{"id":40204,"date":"2025-09-12T19:48:21","date_gmt":"2025-09-12T19:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/pezullimi-i-dialogut-strategjik-nga-shba-ja-sinjal-i-distancimit-nga-kurti\/"},"modified":"2025-09-12T19:48:21","modified_gmt":"2025-09-12T19:48:21","slug":"pezullimi-i-dialogut-strategjik-nga-shba-ja-sinjal-i-distancimit-nga-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/pezullimi-i-dialogut-strategjik-nga-shba-ja-sinjal-i-distancimit-nga-kurti\/","title":{"rendered":"Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-ja, sinjal i distancimit nga Kurti"},"content":{"rendered":"<p>Distancim nga kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, si dhe paralajm\u00ebrim p\u00ebr Qeverin\u00eb e tij se mb\u00ebshtetja nd\u00ebrkomb\u00ebtare po zbehet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e shohin pezullimin e dialogut t\u00eb planifikuar strategjik mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs, Toby Vogel nga K\u00ebshilli p\u00ebr Politika t\u00eb Demokratizimit n\u00eb Berlin, dhe G\u00ebzim Visoka, profesor n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Universitetit t\u00eb Dublinit, n\u00eb departamentin p\u00ebr studime t\u00eb paqes dhe konfliktit.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara e kan\u00eb pezulluar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosov\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimeve lidhur me veprimet e Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, njoftoi t\u00eb premten Ambasada amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo e ka arsyetuar k\u00ebt\u00eb vendim me shqet\u00ebsimin p\u00ebr veprimet e Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe t\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, t\u00eb cilat, si\u00e7 thuhet, \u201crrisin tensionet dhe destabilitetin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, veprimet dhe deklaratat e fundit t\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb Kurti kan\u00eb paraqitur sfida p\u00ebr progresin e arritur nd\u00ebr vite\u201d, tha Ambasada, pa shpjeguar se p\u00ebr \u00e7far\u00eb deklaratash dhe veprimesh b\u00ebhet fjal\u00eb sakt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Kosova dhe SHBA-ja kishin planifikuar q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ta finalizonin marr\u00ebveshjen p\u00ebr dialogun strategjik, pasi presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, kishte njoftuar n\u00eb janar p\u00ebr arritjen e ujdis\u00eb mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Vendimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur lider\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV) po i kritikojn\u00eb vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke e quajtur gjykat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit \u201chije politike e opozit\u00ebs ndaj LVV-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dialogu strategjik?<\/p>\n<p>Dialogu strategjik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb Departamenti amerikan i Shtetit n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve zhvillon me vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs me synim avancimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale.<\/p>\n<p>Ky proces p\u00ebrfshin diskutime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb mes dy vendeve q\u00eb zhvillohen ose n\u00eb Uashington, ose n\u00eb vendin p\u00ebrkat\u00ebs, mbi nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashk\u00ebpunimi ekonomik, etj.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb informacionet nga Departamenti i Shtetit, Radio Evropa e Lir\u00eb konfirmoi se SHBA-ja ka zhvilluar dialog strategjik gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit me Franc\u00ebn, Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, Rumanin\u00eb, Austrin\u00eb, Polonin\u00eb, Sllovenin\u00eb, Moldavin\u00eb, Greqin\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut, Katarin, Omanin, Bahrejnin, Egjiptin, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb rajon, vet\u00ebm Maqedonia e Veriut ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb till\u00eb strategjik me SHBA-n\u00eb. Takimi i par\u00eb u mbajt m\u00eb 2 qershor 2022 n\u00eb Uashington DC, dhe u drejtua nga ish-ministri i Jasht\u00ebm i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Bujar Osmani, dhe ndihm\u00ebssekretarja amerikane e Shtetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen Donfried.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, m\u00eb 6 gusht paralajm\u00ebroi se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do t\u00eb nisin dialog t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt strategjik n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>SHBA-ja p\u00ebrfshihet n\u00eb dialog strategjik jo vet\u00ebm me shtete, por edhe me organizata ose l\u00ebvizje t\u00eb vendeve q\u00eb ajo nuk i konsideron aleate, si L\u00ebvizjademokratike bjelloruse e udh\u00ebhequr nga Sviatlana Tsikhanouskaya.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb i ka hedhur posht\u00eb kritikat e SHBA-s\u00eb, duke vler\u00ebsuar se veprimet e saj kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet dhe Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, \u201cn\u00eb funksion t\u00eb eliminimit t\u00eb burimeve t\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb garantimit t\u00eb stabilitetit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm afatgjat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr vendimin e SHBA-s\u00eb q\u00eb ta pezulloj\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht dialogun strategjik.