{"id":40133,"date":"2025-09-12T12:09:58","date_gmt":"2025-09-12T12:09:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/11-shtatori-etapa-e-fundit-e-duelit-te-gjate-lali-bela\/"},"modified":"2025-09-12T12:09:58","modified_gmt":"2025-09-12T12:09:58","slug":"11-shtatori-etapa-e-fundit-e-duelit-te-gjate-lali-bela","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/11-shtatori-etapa-e-fundit-e-duelit-te-gjate-lali-bela\/","title":{"rendered":"11 shtatori \/ Etapa e fundit e duelit t\u00eb gjat\u00eb Lali- Bela"},"content":{"rendered":"<p><span>Ashtu si \u00e7do betej\u00eb q\u00eb e ka nj\u00eb fund edhe kjo e enjte e k\u00ebsaj jave sh\u00ebnjoi p\u00ebrfundimin e nj\u00eb lufte t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb dy prej njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb hijen e Edi Ram\u00ebs, Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut. <\/span><\/p>\n<p><span>E zhvilluar mes influencash politike, goditjesh n\u00ebn brez dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb fituar p\u00ebrkrahjen e shefit ajo tashm\u00eb ka nj\u00eb fitues. Dhe jo dosido. At\u00eb e shpalli me goj\u00ebn e tij vet\u00eb kryeministri.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/11\/qeveria-e-re-kush-iken-dhe-kush-vjen-nen-edin-e-katert\/\">Qeveria e re\/ Kush ik\u00ebn dhe kush vjen n\u00ebn Edin e Kat\u00ebrt<\/a><\/p>\n<p><span>Ndoshta ishte thjesht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkim rast\u00ebsor, ndoshta nj\u00eb zgjedhje e q\u00ebllimshme, por n\u00eb flalimin q\u00eb mbajti para asmables\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb PS-, ndon\u00ebse kishte paralajm\u00ebruar shpalljen e qeveris\u00eb s\u00eb re-, Edi Rama zgjodhi t\u00eb shpallte se mandati i Erion Veliajt do t\u00eb p\u00ebrfundonte dhe se kryeqyteti do t\u00eb futej n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja t\u00eb parakoh\u00ebshme.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cSot ne duhet t\u00eb marrim vendim politik p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr nj\u00eb kryetar bashkie t\u00eb ri n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb n\u00eb k\u00ebshillin bashkiak duhet t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb mekanizmin e shkarkimit t\u00eb kryetarit t\u00eb zgjedhur. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propozim q\u00eb un\u00eb e b\u00ebj me zem\u00ebr t\u00eb leht\u00eb, prandaj i kuptoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mund t\u00eb mos ndihen mir\u00eb nga nj\u00eb vendim i till\u00eb\u201d,- tha Rama. <\/span><\/p>\n<p><span>Askush nuk di t\u00eb shpjegoj\u00eb se p\u00ebrse, n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb e ruan me fanatiz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb prodhuar lajm ekskluziv, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb v\u00ebmendje maksimale, duke mos lajm\u00ebruar as ministrat p\u00ebr postet q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb nga frika se mos \u201cscoop-i\u201d digjet, shefi i qeveris\u00eb zgjodhi t\u00eb sfumoj\u00eb kuriozitetin p\u00ebr kabinetin e ri, duke plasur bomb\u00ebn Veliaj.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/11\/rama-shkarkon-veliaj-zgjedh-ogerta-manastirliun-per-tiranen\/\">Rama shkarkon Veliajn, zgjedh Ogerta Manastirliun p\u00ebr Tiran\u00ebn<\/a><\/p>\n<p><span>Por ama nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: n\u00eb kronik\u00ebn historike t\u00eb rilindjes, 11 shtatori do t\u00eb mbahet mend si dita kur u \u00e7ertifikua vrasja politike e Lalit dhe u fuqizua, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebrkoh\u00ebsisht, pozita e Bel\u00ebs. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Edi Rama i thurri vetm lavde z\u00ebvend\u00ebses s\u00eb tij,\u00a0 \u00a0\u201ckontributi i s\u00eb cil\u00ebs deri m\u00eb sot ka folur vet\u00eb m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do fjal\u00eb. Z\u00ebvend\u00ebs kryeministrja do t\u00eb drejtoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ministri, Infrastruktur\u00ebn dhe Energjin\u00eb, e cila nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb si ministri, sepse ka fituar nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri q\u00eb vet\u00ebm mund t\u00eb forcohet\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Pra, ndryshe nga shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb edhe n\u00ebse e ruajt\u00ebn postin kryeministror ndryshuan dikaster, Balluku jo vet\u00ebm ndejti zv\/ kryeministre, jo vet\u00ebm ruajti t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ministri gjigande, po ajo arrit\u00eb t\u00eb konservoj\u00eb t\u00eb paprekuara edhe dy postet e idhtar\u00ebve t\u00eb saj, Pirro Vengu tek mbrojtja dhe Petrit Malaj te financat. Pushtet t\u00eb till\u00eb rrall\u00eb se ka pasur ndokush q\u00eb prej vitit 2013.