{"id":40189,"date":"2025-09-12T17:48:23","date_gmt":"2025-09-12T17:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/jakin-marena-ps-ne-pushtet-pertej-2040-es-berisha-96-vjec-duke-pritur-shansin\/"},"modified":"2025-09-12T17:48:23","modified_gmt":"2025-09-12T17:48:23","slug":"jakin-marena-ps-ne-pushtet-pertej-2040-es-berisha-96-vjec-duke-pritur-shansin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/jakin-marena-ps-ne-pushtet-pertej-2040-es-berisha-96-vjec-duke-pritur-shansin\/","title":{"rendered":"Jakin Marena: PS n\u00eb pushtet p\u00ebrtej 2040-\u00ebs, Berisha 96 vje\u00e7 duke pritur \u2018shansin\u2019!"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kreu i mazhoranc\u00ebs Edi Rama ka paraqitur kabinetin e ri qeveritar, drejtuesit e Kuvendit e t\u00eb grupit parlamentar, si dhe \u2018piketat\u2019 n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb l\u00ebviz\u00eb qeverisja e ardhshme e PS n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt rresht, t\u00eb p\u00ebrputhur me axhend\u00ebn e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE!<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb mbledhjen e Asambles\u00eb s\u00eb PS, t\u00eb zhvilluar t\u00eb enjten, Rama ka q\u00ebn\u00eb i qart\u00eb n\u00eb objektivat e tij, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mandat qeveris\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2030, teksa ka paralajm\u00ebruar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb riorganizim dhe reformim t\u00eb disa institucioneve, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Rama ka deklaruar se Kuvendi duhet t\u00eb ket\u00eb maksimumi 101 deputet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, duhet t\u00eb b\u00ebhet me urgjenc\u00eb reforma territoriale dhe ajo zgjedhore, ku tek kjo reform\u00eb e dyt\u00eb k\u00ebrkohet me patjet\u00ebr depolitizimi i administrat\u00ebs zgjedhore! Dhe n\u00ebse realizohen k\u00ebto ndryshime, ulja e numrit t\u00eb deputet\u00ebve k\u00ebrkon vot\u00ebn kushtetuese, at\u00ebher\u00eb s\u00ebrish PS krijon nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rama vuri si prioritet p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt luft\u00ebn ndaj nepotizmit dhe mbrojtjen e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur. Kreu i mazhoran\u00ebs paralajm\u00ebroi se pavar\u00ebsia e SPAK dhe GJKKO \u00ebsht\u00eb kusht i panegociuesh\u00ebm, dhe se partia e tij, PS \u00ebsht\u00eb e vetmja garanci q\u00eb kjo pavar\u00ebsi t\u00eb mbrohet.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh kreu i mazhoranc\u00ebs paralajm\u00ebroi se PS do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb edhe p\u00ebrtej k\u00ebtij mandati, duke k\u00ebrkuar jo vet\u00ebm besimin e sot\u00ebm, por edhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e t\u00eb nes\u00ebrmes politike n\u00eb vend. Konkretisht, Rama, teksa prezantoi emrat e rinj t\u00eb kabinetit qeveritar, tha se socialist\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb drejtimin e vendit p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. \u201cPS duhet t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb edhe p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb vjet t\u00eb tjera. P\u00ebrrallat q\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci duhen nd\u00ebrruar partit\u00eb \u00e7do 4 vjet, l\u00ebruani atyre q\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrralla. \u00cbsht\u00eb detyrim q\u00eb ta shohim PS n\u00eb krye edhe n\u00eb vitin 2030, vitin 2040, edhe n\u00eb vitin 2050. Ne ta shohim, dometh\u00ebn\u00eb ju ta shihni\u201d, u shpreh Rama. Duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt qeveris\u00ebs si mandatin e par\u00eb \u2018n\u00eb funksion t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE\u2019!