<\/p>\n<p>Vogel: Nd\u00ebrprerja e dialogut strategjik, shenj\u00eb se SHBA-ja do t\u00eb distancohet nga Kurti<\/p>\n<p>Toby Vogel nga K\u00ebshilli p\u00ebr Politika t\u00eb Demokratizimit n\u00eb Berlin, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, vler\u00ebson se me m\u00ebnyr\u00ebn se si e nd\u00ebrpren\u00eb dialogun p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje strategjike, Shtetet e Bashkuara d\u00ebrgojn\u00eb sinjal se \u201cduan t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb me Kurtin\u201d.<\/p>\n<p>Ai shton se vendimi erdhi gjithashtu n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb ndjesh\u00ebm, kur Albin Kurti po p\u00ebrpiqet t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe se kjo nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cShtetet e Bashkuara, e sidomos administrata e par\u00eb e [presidentit Donald] Trump, kan\u00eb nj\u00eb histori me Albin Kurtin dhe nj\u00eb histori t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb politik\u00ebn kosovare. Dikur mjaftonte q\u00eb presidenti amerikan ose kancelarja gjermane, kur ajo ishte Angela Merkel, t\u00eb ngrinin receptorin, t\u00eb telefononin dik\u00eb si Hashim Tha\u00e7i dhe t\u2019i thoshin \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnte \u2013 dhe ai e b\u00ebnte. Kjo nuk funksionon me Albin Kurtin. N\u00ebse mendoni se kjo \u00ebsht\u00eb mir\u00eb apo keq, \u00ebsht\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme; fakti \u00ebsht\u00eb se Kurti nuk \u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Dhe, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk e duan as n\u00eb Uashington e as n\u00eb Bruksel\u201d, thekson Vogel.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebr p\u00ebrkeq\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Kosov\u00ebs me SHBA-n\u00eb ose BE-n\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Kurti, sepse \u201cnuk i ka kultivuar me kujdes k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie\u201d.<\/p>\n<p>Por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kjo ndodh edhe p\u00ebr shkak t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb qendrave t\u00eb vendimmarrjes, pasi \u201cnuk mund ta urdh\u00ebrojn\u00eb m\u00eb kryeministrin ose presidentin n\u00eb Prishtin\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBesoj se gjith\u00e7ka duhet par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, a do t\u00eb ket\u00eb kjo efektin e d\u00ebshiruar, pra a do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb bashkoj\u00eb opozit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb qeveri alternative. Sinqerisht, mendoj se ata nuk i kan\u00eb numrat. K\u00ebshtu q\u00eb nuk jam i sigurt se \u00e7far\u00eb synohet me k\u00ebt\u00eb\u201d, thot\u00eb Vogel, duke shprehur dyshime se Uashingtoni shpreson p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>\u201cSinqerisht, kjo do t\u00eb m\u00eb dukej si nj\u00eb nga zgjidhjet m\u00eb \u2018t\u00eb pastra\u2019, sepse \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kushdo q\u00eb arrin t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb tani nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb fort\u00eb. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb jesh partia m\u00eb e madhe, por kjo nuk mjafton. Nevojiten aleat\u00eb, nevojiten partner\u00eb koalicioni. Prandaj, mendoj se gjith\u00e7ka duhet par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr\u201d, p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n<p>Visoka: Nd\u00ebrprerjen e dialogut strategjik duhet ta marrim seriozisht<\/p>\n<p>G\u00ebzim Visoka, profesor i studimeve p\u00ebr paqe dhe konflikte n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Universitetit t\u00eb Dublinit, vler\u00ebson p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se nd\u00ebrprerja e dialogut strategjik t\u00eb SHBA-s\u00eb me Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb \u201cedhe nj\u00eb shenj\u00eb paralajm\u00ebruese p\u00ebr Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs se mb\u00ebshtetja nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr vendin po zbehet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo duhet t\u00eb merret seriozisht, por nuk n\u00ebnkupton fundin e marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore t\u00eb theksohet se Kosova asnj\u00ebher\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb dialog strategjik t\u00eb formalizuar me Shtetet e Bashkuara, ndon\u00ebse e ka k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb. Edhe kur marr\u00ebdh\u00ebniet kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira, SHBA-ja ka shmangur formalizimin e nj\u00eb partneriteti strategjik me Kosov\u00ebn, duke synuar t\u00eb mos antagonizoj\u00eb Serbin\u00eb dhe t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr n\u00eb rajon\u201d, thekson Visoka.