{"id":39884,"date":"2025-09-11T07:49:00","date_gmt":"2025-09-11T07:49:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/11\/mbreti-zog-i-tha-ne-importojme-nga-italia-34-milione-franga-duhet-te-shkeputemi-nga-tutela-italiane-lufto-ti-zoti-asllani-qe-te-lidhemi-me-cekosllovakine-gjermanine-pasi\/"},"modified":"2025-09-11T07:49:00","modified_gmt":"2025-09-11T07:49:00","slug":"mbreti-zog-i-tha-ne-importojme-nga-italia-34-milione-franga-duhet-te-shkeputemi-nga-tutela-italiane-lufto-ti-zoti-asllani-qe-te-lidhemi-me-cekosllovakine-gjermanine-pasi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/11\/mbreti-zog-i-tha-ne-importojme-nga-italia-34-milione-franga-duhet-te-shkeputemi-nga-tutela-italiane-lufto-ti-zoti-asllani-qe-te-lidhemi-me-cekosllovakine-gjermanine-pasi\/","title":{"rendered":"\u201cMbreti Zog i tha: Ne importojm\u00eb nga Italia 34 milion\u00eb franga, duhet t\u00eb shk\u00ebputemi nga tutela italiane, lufto, ti, zoti Asllani, q\u00eb t\u00eb lidhemi me \u00c7ekosllovakin\u00eb, Gjermanin\u00eb, pasi\u2026\u201d\/ Ana e panjohur e diplomacis\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Nga Armand Jonuzi<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb koh\u00ebn e Zogut, ishte m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebheshe diplomat, se sa sot\u201d. Uran Asllani, nj\u00eb nga studiuesit e diplomacis\u00eb shqiptare t\u00eb viteve 1914-1944, si dhe djali i nj\u00eb prej diplomat\u00ebve m\u00eb t\u00eb shquar shqiptar\u00eb t\u00eb viteve \u201830, tregon se nj\u00eb diplomati n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb i duhej t\u00eb kalonte disa \u201csita\u201d q\u00eb t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cTirana Observer\u201d, ai rr\u00ebfen t\u00eb gjitha kriteret q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushte nj\u00eb person q\u00eb pretendonte t\u00eb b\u00ebhej diplomat. Gjithashtu ai tregon se kur e ka zanafill\u00ebn diplomacia shqiptare, me cilat vende vendos\u00ebm marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike dhe cili ishte misioni i tyre.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb diplomacis\u00eb shqiptare t\u00eb asaj kohe? N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim po botojm\u00eb edhe list\u00ebn me emrat e diplomat\u00ebve q\u00eb nga viti 1914-1944 dhe n\u00eb vijim n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebm, do botoj\u00eb list\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb diplomat\u00ebve, nga viti 1944 deri n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Zoti Asllani, kur ka nisur historia e diplomacis\u00eb shqiptare?<\/p>\n<p>Historia e diplomacis\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb ndofta m\u00eb e hershme se sa vet\u00eb historia e shtetit shqiptar, sepse veprimet diplomatike n\u00eb objektiv krijimin e shtetit shqiptar, pavar\u00ebsin\u00eb e tij, kan\u00eb filluar para se sa t\u00eb ngrihej flamuri n\u00eb Vlor\u00eb. Madje, veprimet e para kan\u00eb qen\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Lidhjes s\u00eb Prizrenit. Nj\u00eb nga personalitetet e jet\u00ebs politike shtet\u00ebrore t\u00eb asaj kohe, q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ka qen\u00eb edhe diplomat i shquar i Perandoris\u00eb Osmane, ka qen\u00eb nj\u00eb nga atdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb me emrin Abedin Pash\u00eb Dino.