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/11\/rama-4-balluku-del-me-e-forte-ne-qeverine-e-re\/\">Rama 4\/ Balluku del m\u00eb e fort\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e re<\/a><\/p>\n<p><span>Ky pushtet koincidoi t\u00eb sanksionohet pik\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur u \u00e7ertifikua fundi i karrier\u00ebs t\u00eb atij q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb ishte konsideruar si pasardh\u00ebsi i Ram\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span> Nj\u00eb rast\u00ebsi? Ata q\u00eb e ndjekin politik\u00ebn e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besojn\u00eb tek ato. Dhe deri n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase faktet u japin t\u00eb drejt\u00eb atyre. <\/span><\/p>\n<p><span>Q\u00eb kur Erion Veliaj filloi t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet nga SPAK dhe shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr pasi u arrestua, i gjith\u00eb enturazhi i tij shtyu p\u00ebrpara fabul\u00ebn se pas k\u00ebsaj q\u00ebndronte Belinda Balluku. Disa vinin bast se pas denoncuesit inekzistent, Nesti Angoni, fshihej dora e saj, mediat pran\u00eb Veliajt aludonin se levizjet me avion, me biznesmen\u00eb, ishin spiunuar nga ministrja q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb arkivat e Albcontrol, t\u00eb tjer\u00eb shkonin deri aty sa flisnin p\u00ebr financim t\u00eb potest\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb para bashkis\u00eb, p\u00ebrmes njer\u00ebzve t\u00eb kontrolluar nga numri 2 i qeveris\u00eb. Pra p\u00ebr klanin e Veliajt gjith\u00e7ka ishte e qarte, goditjet kund\u00ebr tij dirigjoheshin nga Bela.<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Por p\u00ebr ata q\u00eb nik qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij qerthulli kishte nj\u00eb hipotez\u00eb tjet\u00ebr: a kishte fuqi Balluku t\u00eb vepronte pa bekimin e Ram\u00ebs? Kjo dilem\u00eb qart\u00ebsohej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, sa m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb kalonte nga data e arrestimit n\u00eb 10 shkurt. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb shout qe b\u00ebri p\u00ebr nja nj\u00eb jav\u00eb Rama filloi t\u00eb tregoi shenjat e para se q\u00ebndronte ai vet\u00eb pas rrokullisjes s\u00eb Veliajt. Ai i mori drejtimin e bashkis\u00eb, ndaloi protestat para SPAK, hoqi njer\u00ebzit e Lalit nga vendet ne listat e mbyllura t\u00eb deputet\u00ebve dhe tani n\u00eb fund, sikur t\u00eb mos mjadtonin t\u00eb gjitha k\u00ebto, shpalli shkarkimin pa pritur ende nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, duke e nd\u00ebshkuar Veliajn i cili formalisht quhet ende i pafajsh\u00ebm. Duhet nj\u00eb verb\u00ebri e madhe ose nj\u00eb besim besim gati religjioz tek lideri p\u00ebr t\u00eb mos par\u00eb se veprimet e tij politike kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rakorduara me ato t\u00eb prokuror\u00ebve q\u00eb \u00e7uan p\u00ebrpara arrestimin.<\/span><\/p>\n<p>Andi Bushati: R<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/11\/renia-lalit-pasqyra-ku-cdo-minister-i-ri-duhet-te-lexoje-fatin-e-vet\/\">\u00ebnia e Lalit, pasqyra ku \u00e7do minist\u00ebr i ri duhet t\u00eb lexoj\u00eb fatin<\/a><\/p>\n<p><span>Po roli i Ballukut n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb? Me siguri q\u00eb n\u00ebse ka pasur nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ajo e mori shp\u00ebrblimin p\u00ebr pun\u00ebn e kryer duke dal\u00eb m\u00eb e fuqishme n\u00eb formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re. Ndoshta dhe prandaj kulmi i pushtetit t\u00eb saj p\u00ebrkoi me dit\u00ebn kur u fundos Veliaj.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>\u00a9Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/12\/11-shtatori-etapa-e-fundit-e-duelit-te-gjate-lali-bela\/\">11 shtatori \/ Etapa e fundit e duelit t\u00eb gjat\u00eb Lali- Bela<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ashtu si \u00e7do betej\u00eb q\u00eb e ka nj\u00eb fund edhe kjo e enjte e k\u00ebsaj jave sh\u00ebnjoi p\u00ebrfundimin e nj\u00eb lufte t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb dy prej njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb hijen e Edi Ram\u00ebs, Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut. E zhvilluar mes influencash politike, goditjesh n\u00ebn brez dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb fituar p\u00ebrkrahjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40133","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40133"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40133\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}