{"id":40004,"date":"2025-09-11T15:05:30","date_gmt":"2025-09-11T15:05:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/11\/birn-qeveria-rama-kater-ministra-besnike-dhe-ndryshime-per-fasade\/"},"modified":"2025-09-11T15:05:30","modified_gmt":"2025-09-11T15:05:30","slug":"birn-qeveria-rama-kater-ministra-besnike-dhe-ndryshime-per-fasade","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/11\/birn-qeveria-rama-kater-ministra-besnike-dhe-ndryshime-per-fasade\/","title":{"rendered":"BIRN: Qeveria Rama kat\u00ebr, ministra besnik\u00eb dhe ndryshime p\u00ebr fasad\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama shpalli t\u00eb enjten emrat e kabinetit t\u00eb ri qeveritar q\u00eb do t\u00eb votohet nga Kuvendi i dal\u00eb nga zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit, duke kombinuar disa prej ministrave aktual\u00eb me prurjet e reja nga jasht\u00eb politik\u00ebs apo me profil t\u00eb ul\u00ebt publik. Ai po ashtu propozoi si kryetar t\u00eb ri t\u00eb Kuvendit deputetin e Kor\u00e7\u00ebs, Niko Peleshi, si n\u00ebnkryetare deputeten e Durr\u00ebsit, Klodiana Spahiu dhe riktheu n\u00eb krye t\u00eb Grupit Parlamentar Taulant Ball\u00ebn, nd\u00ebrsa nj\u00eb prej ministreve jet\u00ebgjata t\u00eb tij, Ogerta Manastirliun e paracaktoi si kandidate p\u00ebr drejtimin e bashkis\u00eb Tiran\u00eb, duke lajm\u00ebruar zgjedhje t\u00eb pjesshme p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e kryetarit aktual Erion Veliaj, i cili gjendet n\u00eb burg me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Rama konfirmoi si nr.2 t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij Belinda Ballukun, z.kryeministre dhe ministre p\u00ebr Infrastruktur\u00ebn dhe Energjin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb ekipin e Ram\u00ebs q\u00eb prej janarit 2019. N\u00eb\u00a0 t\u00eb nj\u00ebjtat dikastere q\u00ebndruan dhe ministrat relativisht t\u00eb rinj, Pirro Vengu tek Mbrojtja dhe Petrit Malaj n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave, t\u00eb dy t\u00eb em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebto detyra n\u00eb korrik 2024. N\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme, Rama vendosi t\u00eb provoj\u00eb Albana Ko\u00e7iun, e cila mbante detyr\u00ebn e ministres s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nga shtatori 2023, nd\u00ebrsa Mirela Kumbaron, nj\u00eb ministre jet\u00ebgjat\u00eb n\u00eb kabinetet e Ram\u00ebs, e ka spostuar tek Ministria e Arsimit. Ajo ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr 5 vite si ministre e Kultur\u00ebs dhe nga shtatori 2021 drejtonte ministrin\u00eb p\u00ebr Mjedisin dhe Turizmin.<\/p>\n<p>Blendi Gonxhe gjithashtu do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb kabinet, por ai do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ministri m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb drejtuar, Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs dhe Turizmit, pasi dy funksionet e tjera q\u00eb kishte m\u00eb par\u00eb, Ekonomin\u00eb dhe Inovacionin do ta drejtoj\u00eb Delina Ibrahimaj, po ashtu nj\u00eb em\u00ebr jet\u00ebgjat\u00eb n\u00eb n\u00eb ekipin e Ram\u00ebs, si ish-ministre e Financave dhe s\u00eb fundmi si ministe shteti p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen, nj\u00eb dikaster q\u00eb nuk do t\u00eb funksionj\u00eb m\u00eb. Rama ka vendosur t\u00eb rikthej\u00eb n\u00eb qeveri n\u00eb postin e Ministres s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtore t\u00eb tij t\u00eb hershme, Elisa Spiropalin, e cila mbante detyr\u00ebn e kryetares s\u00eb Kuvendit prej nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>Konfirmohen n\u00eb detyrat q\u00eb kishin dhe dy minstret e shtetit, Adea Pirdeni p\u00ebr Administrat\u00ebn Publike dhe Antikorrupsionin dhe Majlinda Dhuka si Kryenegociatore p\u00ebr Integrimin. Jasht\u00eb kabinetit ka mbetur ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manja, i cili do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga Besfort Lamallari, z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Brendsh\u00ebm q\u00eb nga tetori 2017.\u00a0 Me profesion jurist ai ka drejtuar negociatat teknike me Bashkimin Europian, pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mori vler\u00ebsimet publike t\u00eb Ram\u00ebs dhe q\u00eb ndikoi n\u00eb em\u00ebrimin n\u00eb nj\u00eb nga ministrit\u00eb q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb rol n\u00eb raport me detyrimet q\u00eb vendi yn\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb p\u00ebr kapitullin \u201cThemeloret\u201d n\u00eb k\u00ebto negociata.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mir\u00ebqenies Sociale, Rama propozon Evis Sal\u00ebn, nj\u00eb mjeke me karriere akademike dhe menaxhere klinike n\u00eb Itali. Ish-kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, do t\u00eb jet\u00eb minist\u00ebr i Shtetit p\u00ebr Pushtetin Vendor, detyr\u00eb q\u00eb mbante m\u00eb her\u00ebt Arbjan Mazniku. Grupit t\u00eb ministrave t\u00eb shtetit u bashkohet ish-deputeti Toni Gogu, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin.<\/p>\n<p>Kryeministri vendosi t\u00eb besoj\u00eb dy ministri me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb politikat e qeverisjes n\u00eb duart e t\u00eb rinjve pa profil publik, duke propozuar si minist\u00ebr Mjedisi, Sofjan Jaupaj, me nj\u00eb karrier\u00eb administrative n\u00eb sektorin publik dhe z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr n\u00eb ministrin\u00eb q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb drejtim. Nd\u00ebrsa ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsin\u00eb pritet ta drejtoj\u00eb nj\u00eb kryetar bashkie n\u00eb detyr\u00eb, ai C\u00ebrrikut, Andis Salla, me profesion jurist.<\/p>\n<p>Kryeministri po ashtu premtoi se do t\u00eb krijonte t\u00eb par\u00ebn ministri virtuale, nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb futur Inteligjenc\u00ebn Artificiale n\u00eb menaxhimin e prokurimeve publike, por ky dikaster nuk \u00ebsht\u00eb akoma i qart\u00eb se si do t\u00eb funksionoj\u00eb. P\u00ebr analist\u00ebt e politik\u00ebs, kabineti i ri i Ram\u00ebs pas 12 vitesh qeverisje nuk sjell ndonj\u00eb risi n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrje, pasi pushteti vijon q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrqendruar n\u00eb dor\u00ebn e kryeministrit.<\/p>\n<p>Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike v\u00ebren dy prirje kryesore n\u00eb logjik\u00ebn e strukturimit t\u00eb qeveris\u00eb. \u201cS\u00eb pari, Rama ka garantuar vijim\u00ebsin\u00eb p\u00ebr disa nga besnik\u00ebt e tij q\u00eb i konsideron edhe t\u00eb aft\u00eb. K\u00ebshtu, Balluku mbetet numri dy i qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa Manastirliu siguron besnik\u00ebrin\u00eb n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se shumica e ministrive.\u00a0 S\u00eb dyti, ka sjell\u00eb apo edhe ricikluar ata q\u00eb ai mendon se mund t\u2019i sjellin nj\u00eb rifreskim t\u00eb imazhit t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb kombinuar me p\u00ebrvoja m\u00eb pak problematike n\u00eb lidhje me drejt\u00ebsin\u00eb,\u201d tha Hasimja.<\/p>\n<p>\u201cGjithsesi, duke patur parasysh se Rama ka t\u00eb gjith\u00eb pushtetin n\u00eb duart e tij \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mendosh se qeveria e re do t\u00eb ndryshoj\u00eb nga e shkuara. M\u00eb tep\u00ebr sesa ndryshim politikash, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndryshim fasade,\u201d shtoi ai. Gazetari Lutfi Dervishi e quan kabinetin e ri si nj\u00eb qeveri t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb q\u00eb ofron pak supriza. \u201cN\u00eb vend t\u00eb eksperimenteve t\u00eb guximshme, kemi riciklim p\u00ebrvoje. N\u00eb vend t\u00eb befasive, kemi nj\u00eb galeri t\u00eb njohur q\u00eb l\u00ebviz nga nj\u00eb ministri te tjetra si lojtar\u00ebt e futbollit dit\u00ebn e fundit t\u00eb merkatos,\u201d shkroi Dervishi n\u00eb profilin e tij n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Dervishi thot\u00eb m\u00eb tej se pavar\u00ebsisht se ka 12 vite n\u00eb pushtet, qeverisja e Edi Ram\u00ebs p\u00ebrballet me t\u00eb nj\u00ebjtat sfida q\u00eb kishte n\u00eb vitin 2013, nd\u00ebrsa shpall ambicien p\u00ebr nj\u00eb pushtet afatgjat\u00eb. \u201cQeveria Rama 4 nuk \u00ebsht\u00eb qeveria e surprizave, as e eksperimentit. \u00cbsht\u00eb qeveria e vazhdim\u00ebsis\u00eb, e nj\u00eb pushteti q\u00eb synon t\u00eb zgjatet deri n\u00eb mesin e shekullit,\u201d shkruan Dervishi, duke ngritur pyetjen se \u201ckur premtimet e 2013 ende nuk jan\u00eb mbyllur, a do t\u00eb mbijetoj\u00eb durimi i shqiptar\u00ebve deri n\u00eb 2050?\u201d \/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/11\/birn-qeveria-rama-kater-ministra-besnike-dhe-ndryshime-per-fasade\/\">BIRN: Qeveria Rama kat\u00ebr, ministra besnik\u00eb dhe ndryshime p\u00ebr fasad\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama shpalli t\u00eb enjten emrat e kabinetit t\u00eb ri qeveritar q\u00eb do t\u00eb votohet nga Kuvendi i dal\u00eb nga zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit, duke kombinuar disa prej ministrave aktual\u00eb me prurjet e reja nga jasht\u00eb politik\u00ebs apo me profil t\u00eb ul\u00ebt publik. Ai po ashtu propozoi si kryetar t\u00eb ri t\u00eb Kuvendit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40004","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40004","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40004"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40004\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40004"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40004"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40004"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}