<\/p>\n<p>Ky njeri, fill pas Kongresit t\u00eb Berlinit, ishte ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, dhe si i till\u00eb ka lozur nj\u00eb rol jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mbrojtjen e trevave dhe trojeve shqiptare n\u00eb suaz\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Ndaj, veprimtaria diplomatike shqiptare nuk duhet kuptuar si nj\u00eb veprimtari shtet\u00ebrore, por si nj\u00eb veprimtari q\u00eb ka pasur si synim mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve, mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale shqiptare. Shpesh na thon\u00eb se Rilindja shqiptare, \u00ebsht\u00eb e vonshme, nd\u00ebrkoh\u00eb kur shtete t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit, Rilindjen e tyre Komb\u00ebtare, e kan\u00eb pasur para dy shekujsh, apo nj\u00eb shekulli.<\/p>\n<p>Ne e filluam veprimtarin\u00eb e Rilindjes Komb\u00ebtare, at\u00ebher\u00eb kur u paraqit rreziku i zhdukjes s\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale komb\u00ebtare, at\u00ebher\u00eb kur e kuptuam se Turqia nuk mund t\u00eb na mbronte. At\u00ebher\u00eb u ngrit nj\u00eb Rilindje Komb\u00ebtare q\u00eb n\u00eb kuadrin e Perandoris\u00eb Osmane, ishte p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me kat\u00ebr vilajetet. N\u00ebse do ishin tani bashk\u00eb kat\u00ebr vilajetet, Shqip\u00ebria do ishte mbi 4 milion\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb vilajeti i Janin\u00ebs, q\u00eb shkonte deri n\u00eb Prevez\u00eb, nga ishte edhe Abedin Pash\u00eb Dino. Ishte vilajeti i Manastirit, vilajeti i zon\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs dhe vilajeti i Pej\u00ebs, Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Vilajeti i Shkodr\u00ebs takonte me Manastirin, edhe Janina takonte me Shkodr\u00ebn e Manastirin dhe p\u00ebrfshinin brenda Beratin, Vlor\u00ebn dhe Elbasanin. Pra, at\u00ebher\u00eb mund ta kemi zanafill\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb diplomacis\u00eb. Por fillesat zyrtare i kemi n\u00eb periudh\u00ebn e shkurt\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb Ismail Qemalit, kur kjo periudh\u00eb koincidoi edhe me Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve, dhe q\u00eb p\u00ebr rrjedhoj\u00eb Shqip\u00ebria duhej t\u00eb prezantohej n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve, me nj\u00eb delegacion dinjitoz.<\/p>\n<p>Dhe ky delegacion u p\u00ebrb\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb asaj kohe, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cilit Ismail Qemali, kishte v\u00ebn\u00eb t\u00eb birin e Abedin Pash\u00eb Dinos, Rasip Dinon. N\u00eb nj\u00eb nga telegramet q\u00eb i d\u00ebrgon Ismail Qemali atij, i thot\u00eb: \u201cKam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb telegram q\u00eb ti je i deleguari i qeveris\u00eb shqiptare\u201d. Dhe ai n\u00eb Lond\u00ebr, Paris, Vjen\u00eb, Rom\u00eb, kudo ka mbrojtur t\u00eb drejtat e shtetit shqiptar, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve dhe pastaj, gradualisht, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fazat e shtetit shqiptar diplomatik.<\/p>\n<p>Me cilat vende vendos\u00ebm marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike?<\/p>\n<p>Fillesat e vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike ishin pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur u kujtua se shteti shqiptar u formua dhe u konsolidua me vendosjen e nj\u00eb princi t\u00eb huaj. Se historia e Ballkanit \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme. T\u00eb gjitha shtetet q\u00eb u krijuan n\u00eb Ballkan, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha t\u00eb Evrop\u00ebs, nuk ua besuan udh\u00ebheqjen e shtetit njer\u00ebzve t\u00eb vendit. P\u00ebr shembull, n\u00eb Bullgari \u00e7uan princ gjerman, Ferdinantin. N\u00eb Greqi, \u00e7uan princin danez, Kotonin; n\u00eb Rumani princ gjerman. B\u00ebnte p\u00ebrjashtim vet\u00ebm Serbia, q\u00eb ishte nj\u00eb mbret\u00ebri e vjet\u00ebr, edhe atje me divergjenca t\u00eb dy familjeve mbret\u00ebrore, Karaxhexhovi\u00e7\u00ebt dhe Obramovi\u00e7\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri soll\u00ebn princ Vidin. Pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1914, ne \u00e7uam dy p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb n\u00eb dy shtete, q\u00eb ishin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ne, Austro-Hungaria dhe Italia. Nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr Jugosllavin\u00eb at\u00ebher\u00eb, q\u00eb ishte nj\u00eb Serbi e vog\u00ebl dhe nuk b\u00ebhej fjal\u00eb as p\u00ebr Greqin\u00eb. Pra, n\u00eb k\u00ebto dy vende, qeveria e Turhan Pash\u00eb P\u00ebrmetit, d\u00ebrgoi dy personalitete q\u00eb kishin qen\u00eb edhe p\u00ebrpara n\u00eb koh\u00ebn e Perandoris\u00eb Osmane, njer\u00ebz me r\u00ebnd\u00ebsi. K\u00ebta ishin Syrja Vlora, deputet, dhe Eqerem Libohova, komandant regjimentit t\u00eb Gard\u00ebs. Pastaj gradualisht, tamam-tamam, vendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pasi ne u njoh\u00ebm nga Lidhja e Kombeve si shtet.<\/p>\n<p>Kjo ka ndodhur n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 1921-shit. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ne nuk kishim p\u00ebrfaq\u00ebsues diplomatik\u00eb para k\u00ebtij viti. Meqen\u00ebse ne nuk kishim t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb kishim p\u00ebrfaq\u00ebsues diplomatik\u00eb, Shqip\u00ebria n\u00eb disa vende t\u00eb Ballkanit, kishte emigracion t\u00eb fuqish\u00ebm shqiptar dhe ata kishin nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e tyre, hapi n\u00eb k\u00ebto vende zyra konsullore. T\u00eb quajtura \u201czyra t\u00eb pasaportave\u201d. K\u00ebto u hap\u00ebn n\u00eb vitet \u201820-\u201821 dhe me t\u2018u njohur Shqip\u00ebria si shtet i pavarur, k\u00ebto zyra u transformuan n\u00eb konsullata, n\u00eb krye-konsullata ose n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike, n\u00eb rang legate.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ndodhi n\u00eb Greqi, n\u00eb Turqi, n\u00eb Angli, Franc\u00eb, Itali e n\u00eb Jugosllavi. Dhe \u00e7udia m\u00eb e madhe ishte se megjith\u00ebse SHBA-\u00ebs, asokohe nuk kishin fuqi t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin fatin e shteteve, nga shkaku i emigracionit t\u00eb madh shqiptar q\u00eb kishim n\u00eb Amerik\u00eb, ne hap\u00ebm nj\u00eb zyr\u00eb konsullore dhe p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike n\u00eb Uashington. Atje u vu nj\u00eb njeri, nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt e asaj kohe, doktor i shkencave juridike, Kostandin \u00c7ekrezi.<\/p>\n<p>Cili ishte misioni i tyre?<\/p>\n<p>I nd\u00ebrthurur me motivet pse u hap\u00ebn k\u00ebto zyra pasaportash, evidentohet edhe misioni i tyre. Misioni i sh\u00ebrbimit diplomatik shqiptar ishte me dy k\u00ebndv\u00ebshtrime. K\u00ebndv\u00ebshtrimi m\u00eb utilitar, ishte mbrojtja e interesave shqiptare, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e pajisjes me pasaporta, me viza, q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb kishin nj\u00eb dokument me t\u00eb cilin t\u00eb njihej n\u00ebnshtet\u00ebsia. Nj\u00eb kuriozitet, babai im dhe shok\u00ebt e tij student\u00eb, kur vajt\u00ebn n\u00eb Vjen\u00eb, nuk kishin dokumente fare, dhe at\u00eb dit\u00eb kur Gjergj Pekmezi i pajisi me dokumente shqiptare, e ndjen\u00eb veten tamam se ishin shqiptar\u00eb. Funksioni i dyt\u00eb ishte, q\u00eb pak a shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr, t\u00eb normalizonin marr\u00ebdh\u00ebniet apo t\u00eb evidentonin t\u00eb drejtat q\u00eb k\u00ebrkonin shqiptar\u00ebt. Ve\u00e7an\u00ebrisht, deri n\u00eb koh\u00ebn kur u p\u00ebrcaktuan kufijt\u00eb.