{"id":40116,"date":"2025-09-12T11:42:10","date_gmt":"2025-09-12T11:42:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/ish-diplomati-amerikan-james-rubin-do-te-deshmoje-ne-hage-javen-e-ardhshme\/"},"modified":"2025-09-12T11:42:10","modified_gmt":"2025-09-12T11:42:10","slug":"ish-diplomati-amerikan-james-rubin-do-te-deshmoje-ne-hage-javen-e-ardhshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/12\/ish-diplomati-amerikan-james-rubin-do-te-deshmoje-ne-hage-javen-e-ardhshme\/","title":{"rendered":"Ish-diplomati amerikan James Rubin do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb n\u00eb Hag\u00eb jav\u00ebn e ardhshme"},"content":{"rendered":"<p>James Rubin, i cili gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ka qen\u00eb ish-ndihm\u00ebsekretar amerikan i Shtetit dhe nj\u00eb ish-diplomat  tha se jav\u00ebn e ardhshme do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb para Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb. Mbrojtja e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb nis paraqitjen e provave dhe d\u00ebshmitar\u00ebve m\u00eb 15 shtator.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb jem n\u00eb Evrop\u00eb sepse jav\u00ebn e ardhshme do t\u00eb jap d\u00ebshmi n\u00eb Tribunalin special p\u00ebr krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb dhe si dikush q\u00eb i ndihmoi [ish-kryediplomates s\u00eb ndjer\u00eb amerikane] Madeleine Albrightit n\u00eb themelimin e Tribunalit fillestar p\u00ebr krime lufte. Kjo n\u00ebnkupton se do t\u00eb kthehem p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb fillim dhe kam m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jav\u00ebn e ardhshme\u201d, tha Rubin p\u00ebr emisionin Christiane Amanpour Presents: The Ex Files with James Rubin.<\/p>\n<p>Ish-presidenti Hashim Tha\u00e7i, ish-kryeparlamentar\u00ebt Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti iKosov\u00ebs, Rexhep Selimi, akuzohen p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Ata mohojn\u00eb akuzat.<\/p>\n<p>Rubin, q\u00eb ishte nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb 2023, kishte folur p\u00ebr q\u00ebndrimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dit\u00ebt e para, para se t\u00eb dija shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb, ne i kishim d\u00ebnuar aktivitetet terroriste q\u00eb ishin kryer nga grupet shqiptare. Por, me evoluimin e procesit t\u00eb paqes, U\u00c7K-ja u b\u00eb qendra e atij procesi t\u00eb paqes dhe ishte Hashim Tha\u00e7i, n\u00eb bisedimet e Rambujes\u00eb, ai q\u00eb mori vendimin e guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord me Marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb. Dhe, ky ishte vendimi q\u00eb lejoi NATO-n t\u2019i mb\u00ebshteste shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Po t\u00eb mos ishte marr\u00eb ai vendim, nuk mendoj se do t\u00eb rrinim kaq t\u00eb lumtur dhe t\u00eb lir\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet modern evropian k\u00ebtu n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, U\u00c7K-ja luajti rol vendimtar n\u00eb marr\u00ebveshjet q\u00eb u n\u00ebnshkruan nga krer\u00ebt e saj dhe n\u00eb zbatimin e \u00e7militarizimit pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Para disa koh\u00ebsh,  Rubin nuk kishte pranuar q\u00eb t\u00eb komentonte lidhur me akuzat p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit ndaj Tha\u00e7it dhe ish-krer\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 shtator ekipi mbrojt\u00ebs i Tha\u00e7it do t\u00eb nis\u00eb paraqitjen e provave dhe thirrjen e d\u00ebshmitar\u00ebve. Pasi t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar ekipi i Tha\u00e7it, rastin do ta paraqes\u00eb edhe ekipi i Krasniqit.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 korrik 2025, ekipet mbrojt\u00ebse t\u00eb Veselit dhe Selimit njoftuan se nuk synojn\u00eb t\u00eb paraqesin ndonj\u00eb d\u00ebshmi mbrojt\u00ebse. Mbrojtja e Tha\u00e7it ka paralajm\u00ebruar se n\u00eb mesin e d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb th\u00ebrras\u00eb ka edhe figura nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk mund t\u00eb them k\u00ebta emra n\u00eb publik sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr persona me nj\u00eb statur\u00eb t\u00eb lart\u00eb, persona q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohur si p\u00ebr shembull sekretarja Albright, Richard Holbrooke, senatori Dole etj\u201d, tha nj\u00ebri nga avokat\u00ebt e Tha\u00e7it gjat\u00eb konferenc\u00ebs statusore t\u00eb mbajtur m\u00eb 19 gusht.