{"id":40016,"date":"2025-09-11T16:21:20","date_gmt":"2025-09-11T16:21:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/11\/meta-futja-e-opozites-ne-kuvend-vendim-i-drejte\/"},"modified":"2025-09-11T16:21:20","modified_gmt":"2025-09-11T16:21:20","slug":"meta-futja-e-opozites-ne-kuvend-vendim-i-drejte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/11\/meta-futja-e-opozites-ne-kuvend-vendim-i-drejte\/","title":{"rendered":"Meta: Futja e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, vendim i drejt\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Ilir Meta n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr SYRI.net e quan t\u00eb drejt\u00eb vendimin e liderit t\u00eb opozit\u00ebs Sali Berisha p\u00ebr t\u00eb mos bojkotuar parlamentin. Por mosbraktisja e mandateve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim racional pasi ato jan\u00eb marr\u00eb me sakrifica t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe ata qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb nuk ju dor\u00ebzuan terrorit, intimidimit dhe korrupsionit duhen p\u00ebrfaq\u00ebsuar me guxim, vendosm\u00ebri n\u00eb Kuvendin e deformuar nga mafia n\u00eb pushtet, thot\u00eb Meta.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizon se deputet\u00ebt e opozit\u00ebs mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbysje spektakolare n\u00ebse forcojn\u00eb kohezionin brenda opozit\u00ebs dhe p\u00ebrbuzin diversionet e regjimit. Meta n\u00ebnvizon se zbardhja e afer\u00ebs \u201cMcGonigal\u201d \u00ebsht\u00eb vet zbardhja e grushtit t\u00eb shtetit<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Z. Meta si e vler\u00ebsoni q\u00ebndrimin e PD p\u00ebr mosnjohjen e zgjedhjeve, por edhe mosbraktisjen e Parlamentit nj\u00ebkoh\u00ebsisht?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong> \u00cbsht\u00eb i vetmi q\u00ebndrim i drejt\u00eb dhe racional.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i drejt\u00eb se zgjedhjet e grabitura t\u00eb 11 Majit nuk mund t\u00eb pranohen kurr\u00ebsesi nga opozita, e cila u p\u00ebrball me trinomin Qeveri \u2013 Shtet \u2013 Banda t\u00eb dirigjuar nga nj\u00eb dor\u00eb e vetme, Edi Rama.<\/p>\n<p>Por mosbraktisja e mandateve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim racional pasi ato jan\u00eb marr\u00eb me sakrifica t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe ata qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb nuk ju dor\u00ebzuan terrorit, intimidimit dhe korrupsionit duhen p\u00ebrfaq\u00ebsuar me guxim, vendosm\u00ebri n\u00eb Kuvendin e deformuar nga mafia n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Braktisja e mandateve ka qen\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb e provuar dhe pasojat e t\u00eb cil\u00ebs vazhdojn\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbysje spektakolare n\u00ebse forcojn\u00eb kohezionin brenda opozit\u00ebs dhe p\u00ebrbuzin diversionet e regjimit.<\/p>\n<p><strong>Pyetje<\/strong>: Nd\u00ebrkoh\u00eb SHBA po shtojn\u00eb angazhimin e tyre n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr karteleve t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb ato shqiptare. A \u00ebsht\u00eb kjo n\u00eb konfirmim edhe i akuzave t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare prej koh\u00ebsh? Cila \u00ebsht\u00eb pritshm\u00ebria juaj?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: \u00cbsht\u00eb shum\u00eb pozitive q\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb shtuar t\u00eb SHBA n\u00eb luft\u00ebn ndaj karteleve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb drog\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti edhe ato shqiptare q\u00eb prej koh\u00ebsh jan\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim m\u00eb i gjer\u00eb se ndaj siguris\u00eb t\u00eb vendit dhe rajonit ton\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb konkluzionin e shefit t\u00eb delegacionit t\u00eb Parlamentit Europian, Michael Gahler p\u00ebr zgjedhjet e 11 Majit se strukturat e krimit t\u00eb organizuar bllokuan rotacionin politik n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sepse k\u00ebtu mafia ka shtetin e saj dhe gjith\u00eb logjistik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kryer operacione nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00ebn mbrojtjen e shtetit.<\/p>\n<p>Edhe hetimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, gjithmon\u00eb kan\u00eb ardhur nga hetimet e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Dihet se ato n\u00eb shum\u00eb raste jan\u00eb zvarritur, jan\u00eb fragmentuar sipas interesit politik dhe elektoral t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe t\u00eb mos harrojm\u00eb 250 flet\u00eb-arreste t\u00eb paekzekutuara akoma.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, krahasoni kursin e lekut me euro \/dollarin se sa ishte kur u miratua Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe sa \u00ebsht\u00eb sot.<\/p>\n<p>Nuk kemi realisht forcim t\u00eb lekut, sepse nuk kemi rritje t\u00eb eksporteve, por ato jan\u00eb n\u00eb pikiat\u00eb, sidomos n\u00eb industri dhe bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Por kemi zhvler\u00ebsim t\u00eb euros p\u00ebr shkak t\u00eb narkoeuros q\u00eb ka p\u00ebrmbytur tregun.