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb \u00e7\u00ebshtja e kufijve filloi n\u00eb 1922-shin dhe mbaroi n\u00eb \u201825-\u00ebn. Por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ishte edhe vendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve tregtare me k\u00ebto vende me traktate. Ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kohe kur Shqip\u00ebria eksportonte sasi kolosale l\u00ebkure, leshi, djathi. Dhe k\u00ebto pun\u00eb duhej t\u00eb merreshin n\u00eb form\u00ebn e traktateve tregtare, t\u00eb mbroheshin t\u00eb drejtat e eksportuesve. Pastaj, ishte edhe problemi kur shteti shqiptar u konsolidua dhe ishte e nevojshme nj\u00eb ndihm\u00eb ekonomike, financiare, teknike, legjislative n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin kompleks t\u00eb nj\u00eb shteti. At\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria filloi nj\u00eb politik\u00eb, ku k\u00ebrkohej t\u00eb mb\u00ebshteteshim tek anglez\u00ebt.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, me disa traktate nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ndodheshin n\u00eb Evrop\u00eb, Anglia u t\u00ebrhoq dhe i mbeti ekskluziviteti Italis\u00eb t\u00eb merrej me to. Kjo sepse edhe vendimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr njohjen e shtetit shqiptar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb 1921-shin, klauzola ishte n\u00ebn protektoratin italian. Shpeshher\u00eb kur lindte problemi q\u00eb diplomacia shqiptare dhe Zogu, t\u00eb k\u00ebrkonte ndih\u00ebm e ndonj\u00eb shteti t\u00eb madh, thoshin; k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ia kemi l\u00ebn\u00eb Italis\u00eb. Italia kishte hapur nj\u00eb parull\u00eb p\u00ebr detin Mesdhe, i thoshin \u201cMare Nostro\u201d, (Deti Yn\u00eb).<\/p>\n<p>Si zgjidheshin diplomat\u00ebt?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pyetje interesante. Fillimisht kur u krijua shteti shqiptar, s\u2018kishte k\u00ebllqe p\u00ebr shum\u00eb arsye. E para pun\u00eb nj\u00ebher\u00eb, s\u2018kishte struktur\u00eb shtet\u00ebrore solide. Periudha 1920-\u201928, ishte nj\u00eb gjullurdi e madhe p\u00ebr shtetin shqiptar. Kryengritje pas kryengritjesh, deputet\u00eb kund\u00ebr deputet\u00ebsh, derisa arrit\u00ebn t\u00eb d\u00ebnonin Aqif Pash\u00eb Elbasanin. Dhe meqen\u00ebse ky shtet i sapoformuar nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje diplomat\u00ebsh, edhe p\u00ebr faktin se aso kohe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e inteligjenc\u00ebs son\u00eb ishin n\u00ebp\u00ebr shkolla, u mor\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbim diplomatik, ish-diplomat\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane si Myfit Libohova, Sulejman Delvina, Turhan Pasha, Mehmet Konica etj.<\/p>\n<p>Ata kishin qen\u00eb konsuj, sekretar\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb ambasadave osmane n\u00eb Athin\u00eb, Bern\u00eb, Madrid, Rom\u00eb. Turhan Pasha ka qen\u00eb ambasador gati p\u00ebr 25 vjet n\u00eb Sh\u00ebn Pet\u00ebrburg, pastaj n\u00eb Rom\u00eb, pastaj n\u00eb Madrid. N\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb filluan t\u00eb p\u00ebrzgjidheshin diplomat\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb arsimuar t\u00eb viteve \u201920 -\u201930-t\u00eb. Hyrja n\u00eb sh\u00ebrbimin diplomatik aso kohe, vendosej me konkurs, q\u00eb n\u00eb vitin 1922. Nj\u00eb nga k\u00ebrkesat e konkursit ishte q\u00eb patjet\u00ebr duhej t\u00eb kishe mbaruar Juridikun ose Shkencat Politike. Kushti i dyt\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb njihje legjislacionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, traktatet etj. Kjo ishte nga ana teorike. Nd\u00ebrsa ana praktike ishte q\u00eb duhej t\u00eb flisje dhe t\u00eb shkruaje traktate juridike, n\u00eb gjuh\u00ebn fr\u00ebnge.