{"id":40120,"date":"2025-09-12T11:19:18","date_gmt":"2025-09-12T11:19:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/media-zviceriane-ndalimi-i-tiktok-ut-ne-shqiperi-nje-eksperiment-i-deshtuar\/"},"modified":"2025-09-12T11:19:18","modified_gmt":"2025-09-12T11:19:18","slug":"media-zviceriane-ndalimi-i-tiktok-ut-ne-shqiperi-nje-eksperiment-i-deshtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/media-zviceriane-ndalimi-i-tiktok-ut-ne-shqiperi-nje-eksperiment-i-deshtuar\/","title":{"rendered":"Media zviceriane: Ndalimi i TikTok-ut n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb eksperiment i d\u00ebshtuar!"},"content":{"rendered":"<p>Ndalimi i platform\u00ebs popullore t\u00eb mediave sociale po anashkalohet kryesisht. As an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb pushtet nuk po e zbatojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Jaschar Dugalic, <a href=\"https:\/\/www.nzz.ch\/international\/albaniens-tiktok-verbot-ist-gescheitert-ld.1901421\">Neue Zuercher Zeitung<\/a><\/p>\n<p>Ka gjasht\u00eb muaj q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka hyrw n\u00eb fuqi ndalimi i par\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i TikTok-ut n\u00eb Europ\u00eb. Rreth 1,5 milion p\u00ebrdorues n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb e treta e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb midis mosh\u00ebs 12 dhe 25 vje\u00e7, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdornin platform\u00ebn e njohur kineze t\u00eb videove t\u00eb shkurtra. Shqip\u00ebria ka 2,7 milion banor\u00eb.<\/p>\n<p>Ndalimi ishte nj\u00eb reagim ndaj vrasjes s\u00eb nj\u00eb 14-vje\u00e7ari n\u00eb n\u00ebntor 2024. Nj\u00eb adoleshent tjet\u00ebr e q\u00eblloi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, pasi t\u00eb dy kishin pasur nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje p\u00ebrmes rrjeteve sociale. Pas k\u00ebsaj, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, shpalli bllokimin e TikTok-ut si nj\u00eb mas\u00eb kund\u00ebr dhun\u00ebs tek f\u00ebmij\u00ebt dhe gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb internet \u2013 edhe pse, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb TikTok, asnj\u00ebri nga t\u00eb dy adoleshent\u00ebt nuk kishte profil n\u00eb platform\u00eb.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: ndalimi nuk ka funksionuar.<\/p>\n<p>Rritje 1200-p\u00ebrqind e p\u00ebrdorimit t\u00eb VPN-ve<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse q\u00ebllimi i vendosur \u00ebsht\u00eb arritur. \u201cNe nuk kemi t\u00eb dh\u00ebna n\u00ebse dhuna midis t\u00eb rinjve apo gjuha e urrejtjes n\u00eb internet ka ndryshuar q\u00eb nga ndalimi,\u201d thot\u00eb Daniel Prroni, studiues n\u00eb Institutin p\u00ebr Demokraci dhe Media n\u00eb kryeqytetin shqiptar, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, TikTok vazhdon t\u00eb p\u00ebrdoret shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri pavar\u00ebsisht ndalimit. P\u00ebrdoruesit mund ta shp\u00ebrfillin ndalimin duke p\u00ebrdorur nj\u00eb VPN (Rrjet Privat Virtual). K\u00ebshtu trafiku i t\u00eb dh\u00ebnave ridrejtohet p\u00ebrmes nj\u00eb vendi t\u00eb tret\u00eb, duke anuluar kufizimin gjeografik. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb b\u00ebn\u00eb shumica e p\u00ebrdoruesve t\u00eb TikTok n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 mars, nj\u00eb dit\u00eb para ndalimit t\u00eb TikTok, ofruesi zviceran i VPN-ve, Proton, regjistroi nj\u00eb rritje prej 1200 p\u00ebrqind t\u00eb regjistrimeve n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb analiz\u00eb e kompanis\u00eb s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave Pikasa Analytics tregoi se gjat\u00eb jav\u00ebs pas ndalimit u krijuan 3,3% m\u00eb pak video \u2013 por u shikuan 14% m\u00eb shum\u00eb video.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria si laborator eksperimentimi<\/p>\n<p>Ka pasur shum\u00eb spekulime p\u00ebr arsyet pse qeveria, pavar\u00ebsisht shanseve t\u00eb vogla p\u00ebr sukses, nd\u00ebrmori k\u00ebt\u00eb mas\u00eb drastike. Politikan\u00ebt e opozit\u00ebs akuzuan Ram\u00ebn se po ushtronte censur\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Bashk\u00ebsit\u00eb e gazetar\u00ebve iu drejtuan Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe k\u00ebrkuan q\u00eb kjo t\u00eb shpallte ndalimin e TikTok si t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Daniel Prroni ka nj\u00eb opinion tjet\u00ebr: Rama nuk kishte nevoj\u00eb t\u00eb merrte nj\u00eb mas\u00eb kaq drastike p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet. Kjo u duk qart\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e votimit: Partia Socialiste mori 52% t\u00eb votave, dhe Rama filloi mandatin e tij t\u00eb kat\u00ebrt.