb tij. N\u00ebse do t\u00eb analizonim antropologjin\u00eb e PS-s\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike me organizim vertikal dhe aty fati i liderit t\u00eb ardhsh\u00ebm p\u00ebrcaktohet nga vullneti i atij q\u00eb drejton n\u00eb at\u00eb \u00e7ast PS-n\u00eb. Ishte vullneti i Ramiz Alis\u00eb p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb partin\u00eb Nanos dhe vullneti i Nanos p\u00ebr ta dor\u00ebzuar partin\u00eb. N\u00eb at\u00eb rast partia ishte n\u00eb duart e Ru\u00e7it dhe ai e mandatoi te Rama. Sot \u00ebsht\u00eb her\u00ebt t\u00eb flitet p\u00ebr pasardh\u00ebsin e Ram\u00ebs, por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb. Edi Rama vjen nga shkolla moderne e politik\u00ebs dhe e di mir\u00eb se drejtimi i PS-s\u00eb nes\u00ebr duhet t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb lideri me vizion e pasion, gjithashtu. Asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb PS-ja, pas Edi Ram\u00ebs, nuk ka pasur nj\u00eb lider tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb aft\u00eb e m\u00eb energjik sesa Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Sot ai \u00ebsht\u00eb i mbyllur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme n\u00eb qelit\u00eb e Durr\u00ebsit, por ky nuk \u00ebsht\u00eb fatalitet. Absurdi me drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare mund t\u00eb zgjas\u00eb edhe pak, por Erion Veliaj do t\u00eb kthehet edhe m\u00eb i fuqish\u00ebm pas k\u00ebsaj q\u00eb i ndodhi, sepse ky lin\u00e7im publik e ndihmoi at\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptonin t\u00eb gjith\u00eb se n\u00eb karrier\u00ebn e tij politike ai jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka abuzuar, por ka zgjuar zilin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb dashur t\u2019i shkat\u00ebrrojn\u00eb karrier\u00ebn. Ne nuk kemi drejt\u00ebsi dhe gjykata t\u00eb lira e t\u00eb pavarura. Un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb besoja se Gjykata e Lart\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs Veliaj i \u00ebsht\u00eb drejtuar p\u00ebr rekurs, do t\u00eb gjej\u00eb forc\u00ebn dhe dinjitetin e ligjit q\u00eb ta ktheje n\u00eb sht\u00ebpi Erion Veliajn sepse tani dosja ka shkuar n\u00eb Gjykat\u00eb dhe ai nuk rrezikon asnj\u00eb prov\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb p\u00ebrmend k\u00ebtu rastin e kryebashkiakut t\u00eb New Yorkut q\u00eb pati dyfishin e akuzave t\u00eb Veliajt dhe vazhdoi i qet\u00eb pun\u00ebn derisa gjykata e liroi nga t\u00eb gjitha akuzat, por dua t\u00eb mendoj se Veliajt i ra barra t\u00eb provonte marr\u00ebzin\u00eb, lig\u00ebsin\u00eb dhe urrejtjen e nj\u00eb prokurori dhe t\u00eb drejtuesit t\u00eb tij. Ndoshta k\u00ebt\u00eb llogari ai nuk e kishte b\u00ebr\u00eb kur u p\u00ebrfshi nga L\u00ebvizja \u00ab Mjaft \u00bb n\u00eb PS. Veliaj e ka t\u00eb gjith\u00eb fatin me vete. \u00cbsht\u00eb i ri, i pafajsh\u00ebm dhe viktim\u00eb e nj\u00eb koalicioni t\u00eb eg\u00ebr keqdash\u00ebs. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ai shihet nga PS-ja si e vetmja mund\u00ebsi e trash\u00ebgimit t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Gjith\u00eb problemi tani \u00ebsht\u00eb durimi dhe koha.  <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/ilir-yzeiri-erion-veliaj-fati-i-nje-lideri-ne-rritje\/\">Ilir Yzeiri: Erion Veliaj, fati i nj\u00eb lideri n\u00eb rritje<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rasti i Erion Veliajt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebmet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhet demokracis\u00eb s\u00eb brisht\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi si yni dhe tregon se sa t\u00eb r\u00ebnda mund t\u00eb jen\u00eb shkeljet e tjera t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Q\u00eb nga koha e rr\u00ebmbimit t\u00eb dhunsh\u00ebm t\u00eb tij nga BKH-ja, me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40208","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40208","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40208"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40208\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40208"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}