<\/p>\n<p>Mbrojtja e ish-presidentit Tha\u00e7i synon t\u00eb th\u00ebrras 11-12 d\u00ebshmitar\u00eb, duke synuar q\u00eb ata t\u00eb japin d\u00ebshmi n\u00eb seanca t\u00eb hapura. Nd\u00ebrkaq, mbrojtja e Krasniqit ka th\u00ebn\u00eb se dy d\u00ebshmitar\u00eb do t\u00eb japin d\u00ebshmin\u00eb n\u00eb gjykatore, nd\u00ebrkaq dy t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb japin d\u00ebshmin\u00eb me shkrim dhe kjo d\u00ebshmi ve\u00e7se u \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Paneli i gjyqtar\u00ebve i Dhomave t\u00eb Specializuara parasheh q\u00eb deri m\u00eb 14 n\u00ebntor ose nj\u00eb jav\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb d\u00ebshmitarit t\u00eb fundit t\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb rastin e mbrojtjes t\u00eb Hashim Tha\u00e7it dhe Jakup Krasniqit. Ky panel po ashtu pret q\u00eb mbrojtja e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrgatitur q\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb shkresat p\u00ebrfundimtare t\u00eb gjykimit para 22 dhjetorit t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga 4 dhe 5 n\u00ebntori 2020, q\u00eb t\u00eb kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit ndodhen n\u00eb paraburgim n\u00eb Hag\u00eb, ku jan\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs. Procesi gjyq\u00ebsor ndaj tyre ka nisur m\u00eb prill t\u00eb vitit 2023. N\u00eb mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar thirri n\u00eb gjykatore 125 d\u00ebshmitar\u00eb si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.<\/p>\n<p>ZPS-ja deklaroi m\u00eb 16 prill se ka p\u00ebrmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar kishte konfirmuar aktakuz\u00ebn ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2020, por e b\u00ebri publike vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Aktakuza i ngarkon t\u00eb akuzuarit p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u201cpersonale\u201d, por edhe p\u00ebr \u201ckrimet e kryera nga vart\u00ebsit e tyre\u201d. Sipas aktakuz\u00ebs, Tha\u00e7i, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte, p\u00ebrfshir\u00eb vrasjen e m\u00eb shum\u00eb se 100 viktimave si dhe mbajtjen n\u00eb paraburgim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme e torturimin e qindra viktimave.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb ishin pjes\u00eb e nj\u00eb \u201cnd\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d dhe \u201ckan\u00eb ndar\u00eb q\u00ebllimin e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe ushtruar kontrollin n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn me t\u00eb gjitha mjetet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe frik\u00ebsimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhun\u00ebs dhe eliminimin e atyre q\u00eb i konsideronin kund\u00ebrshtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar \u2013 t\u00eb njohura gjer\u00ebsisht si Gjykata Speciale \u2013 jan\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2015 nga Kuvendi i Kosov\u00ebs dhe jan\u00eb pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, por veprojn\u00eb me personel nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Holand\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb kryera kund\u00ebr pakicave etnike dhe rival\u00ebve politik\u00eb q\u00eb nga janari i vitit 1998 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/12\/ish-diplomati-amerikan-james-rubin-do-te-deshmoje-ne-hage-javen-e-ardhshme\/\">Ish-diplomati amerikan James Rubin do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb n\u00eb Hag\u00eb jav\u00ebn e ardhshme<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>James Rubin, i cili gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ka qen\u00eb ish-ndihm\u00ebsekretar amerikan i Shtetit dhe nj\u00eb ish-diplomat tha se jav\u00ebn e ardhshme do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb para Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb. Mbrojtja e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb nis paraqitjen e provave dhe d\u00ebshmitar\u00ebve m\u00eb 15 shtator. \u201cDo t\u00eb jem n\u00eb Evrop\u00eb sepse jav\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40116","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40116","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40116"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40116\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}