{"id":40185,"date":"2025-09-12T17:48:20","date_gmt":"2025-09-12T17:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/darka-zyrtare-e-ke-se-se-uefa-s-ne-tirane-ceferin-futbolli-shqiptar-eshte-zhvilluar-duka-gati-te-presim-finalen-e-superkupes-se-europes\/"},"modified":"2025-09-12T17:48:20","modified_gmt":"2025-09-12T17:48:20","slug":"darka-zyrtare-e-ke-se-se-uefa-s-ne-tirane-ceferin-futbolli-shqiptar-eshte-zhvilluar-duka-gati-te-presim-finalen-e-superkupes-se-europes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/darka-zyrtare-e-ke-se-se-uefa-s-ne-tirane-ceferin-futbolli-shqiptar-eshte-zhvilluar-duka-gati-te-presim-finalen-e-superkupes-se-europes\/","title":{"rendered":"Darka zyrtare e KE-s\u00eb s\u00eb UEFA-s n\u00eb Tiran\u00eb\/ Ceferin: Futbolli shqiptar \u00ebsht\u00eb zhvilluar. Duka: Gati t\u00eb presim finalen e Superkup\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Federata e Futbollit organizoi mbr\u00ebmjen e kaluar nj\u00eb dark\u00eb n\u00eb \u201cPallatin e Brigadave\u201d me pjes\u00ebmarrjen e krer\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb futbollit europian, t\u00eb cil\u00ebt ndodheshin n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr mbledhjen e radh\u00ebs t\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb UEFA-s.<\/p>\n<p>Presidenti i UEFA-s, Aleksander \u010ceferin, n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse, vler\u00ebsoi mikpritjen e FSHF-s\u00eb dhe Presidentit Armand Duka, si dhe n\u00ebnvizoi zhvillimin e futbollit shqiptar dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Ai theksoi edhe nj\u00ebher\u00eb mesazhin e fuqish\u00ebm se futbolli dhe sporti duhet t\u00eb bashkojn\u00eb njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jem n\u00eb Shqip\u00ebri. Sa her\u00eb q\u00eb vij, shoh ndryshime n\u00eb infrastruktur\u00eb, shoh gj\u00ebra t\u00eb reja t\u00eb nd\u00ebrtuara. Ende nuk e kuptoj pse Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb ende an\u00ebtare e Bashkimit Europian. Por mendoj se jeni pran\u00eb.<\/p>\n<p>Futbolli po zhvillohet k\u00ebtu fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb mir\u00eb t\u00eb Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, t\u00eb mikut tim t\u00eb dashur Armand, si dhe t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb qeveris\u00eb. M\u00eb p\u00eblqen ky raport miq\u00ebsor edhe pse ndonj\u00ebher\u00eb din\u00eb t\u00eb jen\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs kur duan t\u00eb m\u00eb shtyjn\u00eb t\u2019u jap ndonj\u00eb kompeticion. Por ua shpjegova q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendimmarrje e Komitetit Ekzekutiv dhe nuk mund t\u00eb premtoj asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, futbolli bashkon njer\u00ebzit. Jo vet\u00ebm futbolli, sporti bashkon njer\u00ebzit. Sporti duhet t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr dhun\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr dhun\u00ebs, kund\u00ebr ndarjes. Prandaj jam i lumtur q\u00eb Shqip\u00ebria po bashk\u00eb-organizon Europianin U-21 2027 s\u00eb bashku me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe jam gjithashtu i lumtur q\u00eb fol\u00ebm me kryeministrin p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb, jo t\u00eb nj\u00eb ndeshjeje bamir\u00ebsie, por t\u00eb nj\u00eb ndeshjeje mes lojtar\u00ebve veteran\u00eb nga vendet e Bashkimit Europian dhe atyre nga vendet q\u00eb do t\u2019i bashkohen s\u00eb shpejti BE-s\u00eb<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb, Armand, p\u00ebr mikpritjen dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde\u201d \u2013 tha Presidenti \u010ceferin n\u00eb fjal\u00ebn e tij.<\/p>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Presidenti i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit, Armand Duka, gjat\u00eb dark\u00ebs s\u00eb organizuar n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb nder t\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb UEFA-s, u shpreh i nderuar p\u00ebr mbajtjen e k\u00ebtij takimi historik p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai theksoi rrug\u00ebtimin e futbollit shqiptar nga infrastruktura modeste drejt standardeve moderne fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb qeveris\u00eb dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke p\u00ebrmendur sukseset si finalja e UEFA Europa Conference League dhe organizimi i Kampionatit Europian U-17.<\/p>\n<p>Presidenti Duka vler\u00ebsoi kontributin e klubeve dhe drejtuesve t\u00eb futbollit n\u00eb vend, si dhe zhvillimin e futbollit t\u00eb baz\u00ebs dhe t\u00eb vajzave. Kreu i qeveris\u00eb s\u00eb futbollit shqiptar n\u00ebnvizoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00eborganizimit t\u00eb Kampionatit Europian U-21 n\u00eb vitin 2027 me Serbin\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb treguar kapacitetet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb organizimin e eventeve t\u00eb m\u00ebdha dhe rolin e futbollit n\u00eb afrimin e kombeve.