<\/p>\n<p>Dhe vet\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e kabinetit t\u00eb ri qeveritar ka evidentuar nj\u00eb qasje t\u00eb qart\u00eb nga Rama, ku p\u00ebrvoja dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria politike jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vendimeve p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e kabinetit. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb em\u00ebrimet e reja t\u00eb mos nga prezantojn\u00eb surpriza t\u00eb m\u00ebdha, por t\u00eb jen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs nj\u00eb reflektim i balancimit t\u00eb kujdessh\u00ebm mes forcimit t\u00eb dominanc\u00ebs politike dhe sfidave reale q\u00eb vendi ka p\u00ebrpara, ku n\u00eb krye t\u00eb axhend\u00ebs \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE. E n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj qasjeje, kabineti qeveritar u prezantua nga Rama si kulmi i eksperienc\u00ebs qeveris\u00ebse, e p\u00ebrkufizuar nga vet\u00eb Kryeministri si \u2018qeveria e 12 viteve p\u00ebrvoj\u00eb\u2019. Pra q\u00eb p\u00ebrmbledh n\u00eb vet\u00ebvete p\u00ebrvoj\u00ebn e tre mandateve rresht qeverisjeje t\u00eb PS. Por dhe premtoi \u2018opozitariz\u00ebm\u2019 ndaj tre mandateve t\u00eb kaluar!<\/p>\n<p>Nj\u00eb skem\u00eb e till\u00eb tregon qart\u00eb se p\u00ebr kryeministrin Rama, qeveria s\u2019\u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mekaniz\u00ebm ekzekutiv, por nj\u00eb mekaniz\u00ebm real p\u00ebr t\u00eb konsoliduar e rritur influenc\u00ebn politike afatgjat\u00eb t\u00eb PS. P\u00ebrzgjedhjet n\u00eb kabinet jan\u00eb nj\u00eb sinjal i qart\u00eb se PS do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb baz\u00ebn e saj t\u00eb besueshme, nj\u00eb trup\u00eb elektorale q\u00eb l\u00ebviz me plus minus 800 mij\u00eb vota pro PS n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje, n\u00eb funksion t\u00eb menaxhimit t\u00eb tranzicioneve t\u00eb brendshme si dhe sfidave t\u00eb ardhshme. Duke dal\u00eb p\u00ebrtej t\u00eb majt\u00ebs n\u00eb ofert\u00ebn e tij n\u00eb funksion t\u00eb qeverisjes sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, teksa n\u00ebnvizoi se nuk duhet mbyllur dera p\u00ebr ask\u00ebnd se \u2018b\u00ebhet pjes\u00eb e byrekut\u2019!<\/p>\n<p>Kreu i mazhoranc\u00ebs socialiste, e cila ka n\u00eb Kuvend 83 mandate deputeti, shtuar dhe 3 mandate t\u00eb aleatit hipotetik PSD-s\u00eb, prezantoi kandidaten p\u00ebr kryetare t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Ogerta Manastirliu, n\u00eb zgjedhjet e parakoh\u00ebshme q\u00eb do t\u00eb zhvillohen pas dor\u00ebheqjes apo shkarkimit me patjet\u00ebr t\u00eb Erion Veliajt, i cili prej muajsh \u00ebsht\u00eb n\u00eb paraburgum n\u00ebn akuzat p\u00ebr korrupsion! Pra Rama e hodhi \u2018sfid\u00ebn\u2019 e p\u00ebrballjes n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kryeqytet, pik\u00ebrisht p\u00ebr pasuesin e Veliajt n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs! P\u00ebrballje q\u00eb PD e kishte k\u00ebrkuar me koh\u00eb dhe vakt, duke protestuar madje p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra para bashkis\u00eb, p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Veliajt! T\u00eb pakt\u00ebn formalisht!<\/p>\n<p>Pra Rama, si kreu i mazhoranc\u00ebs socialiste, n\u00eb vigjile t\u00eb fillimit t\u00eb mandatit t\u00eb kat\u00ebrt radhazi n\u00eb qeverisje t\u00eb vendit, prezantoi qart\u00eb dhe sakt\u00eb objektivat e PS q\u00eb drejton jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kat\u00ebr-vje\u00e7ar qeverisjeje, por dhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, dhe p\u00ebrtej saj. Madje duke v\u00ebn\u00eb si limit kohor qeverisjeje, p\u00ebrtej vitit 2040, deri m\u00eb 2050. Nj\u00eb sfid\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe ata q\u00eb e sfidojn\u00eb PS p\u00ebr ta larguar nga pushteti!<\/p>\n<p>Por si e priti opozita n\u00eb krahun tjet\u00ebr strategjin\u00eb e re t\u00eb Ram\u00ebs, i cili e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se qeverisja e vendit, tashm\u00eb n\u00eb kushtet e integrimit, fillon pik\u00ebrisht tani, duke paralajm\u00ebruar mandate t\u00eb tjera qeveris\u00ebse, q\u00eb ia \u2018fikin\u2019 shpirtin opozit\u00ebs dhe opozitar\u00ebve?!