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam par\u00eb dosje n\u00eb arkivin e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme, traktate n\u00eb fr\u00ebngjisht, q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Sorbon\u00eb mund t\u00eb b\u00ebheshin. Nga 7-8 konkurrues, vet\u00ebm 3 fitonin t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb pun\u00ebsoheshin. Dhe ata merrnin titullin ose grad\u00ebn e atasheut. Minimalisht nga 6 muaj deri n\u00eb 1 vit, ata ishin t\u00eb detyruar t\u00eb rrinin me k\u00ebt\u00eb titull. Pastaj, n\u00ebse do b\u00ebnin k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u2018u ri kategorizuar, kalonte sekretar i tret\u00eb. Duhet t\u00eb kalonin dy-tri vjet q\u00eb t\u00eb kalonte sekretar i dyt\u00eb. Pastaj duhet t\u00eb kalonin po aq vjet, q\u00eb t\u00eb kalonte sekretar i dyt\u00eb, dhe kat\u00ebr-pes\u00eb vjet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej k\u00ebshilltar legate. Pastaj nga ky pozicion t\u00eb kalonte n\u00eb Minist\u00ebr Fuqiplot\u00eb i shkall\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, t\u00eb dyt\u00eb e m\u00eb pas t\u00eb par\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e Zogut, nga 87 diplomat\u00eb q\u00eb kishte, n\u00eb \u201837-\u00ebn kishte vet\u00ebm 8 Ministra Fuqiplot\u00eb t\u00eb klasit t\u00eb par\u00eb, dhe ata ishin ish-ministra.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7far\u00eb nivelesh ishte diplomacia shqiptare ne vitet \u201820 \u2013 30-t\u00eb?<\/p>\n<p>Diplomacin\u00eb shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e Zogut mund ta ndash n\u00eb dy faza: n\u00eb faz\u00ebn para \u201825-\u00ebs, dhe pas \u201825-\u00ebs. N\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, diplomacia shqiptare ishte komplet nj\u00eb diplomaci me autoritet individual. Dihej platforma shtet\u00ebrore dhe mbi at\u00eb platform\u00eb diplomati e shtjellonte vet\u00eb diplomacin\u00eb e vet\u00eb. Pas \u201825-\u00ebs, kur n\u00eb krye t\u00eb shtetit shqiptar u vendos nj\u00eb president republike dhe pas \u201828-\u00ebs, kur n\u00eb shtetin shqiptar ky president u b\u00eb Mbret, at\u00ebher\u00eb diplomacia shqiptare e g\u00ebrshetonte pun\u00ebn e vet\u00eb me politik\u00ebn q\u00eb zhvillonte mbreti. Megjithat\u00eb, deri n\u00eb \u201827-\u00ebn, diplomacia shqiptare ka qen\u00eb shum\u00eb interaktive. At\u00ebher\u00eb ishte problemi ku t\u00eb ngrihej nj\u00eb fole, t\u00eb mb\u00ebrtheheshin.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201827-\u00ebn u mor vesh q\u00eb k\u00ebtu sheshin dhe p\u00ebrsheshin do ta b\u00ebnte Italia. N\u00eb \u201826-\u201827-\u00ebn, u b\u00ebn\u00eb dy traktate q\u00eb u quajt\u00ebn traktate t\u00eb skllav\u00ebrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Italia u ul k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb Shqip\u00ebri. Solli instruktor\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn shqiptare dhe n\u00eb ushtrin\u00eb shqiptare. Shp\u00ebtoi vet\u00ebm xhandarm\u00ebria. Xhandarm\u00ebrin\u00eb Zogu ua dha anglez\u00ebve, dhe kjo ishte pjesa m\u00eb e sakt\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Zogut. Nd\u00ebrsa ushtria ishte mjaft e dob\u00ebt, e sabotuar nga italian\u00ebt, xhandarm\u00ebria ishte