<\/p>\n<p>Ndaj kemi jo vet\u00ebm nd\u00ebrtime pafund, por edhe rritje t\u00eb \u00e7mimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paarsyeshme e vet\u00ebm prej pastrimit t\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs e krimit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nga narkoekonomia e Edi Ram\u00ebs p\u00ebrfiton vet\u00ebm ai dhe nj\u00eb klientel\u00eb e p\u00ebrzgjedhur prej tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb kosto e jetes\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pap\u00ebrballueshme edhe p\u00ebr shtres\u00ebn e mesme, e cila vjen duke u p\u00ebrkeq\u00ebsuar, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e saj kalon n\u00eb varf\u00ebri, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr zgjedh t\u00eb largohet nga vendi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb narkoeuro ka zhvler\u00ebsuar shum\u00eb remitancat q\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb emigrant\u00ebt tan\u00eb duke dob\u00ebsuar mb\u00ebshtetjen q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prind\u00ebrit apo t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ndaj beteja kund\u00ebr Narkoregjimit \u00ebsht\u00eb interes i shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Po k\u00ebshtu Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb SHBA publikoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dosjes s\u00eb McGonigal. Si e gjykoni ju, pse tani?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong> Se cili ka qen\u00eb opinion im p\u00ebr McGonigalin e t\u00eb tjer\u00eb si ai, ju e dini para se McGonigali t\u00eb arrestohej n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb interesante m\u00eb duket deklarata e ish-partneres s\u00eb tij para pak dit\u00ebsh, se McGonigali ishte i interesuar t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb pastrimin e parave t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, kjo shpjegon edhe mesazhin q\u00eb McGonigali kishte d\u00ebrguar nj\u00eb mikut t\u00eb tij pas takimit t\u00eb fsheht\u00eb (t\u00eb paraportuar) me Edi Ram\u00ebn, se ky po b\u00ebnte nj\u00eb reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, e cila ofronte mund\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se zbardhja e gjith\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb McGonigalit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb interesi yn\u00eb m\u00eb i madh p\u00ebr momentin, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu do kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb evidentojm\u00eb rolin e tij n\u00eb vite shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb zbatimit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi (2017-2019) dhe nd\u00ebrhyrjet e tij p\u00ebr prokuror\u00ebt e caktuar n\u00eb SPAK e n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kur t\u00eb zbardhet kjo skem\u00eb, 250 flet\u00eb-arrestet do t\u00eb ekzekutohen menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht kjo zbardhje s\u2019mund t\u00eb vij\u00eb nga drejtuesi aktual i SPAK dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb detyrime ndaj McGonigalit dhe vettingut t\u00eb kontrolluar nga Edi Rama dhe McGonigal\u00ebt.<\/p>\n<p>Por angazhimi i SHBA p\u00ebr zbardhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje duhet shfryt\u00ebzuar deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Dihet se administrata demokrate kishte interes q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mbyllej sa m\u00eb par\u00eb pasi kishte p\u00ebrfshirje q\u00eb nga djali i ish-Presidentit dhe shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Departament t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb Departamentin e Shtetit, etj.<\/p>\n<p>Ndaj dhe d\u00ebnimi me 3 vjet p\u00ebr vepra aq t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb b\u00ebra nga nj\u00eb njeri n\u00eb nivele aq t\u00eb larta t\u00eb FBI, ishte i pap\u00ebrfillsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb zbardhja e veprimtaris\u00eb s\u00eb McGonigalit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb vet zbardhja e grushtit t\u00eb shtetit dhe drejt\u00ebsis\u00eb dhe po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe nisja e \u00e7kapjes s\u00eb shtetit dhe drejt\u00ebsis\u00eb e po k\u00ebshtu nisja e luft\u00ebs kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb legjislatur\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim shum\u00eb evident.<\/p>\n<p>Zbardhja e veprimtaris\u00eb kriminale, korruptive, manipuluese e shantazhuese n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjoja SHBA, \u00ebsht\u00eb de\u00e7izive p\u00ebr rivendosjen e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe pluralizmit politik.<\/p>\n<p>Pyetje: Mos po e teproni duke e mbivler\u00ebsuar McGonigalin? Apo ndoshta keni edhe ngarkesat tuaja pasi ai \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe nga Z.Berisha se ka qen\u00eb i angazhuar edhe kund\u00ebr jush si President?