<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas prezantimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re, kreu i PD Sali Berisha, n\u00eb nj\u00eb dalje publike pas konstituimit t\u00eb grupit t\u00eb tij parlamentar, lidershipi i grupit t\u00eb PD jan\u00eb t\u00eb njejt\u00ebt emra vegjetues e t\u00eb pandryshuar p\u00ebr vite e vite me radh\u00eb dhe pa asnj\u00eb kontribut votash, t\u00eb cil\u00ebt v\u00ebrtiten pa orientim por me syt\u00eb tek Berisha korridoreve t\u00eb selis\u00eb buz\u00eb Lan\u00ebs, teksa nisi sulmet em\u00ebr p\u00ebr em\u00ebr ndaj vet\u00eb Ram\u00ebs dhe ministrave t\u00eb tij t\u00eb rinj, shpalosi strategjin\u00eb opozitare! Nj\u00eb strategji q\u00eb nuk fliste p\u00ebr t\u00eb ardhmen, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si opozita do t\u00eb qasej ndaj elektoratit p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet!<\/p>\n<p>Berisha s\u00ebrish vijoi me denoncimin e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, flet p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn, k\u00ebrc\u00ebnon se do ta rr\u00ebzoj\u00eb Ram\u00ebn nga pushteti me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat, megjith\u00ebse i ka provuar t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat e forc\u00ebs t\u00eb cilat pretendon se do t\u00eb aplikoj\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb opozit\u00eb kund\u00ebr Ram\u00ebs, dhe asgj\u00eb nuk ka arritur. Vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebn nuk provon Berisha, krijimin e nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re lidershipi, qasjeje t\u00eb re ndaj elektoratit p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet! Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb largimin e tij, pas 35 vitesh n\u00eb krye t\u00eb PD, q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurrsesi m\u00eb alternativa e t\u00eb ardhmes. Shqiptar\u00ebt nuk besojn\u00eb n\u00eb rr\u00ebzimin vet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj mazhorance, thjesht\u00eb e vet\u00ebm se PD p\u00ebrdor fjalor dhe m\u00ebnyra t\u00eb dhunshme t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit opozit\u00eb. Qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb alternativa t\u00eb reja opozitare, q\u00eb t\u2019i ballafaqojn\u00eb dhe t\u00eb vendosin pastaj p\u00ebr k\u00eb t\u00eb votojn\u00eb! K\u00ebrkojn\u00eb nga opozita nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb re q\u00eb frym\u00ebzon!<\/p>\n<p>Berisha k\u00ebrkon q\u00eb me t\u00eb njejtat metoda dhe strategji q\u00eb ka ndjekur p\u00ebr 12 vite me radh\u00eb, t\u00eb cilat i kan\u00eb garantuar humbjet nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs PD e opozit\u00ebs, t\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rezultat ndryshe q\u00eb do ta sjell\u00eb n\u00eb pushtet! Ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur, pasi n\u00eb asnj\u00eb cep t\u00eb historis\u00eb s\u00eb politik\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb bot\u00eb, nuk gjendet nj\u00eb shembull q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, q\u00eb me metoda t\u00eb njejta t\u00eb marr\u00ebsh rezultat t\u00eb ndrysh\u00ebm!<\/p>\n<p>N\u00ebse mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb krahasim, strategjia e Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb si puna e atij filmit q\u00eb e ke par\u00eb 100 her\u00eb, kryesisht n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit ndodhte kjo, dhe s\u00ebrish mendon se aktori kryesor nuk do t\u00eb vdes\u00eb k\u00ebt\u00eb radh\u00eb! Dhe kjo strategjia e PD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018film\u2019 i par\u00eb, i cili si\u00e7 po zhvillohet mot a mot tash e 12 vite radhazi, nuk mund t\u00eb ket\u00eb fund t\u00eb lumtur dhe ndryshe!