<\/p>\n<p>Presidenti Duka fal\u00ebnderoi UEFA-n p\u00ebr besimin dhe mb\u00ebshtetjen, duke theksuar se Shqip\u00ebria tashm\u00eb ka d\u00ebshmuar aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb pritur aktivitete t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr sfida t\u00eb tjera madhore n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe synimin p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebpritur nj\u00eb dit\u00eb finalen e Superkup\u00ebs s\u00eb UEFA-s n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb fjala e plot\u00eb e Presidentit Duka<\/strong><\/p>\n<p>\u201cI nderuar President i UEFA-s, miku im i dashur Aleks,<\/p>\n<p>I nderuar Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, i dashur Edi,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb UEFA-s dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb FIFA-s,<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq,<\/p>\n<p>Me k\u00ebnaq\u00ebsi dhe krenari t\u00eb madhe, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, ju uroj mir\u00ebseardhjen t\u00eb gjith\u00ebve sonte n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mikpritja e Komitetit Ekzekutiv t\u00eb UEFA-s nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nder p\u00ebr Federat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Futbollit, por edhe nj\u00eb moment historik p\u00ebr futbollin shqiptar dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendin ton\u00eb, pasi kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb takim i till\u00eb mbahet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb pas rrug\u00ebtimin e futbollit n\u00eb Shqip\u00ebri, shohim sa shum\u00eb kemi ecur p\u00ebrpara. Nga infrastruktura modeste dhe mund\u00ebsit\u00eb e kufizuara pas shkat\u00ebrrimeve t\u00eb viteve \u201990, fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb madhe t\u00eb qeveris\u00eb son\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb Kryeministrit ton\u00eb, si dhe partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb UEFA dhe FIFA, kemi nd\u00ebrtuar infrastruktur\u00eb moderne. Kjo p\u00ebrfshin stadiumin ton\u00eb komb\u00ebtar k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, i cili priti finalen e UEFA Europa Conference League n\u00eb vitin 2022 dhe Kampionatin Europian U-17 t\u00eb UEFA-s k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Dua gjithashtu t\u00eb fal\u00ebnderoj an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb dashur, president\u00ebt e p\u00ebrkushtuar t\u00eb klubeve tona dhe drejtuesit e shoqatave rajonale. Besimi juaj, mb\u00ebshtetja dhe investimi n\u00eb futboll kan\u00eb qen\u00eb vendimtare p\u00ebr rritjen ton\u00eb. S\u00eb bashku, kemi zhvilluar futbollin e baz\u00ebs, kemi investuar n\u00eb akademit\u00eb e t\u00eb rinjve dhe kemi hapur dyert e mund\u00ebsive p\u00ebr djem e vajza anemban\u00eb vendit. Sot, futbolli i vajzave nuk \u00ebsht\u00eb thjesht n\u00eb rritje \u2013 ai po frym\u00ebzon nj\u00eb brez t\u00eb ri sportist\u00ebsh dhe tifoz\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ekipet tona komb\u00ebtare, me guxim dhe krenari, q\u00ebndrojn\u00eb tashm\u00eb lart n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke garuar me nder dhe dinjitet, duke bartur me vete shpresat dhe \u00ebndrrat e gjith\u00eb kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ndjehemi ve\u00e7an\u00ebrisht krenar\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb UEFA dhe Komiteti Ekzekutiv na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00eb-organizuar Kampionatin Europian U-21 n\u00eb vitin 2027 me Serbin\u00eb. Ky do t\u00eb jet\u00eb eventi m\u00eb i madh i futbollit q\u00eb Shqip\u00ebria ka organizuar ndonj\u00ebher\u00eb, duke shfaqur stadiumet tona, pasionin ton\u00eb dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur talentet m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb Europ\u00ebs. \u00cbsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb treguar se si futbolli mund t\u00eb afroj\u00eb kombet dhe t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, i dashur President \u010ceferin,<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj sinqerisht p\u00ebr besimin, mb\u00ebshtetjen dhe bashk\u00ebpunimin me Federat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Futbollit. Prania juaj k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u00e7muar e familjes europiane t\u00eb futbollit.<\/p>\n<p>Ne nuk jemi thjesht t\u00eb apasionuar pas futbollit, ne jemi t\u00eb uritur p\u00ebr t\u00eb. Ne jetojm\u00eb dhe\u00a0 marrim frym\u00eb me loj\u00ebn, dhe tashm\u00eb kemi d\u00ebshmuar aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb organizuar evente t\u00eb klasit bot\u00ebror me rezultate t\u00eb m\u00ebdha. T\u00eb mb\u00ebshtetur nga qeveria dhe autoritetet tona vendore, jemi plot\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb pritur evente m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Imagjinoni, finalja e Superkup\u00ebs s\u00eb UEFA-s n\u00eb Tiran\u00eb. Nj\u00eb moment jo vet\u00ebm historik, por v\u00ebrtet i paharruesh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb gdhendte emrin e vendit ton\u00eb me krenari n\u00eb sken\u00ebn globale t\u00eb futbollit.