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Nuk e mbivler\u00ebsoj aspak, por p\u00ebrfshirja e nj\u00eb zyrtari kaq t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI p\u00ebr shkak t\u00eb korruptimit nga Kryeministri i nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO, \u00ebsht\u00eb i paprecedent n\u00eb disa drejtime.<\/p>\n<p>T\u00eb spiunazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr interes t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve duke d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb interesat vitale t\u00eb SHBA e po k\u00ebshtu edhe t\u00eb NATO-s ku jemi ne.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, korruptimi i nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI p\u00ebr t\u00eb hetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme opozit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb eleminuar pluralizmin politik dhe instaluar nj\u00eb regjim tip Noriega n\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, gjobv\u00ebnia ndaj shum\u00eb biznesmen\u00ebve shqiptar\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri kur Edi Rama ka korruptuar k\u00ebt\u00eb ish-drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI, ju e kuptoni se \u00e7\u2019ka b\u00ebr\u00eb me diplomat\u00ebt sorosist\u00eb nga t\u00eb dy an\u00ebt e Atlantikut.<\/p>\n<p>Me ata q\u00eb bekonin zgjedhjen antikushtetuese t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm me 69 vota, me ata q\u00eb e lan\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb 4 vite pa Gjykat\u00eb Kushtetuese, me ata q\u00eb bekonin betimet te noterja te Lana t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, me ata q\u00eb bekonin zgjedhje lokale pa opozit\u00ebn etj.<\/p>\n<p>Pyetje: Nd\u00ebrkoh\u00eb, Z. Meta prej gati 1 viti ju jeni n\u00eb burg, nd\u00ebrsa Edi Rama po b\u00ebhet gati p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt e duket m\u00eb i fort\u00eb se kurr\u00eb. Si e shikoni perspektiv\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjes tuaj tani kur \u00ebsht\u00eb vendosur edhe 25 Shtatori si dita e seanc\u00ebs paraprake t\u00eb gjykimit?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: T\u00eb gjitha regjimet e korruptuara jan\u00eb apo duken shum\u00eb t\u00eb forta edhe disa or\u00eb para rr\u00ebzimit dhe shk\u00ebrrmoqjes s\u00eb tyre. Ndaj vendosm\u00ebria e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb de\u00e7izive.<\/p>\n<p>Po t\u00eb ishte i fort\u00eb Edi Rama, nuk sillej n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb barbare e burracake me Ne\u00ebs 24 dhe gazetar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Por makthet p\u00ebr krimet dhe korrupsionet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb e shfazojn\u00eb papushim se e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb tmerri i tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen time mezi presim p\u00ebrballjen me prokuror\u00ebt e Ram\u00ebs n\u00eb gjykat\u00eb, ku \u00e7do seanc\u00eb do jet\u00eb e hapur dhe e monitoruar.<\/p>\n<p>Farsa e shekullit do jet\u00eb turpi i tyre.<\/p>\n<p>Jam krenar q\u00eb pas 32 viteve t\u00eb sh\u00ebrbimit publik ndaj popullit shqiptar, pas nj\u00eb hetimi armiq\u00ebsor e politik 6-vje\u00e7ar p\u00ebr k\u00ebto 32 vite, nuk ekziston asnj\u00eb akt vendim, shkres\u00eb e Ilir Met\u00ebs n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe interesit publik.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu nuk ekziston asnj\u00eb qindark\u00eb e sekuestruar apo e padeklaruar nga ana ime.<\/p>\n<p>E di shum\u00eb mir\u00eb pse ndodhem k\u00ebtu dhe sot jam edhe m\u00eb i bindur n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e q\u00ebndrimeve t\u00eb mia politike q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb interesin komb\u00ebtar e publik.<\/p>\n<p>Patriotizmi \u00ebsht\u00eb n\u00eb genet e mia dhe detyra ime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa damka e tradh\u00ebtis\u00eb mbetet brez pas brezi. Triumfi i kauzave t\u00eb Ilir Met\u00ebs \u00ebsht\u00eb i padiskutuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/11\/meta-futja-e-opozites-ne-kuvend-vendim-i-drejte\/\">Meta: Futja e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, vendim i drejt\u00eb!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Ilir Meta n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr SYRI.net e quan t\u00eb drejt\u00eb vendimin e liderit t\u00eb opozit\u00ebs Sali Berisha p\u00ebr t\u00eb mos bojkotuar parlamentin. Por mosbraktisja e mandateve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim racional pasi ato jan\u00eb marr\u00eb me sakrifica t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe ata qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb nuk ju dor\u00ebzuan terrorit, intimidimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40016","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40016","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40016"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40016\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40016"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40016"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40016"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}