<\/p>\n<p>Kjo lloj sjelljeje e opozit\u00ebs t\u00eb kryesuar nga Berisha u vu re dhe n\u00eb momentin kur Rama shpalli kandidaten e PS p\u00ebr kreun e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Ogerta Manastirliu, e cila do t\u00eb garoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakoh\u00ebshme q\u00eb do t\u00eb zhvillohen s\u00eb shpejti, pas dekretimit nga Presidenti t\u00eb dat\u00ebs!<\/p>\n<p>Opozita dhe Berisha u zun\u00eb n\u00eb befasi dhe t\u00eb pap\u00ebrgatitur p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij fakti, megjith\u00ebse kishin muaj q\u00eb k\u00ebrkonin shkarkimin e Veliajt dhe shpalljen e zgjedhjeve t\u00eb parakoh\u00ebshme n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs! P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs Berisha s\u2019ka kandidat\u00eb gati p\u00ebr gar\u00ebn, s\u2019ka vota p\u00ebr Tiran\u00ebn e p\u00ebr pasoj\u00eb humbja p\u00ebrball\u00eb Manastirliut \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb! Diskutohet vet\u00ebm thell\u00ebsia e humbjes s\u00eb opozit\u00ebs, ku Berisha tashm\u00eb v\u00ebrtitet mes dilem\u00ebs s\u00eb kandidimit t\u00eb Alimehmetit apo Tabakut, n\u00ebse pranon kjo e fundit t\u00eb l\u00ebr\u00eb mandatin e deputetit, apo nj\u00eb kandidati tjet\u00ebr ku \u2018t\u2019ia z\u00ebr\u00eb dora\u2019. Pasi kreu i PD e do minimalisht kandidatin e opozit\u00ebs sa m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt se K\u00eblli\u00e7in, q\u00eb t\u00eb mos filloj\u00eb pretendimet dhe t\u00eb prish\u00eb balancat n\u00eb PD, me numrat q\u00eb mund t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ngushtuar diferenc\u00ebn e humbjes sa m\u00eb shum\u00eb! <\/p>\n<p>Berisha e di si dreqi se gar\u00ebn e parakoh\u00ebshme p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, por dhe n\u00eb kat\u00ebr bashkit\u00eb e tjera e ka t\u00eb humbur, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb dhe \u2018kampionin\u2019 e testit p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr pushtetin vendor m\u00eb 2027. Prandaj ka nisur t\u00eb hedh\u00eb hijen e dyshimit n\u00ebse do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb ose jo n\u00eb  zgjedhjet e parakoh\u00ebshme n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr bashkin\u00eb e kryeqytetit! Paralajm\u00ebron bojkot me nj\u00eb fjal\u00eb, dhe k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim Berisha e mbajti edhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte, n\u00eb p\u00ebrgjigjie t\u00eb interesimit t\u00eb gazetar\u00ebve!<\/p>\n<p>Strategjia e njejt\u00eb opozitare e Berish\u00ebs dhe opozit\u00ebs u pa dhe n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb konstituive t\u00eb Parlamentit t\u00eb ri! I njejti skenar, t\u00eb njejtat deklarata, e nj\u00ebjta skem\u00eb e pushtimit t\u00eb foltores, i bllokimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit, i shkuljes s\u00eb mikrofon\u00ebve, i bojkotit t\u00eb komisioneve dhe i mospranimit t\u00eb asgj\u00ebje q\u00eb ndodh n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb sall\u00ebs! E cila p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ka marr\u00eb \u2018zgjerim\u2019 dhe nga ana e rreshtave t\u00eb opozit\u00ebs, pasi jan\u00eb 86 deputet\u00eb t\u00eb majt\u00eb, PS dhe PSD, p\u00ebrkund\u00ebr 50+4 t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, dhe jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb ulen dhe n\u00eb karriget e an\u00ebs s\u00eb \u2018djatht\u00eb\u2019 t\u00eb Kuvendit! Po shtohen \u00e7do legjislatur\u00eb t\u00eb re deputet\u00ebt e PS, me nj\u00eb fjal\u00eb!<\/p>\n<p>Teksa shohim skenar\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb Berish\u00ebs e opozit\u00ebs, me kauza \u2018mobile\u2019 \u00e7far\u00eb t\u2019i dal\u00eb p\u00ebrpara, si dhe strategjin\u00eb e forc\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb imponoj\u00eb p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtarit politik, pa pasur numrat dhe pa patur sukses asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebto 12 vite n\u00eb opozit\u00eb, bindemi gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se kjo opozit\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb gjat\u00eb, shum\u00eb gjat\u00eb, larg pushtetit.