shum\u00eb e fort\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, pas \u201827-\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb deri m\u00eb sot, q\u00eb politika e Zogut ishte nj\u00eb politik\u00eb e n\u00ebnshtrimit ndaj Italis\u00eb. Gjat\u00eb periudh\u00ebs \u201827-\u201838, diplomacia shqiptare, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim, ka b\u00ebr\u00eb luft\u00eb p\u00ebr t\u2018iu shk\u00ebputur Italis\u00eb, q\u00eb t\u00eb kishte sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ishte e mundur mund\u00ebsi zhvillimi.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam nj\u00eb korrespondenc\u00eb t\u00eb ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb asaj kohe, q\u00eb i d\u00ebrgonte babait tim, q\u00eb ishte ambasador n\u00eb Lond\u00ebr dhe i thoshte: \u201cSituata \u00ebsht\u00eb kjo. Ne importojm\u00eb nga Italia 34 milion\u00eb franga dhe mund t\u00eb eksportojm\u00eb n\u00eb Itali gjysm\u00ebn milioni franga. Duhet t\u00eb shk\u00ebputemi nga tutela italiane. Lufto, ti, zoti Asllani, q\u00eb t\u00eb lidhemi me \u00c7ekosllovakin\u00eb, Gjermanin\u00eb etj\u201d. Por kjo ishte pa sukses. Pasi fati Shqip\u00ebris\u00eb ishte caktuar t\u00eb ishte i lidhur kat\u00ebrcip\u00ebrisht me Italin\u00eb. Ata tek t\u00eb cil\u00ebt kishte besim Zogu, anglez\u00ebt, vazhdimisht e linin n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Italis\u00eb. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb rasti.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201834-\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb trembur Italin\u00eb, anglez\u00ebt soll\u00ebn 6 anije lufte n\u00eb bregdetin ton\u00eb. Por kjo ishte episodike. P\u00ebrfundimisht, me gjith\u00eb politik\u00ebn jasht\u00ebzakonisht intensive q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb diplomacia shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht me Raul Ficon, Xhaferr Vil\u00ebn dhe babain tim, prap\u00ebseprap\u00eb nuk mund\u00ebm dot ta shk\u00ebpusnim politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Italis\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Italin\u00eb. Por, e t\u00ebr\u00eb lufta ishte si e si t\u00eb p\u00ebrfitonim me sa mundeshim me ato traktate dypal\u00ebshe q\u00eb lidheshin, por q\u00eb nuk zbatoheshin aq sa duhet.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb periudha m\u00eb e art\u00eb e diplomacis\u00eb shqiptare n\u00eb ato vite?<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb thosha se periudha m\u00eb e art\u00eb e diplomacis\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht periudha kur ne u prezantuam n\u00eb aren\u00ebn komb\u00ebtare, periudha 1921-\u201825. Megjith\u00ebse nuk mund t\u00eb thuash \u201cperiudh\u00eb e art\u00eb\u201d, pasi ne nuk kemi shk\u00eblqyer me politik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jashtme, sepse ishte nj\u00eb politik\u00eb e nj\u00eb shteti q\u00eb ishte i varur ekonomikisht nga nj\u00eb shtet tjet\u00ebr. Megjithat\u00eb sukseset q\u00eb ka pasur diplomacia shqiptare n\u00eb periudh\u00ebn \u201820-\u201923, jan\u00eb suksese p\u00ebr t\u2018u sh\u00ebnuar. Nj\u00eb sukses interesant ka qen\u00eb gjat\u00eb vitin 1936. Diplomacia shqiptare n\u00ebp\u00ebrmjet veprimtaris\u00eb qytetare t\u00eb Mit\u2018hat Frash\u00ebrit dhe q\u00eb u vazhdua m\u00eb von\u00eb me t\u00eb tjer\u00eb diplomat\u00eb, ishte hapja e shkollave shqipe n\u00eb \u00c7am\u00ebri, me m\u00ebsues shqiptar\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs t\u00eb n\u00ebn\u00ebs. Kjo ishte nj\u00eb fitore e madhe.