<\/p>\n<p>Studiuesi Prroni thot\u00eb se ekziston nj\u00eb shpjegim shum\u00eb m\u00eb i thjesht\u00eb: \u201cNdalimi i TikTok u p\u00ebrdor kryesisht p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb publikut t\u00eb zem\u00ebruar nj\u00eb zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen nga probleme t\u00eb tjera si korrupsioni.\u201d Pas vrasjes s\u00eb 14-vje\u00e7arit pati protesta n\u00eb Tiran\u00eb. M\u00ebsues, nx\u00ebn\u00ebs dhe prind\u00ebr k\u00ebrkonin llogaridh\u00ebnie dhe masa nga qeveria.<\/p>\n<p>Ndalimi i TikTok mund t\u00eb shihet gjithashtu si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ta p\u00ebrdorur Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb lloj laborator europian p\u00ebr masa politike t\u00eb diskutueshme. N\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje p\u00ebrfshihen edhe qendrat e kontestuara t\u00eb d\u00ebbimit p\u00ebr k\u00ebrkuesit e azilit t\u00eb refuzuar nga Italia, si dhe ideja p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ministri t\u00eb drejtuar nga inteligjenca artificiale ose p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare plot\u00ebsisht pa para fizike. Sipas ekspert\u00ebve, Rama synon q\u00eb vendi i tij t\u00eb b\u00ebhet i duksh\u00ebm p\u00ebr shtetet europiane, t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb bashk\u00ebpunime dhe t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku i arrestuar mbron veten n\u00eb TikTok<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, duket se edhe qeveria vet\u00eb nuk e merr m\u00eb shum\u00eb seriozisht mas\u00ebn. Rama kishte vendosur q\u00eb ndalimi i TikTok t\u00eb zgjas\u00eb vet\u00ebm 12 muaj n\u00eb momentin e shpalljes. Tani po shtohen raportet se p\u00ebrdoruesit mund t\u00eb hyjn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb TikTok pa VPN. Madje, edhe figura t\u00eb njohura t\u00eb partis\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb nuk po e respektojn\u00eb ndalimin.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb Erion Veliaj. Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs u arrestua n\u00eb shkurt p\u00ebr akuza korrupsioni dhe q\u00eb nga ajo koh\u00eb ndodhet n\u00eb paraburgim. P\u00ebrmes kanalit t\u00eb tij n\u00eb TikTok, Veliaj \u2013 ose dikush nga rrethi i tij i ngusht\u00eb \u2013 shpesh publikon deklarata t\u00eb avokat\u00ebve t\u00eb tij dhe video q\u00eb promovojn\u00eb sukseset e tij si kryebashkiak. K\u00ebto video n\u00eb TikTok kan\u00eb qindra mij\u00ebra shikime.<\/p>\n<p>P\u00ebr Prronin, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb tjet\u00ebr se qeveria nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e interesuar p\u00ebr ndalimin e TikTok dhe se b\u00ebhej vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shp\u00ebrqendrim afatshkurt\u00ebr. Ai parashikon q\u00eb ndalimi t\u00eb hiqet para afatit zyrtar, n\u00eb mars 2026.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/12\/media-zviceriane-ndalimi-i-tiktok-ut-ne-shqiperi-nje-eksperiment-i-deshtuar\/\">Media zviceriane: Ndalimi i TikTok-ut n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb eksperiment i d\u00ebshtuar!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndalimi i platform\u00ebs popullore t\u00eb mediave sociale po anashkalohet kryesisht. As an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb pushtet nuk po e zbatojn\u00eb. Nga Jaschar Dugalic, Neue Zuercher Zeitung Ka gjasht\u00eb muaj q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka hyrw n\u00eb fuqi ndalimi i par\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i TikTok-ut n\u00eb Europ\u00eb. Rreth 1,5 milion p\u00ebrdorues n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb e treta e t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40120","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40120","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40120"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40120\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}