<\/p>\n<p>Ai shton se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka pasur element\u00eb t\u00eb dialogut strategjik rreth siguris\u00eb dhe njohjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por se \u201cdinamika e dialogut n\u00ebn drejtimin e BE-s\u00eb dhe p\u00ebrpjekjet e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb sovranitetin n\u00eb veri t\u00eb vendit e kan\u00eb diktuar k\u00ebt\u00eb proces, i cili tani duket se funksionon vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kritikat e m\u00ebhershme ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Kurtit<\/p>\n<p>Qeveria e Albin Kurtit, gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve t\u00eb fundit, shpesh ka qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb kritikave nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kryesisht p\u00ebr veprimet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ku jeton shumica serbe, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vendosur kontroll t\u00eb plot\u00eb institucional.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga veprimet e fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ndodhi m\u00eb 12 shtator, kur autoritetet e Kosov\u00ebs pezulluan pun\u00ebn e Fondit t\u00eb Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore dhe Fondit t\u00eb Sigurimit Pensional dhe Invalidor, t\u00eb cil\u00ebt funksiononin sipas sistemit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara, n\u00eb nj\u00eb reagim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, kur n\u00eb nj\u00eb aksion t\u00eb gjer\u00eb u mbyll\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb institucionesh serbe n\u00eb jug t\u00eb Ibrit, theksuan se veprimet e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u201cndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt dhe negativisht mbi qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs \u2013 serb\u00ebt etnik\u00eb dhe komunitetet e tjera \u2013 dhe se mund t\u00eb minojn\u00eb aspiratat e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu bashkuar komunitetit euroatlantik\u201d.<\/p>\n<p>Vendimi i SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb dialogun strategjik vjen gjithashtu n\u00eb koh\u00ebn e nj\u00eb krize institucionale dhe politike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht pritet vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse Kuvendi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb konstituuar, pasi partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, Lista Serbe, i \u00ebsht\u00eb drejtuar k\u00ebtij institucioni me k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, ka shkelur Kushtetut\u00ebn duke ndar\u00eb procesin e votimit p\u00ebr n\u00ebnkryetar\u00ebt nga komunitetet joshumic\u00eb dhe nga komuniteti serb.<\/p>\n<p>Basha, nd\u00ebrkaq, e shpalli nj\u00ebansh\u00ebm p\u00ebrfundimin e konstituimit t\u00eb Kuvendit, edhe pse nuk ishte zgjedhur n\u00ebnkryetari i pest\u00eb nga radh\u00ebt e komunitetit serb.<\/p>\n<p>M\u00eb 10 shtator, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje i k\u00ebrkoi Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb k\u00ebrkesa e List\u00ebs Serbe t\u00eb shpallej e papranueshme.<\/p>\n<p>Edhe presidentja Osmani ka vler\u00ebsuar se Kuvendi nuk duhet t\u00eb bllokohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe ka shprehur pritjen q\u00eb Gjykata Kushtetuese nuk do t\u00eb marr\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb List\u00ebs Serbe, pra t\u00eb konfirmoj\u00eb se Kuvendi \u00ebsht\u00eb konstituuar edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur n\u00ebnkryetari i pest\u00eb nga komuniteti serb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb 7 shtator L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka nominuar liderin e saj, Albin Kurtin, p\u00ebr mandatar t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb re. Me at\u00eb rast, Kurti ka shprehur kritika ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke e akuzuar p\u00ebr anshm\u00ebri, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr veprim n\u00eb favor t\u00eb partive shqiptare q\u00eb n\u00eb legjislatur\u00ebn e kaluar ishin n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Vendet per\u00ebndimore dhe Bashkimi Evropian e kan\u00eb kritikuar k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb Kurtit.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/pezullimi-i-dialogut-strategjik-nga-shba-ja-sinjal-i-distancimit-nga-kurti\/\">Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-ja, sinjal i distancimit nga Kurti<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Distancim nga kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, si dhe paralajm\u00ebrim p\u00ebr Qeverin\u00eb e tij se mb\u00ebshtetja nd\u00ebrkomb\u00ebtare po zbehet. K\u00ebshtu e shohin pezullimin e dialogut t\u00eb planifikuar strategjik mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs, Toby Vogel nga K\u00ebshilli p\u00ebr Politika t\u00eb Demokratizimit n\u00eb Berlin, dhe G\u00ebzim Visoka, profesor n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Universitetit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40204","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40204","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40204"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40204\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40204"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40204"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40204"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}