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb roli kan\u00eb luajtur diplomat\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb?<\/p>\n<p>Rolin e diplomat\u00ebve me dinjitet, t\u00eb diplomat\u00ebve t\u00eb kulturuar, me horizont. T\u00eb gjith\u00eb diplomat\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb titullar\u00eb, por edhe n\u00eb rangun e konsullit, ishin personalitete n\u00eb fush\u00ebn e vet\u00eb. Ishin personalitete q\u00eb e kishin konfirmuar veten q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Perandoris\u00eb Osmane. Ishin personalitete t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore, politike, letrare, kulturore shqiptare. P\u00ebr shembull, Faik Konica, Mi\u2018that Frash\u00ebri, Mehdi Frash\u00ebri, ose personalitete ushtarake t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si Ali Riza Kolonja, gjeneral komandant divizioni n\u00eb ushtrin\u00eb shqiptare, Eqerem Libohova, komandant regjimenti, Mehmet Konica konsull, kryekonsull, pra ishin persona q\u00eb nuk dilnin pa pritur e pa kujtuar n\u00eb jet\u00ebn evropiane, por ishin njer\u00ebz q\u00eb njiheshin.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, kur ishte puna p\u00ebr t\u00eb gjetur kryeminist\u00ebr p\u00ebr princ Vidin, e dini kush e rekomandoi Turhan Pash\u00ebn p\u00ebr kryeminist\u00ebr? Cari i Rusis\u00eb. Kur e mori vesh q\u00eb Turhan Pasha q\u00eb kishte qen\u00eb 25 vjet ambasador i Turqis\u00eb, ishte shqiptar. Po ju sjell nj\u00eb shembull. Kur Hitleri, pas takimit me dy ambasador\u00eb n\u00eb Gjermani, i thot\u00eb ministrit t\u00eb tij t\u00eb Jasht\u00ebm; \u201ckam njohur sot nj\u00eb ambasador t\u00eb madh t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl, dhe nj\u00eb ambasador t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb madh\u201d. E kishte fjal\u00ebn p\u00ebr ambasadorin shqiptar, Rauf Fico, i cili ishte mjaft dinjitoz si n\u00eb kultur\u00eb ashtu edhe n\u00eb veshje. Nj\u00eb rast tjet\u00ebr, nga babai im, Fuat Asllani. Kur shkon n\u00eb Lond\u00ebr, nj\u00eb muaj pas vajtjes n\u00eb Lond\u00ebr zhvillohet atje konferenca e par\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare monetare ekonomike. \/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/mbreti-zog-i-tha-ne-importojme-nga-italia-34-milione-franga-duhet-te-shkeputemi-nga-tutela-italiane-lufto-ti-zoti-asllani-qe-te-lidhemi-me-cekosllovakine-gjermanine-pasi\/\">\u201cMbreti Zog i tha: Ne importojm\u00eb nga Italia 34 milion\u00eb franga, duhet t\u00eb shk\u00ebputemi nga tutela italiane, lufto, ti, zoti Asllani, q\u00eb t\u00eb lidhemi me \u00c7ekosllovakin\u00eb, Gjermanin\u00eb, pasi\u2026\u201d\/ Ana e panjohur e diplomacis\u00eb shqiptare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Armand Jonuzi \u201cN\u00eb koh\u00ebn e Zogut, ishte m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebheshe diplomat, se sa sot\u201d. Uran Asllani, nj\u00eb nga studiuesit e diplomacis\u00eb shqiptare t\u00eb viteve 1914-1944, si dhe djali i nj\u00eb prej diplomat\u00ebve m\u00eb t\u00eb shquar shqiptar\u00eb t\u00eb viteve \u201830, tregon se nj\u00eb diplomati n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb i duhej t\u00eb kalonte disa \u201csita\u201d q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39884","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39884","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39884"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39884\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39884"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39884"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39884"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}