<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse Berisha nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb largim t\u00eb but\u00eb nga drejtimi i PD, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb nj\u00eb lidershipi t\u00eb ri q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka ndryshe, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qasje tjet\u00ebr ndaj elektoratit p\u00ebr t\u00eb thithur vota! Berisha e ka drejtimin e PD jo p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet por p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar hallet e tij personale me drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare por dhe me \u2018non grat\u00ebn\u2019 n\u00eb SHBA dhe Britanin\u00eb e Madhe! E ka parti familjare dhe as ka nd\u00ebrmend t\u00eb largohet nga drejtimi, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018misionar\u2019 n\u00eb krye t\u00eb PD. Dhe misioni i tij, e i \u00e7do misionari, p\u00ebrfundon at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb ndahet nga kjo jet\u00eb! T\u00eb cil\u00ebn ia urojm\u00eb ta ket\u00eb sa m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb! Dhe Berisha ka mision \u2018varrosjen\u2019 e PD!<\/p>\n<p>Me sa duken bath\u00ebt, PS me k\u00ebto arritje q\u00eb do t\u2019i shum\u00ebfishoj\u00eb dhe me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE por dhe me k\u00ebt\u00eb opozit\u00eb \u2018kufom\u00eb\u2019 q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Berisha, do t\u00eb vijoj\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet! P\u00ebrtej vitit 2040, sikurse e paralajm\u00ebroi dhe vet\u00eb Rama, dhe q\u00eb Berisha e quajti t\u00eb rreziksh\u00ebm nj\u00eb deklarim t\u00eb till\u00eb! Rama e tregoi qart\u00eb \u2018manualin\u2019 e tij p\u00ebr t\u00eb qeverisur shum\u00eb gjat\u00eb dhe akoma m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, nd\u00ebrsa Berisha vijon me \u2018manualin\u2019 e tij t\u00eb opozitarizmit!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Berisha si \u2018misionar\u2019 n\u00eb krye t\u00eb PD, do t\u00eb jet\u00eb po shum\u00eb gjat\u00eb n\u00eb \u2018stol\u2019 duke pritur p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet e p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryeminist\u00ebr, me mbi 96 vite mbi supe, n\u00eb krye t\u00eb PD themi! N\u00eb pritje, sipas teoris\u00eb s\u00eb atij njeriut t\u00eb motit, q\u00eb kishte dal\u00eb n\u00eb krye t\u00eb fshatit me faqoren e rakis\u00eb e tiganin gati n\u00eb zjarr p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur si meze \u2018ato t\u00eb dashit\u2019, q\u00eb t\u2019i binin vet\u00eb! Priti n\u00eb pafund\u00ebsi ai! Ashtu do t\u00eb jet\u00eb pritja dhe p\u00ebr Berish\u00ebn dhe opozit\u00ebn. Berisha past\u00eb jet\u00ebn sa m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/jakin-marena-ps-ne-pushtet-pertej-2040-es-berisha-96-vjec-duke-pritur-shansin\/\">Jakin Marena: PS n\u00eb pushtet p\u00ebrtej 2040-\u00ebs, Berisha 96 vje\u00e7 duke pritur \u2018shansin\u2019!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kreu i mazhoranc\u00ebs Edi Rama ka paraqitur kabinetin e ri qeveritar, drejtuesit e Kuvendit e t\u00eb grupit parlamentar, si dhe \u2018piketat\u2019 n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb l\u00ebviz\u00eb qeverisja e ardhshme e PS n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt rresht, t\u00eb p\u00ebrputhur me axhend\u00ebn e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE! Q\u00eb n\u00eb mbledhjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40189","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40189"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40189\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}