<\/p>\n<p>Sonte kjo dark\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje zyrtare, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb, unitetin dhe lidhjet q\u00eb futbolli na ka dh\u00ebn\u00eb. Pas kaq shum\u00eb vitesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb t\u00eb bukur, kam m\u00ebsuar nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb: Fitoret shk\u00eblqejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kur ndahen, dhe sfidat ndjehen m\u00eb t\u00eb lehta kur p\u00ebrballen krah p\u00ebr krah. Futbolli \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb sport \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb familje, dhe sonte ne e festojm\u00eb k\u00ebt\u00eb familje s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb komunitetit shqiptar t\u00eb futbollit dhe n\u00eb emrin tim personal, ju fal\u00ebnderoj thell\u00ebsisht p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje speciale. Faleminderit!\u201d<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama, n\u00eb fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb dark\u00ebs me drejtuesit e UEFA-s, propozoi q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mir\u00ebpres\u00eb finalen e Superkup\u00ebs s\u00eb UEFA-s n\u00eb vitin 2028. Ai theksoi gatishm\u00ebrin\u00eb e vendit p\u00ebr t\u00eb pritur evente t\u00eb m\u00ebdha sportive dhe ftoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e UEFA-s q\u00eb t\u00eb kthehen s\u00ebrish n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr aktivitete t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme futbollistike.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti Duka foli p\u00ebr ambicien q\u00eb kemi s\u00eb bashku p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Pap\u00ebn t\u00eb kthehet me disa prej jush p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr finale, duam Superkup\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, n\u00ebse organizojm\u00eb, n\u00ebse kemi samitin e NATO-s dhe \u00e7do gj\u00eb shkon shum\u00eb mir\u00eb, siguria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb, ju n\u00eb 2028 do t\u00eb sillni finalen e Superkup\u00ebs.<\/p>\n<p>Besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e drejt\u00eb dhe jam i sigurt q\u00eb n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb e n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb tryez\u00ebs keni\u00a0 mb\u00ebshtetje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ide, jo mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr votat, por do t\u00eb punojm\u00eb, do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Jam v\u00ebrtet\u00eb i p\u00ebrulur q\u00eb ftohem e pranohem k\u00ebtu si pjes\u00eb e mbr\u00ebmjes suaj. Politikan\u00ebt ikin e vijn\u00eb, por legjenda si Luis Figo nuk ikin kurr\u00eb, dhe futbolli kurr\u00eb nuk ik\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ndihuni t\u00eb bekuar q\u00eb keni privilegjin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni sportin m\u00eb t\u00eb dashur n\u00eb bot\u00eb dhe m\u00eb besoni jam v\u00ebrtet\u00eb i nderuar q\u00eb m\u00eb keni ftuar dhe q\u00eb jam pjes\u00eb e k\u00ebsaj mbr\u00ebmjeje dhe duhet t\u00eb kuptoni q\u00eb sa her\u00eb doni t\u00eb ktheheni, jo zyrtarisht, por thjesht p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi, p\u00ebr arg\u00ebtim, p\u00ebr relaks, apo p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo lloj arsye jeni t\u00eb mir\u00ebpritur k\u00ebtu, kjo \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia juaj.<\/p>\n<p>Ju jeni t\u00eb privilegjuar, sepse ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt keni dy sht\u00ebpi k\u00ebtu, Sht\u00ebpin\u00eb e Futbollit dhe Sht\u00ebpin\u00eb e Qeveris\u00eb. Faleminderit!\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/darka-zyrtare-e-ke-se-se-uefa-s-ne-tirane-ceferin-futbolli-shqiptar-eshte-zhvilluar-duka-gati-te-presim-finalen-e-superkupes-se-europes\/\">Darka zyrtare e KE-s\u00eb s\u00eb UEFA-s n\u00eb Tiran\u00eb\/ Ceferin: Futbolli shqiptar \u00ebsht\u00eb zhvilluar. Duka: Gati t\u00eb presim finalen e Superkup\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Federata e Futbollit organizoi mbr\u00ebmjen e kaluar nj\u00eb dark\u00eb n\u00eb \u201cPallatin e Brigadave\u201d me pjes\u00ebmarrjen e krer\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb futbollit europian, t\u00eb cil\u00ebt ndodheshin n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr mbledhjen e radh\u00ebs t\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb UEFA-s. Presidenti i UEFA-s, Aleksander \u010ceferin, n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse, vler\u00ebsoi mikpritjen e FSHF-s\u00eb dhe Presidentit Armand Duka, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40185","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40185","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40185"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40185\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40185"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40185"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40185"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}